100 vjetori i kryepeshkopatës shqiptare ordodokse në Shtetet e Bashkuara

|

VOA - 100 vjetori i kryepeshkopatës shqiptare ordodokse në Shtetet e Bashkuara

nga Astrit Lulushi, Boston

Fan_noli.jpg

Sot në Boston, Kisha ortodokse shqiptare e Amerikës,  ka ftuar një numër klerikësh e besimtarësh  nga Amerika e Shqiperia për të festuar 100 vjetorin e kryepeshkopatës shqiptare ordodokse në Shtete e Bashkuara, si dhe për të përkujtuar kryepeshkopin e saj, Fan Stilian Noli.

Sipas njoftimeve të kishës së Shëngjergjit, homazhe rreth kujtimit të Nolit pritet të bëjë sot edhe lumturia e tij Anastasios i ardhur nga Shqipëria. Atij do t'i bashkohet hirësia e tij, Ilia Katri si dhe nje numër klerikësh të tjerë.

E diela e 9 marsit përkon me ditën e Faljes sipas ritit ortdodoks, dite që pasohet nga e hëna, e cila hap javën e agjerimit të madh, që përgatit besimtarët ortodoksë për festën kryesore të Pashkëve.

Dihet se Liturgjia e parë në gjuhën shqipe u mbajt në Boston nga Kryepeshkopi Fan Noli në mars të vitit 1908. Sipas historianëve, kjo ishte një ngjarje e rëndësishme, po të kihet parasysh se gjuha shqipe ndalohej të perdorej si nga perandoria osmane edhe nga kleri grek.

Shqiptarët e Amerikës krenohen me liturgjinë e parë në gjuhën shqipe,  ngjarje që ndihmoi për forcimin e ndjenjës për pavarësi të Shqipërisë më 1912 dhe për krijimin e kishës autoqefale ortodokse në Shqipëri më 1937, autoqefali e ngjashme me atë që shqiptarët ortodoksë kishin siguruar në Amerikë vite më parë.

Festimet e sotme në kishën e Shën Gjergjit në Boston, fillojnë sot paradite, me një meshë të gjerë, që do të pasohet nga një dreke në Restorantin Pier Four. Ndërkohë, veprimtaritë me rastin e 100 vjetorit të kishës ortodokse shqiptare të Amerikës, pritet të arrijnë kulmin më 27 shtator me një mbrëmbje festive në qendrën botërore të tregëtisë në Boston.  

About this Entry

This page contains a single entry by Administrator published on March 9, 2008 11:46 AM.

Thaçi zbuloi tabelën "Republika e Kosovës, Mirësevini" was the previous entry in this blog.

Kryeministri serb Koshtunica njofton dorëheqjen is the next entry in this blog.

Find recent content on the main index or look in the archives to find all content.

Powered by Movable Type 4.1b1a-en