Zyrtarët: Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia gati për në NATO

|

VOA - Zyrtarët: Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia gati për në NATO

Vende anëtare të NATO-s thonë se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia kanë përmbushur të gjitha kriteret për t'u anëtarësuar në aleancën ushtarake.

Deputetë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia u takuan dje me përfaqësues të vendeve të NATO-s në Shkup.  Zyrtari i NATO-s Bob Simmons tha se aleanca duhet të hapë dyert e saj për të tre vendet pasi ato i kanë përmbushur të gjitha kërkesat.

Në Uashington, ministrat e mbrojtjes të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë u takuan dje me nënsekretarin amerikan të shtetit John Negroponte të cilin e informuan mbi përpjekjet e vendeve të tyre për plotësimin e kërkesave për anëtarësim në NATO.

Takimet zhvillohen në prag të samitit të NATO-s në Bukuresht në muajin prill. Në këtë samit, vendet anëtare të aleancës pritet të njoftojnë vendimin e tyre lidhur me kërkesën për anëtarësim të të tre vendeve ballkanike.

About this Entry

This page contains a single entry by Administrator published on February 20, 2008 5:17 PM.

Notë proteste serbe kundër Shqipërisë was the previous entry in this blog.

Papa bën thirrje për pajtim në Kosovë is the next entry in this blog.

Find recent content on the main index or look in the archives to find all content.

Powered by Movable Type 4.1b1a-en