Uashingtoni reagon ashpër kundër sulmit në ambasadën amerikane në Beograd

|

INA - Uashingtoni reagon ashpër kundër sulmit në ambasadën amerikane në Beograd

Uashington, 22 shkurt - Shtetet e Bashkuara kanë protestuar zyrtarisht kundër qeverisë së Serbisë mbi masat e pamjaftueshme të sigurimit në ambasadën amerikane në Beograd, e cila u sulmua dje dhe u dogj pjesërisht nga demonstruesit. Departamenti i Shtetit tha se nervozizmi i serbëve mbi pavarësinë e Kosovës nuk është i justifikueshëm për sulme dhe nxitje antiamerikane në Serbi. Zyrtarë të Departamentit të Shtetit thanë se ata janë ende duke u përpjekur të krijojnë një tabllo të qartë të rrethanave të sakta të sulmeve. Por ata shtuan se është e qartë se forcat serbe të policisë pranë ambasadës ishin të pamjaftueshme, kur mijëra demonstrues të nervozuar mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara ishin pranë saj. Në një konferencë shtypi dje vonë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Shon Mëkormak, tha se zyrtarët dërguan trupa të mjaftueshme policore për të zmbrapsur turmën vetëm pasi ishte shkelur territori i ambasadës dhe pasi nënsekretari i Shtetit për Marrëdhëniet Politike, Nikolas Bërns, paralajmëroi kryeministrin serb, Vojisllav Koshtunica dhe ministrin e jashtëm, Vuk Jeremiç, se ata do të ishin përgjegjës direkt në qoftëse sulmet do të vazhdonin.Serbia tërhoqi ambasadorin e saj nga Uashingtoni në fillim të javës. Zoti Mëkormak tha se ambasada do të jetë e mbyllur për disa ditë, por Ambasadori Manter do të qëndrojë në Beograd dhe se nga ana e Shteteve të Bashkuara nuk ka qëllime për uljen e nivelit të marrëdhënieve pas ngjarjeve të djeshme.

About this Entry

This page contains a single entry by Administrator published on February 22, 2008 8:22 PM.

Serbët sulmuan ambasadat e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Kroacisë dhe Turqisë was the previous entry in this blog.

Dënohen sulmet kundër ambasadave is the next entry in this blog.

Find recent content on the main index or look in the archives to find all content.

Powered by Movable Type 4.1b1a-en