BBC - Tirana dhe Shkupi heqin vizat
Në Tiranë është firmosur të martën marrëveshja e re midis Shqipërisë dhe Maqedonisë për regjimin e ri te vizave midis dy vendeve.
Sipas kësaj marrëveshjeje, shtetasit e Shqipërisë dhe ata të Maqedonisë, do të qarkullojnë lirisht mes dy vendeve pa viza.
Marrëveshja është firmosur nga ministrat e jashtëm dhe në prani të kryeministrave Sali Berisha dhe Nikolla Gruevski.
Por shtetasit e një vendi në vendin tjetër mund të qëndrojnë vetëm 90 ditë brenda gjashtë muajve.
Gjithashtu me marrëveshje parashikohet që zonat kufitare, 20 kilometra nga kufiri, do të mund të kalojnë në vendin tjetër fqinj vetëm me karta identiteti.
Reagime
Regjimi i ri pa viza sipas zyrtarëve të të dy vendeve, është rezultat i marrëdhënieve të mira mes Tiranës dhe Shkupit.
Por marrëveshja u arrit vetëm pas reagimeve të fuqishme që shkaktoi në fund të vitit të shkuar në të dy vendet një plan i Shkupit zyrtar për të miratuar një ligj të ri për të huajt.
Një ligj i tillë parashikonte që shtetasit shqiptarë, t'i i merrnin vizat në ambasadë në Tiranë dhe sipas sistemit Shengen.
Pala maqedonase u tërhoq nga nga implementimi i këtij ligji për Shqipërinë vetëm disa orë para se ai të hynte në fuqi.
Vizita e Gruevskit
Kryeministri maqedonas Gruevski ndodhet në
Dita e martë nisi me një takim kokë me kokë midis zotit Gruevski dhe homologut të tij Berisha dhe më pas ka vazhduar me bisedimet zyrtare midis dy delegacioneve.
Kryeministri maqedonas do të pritet edhe nga kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli dhe presidenti Bamir Topi.
