VOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin Kosovën si
shtet të pavarur
Shtetet e Bashkuara njohin sot zyrtarisht Kosovën si shtet
sovran dhe të pavarur. Ne përshëndesim popullin e Kosovës në këtë moment
historik.
Presidenti Bush iu përgjegj pozitivisht kërkesës së Kosovës
për të vendosur marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve. Vendosja e këtyre
marrëdhënieve do të kosolidojë lidhjet e veçanta të miqësisë mes popujve të
Shteteve të Bashkuara dhe të Kosovës.
Nëntë vjet më parë, komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga
NATO-ja ndërhynë për t'i dhënë fund sulmeve brutale ndaj popullatës shqiptare
të Kosovës. Kjo ndërhyrje në kohën e duhur i dha fund dhunës, duke çuar
në vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kobeve të Bashkuara për t'i pezulluar
Beogradit të drejtën për të qeverisur Kosovën dhe për ta vënë atë nën
administrin e përkohëshëm të Kombeve të Bashkuara. Që prej atëhere Kosova
ka ngritur institucionet e saj demokratike janë kontrollit të Beogradit.
Vitin e kaluar i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari,
hartoi një paln për ndërtimin e një Kosove demokratike dhe shumetnike dhe
rekomandoi që Kosova të jetë e pavarur, një pavarësi e mbikqyrur për një farë
periudhe nga komuniteti ndërkombëtar. Në kudrin e konflikteve të viteve
90-të, pavarësia është i vetmi opcion i mundshëm për të nxitur stabilitetin në
rajon. Shtetet e Bashkuara mbështesin Planin Ahtisaari dhe do të punojnë
me partnerët e tyre ndërkombëtarë për ta vënë atë në zbatim.
Ne mirëpresim angazhimet që Kosova bëri në shpalljen e
pavarësisë për të zbatuar Planin Ahtisari për të përqafuar aspektin shumë-etnik
si një parim themeltar i qeverisjes së mirë dhe për të mirëpritur periudhën e
mbikqyrjes ndërkombëtare.
Kombinimi i pazakontë i faktorëve në realitetin e Kosovës,
përfshirë edhe shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, historinë e spastrimeve etnike
dhe krimeve kundër civilëve në Kosovë, si dhe periudha e zgjatur e
administrimit të OKB-së, nuk gjenden tjetërkund dhe prandaj e bëjnë Kosovën një
rast unik. Kosova nuk mund të shihet si një rast pararendës për asnjë situatë
tjetër në botë sot.
Shtetet e Bashkuara e shfrytëzojnë këtë mundësi për të
ritheksuar miqësinë tonë me Serbinë, si një aleate gjatë të dyja luftrave
botërore. Ne i ftojmë udhëheqësit serbë të punojnë së bashku me Shtetet e
Bashkuara dhe partnerët tanë për të përmbushur synimet tona si mbrojtjen e të
drejtave, sigurisë dhe jetesës së komunitetit serb në Kosovë.
Ndërkohë që Kosova fillon sot jetën e saj si një shtet i
pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen të vazhdojnë të jenë miku dhe partneri i
saj i ngushtë.
