Beograd, - Kosovapress - Ekstremistë serbë sulmuan ambasadat
e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Kroacisë dhe Turqisë
Ekstremistë serbë kanë hyrë me dhunë në ambasadën e SHBA-ve në Beograd dhe i kanë dhënë zjarrin, ndërsa një person është gjetur
i djegur,
identiteti i të cilit nuk dihet.
Persona të maskuar kanë hyr në dhunë në ndërtesën e
Ambasadës së SHBA-ve në Beograd, në të cilën nuk gjendej personeli i ambasadës.
Ata dogjën një zyre derisa flaka po dilte nga një anë e
ndërtesës.
Policisë serbe iu desh 45 minuta për të arritur në skenë dhe
përleshjet zgjatën disa minuta para se protestuesit të iknin.
Zyrtarë të Ambasadës së SHBA-ve tha se një kufomë e
karbonizuar është gjetur në ambasadë pas sulmit. Kufoma akoma nuk është
identifikuat, por autoritetet amerikane thanë se viktima nuk është shtetas
amerikan.
Ambasada e Kroacisë, poashtu ka qenë në shënjestër nga i
njëjti grup i protestuesve dhe grupe tjera më të vogla kanë sulmuar postblloqet
policore në afërsi të ambasadave të Turqisë dhe Britanisë së Madhe në pjesën
tjetër të qytetit, por ata janë zmbrapsur.
Gjithsej 75 njerëz janë lënduar në protestat në rrugë të
drejtuara kundër pavarësisë së Kosovës në Beograd, duke përfshirë edhe 15
policë.
