Rusia përsërit qëndrimin e saj në mbështetje të Serbisë lidhur me pavarësinë e Kosovës

|

VOA - Rusia përsërit qëndrimin e saj në mbështetje të Serbisë lidhur me pavarësinë e Kosovës

Zëvëndës-kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev, u tha udhëheqësve serbe se nuk do të ketë ndryshim në mbështetjen e vendit të tij për sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën.

Zoti Medvedev dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ndodhen në Beograd për bisedime me presidentin serb Boris Tadiç, dhe me kryeministrin Vojisllav Koshtunica.

Zoti Medvedev tha se qëndrimi i Moskës është që Serbia si një shtet i vetëm gëzon juridiksion mbi të gjithë territorin e saj. Ai tha gjithashtu se deklarata e pavarësisë së Kosovës është një veprim që bie ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe minon sovranitetin.

Zoti Medvedev pritet të fitojë zgjedhjet presidenciale të dielën e ardhshme, duke zëvëndësuar kështu presidentin e tanishëm, Vladimir Putin.

Rusia dhe Serbia nënshkruan gjithashtu një marrëveshje gazi prej 1 presje 5 miliardë dollarësh, sipas së cilës gazi i Rusisë shkon në Evropën Perëndimore nëpër një tubacion të ri, që kalon nga Deti i Zi nëpër Serbi.

Zëvëndës-kryeministri rus dhe ministri i jashtëm Lavrov janë zyrtarët më të lartë të huaj që vizitojnë Serbinë që kur protestuesit në Beograd dogjën një pjesë të ambasadës amerikane javën e kaluar. 

 

About this Entry

This page contains a single entry by Administrator published on February 25, 2008 10:30 PM.

Shtetet vazhdojne te njohin Kosoven was the previous entry in this blog.

Malkolm:Kosova nuk është Serbi is the next entry in this blog.

Find recent content on the main index or look in the archives to find all content.

Powered by Movable Type 4.1b1a-en