INA - Rojters njeh shtetësinë e Kosovës
Agjencia e njohur britanike Rojters paralajmëroi se do të heq emrin e Serbisë nga lajmet që kanë të bëjnë me Kosovën, që tashmë është një shtet i ri i pavarur.
Rojters deri tani ka praktikuar që në lajmet e saj Kosovën ta quaj pjesë apo provincë të Serbisë, sipas Rezolutës 1244 të OKB-së.
Në të ardhmen agjencia dhe korrespodentët e saj do të zbatojnë emrin e ri të Kosovës si shtet të pavarur, ndërsa si kryeqendër Prishtinën.
Rojters bëri të ditur se këto ndryshime bëhen pasi që ky vend i Ballkanit ka shpallur pavarësinë dhe menjëherë është njohur nga SHBA-të, vendet e BE-së dhe shtete të ndryshme në botë.
