BBC - Rice rikonfirmon mbështetjen amerikane
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Condoleeza Rice, tha se
Shtetet e Bashkuara janë të vendosura në mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës.
Duke folur në Uashington, zonja Rice tha se SHBA e sheh pavarësinë
e Kosovës si një mundësi të ecjes përpara të rajonit.
"Kjo është një mundësi që
Duke shpjeguar arsyet e mbështetjes së pavarësisë së
Kosovës, Sekretarja Amerikane e Shtetit tha se "shpresa jonë e madhe është
që po vjen dita kur Kosovarët dhe serbët të jetojnë krah-për-krah, që Ballkani
të jetë i stabilizuar e në fakt pa forca ndërkombëtare."
Zonja Rice tha se SHBA do t'i ushtrojë detyrimet ndaj
forcave të K-FOR-it, dhe aleatëve të vet në NATO, deri ditën kur ndihma
amerikane nuk do të jetë më e nevojshme
