BBC - Notë proteste serbe kundër Shqipërisë
Nota e protestës i është dorëzuar zv/ministres së Jashtme shqiptare, Edit Harxhi, nga i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç.
Sipas deklaratës vendimi shqiptar cënon të drejtën ndërkombëtare dhe do të sjellë destabilizim të rajonit dhe më gjerë.
Diplomati serb, i cituar nga media shqiptare, tha se masat e Serbisë ndaj Shqipërisë do të jenë diplomatike, por nuk mendohet ndonjë embargo.
I ngakuari me punë i ambasadës serbe në Tiranë ka thënë se pas qëndrimit të Shqipërisë ndaj Kosovës, ai nuk mund të presë marrëdhënie të mira me vendin ku ndodhet i akredituar.
Zoti Zariç bëri të ditur se e kanë thirrur në
Pas kësaj note proteste pala shqiptare ende nuk ka reaguar.
