Misioni evropian qëndron deri në anëtarësimin e Kosovës në BE

|

Kosovapress - Dobins: Misioni evropian qëndron deri në anëtarësimin e Kosovës në BE

Pragë, (Kosovapress) Misioni i BE-së do jetë në Kosovë gjatë gjithë kohës së tranzicionit deri në anëtarësimin në BE. Kjo do të kërkojë më shumë se një dekadë, ka thënë Xhejms Dobins, ish i dërguar i SHBA-ve për Ballkanin.

Në një intervistë për radion Evropa e Lirë, Dobins ka thënë se Kosova tani duhet të demonstrojë se e meriton mbështetjen që mori nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë, andaj Kosova duhet të sillet në mënyrë të moderuar me pakicat dhe të përgatitet për anëtarësim në BE dhe NATO.

"Kosova duhet të fillojë të përgatitet për rrugëtimin e saj për anëtarësim të plotë në institucionet perëndimore", ka thënë ai, duke shtuar se anëtarësimi në Kombet e Bashkuara nuk do të ndodhë shpejt, por megjithatë do të ndodhë.

About this Entry

This page contains a single entry by Administrator published on February 22, 2008 12:17 PM.

Rusia kërcënon me perdorimin e forcës ushtarake rreth Kosovës was the previous entry in this blog.

Vazhdojne njohjet e shtetit te Kosoves is the next entry in this blog.

Find recent content on the main index or look in the archives to find all content.

Powered by Movable Type 4.1b1a-en