INA - Malkolm:Kosova nuk është Serbi
Historiani britanik Noel Malkolm pohon se sllogani që përsëritet në protestat nëpër qytetet serbe për atë se "Kosova është Serbi", thjesht nuk është e vërtetë.
Sipas këtij profesori të Universitetit në Oksford, është krejtsisht i pavërtetë pohimi i Qeverisë në
"Poqese do të mund ta ndanin shtetin e atëhershëm dhe të sotëm serb, mund të krahasohet ashtu, nuk mund te kete kontinuitet eshte njelloj si kur do të kërkohej kontinuitet midis Bizantit të dikurshëm mesjetar dhe Greqisë së sotme", thotë profesori Malkolm në tekstin e tij autorial në gazetën londineze "Gardian".
Noel Malkolm shkruan se ndarja e Kosovës nga Serbia është faza e fundit nga shkatërrimi i Jugosllavisë së dikurshme, për shkak se në ish-shtetin federal Kosova ka pasur "status të dyfishtë", si krahinë autonome, por edhe si pjesë konstituive e ish-RSFJ-së. Ky historian pohon se çlirimi i Kosovës në vitin 1912 nga Pushteti Otoman, më shumë i përngjan okupimit të ri, se sa lirisë së vërtetë, për shkak se edhe atëherë shumica e popullatës ka qenë shqiptare dhe me disponim antiserb.
