Reuters: Gjashtë anëtarë të BE-së kundër dhe 20 pro Kosovës së pavarur
Rreth 20 shtete të Bashkimit Evropian sigurisht do ta njohin shtetin e ri të Kosovës, shumë shpejt pas shpalljes së nesërme të pritur të pavarësisë, vlerëson agjencia Reuters.
Një qëndrim të tillë nuk e mbështesin gjashtë shtete të Unionit nder te cilet Qipro, Greqia, Sllovakia, Spanja, Bullgaria. Shefat e diplomacive të BE-së të hënën do të shqyrtojnë përgjigjen e tyre për vendimin e Kosovës për të shpallur pavarësinë.
Fuqitë e mëdha evropiane - Britania e Madhe,
Burimet në kryesinë e Bashkimit Evropian thonë se në njoftimin, i cili do të lëshohet të hënën, ministrat e BE-së do të rikujtojnë se udhëheqësit e Unionit janë pajtuar gjatë muajit dhjetor se status kuoja në Kosovë nuk mund të vazhdojë dhe se kishin nënvizuar se duhet të ecet drejt zgjidhjes e cila është vitale për stabilitetin rajonal.
