EULEX do të fillojë të vendoset në Kosovë javën tjetër

|

QIK - EULEX do të fillojë të vendoset në Kosovë javën tjetër

 

Bruksel, 27 shkurt - Një zyrtar i Bashkimit Europian thotë se misioni i BE së në Kosovë do të fillojë të vendoset javën tjetër dhe do të funksionojë në të gjithë territorin, duke përfshirë veriun e tensionuar. Zyrtari i misionit, gjenerali francez, Iv dë Kermabon, tha dje në Bruksel se misioni policor dhe i drejtësisë i përbërë nga 1,800 vetë do të jetë dislokuar plotësisht brenda 4 muajsh. Ai tha gjithashtu se përmasat dhe shtrirja e misionit mund të ndryshojnë nëse do të jetë e nevojshme. Serbët e kanë quajtur misionin e Bashkimit Europian një forcë të paligjshme dhe kanë protestuar kundër ardhjes së tij në Kosovë. Javën e kaluar, shefi i misionit, Pieter Feith vendosi të tërheqë përkohësisht gjithë personelin e tij nga Mitrovica e Kosovës veriore pas protestave të dhunshme të pakicës serbe atje.

About this Entry

This page contains a single entry by Administrator published on February 27, 2008 1:00 PM.

Nikolas Bërns: Serbia nuk do ta marrë kurrë Kosovën was the previous entry in this blog.

Serbë nuk bashkëpunojnë me institucionet shqiptare ne Kosove is the next entry in this blog.

Find recent content on the main index or look in the archives to find all content.

Powered by Movable Type 4.1b1a-en