Bërns: SHBA do të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara

|

Uashington - kosovapress - Bërns: SHBA do të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara

 

SHBA-të vlerësojnë se Kosova duhet të jetë vend anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe do ta mbështesë këtë synim, ka thënë të premten nënsekretari amerikan i Shtetit, Nikolas Bërns.

Bërns tha se ndoshta për pranimin e Kosovës në organizatën botërore do të nevojitet edhe një kohë, pasi që disa vende përkohësisht do të bllokojnë Kosovën, por Kosova në fund do të bëhet anëtare me të drejta të plota të komunitetit ndërkombëtar.

"Në fund, ajo do të trajtohet si anëtare me të drejta të plota në komunitetin ndërkombëtar", tha Bërns në një bisedë me gazetarë përmes internetit në ueb-faqen e Departamentit të Shtetit.

I pyetur nëse SHBA-të planifikojnë të lejojnë hyrjen e Kosovës në NATO për shkak të Rusisë dhe Serbisë, madje edhe nëse Kosova nuk bëhet anëtare  e KB-ve, diplomati amerikane tha se Kosova do të jetë partner i NATO-s.

"Nëse Kosova dëshiron anëtarësimin dhe i plotëson kushtet e Aleancës, jam i bindur se kjo do të shqyrtohet", tha Bërns.

Ai e ka vlerësuar gabim vendimin e Serbisë për të tërhequr ambasadorin e saj nga Uashingtoni, ndërsa ka shtuar se ambasadori amerikan Kameron Manter do të qëndrojë në Beograd.

Bërns tha se nuk arsyetim për sulmet e mbrëmshme ndaj ambasadës amerikane në Beograd nga protestuesit serbë, me ç'rast ndërtesës i është vënë flaka.

Diplomati amerikan ka përsëritur se Kosova nuk është rast precedent dhe shpallja e pavarësisë nuk do të reflektojë në integritetin territorial të Maqedonisë.

Bërns tha se SHBA-të do të vazhdojnë ndihmën e fuqishme politike dhe ekonomike për Kosovën. Sipas tij, Kosovës i nevojitet një ndihmë e konsiderueshme si shtet i pavarur dhe shtoi se vlerësohet që në tre deri katër vjetët e ardhshme do t'i nevojiten dy miliardë dollarë.
Ai ka shtuar se SHBA-të në vitin e kaluar fiskal kanë ndarë 77,7
milionë dollarë ndihmë për Kosovën, ndërsa në këtë vit fiskal do të ndahen 335 milionë.

About this Entry

This page contains a single entry by Administrator published on February 22, 2008 8:32 PM.

Dënohen sulmet kundër ambasadave was the previous entry in this blog.

Hollbruk: Pavarësia e Kosovës, ishte e pashmangshme dhe e nevojshme is the next entry in this blog.

Find recent content on the main index or look in the archives to find all content.

Powered by Movable Type 4.1b1a-en