January 2008 Archives

NATO,  30 Jan (VOA) Nato-ja kërkon vazhdimin e reformave

 

Nato i ka bërë sot thirrje Shqipërisë që "procesi i reformave në vend të vazhdojë e të jetë i pakthyeshëm". Këto komente i bëri në Bruksel Sekretari i Përgjithshëm i Natos Jaap de Hoop Schefer në përfundim të takimit me kryeministrin shqiptar Sali Berisha i cili bëri një prezantim të ecurisë së përgatitjeve të vendit për t'u anëtarsuar në Aleancë perpara Keshillit te ambasadoreve. "Eshtë e rëndësishme që Shqipëria të përfundojë maratonën e saj, të mos flerë mbi dafina e të bëjë kilometrin e fundit që e ndan nga anëtarësimi'', ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i Natos i cili nënvizoi se ende vendimi për këtë nuk është marrë.

Shqipëria, së bashku me Kroacinë dhe Maqedoninë janë tre vendet ballkanike që shpresojnë të marrin një ftesë për anëtarësim në takimin e nivelit të lartë të Aleancës, prillin e ardhshëm, Kryeministri Sali Berisha është shprehur se vendi është i gatshëm për cdo sakrificë që të marrë ftesën duke shpjeguar se tashmë në vend ka një klimë të re bashkëpunimi për reformat dhe se ekziston mbështetja e plotë e opozitës në zbatimin e reformave kryesore, të cilat kanë si objektiv integrimin e Shqipërisë në NATO

EU, Bruksel. 30 Jan - (BBC) Ballkani para shansit për stabilitet e prosperitet

 

"Nuk ka asnjë arsye për trishtim: rajoni ka një shans të madh për të arritur stabilitet dhe prosperitet".

Me këto fjalë, Ollie Rehn, Komisioneri i BE-së për zgjerim, hap një artikull të tijin në të përditshmen e sotme britanike The Guardian.

Duke shtruar opsionet që ka Ballkani sivjet, zgjidhjen e problemeve të viteve 90-të apo kthimin tek ekstremizmi e nacionalizmi, komisioneri Rehn thotë se nuk pajtohet me profecitë që gjallin keq. Ai mendon se ekziston një rrezik destabilizimi, në kohën kur statusi i Kosovës ka mbërritur në pikën e zgjidhjes, por shton se reperkusionet mund të mos shkaktojnë destabilim nëse BE-ja ndërmerr një kurs vendimtar dhe të unifikuar për të siguruar një reagim të koordinuar.

Komisioneri i BE-së për zgjerim, Ollie Rehn, përmend faktin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocijimit nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Ai thotë se BE-ja po pret që edhe Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia të plotësojnë kushtet e mbetura për nënshkrimin e marrëveshjes.

Në faqen e Komenteve dhe Debatit të së përditshmes britanike The Guardian, komisioneri Rehn thotë se sot ministrat e Bashkimit Europian duhet të japin një sinjal të fortë për të ardhmen europiane të Serbisë, duke vendosur për nënshkrimin së shpejti të Marrëveshjes së Stabilizim- Asocijimit.

Serbia, shkruan Ollie Rehn, është pranë bashkëpunimit të plotë me Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, gjë që është thelbësore që ky vend të mbyllë një nga periudhat më të errëta të historisë së vet.

Bashkimi Europian, shkruan zyrtari i larte i Brukselit, është gati t'i mirëpresë qytetarët e Serbisë në Europë, jo vetëm përmes një marrëdhënieje kontraktuale me shtetin e tyre, por edhe individualisht. Kjo dëshmohet përmes fillimit këtë javë të një dialogu të Komisionit në lidhje me udhëtimin pa viza të qytetarëve serbë.

E ardhmja e Ballkanit është larg të qënit e errët. Në BE nuk ka pasur kurrë vullnet më të fortë politik për t'i mbështetur popujt e Ballkanit Perëndimor në opsionet për vlera dhe standarde europiane jetese, shkruan Komisioneri i BE-së për zgjerim, Ollie Rehn.

Por janë vetë popujt e rajonit që duhet të ushtrojnë zgjedhjen demokratike për të përcaktuar drejtimin e ardhshëm të vendeve të tyre, përfundon shkrimin e tij në gazetën e sotme The Guardian, Komisioneri i BE-së për zgjerim, Ollie Rehn.

Klinton dhe Mekein

|

Florida, USA 30 Jan (Logoreci) Klinton dhe Mekein

 

Ne zgjedhjet paraprake per President, qe jane nje ndeshje ne mes kandidateve te se njejtes parti, por qe tregojne shume edhe ne planin dypartiak, ne Florida te zgjedhur nga grupimi demokrat i popullit fitoi senatorja Hillari Klinton, (Hilary Clinton) kurse nga partia republikane fitoi senatori Xhon Mekein (John McCain). Shumicen e votave duke krahasuar te dy kandidatet e dy partive i fitoi senatorja Klinton. Kjo mund te thote shume, megjithese ne keto votime mungon vota e njerezve qe bejne pjese ne grupimin e pavarur ose paparti. Vota e ketyre te fundit eshte ne nentor kur te perballen kandidatet e te dy partive ne mes tyre.

Votimet ne Florida sollen edhe dy emra qe u terhoqen nga gara per President. Ish Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut republikani Rudy Giuliani ne fjalen e tij te fundit ftoi elektoratin e tij qe te votoje per senatorin Mekein. Kurse demokrati , ish senatori Xhon Eduards (John Edwards), nuk tha asgje se cilin nga kandidatet demokrate perkrah. Keshtu u mbyllen votimet dje ne Florida me te paprituren e fitores se Klinton dhe Mekein.

Giakarta, Indonezi (Adnkronos/ats) - Suharto vdiq. Sipas te perjavshmes amerikane "Time" Ish diktatori qe vdiq mbreme I njohur si njeriu me korrekt ne bote kishte fshehur 9 miliard dollare ne disa numra llogarie ne Zvicer dhe Austri.

Malta vendos Euro-n si monedhe

|
Malte (euronews) - Qe nga Janari i 2008 Malta do te fuse Euro-n si monedhe, kjo shoqerohet me friken e shtimit te vleres se mallrave.
George Clooney aktori hollivudian  u perfol neper faqe ne ndryshme interneti deri ne disa agjenci te lajmeve se ai do te dilte se bashku me aktoren Sheron Stone per te protestuar kunder pavaresise se Kosoves nga Serbia.
Pergjigja ne lidhje me keto zera u dha nga zedhenesi I Clooney I cili konfirmoi ne faqen zyrtare te George Clooney http://www.clooneystudio.com/
Se "George kurre nuk I ka thene keto dhe kurre nuk ka autorizuar kend qe te thote keto ne emer te tij.

Berlini kryeqyteti i Kinemasë

|
Berlin, Germany, 25 Jan (Euronews) - Berlini do te behet kryeqyteti i kinemase. Ringjallja e kinematografise gjermane quhet Studios Babelsberg, teatrot qe ne fillim te shek.XX u bene vendi me I rendesishem per montimin e industries kinematografike.

Pilula që eviton vdekjen

|
Paris, France, 25 Jan (ANSA) - Pilula contraceptive ka bere evitimin e 100.000 vdekjeve nga kanceri i vezoreve nga 200.000 rasteve me kete semundje ne bote. Rreth 120 milion gra ne bote e perdoren kete ne 2002
Siena, 25 Jan, (ANSA) -Shpejt do te jete gati vaksina kunder Menengjitit B. Keshtu komunikoi perfaqesuesi I deges se Vaksinave Novartis Rino Rappuoli. Ai sqaroi se duhen edhe dy vjet pra ne vitin 2010 qe cdo gje te perfundoje dhe vaksina te dale ne qarkullim

Zjarr në Hotelin Monte Karlo

|
Las Vegas, 25 Jan. (Adnkronos) Nje zjarr perfshiu ne mbasdite kater katet e fundit te hotelit Kazino "MonteKarlo. Sipas autoriteteve nuk ka pasur viktima

Shpejt Pavarësia e Kosovës

|
Bruksel 25 Jan. (euronews) Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi tha të enjten në Bruksel se deklarata per pavaresine e Kosoves eshte çeshtje ditesh.
"Jane ende disa procedura qe duhet te respektojme, si dhe disa konsultime per tu respektuar, Por Kosova eshte e bashkuar dhe mendoj qe pavaresia do te shpallet sa me pare".
Sipas disa zerash prishtna do te shpalle Pavaresine me 6 Shkurt te nesermen e balotazhit per zgjedhjet presidenciale serbe.

Sistem për indetifikim e personave

|
London, UK,  25 Jan (Euronews) - Specialistet britanike po zhvillojne nje system te ri per te identifikuar personat me ane te nje skaneri tredimensional. Kjo do te jete e adhmja e kontrolleve neper aeroporte e kufinj.

ESA, Europe, 25 Jan (Euronews) - A jane kometat qe prune jeten ne toke? Nje hipoteze per te cilen punon sonda e hapsires Rosetta, e cilla leviz ne gjuajtje te kometave  e leshuar ne 2004 nga ESA Agjencia e Hapsires se Europes, Sonda do te kaloje ne ditet e ardheshme afer Tokes dhe do te ndjeke nje komete per te vazhduar zbulimin e histories se sistemit tone djellor.

About this Archive

This page is an archive of entries from January 2008 listed from newest to oldest.

February 2008 is the next archive.

Find recent content on the main index or look in the archives to find all content.

Powered by Movable Type 4.1b1a-en