By admin | September 1, 2010 - 7:59 pm
Posted in Category: Uncategorized

Sot nga dt 1  deri më 11 shtator 2010 Zvillohet Festivali i famshem i Venecias. Pese Jurite nderkombetare qe japin Cmimet ne Festivalian e 67 te Vencias per 5 kategori janë:

Venezia 67 (President: Quentin Tarantino),

Orizzonti (Shirin Neshat),

Controcampo Italiano (Valerio Mastandrea),

“Luigi De Laurentiis“ (Fatih Akin),

Persol 3D (Shimizu Takashi).

Shtetet që konkurojnë me numrin e filmave që janë përzgjedhur:

ARGENTINA      (1)
AUSTRIA            (4)
BANGLADESH   (1)
BELGJIKA           (1)
BRAZILI              (1)
KANADA             (1)
CILI                       (1)
KINA                     (7)
KOREA E JUGUT (2)
EKUADORI         (1)
EGJIPTI               (1)
FINLANDA         (2)
FRANCA             (11)
GJERMANIA     (3)
JAPONIA            (7)
BRITANIA E MADHE (6)
GREQIA               (2)
HONG KONG      (3)
INDIA                  (3)
IZRAELI              (1)
ITALIA               (44)
LETONIA            (1)
LIBANI                (1)
MEKSIKO            (2)
ZELANDA E RE (1)
HOLLANDA       (1)
POLONIA            (1)
PORTUGALIA   (2)
ÇEKIA                  (1)
REPUBLIKA DOMINIKANE (1)
RUSIA                 (4)
SPANJA              (4)
SHBA                   (19)
SVICRA              (1)
TAILANDA       (2)

Faqja zyrtare

http://www.labiennale.org/it/Home.html

By admin | August 31, 2010 - 10:56 pm
Posted in Category: Uncategorized

Sekretari i Jashtëm britanik William Hague i ka kërkuar Serbisë të tërheqë projekt-rezolutën për Kosovën duke nënvizuar se me përmbajtjen e tanishme kompromisi me BE-në është i vështirë.

Zoti Hague po fliste gjatë një vizite në Beograd ndërsa zyrtarë të lartë të BE-së po shtojnë presionin ndaj Serbisë për të ndryshuar tekstin e rezolutës.

“Do të ishte mirë të tërhiqej rezoluta ashtu siç është e formuluar tani, ose të arrihet një marrëveshje me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian për një rezolutë,” tha zoti Hague në një intervistë për radion serbe B92.

Ai u bëri thirrje zyrtarëve në Beograd që të gjejnë rrugë për të përmirësuar bashkëpunimin me Kosovën.

“Me rëndësi tani është të gjenden rrugë praktike për të përmirësuar bashkëpunimin midis Serbisë dhe Kosovës që të dyja vendet të mund të kenë perspektivë evropiane, që të dyja me kalimin e kohës të hyjnë në Bashkimin Evropian,” tha zoti Hague.

Nëse Serbia nuk pranon ta tërheqë projekt-rezolutën, zyrtari i lartë britanik tha se kjo “e bën më të vështirë kompromisin”.

Jo kompromis për Kosovën

Zoti Hague zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë shtetërorë serbë, përfshirë presidentin Boris Tadiq.

Presidenti Tadiq i ka rekomanduar ministrit britanik se Serbia është gatshme për kompromis mbi propozim rezolutën për Kosovën që ai kompromis të jetë i pranueshëm edhe për Beogradin edhe për bashkësinë ndërkombëtare.

Zoti Tadiq tha se përjashtohet vetëm kompromisi lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Një anëtar i qeverisë serbe, ministri Rasim Lajiq, shprehu sot gatishmërinë e autoriteteve në Beograd për ndryshimin e rezolutës së paraqitur në Kombet e Bashkuara, në mënyrë që “të mos konfrontohet me bashkësinë ndërkombëtare”.

“Ne jemi të gatshëm për çfarëdo marrëveshjeje, natyrisht, ekziston vija e kuqe përtej së cilës nuk do të shkohet,” tha zoti Lajiq.

Zyrtari serb ka përsëritur qëndrimin se ndryshimi i projektrezolutës nuk do të nënkuptonte njohjen e Kosovës.

“Ne nuk do ta njohim as në mënyrë direkte e as indirekte pavarësinë e Kosovës, domethënë as në tekstin e rezolutës,” tha zoti Lajiq.

Shefi i diplomacisë britanike vjen në Serbi disa ditë pas vizitës së ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwele, i cili në Beograd deklaroi se rezoluta mbi Kosovën duhet harmonizuar me qëndrimet e BE-së.

Pas takimeve të ministrit gjerman, Beogradi zyrtar ka treguar gatishmëri për të zhvilluar konsultime rreth ndryshimeve eventuale të rezolutës, të cilën e ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Burimi: BBC

By admin | August 27, 2010 - 1:13 pm
Posted in Category: Uncategorized

Ne Japoni filloi tansmetimi, prove, i nje kanali televiziv 3 dimensional. Transmetimi mund te shihet ne efektin stereoskopik me ane te syzeve. Specialistet mendojne se brenda nje kohe te shkurter do ta kapercejne kete kusht jo konfort dhe shikimi te behet me sy te lire.

Në shumë rajone të banuara me shqiptarë u shënua dje 100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës. Me pjesëmarrjen edhe të presidentit të vendit Bamir Topi, në Tiranë u paraqitën dy projekte “Memoriali i Nënë Terezës” dhe “Rruga e Paqes”. Kjo rrugë do të ndërtohet në parkun e Tiranës. Duke paraqitur idenë e gurëve simbolikë me firmat e gjithë presidentëve, si symbol  i vullnetit për paqe dhe tolerancë, Presidenti I Republikës, Bamir Topi, tha në ceremoninë e prezantimit të projektit: “Në emër të popullit shqiptar, iu drejtova të gjithë presidentëve të botës, që të kontribuojnë me një memorie në emër të popujve të tyre, duke vendosur një gur simbolik për të inauguruar fillimin e rrugës. Nënë Tereza u bë fuqia morale më e spikatur e shekullit 20-të.”

Punimet për këtë rrugë do të fillojnë në tetor të këtij viti. Pranë saj në sheshin” Nënë Tereza”, në hapësirën mes Qëndrës për Studime Albanologjike dhe Rektoratit të Universitetit të Tiranës, do të ngrihet edhe Memoriali i Nënë Terëzës. Projekti i paraqitur në Tiranë, në ditën e 100 vjetorit të ditëlindjes së saj përbëhet nga një ndërtesë e bardhë, dykatëshe, prej xhami. Në mjediset e saj është parashikuar ekspozita nga jeta dhe vepra e Nënë Terezës, biblioteka me shkrimet e saj, salla e lutjes si edhe një kopësht fëmijësh. Projekti është realizuar nga një studio shqiptare arkitekturore dhe Fondacioni Kulturor “Nënë Tereza”.

Burimi: DW

By admin | August 26, 2010 - 3:55 pm
Posted in Category: Uncategorized

Kujtohet 100-vjetori i lindjes së Nënë Terezës.
100-vjetori i murgeshës me origjinë shqiptare, Nënë Tereza, është përkujtuar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, por edhe në Kalkuta të Indisë ku ajo u kushtoi përpjekjet e saj bamirëse të varfërve dhe të pafuqishmëve.

Qindra murgesha katolike dhe mjaft qytetarë të Kalkutës kanë shënuar 100-vjetorin e lindjes së saj me një meshë speciale në selinë e misionit të bamirësisë të cilin ajo themeloi 60 vjet më parë.

Në këtë meshë u lexua edhe një mesazh nga Papa Benedict XVI.

Në Shqipëri e Kosovë autoritetet kanë shpallur 2010-n si Vitin e Nënës Terezë.

Nëna Tereze është letërnjoftimi ynë, është identiteti ynë burimor shqiptar dhe nëse ne shkojmë gjurmëve të saj të gjitha dyert do t’i kemi të hapura.

Në Shqipëri viti 2010 është shënuar nga mjaft veprimtari në respekt dhe për nder të 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës gruaja e famshme që në trevat shqiptare njihet me krenari edhe me emrin e saj shqiptar Gonxhe Bojaxhi.

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi prezantoi në Tiranë projektin “Rruga e Mijëvjeçarit për Paqen” – një shëtitore në parkun e kryeqytetit – në nderim të kujtimit të Nënë Terezës.

Projekti vjen si një nismë e Kryetarit të Shtetit në bashkëpunim me Unionin për Paqen dhe Bashkinë e Tiranës.

Sipas Presidentit Topi, do të vendosen shumë gurë, që do të mbajnë firmën e presidentëve të mbarë botës, si simbolikë e vullnetit të tyre për paqen dhe tolerancën.

Kisha katolike në Shqipëri e përkujtoi me nderim të veçantë këtë përvjetor. Në katedralen e Vaut të Dejës, në veri të Shqipërisë, u mbajt një meshë e posaçme.

Përfaqësues të kishës katolike në Shqipëri thonë se katedralja e Vaut të Dejës është e vetmja në botë që mban emrin Katedralja Nëna Terezë.

Në Maqedoni, Parlamenti mbajti një seancë solemne në nder të përvjetorit të lindjes së Nënës Terezë.

Një spital në vendlindjen e saj, në Shkup, ka marrë emrin ‘Nënë Tereza’.

Në Kosovë janë zhvilluar një sërë aktivitetesh, duke filluar nga një seminar shkencor e deri te liturgjitë kishtare.

Në Seminarin Ndërkombëtar të Gjuhës Letersisë dhe Kulturës shqiptare, është mbajtur një tryezë shkencore për figurën e saj.

Manifestimet për shënimin e 100 vjetorit të Nënë Terezës kanë filluar muaj më parë, meqenëse viti i sivjetmë me vendimin e presidentit të Kosovës është shpallur “Viti i Nënë Terezës”, por manifestimi qendror do të mbahet me 5 shtator, kur do të përurohet edhe katedralja që mban emrin e saj.

Dom Lush Gjergji është njëri prej biografëve më të spikatur të Nënë Terezës.

Ai thotë në një intervistë për BBC-në se vlerat e mirëfillta të Nënë Terezës do të njihen tek me vonë, sepse dimensionet e figurës së saj “janë shumë më të mëdha se sa që njihen sot”.

Ai thotë se Prishtina dhe Tirana nuk i kanë dhënë asaj respektin e merituar.

“Megjithë aktivitet që ka pasur dhe ka në Kosovë, në Shqipëri dhe në Maqedoni, nuk mund të themi se kemi bërë mjaft.

“Unë shpresoj që ta kemi mishëruar në mendjet dhe në zemrat tona, dhe mbi të gjitha të mos jetë vetëm një festim i lavdërimit të emrit të saj, por mbi të gjitha nga jeta dhe vepra e Nënë Terezës të mësojmë atë që është thelbësore që është mirësia, dashuria, bujaria, dialogu ndëretnik, dialogu ndërfetar që janë cilësi absolute për historinë e njerëzimit”.

Ai po ashtu thotë se shqiptarët nuk kanë ditur ta shfrytëzojnë sa duhet emrin dhe vlerat e saj.

“Nënë Tereza e bëri një sintezë të mrekullueshme të botës së të varfërve dhe të pasurve dhe u bë Nëna e gjithë njerëzimit, e pse të mos jetë edhe nëna e popullit shqiptar.

Nëna Tereze është letërnjoftimi ynë, është identiteti ynë burimor shqiptar dhe nëse ne shkojmë gjurmëve të saj të gjitha dyert do t’i kemi të hapura,” thotë Dom Lush Gjergji për BBC-në.

Burimi: BBC

By admin | August 24, 2010 - 7:43 pm
Posted in Category: Uncategorized

Mbrëmë më dt 23 gusht 2010 u zhvillua në Las Vegas edicioni i 59 i Miss Universe  që si gjithmone zhvillohet nën kujdesin e miljonerit Donald Tramp.

Jimena Navarrete nga Meksika është zgjedhur Miss Universi 2010 në këtë konkurs bukurie ku morën pjesë 83 bukuroshe nga e gjithë bota.

Anxhela Martini përfaqësuesja e Shqipërisë u zgjodh ndër 10 finalistet e këtij spektakli, si dhe një ndër 10 femrat me trupin më të bukur në këtë ngjarje. Në vend të dytë u klasifikua Miss Xhamajka Yendi Phillipps, dhe në vend të tretë Miss Australia Jesinta Campbell.

Gjermania këmbëngul se qasja pro-evropiane e Serbisë, edhe ndaj fqinjëve, do të jetë kusht për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Kështu tha për BBC-në një zëdhënës i ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, i cili fillon të mërkurën një turne në disa vende të Ballkanit me qëllim “të përçimit të një numri mesazhesh për perspektivën evropiane”.

Sipas zëdhënësit Stefan Dredohll, ministri Westerwelle pritet që në Beograd të diskutojë me zyrtarët e lartë serbë, çështjen e projekt-rezolutës serbe të paraqitur në OKB pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Kjo projekt-rezolutë ka shkaktuar një valë pakënaqësish në Bruskel e Washington.

Zëdhënësi Dredohll i tha BBC-së se ministri i jashtëm gjerman do të sigurojë autoritetet në Beograd për perspektivën evropiane të Serbisë.

Ai tha se qëndrimi gjerman është që BE-ja të mirëpresë anëtarët e rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor nëse qasja pro-evropiane e tyre është e qartë.

Zoti Dredohll tha, duke folur për Shqipërinë, se hapa të mëtejshëm për afrimin e vendit në BE do të ndërmerren pasi “këtë vjeshtë ose dimër” të vendoset nëse do të bëhet liberalizimi i vizave.

Me zotin Dredohll bisedoi korrespondenti i BBC-së në Prishtinë Arbër Vllahiu.

BBC: Cili është qëllimi i vizitës së ministrit Westerwelle në Ballkan?

Vendet e BE-së duan që të shohin një qasje pro-evropiane dhe sa i përket fqinjësisë, një qasje miqësore fqinjësore të vendeve kandidate.

Stefan Dredohll, zëdhënës i ministrisë së Jashtme gjermane

Stefan Dredohll: Ka mesazhe të ndryshme. Ministri Westerwelle do të vizitojë Kroacinë, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Nëse e krahasoni gjendjen në këto vende me 10 vjet më parë duhet pranuar se kemi të bëjmë me rrëfime të suksesshme për ato që kanë ndodhur vitet e kaluara. Ky është mesazhi i parë.

Mesazhi tjetër do të jetë se qeveria gjermane ka qëndrim të palëkundur në garantimin e marrëveshjes së Selanikut, shtatë vjet më parë dhe kjo do të thotë se ka një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Por në këtë rrugë ka edhe kushtëzime dhe këto kushte duhet të përmbushen, ky është mesazhi i tretë. Pra ka një numër mesazhesh të ndryshme që në faza të ndryshme, mendoj, se ministri do t’i transmetojë.

BBC: Me sa e kuptoj paska dy mesazhe pozitive dhe një, që nuk do ta quaja negative, por kushtëzuese. Cilat janë atëherë kushtet që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmbushin në rrugën e tyre drejt BE-së?

Stefan Dredohll: Ato duhet të dallohen natyrisht. Nëse e merrni Kroacinë p.sh., Kroacia është në muajt e fundit të negociatave për hyrje në BE. Nëse e krahasoni këtë vend me Kosovën psh., ajo është e njohur nga 22 nga

Duhet të shohim nëse liberalizimi i vizave (për Shqipërinë) do të bëhet këtë vjeshtë ose dimër dhe pastaj do të ndërmerren hapat e ardhshëm.

Stefan Dredohll, zëdhënës i ministrisë së Jashtme gjermane

27 vendet anëtare të BE-së dhe ne ende nuk jemi në një fazë të tillë që të mund ta diskutojmë një marrëveshje mes BE-së dhe Kosovës. Prandaj ka momente të ndryshme për shtete të ndryshme dhe duhet t’i dallojmë. Por siç e thashë, mesazhi i përgjithshëm është se perspektiva evropiane është ende e vlefshme për të gjitha këto vende, por duhet të përmbushen kushtet.

BBC: Të jemi më të qartë në këtë pikë. Cilat janë kushtet për Serbinë dhe Kosovën meqë ka probleme të shumta në marrëdhëniet mes tyre?

Stefan Dredohll: Mbase e keni përcjellë diskutimin sa i përket ratifikimit të marrëveshjes së stabilizim asociimit të Serbisë me BE-në pak muaj më parë. Dhe BE-ja e ka marrë vendimin që të fillojë procesin e ratifikimit brenda 27 vendeve anëtare. Ky ishte një diskutim që u vu në tryezë muaj më parë dhe tani kemi të bëjmë me një proces të anëtarësimit.

Serbia ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në BE dhe vendet anëtare duhet të vendosin për të përcjëllë pastaj qëndrimin e tyre tek Komisioni Evropian. Dhe në çdo hap drejt anëtarësimit me BE-në ka kushte që duhet të përmbushen. Në rastin e Kosovës ne nuk jemi në pozitë që të themi këtë ose atë kusht për fillimin e asociimit ose të procesit të anëtarësimit, sepse vetëm 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën.

BBC: A ka ndonjë kusht për Serbinë, që të tërheqë projekt-rezolutën e saj nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me qëllim të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të saj në BE?

Stefan Dredohll: Secili shtet e ka në duart e veta përshpejtimin ose ngadalësimin e procesit të e anëtarësimit. Nuk është vetëm në duart e BE-së por të vendeve që duan të bëhen anëtare të BE-së.

BBC: A ka ndonjë përpjekje për ta ndryshuar projekt-rezolutën serbe?

Burimi: BBC

By admin | August 19, 2010 - 5:12 pm
Posted in Category: Uncategorized

Shtatë vjet e gjysmë pas rrëzimit të diktatorit Sadam Husein ushtria amerikane po tërheq nga Iraku trupat e fundit luftarake. Pjesa më e madhe e brigadës së katërt Stryker kaloi me tanket e saj kufirin me Kuvajtin. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme amerikane Philip Crowley foli për një “moment historik”. Pas tërheqjes së njësive luftarake në Irak mbeten të stacionuar sipas informacioneve të stacionit informativ CNN vetëm rreth 56.000 ushtarë amerikanë. Pentagon kishte paralajmëruar se fuqia e trupave do të reduktohej deri në fund të gushtit në 50.000 vetë. Njësitë e mbetura do të përdoren ndër të tjera për aftësimin e ushtrisë irakiane dhe për mbrojtjen e projekteve civile.

Burimi: DW

By admin | August 18, 2010 - 3:02 pm
Posted in Category: Uncategorized

Qeveria e Kosovës do t’i ndalojë zyrtarët e Beogradit që të bëjnë vizita shtetërore në Kosovë pasi këta i kanë keqpërdorur vizitat në të kaluarën për provokime politike. Zyrtarët serbë lejohet të hyjnë e të dalin privatisht për sa kohë nuk bëjnë deklarata politike. Në lidhje me vendimin kryeministri Hashim Thaçi, ka vënë në dijeni përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, Peter Feith.

Burimi:DW

Comments Off
By admin | August 14, 2010 - 1:46 pm
Posted in Category: Uncategorized

Presidenti Obama ka mbështetur planin kontraversial të myslymanëve në Nju Jork për ndërtimin e një qëndre kulturore dhe nje xhamie pranë vendit ku ndodhën sulmet e shtatorit 2001, në të cilin u vranë më shumë se 3 mijë persona.

Duke theksuar besimin histork amerikan në lirinë e besimit fetar, ai i tha një grupi myslymanësh të mbledhur në një darkë speciale në Shtëpinë e Bardhë se ata kishin të njëjtën të drejtë të praktikonin fenë e tyre ashtu si çdo kush tjetër

Dhe kjo e drejtë përfshinte edhe të drejtën për të ndërtuar një vend për tu falur aty ku dëshironin, sipas ligjit lokal.

Planet për ndërtimin e xhamisë janë kritikuar rëndë nga disa amerikanë të cilët thonë se është mungesë respekti ndaj atyre që u vranë.

Presidenti Obama tha se qëllimi i al-Qaedës ishte shpërfytyrimi i Islamit dhe ata që mbështetnin al-Qaedën ishin terroristë të cilët vranë njerëz të pafajshëm.

Burimi: BBC