Shikimi

 

            Ashtu si aroma ndikojnė edhe ngjyrat nė botėn vegjetale dhe atė tė kafshėve. Darvini na tregon se si njė fazan - si njė sulltan i vėrtetė nė njė fazaneri - sapo humbi pendėn mė tė bukur qė kishte iku nga femrat dhe u zėvendėsua nga njė mashkull tjetėr. Nė botėn e shpendėve e tė kafshėve kanė shumė rėndėsi ngjyrat, si puplat apo lėkura e kafshėve, nė bashkimin e sekseve. Kjo duket veēanėrisht nė bukurinė qė marrin ato nė stinėn e bashkimit.

            Njeriu i ka zėvendėsuar ato me veshjen artificiale qė ėshtė njė shprehje shoqėrore e erotike. Njeriut syri nuk i shėrben vetėm si organ ndihmės i seksit por edhe si njė mjet i aftė shprehės i dashurisė. Shikimi na jep njė panoramė tė pjesės sė dukshme tė personit, pjesa tjetėr merret me mend, pėrmes dritės sė syve, shpirtit, bukurive tė fshehura, ndjenjave mė tė ndryra. Kurse buzėqeshja qė vetėm njeriu e ka dhe qė ėshtė pjesė kryesore e mimikės sė fytyrės ėshtė shprehja e ndjenjės qė paraqet, pėr atė qė na shikon, njė gjuhė erotike tė mbushur me shpresė.

            Njeriu qė shohim fizikisht pėr herė tė parė e qė na godet zemrėn nuk ėshtė mė i ri pėr shpirtin. Zgjedhja e pandėrgjegjshme nuk ėshtė vetėm fizike por edhe shpirtėrore. Shpesh kemi tė bėjmė me njė tėrheqje tė madhe, e cila pėr njė kohė tė gjatė ėshtė pėrpunuar nė fantazi, e tani materializohet, ajo qė mė parė ėshtė krijuar, njohur e aq dėshėruar nga shpirti, papritur gjen mishėrimin real, e ne na duket se atė person gjithmonė e kemi parė, gjithmonė e kemi njohur. Shpirtdridhur e padurim prej pritjes sė gjatė nga ėndrra nė realitet; afrohet poli negativ me atė pozitiv. Dhe shkrep shkėndija e ndez.

            Njė proverb afrikan i Bregut tė Guinesė na ve nė dukje: "Tė dashurosh shpejt njė grua, do tė thotė qė shpejt tė mos e dashurosh". Por nuk do tė thotė se gjithmonė ėshtė kėshtu, siē nuk ėshtė e vėrtetė qė dhe njė dashuri e ngadalėshme ėshtė gjithmonė e lumtur. Rrallė dashuria ka fatin tė bėhet njė lidhje e fuqishme, e nisur thjeshtė nga njė tėrheqje shpirtėrore. Eshtė elementi fizik ai qė pėrgjithėsisht vendos tėrheqjen e parė, prej kėtej arrihet lart nė tru e nė shpirt.  Ndjenja vjen mė pas, pastaj elementi seksual... Por pėr ta vlerėsuar errėsoje e harroje ēdo lidhje materiale dhe mund tė arrish nė mė tė vėrtetin e mė tė plotin bashkim tė dy qėnieve trup e shpirt, qė krijojnė njė tė tėrė flakėruese. Tashmė syri nuk shikon tė Bukurėn qė mė parė e ka tėrhequr, por qė ėshtė kthyer nė tė Mirėn.

            Rruga qė ndjek dashuria ėshtė nga kėnaqėsia materiale e syrit, nė dėshirėn e gėzimit fizik, trupor, nga ndjenjat e mendimet e dashurisė sė vėrtetė, shpirtėrore, nė adhurimin e sakrificėn altruiste. Pėr ta mbėshtetur kėtė mendim po ju bie njė ngjarje tė vėrtetė: Njė zonjushė shkrimtare, me ndjenja e mendime tė punuara, lidh njė letėrkėmbim tė gjatė me njė zotėri shumė tė edukuar, lexues entuziast i librave tė saj. Letėrkėmbimi i nisur me temat e letėrsisė, u bė gjithnjė e mė i shpeshtė, dhe nė njė pikė, ndryshoi rrugė nė sentimental e deri dashurie. Tani tė dy e kishin tė nevojshme tė njiheshin; u bė edhe njė shkėmbim fotografish. Admiruesit i pėlqeu shumė fotoja, tashmė ai ishte i pushtuar nga bukuria shpirtėrore, intelektuale dhe e pamjes sė zonjushės. Ai nuk nguroi t'i propozojė njė takim pėr ta njohur personalisht. Dhe takimi u vendos tė bėhet nė njė fshat ndėrmjet dy vendbanimeve. Aty u takuan dhe, shikimi i parė qe njė zhgėnjim. Nuk ndodhi shkėndija qė ndez por njė dush i ftohtė qė i hyri deri nė zemėr. Krijesa e ėndėrrave tė tij u shfaq pėrpara tij siē ishte, njė krijesė e mjerė, e deformuar (nga njė sėmundje qė nė lindje). Shikimi i tregoi realitetin fizik dhe nuk patėn mė vlerė bisedat intelektuale pėr tė ndezur zemrėn e tij. E qė prej asaj dite letėrkėmbimi u kthye nė temėn letrare derisa humbi.

            Kėshtu qėnia fizike shkatėrroi qė nė takimin e parė atė idil qė krijesa shpirtėrore kishte bėrė tė rridhte fuqimisht nė shpirtin e ndezur. Ky ėshtė fati i pjesės mė tė madhe tė dashurive qė kanė njė pėrmbajtje vetėm shpirtėrore dhe mbi kėtė bazė kujtojnė se gjejnė njė taban tė shėndoshė nė mungesė tė plotė tė tė parit tė objektit qė dashurohet. Kurse kur shikimi ka ngrohur ndjesitė dhe pastaj ndėrhyn shpirti pėr tė eksperimentuar apo kontrolluar pėrshtypjen e parė vizive, zhgėnjimet janė mė tė pakta e mė pak tė rėnda, sepse tėrheqja fizike, bukuria ose simpatia pėrbėjnė nismėtaren e dashurisė qė duhet tė ēimentohet, pėr tė merituar kėtė emėr tė lartė vėrtetė njerėzor, nga ndjenja dhe arsyeja. Dashuria fizike dhe shpirtėrore nuk mund tė ndahen, por duhet nisur nga e para pėr tek e dyta.

Spermatozoi dhe veza

Organet seksuale

Pozicionet e marredhenieve seksuale

Kënaqesia, e akti seksual e dhuna

Virgjëria e morali i shoqërisë

Endokrinologjia në raport me jetën

Ndjesitë e seksi

Shikimi

Dëgjimi, takti e shija

Kontakti fizik

Seksi dhe shoqëria

Turpi, veshja e moda

Nevojat seksuale dhe ndëshkimi seksual

Sasia e marrëdhënieve seksuale

Mashkulli e femra jo krejtesisht te ndryshëm

Vendosmëria seksuale e biseksualizmi

Martesa dhe ngjarjet e saj

Xhelozia

Udhëtimi i martesës dhe dhoma e çiftit, emigracioni dhe folezimi

Vejushëria

Steriliteti - vizita paramartesore - inçesti

Edukimi seksual e misioni i gruas në shoqëri

Prostitucioni e prostitutat

Klasifikimi i prostitutave

Regullimi dhe liria

Higjena seksuale e profilaksia e sëmundjeve veneriane

Onanizmi