Onanizmi

 

 

 

            Onanizmi paraqet shfaqjen, tė themi ndryshimin nga forma fiziologjike nė formėn patologjike tė seksualitetit, qė kėrkon tė kėnaqė nevojėn seksuale nė njė mėnyrė tė ndryshme, mekanike (me dorė ose objekte tė ndryshme qė imitojnė organet seksuale).

            Nė Bibėl, Onan, nipi i Izraelit, paraqet njeriun, qė, pėr tė mos pasur fėmijė, shpėrndante farėn e tij nė tokė. Ai u shtėrngua nga Juda, babai i tij, qė tė martohej me Tamar, e veja e vėllait tė tij Er dhe pėr tė mos pasur fėmijė me tė e hidhte spermėn nė tokė, pėr kėtė zėmėroi Zotin qė e bėri tė vdesė (Genesi, 38-9). Onanizmi ėshtė manifestim i tė dy sekseve. Ai ėshtė fiziologjik e patologjik. Eshtė patologjik kur ekzagjerohet me kėtė manifestim duke dėmtuar edhe shėndetin, ndėrsa fiziologjik kur ėshtė pak a shumė normal dhe nuk e dėmton shėndetin.

            Epoka nė tė cilėn fillon tė manifestohet onanizmi ėshtė ajo e prepubertetit qė pėrkon me moshėn 9-10 vjeēare, kur nuk mund tė flitet pėr ves ose perversion (ndryshim) me ide e fantazi larg pėrmbajtjeve seksuale, por duke iu bindur organizmit, njė nevoje vegjetale. Pra nė kėtė periudhė kur gjėndrat seksuale nuk kanė arritur pjekurinė dhe kur mungojnė sekrecionet e prodhimit tė farės. Hans Sachs nė "Neurologjia, psikiatria e psikoanaliza" 1922, pėr tė shpjeguar jo vetėm ndryshimet e sekseve, por pėr tė treguar funksionin e nevojshėm tė onanizmit, thotė se ėshtė i pari qė mėsohet; "Masturbimi, qė lind nė prepubertet me energji tė re, edhe se pėrkohėsisht, njihet si njė funksion i rėndėsishėm nė zhvillim", kjo periudhė e onanizmit fiziologjik qė pėrhapet e shtohet nė pubertet (nė tė cilin vala hormonike qė del nga gjendrat endokrine tė pjekura, bėn tė ndjehet i papėrmbajtur nė nevojėn seksuale, qė me shumė vėshtirėsi mund tė kėnaqet), ėshtė forma e parė thelbėsore e masturbimit, qė me dorė stimulon organin pa asnjė pėrmbajtje erotike. Eshtė seksualiteti qė zgjohet e qė nga forma tė pavendosura e tė njė teritori tė papėrcaktuar, tė shpėrndarė e tė mjergullt qė nė fillim kupton gjithė lėkurėn; gradualisht pėrqėndrohet tek organet gjenitale, tė cilat, nė kėtė moshė pa ngacmime psikike, anėsore ose ideative i binden eksitimit mekanik. Flitet pėr onanizėm organiko-vegjetativ pra fiziologjik, si tek djali edhe tek vajza.

            Kjo mėnyrė nuk mungon edhe tek kafshėt, sidomos tek disa p.sh. qentė; kėto i kap vėrtetė njė valė dalldije, saqė, po ta afrosh mashkullin afėr njė qenusheje tė ngrohur, ai do tė bėjė mekanikėn e aktit nė ēdo pjesė tė trupit tė saj, si edhe mbi njė qen mashkull, nė kėmbėn e njė njeriu, ose mbi njė kafshė tjetėr cilėndo. Pra mungon stimuli i vėrtetė seksual me origjinė qendrore, cerebrale, sepse deri tani nė tė vėrtetė asgjė nuk ėshtė organizuar nė jetėn psikike por ekzistojnė vetėm impulse tė jetės vegjetative.

            Nė specien tonė kemi onanizėm fėminor, qė konsiston nė prekjen e gjenitaleve; onanizmi i pubertetit, nė tė cilin adoleshenti i mbizotėruar nga dėshira e nevojave seksuale, ėshtė nėn ngacmimin e prodhimeve endokrine. Deri kėtu bashkėpunimi me fantazinė nuk diskutohet qė mungon. Ndjenja, mendime, vizione e kujtime, prekin e eksitojnė trurin e tė riut, jo shumė prej stimujve qė vijnė nga periferia, sa prej rikthimit tė imazheve qė eksitojnė; ėshtė fantazi, janė eksitime qė vijnė nga brenda personit. Atė qė Havelock-Ellis e quan autoerotizėm. Pastaj kemi onanizmin e tė rriturve qė zevendėson aktin seksual. Eshtė onanizėm i atyre qė i kanė provuar marrėdhėniet seksuale.

            Nė kėto raste instinkti stimulohet nga njė imazh i pėrcaktuar qė mund tė jetė njė person i njohur apo i panjohur, qė e duam nga larg ose qė na mungon etj.

            Pra kemi tre stade.

            1. Onanizėm i fėmijėrisė

            2. Onanizėm psiko rievokues nė pubertet

            3. Onanizėm aluēinativ, qė rithėrret nė mendje eksperienca seksuale e figura reale femrash a pjesėsh trupore (jo si nė stadin e dytė imazhe ideale tė papėrcaktuara).

            Kėto janė tre format e onanizmit qė si tek burri dhe tek gruaja nė masė tė ndryshme, sipas natyrės individuale, formimit e temperamentit, mund tė quhen fiziologjike, (kėto poqese bėhen normalisht nuk janė tė dėmshme pėr shėndetin), dhe nė formėn e tretė kanė efektin e aktit seksual normal, megjithėse ndryshojnė se kėrkojnė njė sforco mė tė madhe e njė lodhje tė vlerave cerebrale qė hyjnė nė lojė pėr krijimin e imazheve e kujtimeve, gjė qė nuk i kėrkon akti seksual normal. Hammond vėren: "Shpirti i onanizmit ka njė pjesė shumė aktive nė prodhimin e orgazmės; onanizmi dėmton mė shumė shpirtin, akti dėmton mė shumė trupin". Edhe Krafft-Ebing thotė: "ndėrsa akti ėshtė gati njė akt refleksi automatik, nė fakt onanizmi ėshtė i vullnetshėm dhe aktivizon e konsumon materien nervore, e cila ka njė vlerė tė lartė funksionale.

            Ndėrsa burrat masturbohen me dorė, mėnyra mė e pėrhapur qė pėrdorin gratė pėr masturbim ėshtė futja e njė ose mė shumė gishtave nė vaginė. Por ėshtė e njohur jo rrallė edhe futja e objekteve si: kalema, qirinj, karrota, shtiza, etj., etj, si dhe sė fundi njė insrtument i prodhuar pėr kėtė qėllim qė i ngjan organit mashkullor (qė mbushet me ujė tė ngrohtė i cili pastaj sprucohet nga njė pompė qė komandohet nė fund e qė imiton daljen e spermės).

            Siē thashė onanizmi ėshtė karakteristikė edhe e kafshėve si tek peshqit, qentė, macet, kuajt etj.,etj., por mė i afėrt me njeriun sigurisht ėshtė majmuni qė pėrdor dorėn.

            Onanizmi patologjik shpesh ėshtė i trashėguar, si p.sh. nė njė familje tė studiuar nga Bloch, nė tė cilėn, gjyshja ishte shtruar pėr dalldi masturbimi nė ēmendinė, ku kish vdekur; e bija ishte masturbatore edhe e mbesa e cila qė nė moshėn 2 vjeēare masturbonte me tė gjitha format e kėnaqėsisė seksuale me skuqje nė fytyrė e mimikė karakteristike.

            Tek fėmijėt onanizmi vjen pėr shumė arsye, qė nga mė tė dėmshmet ėshtė kur vjen si imitim i asaj qė fėmija sheh tė bėjnė nga ata qė e mbajnė, plakat e pamartuara (qė shpesh e mėsojnė).

            Pėr onanizmin si dhe aktin seksual ajo qė dėmton ėshtė abuzimi.

            Onanizmi nganjėherė arrin forcė tė tillė tek disa individė tė cilėt arrijnė orgazmėn seksuale vetėm kur mendimi i tyre drejtohet tek njė person qė e dėshirojnė, a qė e kanė parė mė parė. Njė pjesė e masturbatorėve nuk arrijnė atė kėnaqėsi nė aktet seksuale si me masturbin, sepse me masturbim arrin tė imagjinojė gjėra nga mė tė paarritėshmet pėr kėta.

            Prostitucioni e onanizmi paraqesin shfryrjet e nevojės sė instinktit seksual. Por masturbatorėt janė individė normalė. Onanizmi ndėrsa tek burrat ėshtė mė i shpeshtė nė moshat e pubertetit e rinisė, tek gratė ėshtė mė intensiv tek ato tė pjekura.

            Nga abuzimi i onanizmit mbetet e goditur mė shumė sfera cerebrale, onanistėve i zvogėlohet dėshira e i zbret kėnaqėsia sidomos nė aktin seksual e nganjėherė dėmtimi arrin tėsjellė deri impotencė (mungesė e energjisė virile),  pa humbur dėshirėn qė provokon edhe derdhjen, por pa arritur forcėn e nevojėshme pėr tė hyrė nė vaginė.

            Njė rast nga pacientėt qė kam patur, ishte njė djalė qė edhe pasi u martua vazhdonte onanizmin dhe nusja e tij e re, ende e virgjėr, ishte shumė e shqetėsuar se ai masturbohej para saj pa bėrė dashuri me tė.

            Lufta kundėr onanizmit ėshtė mbushja e kohės me sport, studim dhe shoqėri tė shėndoshė moralisht, jashtė familjes e brenda saj.

Spermatozoi dhe veza

Organet seksuale

Pozicionet e marredhenieve seksuale

Kënaqesia, e akti seksual e dhuna

Virgjëria e morali i shoqërisë

Endokrinologjia në raport me jetën

Ndjesitë e seksi

Shikimi

Dëgjimi, takti e shija

Kontakti fizik

Seksi dhe shoqëria

Turpi, veshja e moda

Nevojat seksuale dhe ndëshkimi seksual

Sasia e marrëdhënieve seksuale

Mashkulli e femra jo krejtesisht te ndryshëm

Vendosmëria seksuale e biseksualizmi

Martesa dhe ngjarjet e saj

Xhelozia

Udhëtimi i martesës dhe dhoma e çiftit, emigracioni dhe folezimi

Vejushëria

Steriliteti - vizita paramartesore - inçesti

Edukimi seksual e misioni i gruas në shoqëri

Prostitucioni e prostitutat

Klasifikimi i prostitutave

Regullimi dhe liria

Higjena seksuale e profilaksia e sëmundjeve veneriane

Onanizmi