Higjena seksuale e profilaksia e sėmundjeve veneriane
Profilaksia e sėmundjeve seksuale mbėshtetet nė dy kėmbė; edukimin seksual nga njė anė, e nga ana tjetėr higjena e pastėrtia. Tualeti intim ėshtė i njohur edhe tek kafshėt, kėto janė mėsimet e Natyrės. Mbrojtja mė e mirė vjen nga mbajtja e vazhdueshme e pastėstisė e veēanėrisht para aktit seksual. Gruaja nuk duhet tė kryejė aktin pa parė sipėrfaqėsisht organin e burrit e tė mos pranojė kontaktin nėse vėren gjė tė dyshimtė e infektim. Para e pas aktit seksual tė dy duhet tė lajnė organet gjenitale dhe duart me sapun e solucion antiseptik. Pėrdorimi i perservativit ėshtė gjithashtu njė mbrojtje mjaft e mirė, por kjo nuk do tė thotė tė mos bėhet larja e dizinfektimi. Pas kryerjes sė aktit seksual ėshtė mirė tė urinohet se kėshtu bėhet pastrimi mekanik si dhe dizinfektimi i uretrese ose vaginės respektivisht pėr burrin dhe gruan; dhe sigurisht duhet tė lahen sėrish organet seksuale. Larjet bėhen edhe me dizinfektant (permaganat 1 %0, lisoform 5-10 %, sublimat 0,20 %0). Kujdes duhet treguar se mjaft nga infektimet me sėmundjet gjenitale mund tė vijnė, dyshoj, edhe nga sfyngjeret, vaskat e banjės, peshqirėt apo tė linjtat, por edhe nga WC-tė, tė cilat nė rastet e atyre publike ėshtė mirė tė pėrdoren ato alla turka. Prandaj ėshtė e domosdoshme mbajtja pastėr dhe dizinfektimi i WC-ve dhe vaskave, si dhe pasja e sfyngjereve dhe peshqirėve personalė. Duhet edhe paisja e banjave me bide, qė pėr ēiftin ėshtė mirė tė jetė e veēantė (banja) nė dhomėn e gjumit. Se mė shpesh i lejojmė vehtes blerjen e mobiljeve tepėr tė shtrenjta duke lėnė pas dore kėto gjėra tė domosdoshme.
Nganjėherė tė gėzojnė masat e ndėrgjegjėshme shėndetėsore qė hasim ēdo ditė; njerėzit nuk puthen me njeri tjetrin kur takohen, varin nė qafėn e fėmijėve shkrimin "Nuk dua puthje", apo ndarja nė familje e pjatave, gotave etj.
Pozicionet e marredhenieve seksuale
Kënaqesia, e akti seksual e dhuna
Virgjëria e morali i shoqërisë
Endokrinologjia në raport me jetën
Nevojat seksuale dhe ndëshkimi seksual
Sasia e marrëdhënieve seksuale
Mashkulli e femra jo krejtesisht te ndryshëm
Vendosmëria seksuale e biseksualizmi
Udhëtimi i martesës dhe dhoma e çiftit, emigracioni dhe folezimi
Steriliteti - vizita paramartesore - inçesti
Edukimi seksual e misioni i gruas në shoqëri