Regullimi dhe liria

 

            E gjithė kjo veprimtari, prostitucioni ėshtė e nevojėshme tė rregullohet me ligje, sė pari pėr arsye shėndetėsore e shoqėrore, e pastaj edhe ekonomike.

            Regullamentarizmi kėrkon qė prostitutat tė grupohen nė shtėpija, tė njihen nga shteti e tė paguajnė taksa.

            Liberalizmi kėrkon qė tė lihen tė lira tė qėndrojnė ku tė duan, tė kontrollojnė vetė vehten, duke u edukuar ato e masa qė tė ruhen e kurohen nga sėmundjet e ndryshme.

            Kėto janė dy tendencat.

            Ne nuk duhet nė harrojmė pėr asnjė ēast rrezikun e sėmundjeve veneriane e pėrhapjen qė mund tė marrin poqese lihen nė ndėrgjegjen e njerėzve, tė prostitutave e tė atyre qė janė pas tyre.

            Kurse Regolamentarizmi propozon qė t'i nėnshtrohen kontrollit shėndetėsor e tė ushtrojnė profesionin nė vende tė autorizuara e tė kontrolluara dhe me aktivitet tė kontrolluar; e jo tė abuzohet me to duke i detyruar siē ka pasur raste edhe deri nė 200 akte nė 24 orė pa pushim. Mundėsisht duhen kontrolluar edhe meshkujt, sa ėshtė e mundur, qė siē kam thėnė mė parė nė vizitėn paramartesore, janė padyshim mė tė rrezikshėm se gratė. Kėshtu mund tė bėhet njė kontroll nė kėto shtėpija kėnaqėsie, para kryerjes sė aktit.

            Gratė duhet tė mėsohen ta konsiderojnė prostitucionin si njė sėmundje tė pashėrueshme. Gratė duhet tė mėsohen tė mos i pėrbuzin e tė mos i quajnė fajtore tė pafalėshme. Kėrkohet qė gruaja tė ketė arsye pėr mėshirė, e pėr dinjitetin e seksit tė saj duhet t'i ndihmojė kryesisht psikologjikisht, por edhe duke i gjetur punė, duke i afruar me familjet e tyre (qė shpesh fatkeqėsisht i refuzojnė), apo duke ndihmuar edhe fėmijėt e kėtyre fatkeqeve, se ndryshe edhe tė vėgjėlit do tė jenė tė dėnuar tė vuajnė prej fatit apo gabimeve tė nėnave.

            Njė zonjė mė tha se kishte parė nė Maternitetin e Bolonjės, njė fėmijė 12 vjeēe duke i dhėnė gji fėmijės sė saj. Cili ėshtė fati i kėsaj fatkeqeje e fėmijės sė saj, pa njė ndihmė, pa ju dhembsur kėrkujt.

            Ky ėshtė programi qė duhet tė ndėrtojnė gratė; tė shpėtojnė gjithkund me punėn e shembullin e tyre, duke bėrė tė mundur qė asnjė grua pėr dobėsi a pėr padije tė bėhet pre e vesit, mashtrimit, forcės e pangopėsisė spekullative. T'i japin dorėn e tė dėgjojnė nga buzėt e tyre tė dridhura, tė shohin me sy tek pėrloten kėto krijesa tė bukura, tė hedhura nė baltė, ku shpesh lindin e ku dhunohen duke ruajtur thellė nė shpirt thesarin e ndjenjave tė tyre. Ato janė gra, janė njerėz! Shoqėria i gjykon padrejtėsisht si fajtore duke mos i pėrmendur shfryrtėzuesit e krijuesit e kėsaj gjendjeje.

            Skeptikėve i kujtoj thėnien e Henrik Hajnes: "Vesi nuk ėshtė gjithmonė ves. Kam parė gra qė korrupsioni i kishte lyer me tė kuq, e qė nė zemėr kishin njė pastėrti qiellore."

            Ajo qė duhet ndaluar ėshtė qė prostitutat tė shtėrngohen tė bėjnė njė jetė tė pambrojtur nga shfrytėzuesit.

            Patjetėr duhet ruajtur dinjiteti femėror, se prostituta e lirė vihet pėrballė gruas duke e shqetėsuar; se ėshtė ajo qė ka pushtetin e rrugės e trotuareve duke gjuajtur pėr klientė me shėtitjen provokuese, besdisėse, ngacmuese pėr qytetarin qė kalon rrugės me gruan a vajzat. Nuk ėshtė vallė e dėmshme pėr dinjitetin femėror, nuk pėrbėjnė njė spektakėl imoral? Me liberalizmin i hapet rruga edhe prostitucionit konkubinat (bashkėjetesės). Bloch na bie shembullin e njė gruaje qė i jepej me qera (bashkėjetonte) 40 burrave tė martuar.

            Pa menduar se kam rrokur tė gjithė problemin mendoj se duhet organizuar e programuar:

            1. Edukimi moral nė familje, veēanėrisht nga gratė, dhe nė shkolla.

            2. Reforma morale seksuale, duke dėnuar dymoralin seksual      mashkullor e femėror.

            3. Luftė kundėr martesės me interes.

            4. Kėrkimi i Atėsisė e mbrojtje e Amėsisė. Luftė beqarisė me mjete fiskale.

            5. Masa kundėr alkolizmit.

            6. Lėvizje e grave kundėr prostitucionit.

            7. Rregullimi i prostitucionit.

            8. Rregjistrimi i detyrueshėm i prostitutave.

            9. Ligje tė ashpra kundėr shfrytėzuesve tė tė vegjėlve dhe prostitutave.

            10. Vizita paramartesore e detyrueshme pėr burrat.

 

 

Spermatozoi dhe veza

Organet seksuale

Pozicionet e marredhenieve seksuale

Kënaqesia, e akti seksual e dhuna

Virgjëria e morali i shoqërisë

Endokrinologjia në raport me jetën

Ndjesitë e seksi

Shikimi

Dëgjimi, takti e shija

Kontakti fizik

Seksi dhe shoqëria

Turpi, veshja e moda

Nevojat seksuale dhe ndëshkimi seksual

Sasia e marrëdhënieve seksuale

Mashkulli e femra jo krejtesisht te ndryshëm

Vendosmëria seksuale e biseksualizmi

Martesa dhe ngjarjet e saj

Xhelozia

Udhëtimi i martesës dhe dhoma e çiftit, emigracioni dhe folezimi

Vejushëria

Steriliteti - vizita paramartesore - inçesti

Edukimi seksual e misioni i gruas në shoqëri

Prostitucioni e prostitutat

Klasifikimi i prostitutave

Regullimi dhe liria

Higjena seksuale e profilaksia e sëmundjeve veneriane

Onanizmi