Edukimi seksual e misioni i gruas nė shoqėri

 

 

            Vizita mjekėsore paramartesore ėshtė njė ndihmė e madhe, ajo vepron nė mjedis duke edukuar e ndryshuar konceptet. Nė fund edukimi seksual i duhet dhėnė masės pėr t'a mėsuar qė tė jetė e kujdesėshme kundėr gjithēkaje qė mund tė cėnojė brezin e ri.

 

 

            "O grua, ti nuk je vetėm Vepėr e Zotit, por ende e njerėzve, sepse ata janė gjithmonė tė gatshėm pėr t'u shprehur pėr ty me bukurinė e zemrave tė tyre.

            Poetėt thurin pėr ty pėlhurė imazhesh tė arta; piktorėt i japin formės sate gjithmonė pavdeksi tė re.

            Deti jep perlat e tij, minierat japin arin e tyre, kopshtet lulet e tyre, pėr tė stolisur, pėr tė mbuluar, pėr tė bėrė mė tė ēmuar.

            Dėshira qė burrat kanė nė zemėr pėr ty shtrin lavdinė e saj mbi rininė tėnde.

            Ti je gjysėm grua e gjysėm ėndėrr...

                                    Rabindranat Tagore "Kopshtari"

 

Sand: "Dashuria ėshtė njė skllavėri e vullnetėshme, tė cilėn gruaja e ėndėrron prej natyre"

 

           

            Edukimi, nė kėtė kėndvėshtrim, duhet tė ketė qėllim ndėrgjegjėsimin shėndetėsor seksual, qė mund tė pėrmblidhet nė tre fjalė; shėndet, pastėrti e pėrgjegjshmėri.

            Eshtė e ēuditėshme por gjithmonė ka mbizotėruar mendimi qė misteret e fekondimit tė zbuloheshin nė kohėn e duhur, nė momentin e bashkimit seksual, atėhere secili tė vepronte si tė mundte, ashtu si dhe kafshėt, ashtu si deri mė tani kanė bėrė tė gjithė meshkujt dhe tė gjitha femrat. Kėshtu me kėto mendime qėndrohet nė njė padituri pėr funksionimin e vėrtetė e pėr rėndėsinė qė ka pėr familjen e pėr shoqėrinė seksi, duke qenė edhe tė pambrojtur karshi tė kėqijave qė mund t'i vijnė shėndetit. Asgjė nuk tregohet, veēanėrisht femrave, qė nė vitet e para tė jetės, deformohet e trillohet nė gjithfarė formash. Por gjithēka ngjall kuriozitetin e tyre qė nga puthja e prindėrve e deri tek bashkimet e kafshėve tė cilat ata i shohin, prandaj i lindin shumė pyetje. Ti pėrgjigjesh atyre nuk ėshtė gjithmonė e lehtė, por tė mos u pėrgjigjesh duke i shtėrnguar me heshtje ose tė gėnjesh ėshtė e dėmshme. Nė tė dy rastet fėmija do tė mbetet i pakėnaqur e do t'i drejtohet tė tjerėve pėr tė pasur njė shpjegim pėr faktin qė e shqetėson. Janė gjėra qė secili i ka provuar edhe para teorisė gjeniale tė Froidit, i cili jep si arsye tė kuriozitetit seksual, reflektimin e kujtimeve tė largėta, tė cilat dalin nga subkoshienca pasi stimulohen e vihen nė lėvizje nga ndjesitė e tė voglit.

            Pyetjeve tė tyre duhet t'u pėrgjigjemi qė kur ata janė tė vegjėl (kjo nė raport me zgjuarsinė e moshės). Dhe ata qė duhet tė pėrgjigjen mė shpesh janė prindėrit e tė afėrmit mė tė mėdhenj. Nuk duhet qė pėrgjigja tė mbetet mėdysh ose tė shpjegohet si pėrrallė, "si lejleku qė i bie fėmijėt me sqep, si fėmijėt qė blihen nė pazar, qė i bien me postė" etj. Jo sepse e njėjta pyetje do t'i drejtohet edhe tė tjerėve, tė cilėt do t'i japin njė pėrgjigje tė ndryshme dhe kjo i ngatėrron idetė dhe nganjėherė i bėn ata tė kundėrshtojnė siē ndodh nė mjaft raste kur nėnat i thonė "se fėmijėt blehen", fėmijėt pėrgjigjen: Nuk ėshtė e vėrtetė - pse tė varfėrit qė nuk kanė para pėr tė ngrėnė kanė blerė shumė fėmijė atėhere?

            Zhan Zhak Ruso shkruan nė "Emili": "Njė padije e plotė mbi disa fusha ėshtė ndoshta ajo qė i duhet mė shumė fėmijėve, por kur kjo nuk ėshtė e mundur, ėshtė e nevojėshme qė ata tė kuptojnė shpejt atė qė nuk ėshtė e mundur t'ia fshehim atyre pėrgjithmonė. Duhet qė kurioziteti i tyre tė mos zgjohet nė ndonjė mėnyrė e qė ai tė kėnaqet para kohės nė tė cilėn nuk ėshtė mė e rrezikėshme".

            Pyetjet janė tė lidhura zakonisht me lindjet dhe ndodhin kur nė shtėpi apo afėr lindin fėmijė. Fėmija qė ka vėnė re volumin e barkut tė sė ėmės pyet vehten dhe tė tjerėt "pėrse", dhe pas lindjes sė fėmijės, nėna ėshtė kthyer si mė parė. Nė kėtė moment i gjithė kujdesi e pėrkėdhelitė qė mė parė i bėheshin atij, tani drejtohen tek i sapo linduri duke shkaktuar tek fėmija xhelozi. Ai ka vėnė re se kėlyshėt e maces lindin nga macja dhe se edhe ajo e kishte barkun e fryrė. Mendja e tij e vogėl ėshtė pushtuar nga ky mister dhe do ta zgjidhė, prandaj pyet dhe kur nuk kėnaqet nga pėrgjigjet mundohet ta shpjegojė vetė. Ai mendon se fėmija qė tani e duan shumė, ndėrkohė qė atė nuk e duam mė, ka ardhur nga barku i nėnės.

            Sepse nėna nuk i thotė: "Kėtu nė barkun tim ku edhe ti ke qėnė, ėshtė njė vėlla qė do tė dalė, siē ke dalė ti, e qė do ta duam shumė se ėshtė i vogėl dhe ti do tė luash me tė", dhe mė pas; "Ja lindi nga barku im ashtu si ke lindur edhe ti, siē lindin bimėt nga fara..."                          Nga shumė shkrime, anketime e studime janė venė re se vajzat e moshave 17-20 vjeē nuk e kanė idenė e dashurisė. Tek disa krijohet pėrshtypja se kjo ėshtė diēka e padenjė pėr gratė e shkolluara e tė ditura, e se mund tė mbeten shtatzanė poqese puthen me njė mashkull. Disa tė tjera kujtojnė se fekondimi vjen poqese rri e pėrqafuar nė shtrat me njė burrė nga ngrohtėsia - si inkubacioni e vezėve tė shpendėve - bėn tė zhvillohet embrioni. Kėto edukime kanė sjellė nė shumė raste probleme nė martesė.


 

            Prandaj ėshtė e nevojėshme qė tė edukohen drejt fillimisht nga prindėrit e mė pas nga shkolla. Eshtė e provuar qė duhet t'u flasėsh pėr seksin fėmijėve qė mė pas t'i flasėsh lehtėsisht e gradualisht derisa tė arrijnė nė adoleshencė pa shkaktuar turp e ndrydhje nė vetvete. Ata do t'i pranojnė kėto tė reja me tė njejtėn pafajėsi me tė cilėn shikojnė njė lakuriqėsi.

            Nė shkolla, qė nė klasat fillore nis mėsimi i shkencave natyrore, duhet tė nisė edhe mėsimi seksual shkallė-shkallė deri nė gjimnaz, kur mendja ėshtė e pėrgatitur.

            Kush di gjithēka, ėshtė i pafajshėm si ai qė nuk di asgjė.

            Pedagogjia seksuale duhet tė ketė dy drejtime: mėsimin seksual dhe edukimin e vullnetit. Mėsimi seksual nuk duhet tė kufizohet me raportet me shkencat natyrore e biologjike pėrsa i pėrket gjeneratave, por duhet tė jetė i lidhur me sociologjinė dhe moralin, duke u konsideruar pjesė e filozofisė; pėrveē atyre elementėve tė patologjisė seksuale qė duhen pėr tė ruajtur rininė kundėr sėmundjeve seksuale, e pėr ti bėrė qė tė kuptojnė vehten e tendencat seksuale individuale. Tendencat seksuale tė pubertet janė ende tė paqarta. Vihet re nė kėtė moshė njė konflikt mes elementeve tė biseksualitetit, organik e shpirtėror. Eshtė njė moshė nė tė cilėn funksioni seksual ėshtė i pavendosur, si nė jetėn endouterine; nė muajin e tretė embrioni ndodhet nė mes, ėshtė biseksual, por nė evolucion - drejt seksit mashkullor ose drejt atij femėror - kėshtu edhe nė pubertet janė tė pavendosur tendencat seksuale. Pėr kėtė Mazd Dessort thotė: "Ndjenja seksuale ėshtė indiferente, mjafton atėhere njė edukim i gėnjeshtėrt seksual i fabrikuar nga mendjet nė shkumėzimin tė adoleshencės, ose e thenė nga shokėt apo individė tė degjenuar, pėr tė ēuar tė riun nė njė rrugė tė shtrembėr nė fillim tė jetės erotike, qė tek ēdo adoleshent vendos tė ardhmen jo vetėm seksuale (tė degjeneruar homoseksuale) por edhe morale  psikike e shoqėrore". Kurse Jung  vėren: "Fati i jetės sonė ėshtė nė thelb i njejtė me fatin e seksualitetit tonė".

            Prandaj duhen bėrė tė ditura e jo fshehur ose deformuar tė vėrtetat e natyrės. As lakuriqėsia dhe as e vėrteta shkencore, nuk fyejnė e korruptojnė, kurse gjysėmlakuriqėsia po, se bėn qė tė mendojmė. Gjethja e fikut bėn tė fantazosh pėr atė qė fshihet, kurse shikimi i organeve gjenitale si shfaqje e njė akti anatomik ėshtė normal. Pas njė ēerek ore mėsohemi tė shikojmė me indiferencė lakuriqėsinė e njė statuje ose tė njė personi, kurse fantazia jonė nuk pushon sė punuari kur njė vel i hollė na eksiton.

            Pėr kėtė duhet, siē thotė Levi, tė krijohet njė mjedis edukues nėpėrmes shtypit, atij politiko-letrar e edukativ, i enteve tė kulturės etj.

            Mbi tė gjitha duhen drejtuar mirė tendencat e tė rinjve nė epokėn e pubertetit. Tė rinjtė e tė rejat qė tashmė janė gjithė ditėn bashkė nė shkollė, fillojnė tė fitojnė njė indiferencė seksuale reciproke. Nėse nė shkollat e pėrbashkėta rrjedh ndonjė simpati etero-seksuale, ėshtė e vėshtirė qė tė pranohen pasionet homoseksuale qė sipas mjaft studjuesve vijnė nga ndarja e tė rinjve nga seksi i kundėrt. Gjithashtu shkollat (miste) tė pėrbashkėta stimulojnė onanizmin qė ka mjaft avantazh karshi homoseksualizmit. Nė kėto shkolla ndizet ndonjė pasion krejt natyral e fiziologjik nė tė cilin flaka e nxehtė, karakteret e njė seksi e tė tjetrit forcohen nė rezistencė e respektin reciprok duke edukuar vullnetin, siē do pedagogjia seksuale. Shkolla bėhet kėshtu njė paraqitje e gjallė e jetės nė tė cilėn gjejmė gruan nė krah tė burrit nė rrugėn e pėrbashkėt dhe mėsojmė tė respektojmė njeri tjetrin duke e admiruar e dėshėruar, por duke edukuar vullnetin tonė duke e pėrdorur e duke u ruajtur pėr tė mos fyer. Kėshtu edhe gruaja mund tė edukohet mes meshkujve si edhe ata; edhe ajo forcon dinjitetin e saj, ėshtė mė e lirė, forcon pozicionin nė shoqėri dhe mėsohet e njeh meshkujt pėr tė bėrė mė vonė seleksionimin e saj seksual qė do t'a ēojė nė martesė.

            Edukimi eksual nuk ėshtė diēka e re; spartanėt i linin fėmijėt vajza e djem lakuriq qė tė njiheshin dhe mėsoheshin me shikimin e kontaktin me seksin tjetėr. Kėto thuhen edhe sot pėr qėndrimin nė disa plazhe si nė Hollandė e Japoni ku thonė se dalin lakuriq. Por ēdo gjė e mirė kur ekzagjerohet nuk ėshtė mė e tillė. Mė tepėr se turpi, veprimi i hijshėm duhet tė mbizotėrojė gjithmonė.

            Edukimi seksual e pedagogjia seksuale janė disiplina ende tė reja, prandaj janė ende tė paformuara mirė. Disiplina fitohet me kulturė qė duhet tė jetė e pėrhapur nė popull qė tė mos ketė injorantė. E me mėsimin e ngritjen e kulturės luftohen paragjykimet e turpi fals qė rrethon me mister tė gjitha ēėshtjet seksuale, higjenėn e patologjinė e organeve seksuale.

            Gruaja tė cilės gabimisht i imponojmė turp, duhet tė fitojė qė e vogėl fėmijė, parimet e funksionet gjenitale e misionin qė ajo ka nė shoqėri, qė mė vonė tė mos ēohet jashtė drejtimit fiziologjik tė seksit tė saj dhe tė largohet nga vendi qė e pret.

            Nuk bėhet fjalė e nuk duhet folur pėr mosbarazi e inferioritet; por pėr ndryshim, pėr dy qenie ekuivalente. Poqese tė ndryshme janė organet, tė ndryshme janė edhe funksionet respektive. Po tė hedhim vėshtrimin mbrapa nė elementėt primitivė tė jetės, njėqelizorėt, shohim se nuk ka mė tė rėndėsishėm e mė pak tė tillė, siē ėshtė veza dhe spermatozoi, por ekuivalente, njėra pa tjetrėn ėshtė e pavlerė. Tė dyja bashkė janė tė afta tė shumėzojnė jetėn e kėshtu tė jetojnė gjithmojnė. Pra tek mashkulli e femra zhvillohen reaksione tė ndryshme nga ato elementė mikroskopikė qė i japin burrit e gruas imazhin material, psikik e social tė ndryshėm nga ndryshimi qė kanė e nga natyra e ndryshme funksionale. Aristoteli shprehet nė "Traktatin e Gjeneratave": "Mashkulli paraqet formėn specifike, femra materien. Ajo ėshtė pasive ndėrkohė qė ėshtė femėr, kurse mashkulli ėshtė aktiv" (siē ėshtė spermatozoi aktiv e veza pasive). Tė dy duhet tė punojnė, por puna e tyre ėshtė e ndryshme. Ky ėshtė orientimi i mrekullueshėm i Natyrės.

            "Gruaja nuk ėshtė as mė lart as mė poshtė se burri: i qėndron nė krah", ka shkruar Mantegazza.

            Struktura e tė gjithė meshkujve tė cilėsdo kėmbė tė shkallės zoologjike ėshtė zhvilluar e kthyer nė detyrė shoqėrore nė shkallėn mė tė lartė tė zhvillimit tek njeriu, qė ai tė mbajė e mbrojė femrėn e pasardhėsit. Janė ligjet e natyrės qė imponojnė; ato paraqesin tė drejtat dhe detyrat qė ne duhet t'i njohim, janė ligjet e Jetės qė qeverisin ligjet e Shoqėrisė, tė cilat kurrė nuk mund tė jenė kundėr tė parave. Ne duhet tė modelojmė jetėn sipas ligjeve tė Natyrės. Gruaja pėrveē punės sė saj tė madhe, sigurimit dhe edukimit tė racės njerzore, qė ėshtė edhe puna mė e rėndėsishme pėr njerėzimin, mund tė punojė, por jo siē duan tė thonė: ēdo gjė, por nė vepra qė i pėrshtaten strukturės fizike e temperamentit tė saj, e vetėm nė periudhat nė tė cilat funksionet biologjike e lejojnė. Ndihmesa e saj mund tė jetė e madhe, jo aq pėr forcėn e lodhjen fizike, sa pėr ndjenjėn e butėsinė qė e ka nė natyrė. Darvini nė "Origjina e njeriut e zgjedhja nė raport me seksin" shkruan: "Nė kombet barbare gratė janė tė shtėrnguara tė punojnė fort, njėlloj me burrat. Nė kombet e qytetėruara, lufta pėr tė pushtuar gratė ka pushuar me kohė; nga ana tjetėr burrat, nė pėrgjithėsi kanė njė punė mė tė rėndė se gratė, pėr t'i favorizuar ato, qė forcėn mė tė madhe ta ruajnė"

            Sipas studimeve rezultatet e tė cilave ne arrijmė t'i vėrejmė edhe vetė, gruaja ka njė zhvillim tė ndryshėm nga burri. Ajo nė shkollė zakonisht tregon njė kapacitet intelektual mė tė lartė se burri. Arrin pubertetin e para, ėshtė mė e tėrhequr (mė larg) dėshirave seksuale, ėshtė mė e pjekur e pėrfiton mė shumė se shokėt e shkollės. Ka kėshtu njė zhvillim intelektual tė shpejtė e produktiv, tė barabartė me zhvillimin seksual, deri nė arritjen e menstruacioneve. Gruaja ėshtė e tillė nė seks e nė tru deri nė 15 vjeē. Zhvillohet shpejt, por pastaj ndalon, e kur vjen puna pėr tė vėnė nė jetė ato qė ka mėsuar ajo mbetet mbrapa nė krahasim me burrin qė ėshtė i vonuar, por qė zhvillohet ngadalė pėr njė kohė mė tė gjatė. Por nė punėt qė kėrkojnė rregull e durim dhe qėndrim tė palėvizur (si qeliza vezė), superioriteti i grave mbi burrat ėshtė i padyshimtė.

            Citohen gra tė mėdha si Zhorzh Sand pėr letėrsinė, Mari Kyri pėr shkencėn apo Katerina e Rusisė njė burrėreshė...

            Mendoj se ēėshtja e Madamė Kyri ėshtė se i shoqi ėshtė udhėheqėsi dhe mėsuesi dhe ajo njė bashkėpunėtore shumė e mirė. Ēėshtja Kyri ėshtė njė bashkėpunim dysh, dhe si nė raste bashkėpunimesh mė i shkėlqyeri ėshtė mes individėve me sekse tė kundėrt. Kėtu pa dashur tė mohoj jashtėzakonshmėrinė e Madamė Kyri, nuk ėshtė momenti tė analizojmė rastin vėrtetė unik e tė mrekullueshėm tė bashkėpunimit shkencor tė ēiftit Kyri. Kurse do tė them se Sand ėshtė shfaqja e gjenisė femėrore nė roman. Biografia e Madamė Amandine Lucie Aurore Dupin, gruaja e baronit Dudevand, e quajtur mė vonė Zhorzh Sand, tregoi se ishte njė grua burrėreshė e qė gjenia e saj ishte mashkullore. Femėr nė seksin gjenital e nė shfaqjet funksionale, kurse nė seksin psikik ishte gjithė mashkullore, nė vullnet, nė dashurinė prepotente, pushtuese e meshkujve jo mashkullorė, si De Musset e Shopen, muzikanti femėror qė ajo "e pushtoi qė nė takimin e parė duke luajtur rolin e burrit tė fortė para tij qė skuqej si njė grua kur ajo i ngulte sytė" (Weininger).


 

            Sand donte tė ishte burrė duke marrė njė emėr mashkulli e mbiemrin e rrjedhur nga i dashuri i parė e bashkėpunėtori letrar Sandou. E ishte burrė si letrare, dhe se nuk shfaqi asnjė lidhje me fėmijėt qė ja la tė tjerėve, duke bėrė njė jetė me shėtitje nėpėr botė e duke kaluar nga njė dashuri nė tjetrėn. Ajo ishte njė gjeni mashkull; por si grua ishte e degjeneruar. E degjenerimit tė saj  tė tipit psiko-seksual, karakteristikave cerebrale e erotike i kushtohet veēantia e shkėlqimi i saj.

            Siē ėshtė thėnė, figura e femrės nė pėrgjithėsi, si qeliza femėrore, veza, ėshtė e palėvizėshme. Por veza nuk lėviz, veē poqese ėshtė e shtėrnguar pėr njė gjė tė tillė, si nga mungesa ose paefektshmėria e elementeve fekondativė mashkullorė, (tė cilėt zakonisht shkojnė drejt saj), pra kundėr natyrės ajo ėshtė e detyruar tė lėvizė, e poqese nuk arrin tė takojė spermėn, bie, humb nė njė miniabort (qė tek gruaja paraqitet nga menstruacionet). Kėshtu shfaqet tek gruaja edhe jeta shoqėrore.

             Besoj se mund tė pėrfundohet ky argument i sociologjisė e etikės seksuale nė mėnyrė mė tė denjė e tė qartė rreth detyrave tė burrit e gruas me atė qė shkroi njė nga apostujt mė tė mėdhenj tė njerėzimit, Xhuzepe Mazini: "Kijeni gruan, si shoqe qė merr pjesė jo vetėm nė gėzimet e dhembjet tuaja, por nė frymėzimet, nė mendimet, nė studimet, nė pėrpjekjet pėr tė pėrmirėsuar shoqėrinė, kijeni tė barabartė nė jetėn tuaj shoqėrore e politike, jini dy krahė tė shpirtit njerėzor drejt idealit qė duhet tė arrijmė" ("Detyrat e njeriut")

 

Spermatozoi dhe veza

Organet seksuale

Pozicionet e marredhenieve seksuale

Kënaqesia, e akti seksual e dhuna

Virgjëria e morali i shoqërisë

Endokrinologjia në raport me jetën

Ndjesitë e seksi

Shikimi

Dëgjimi, takti e shija

Kontakti fizik

Seksi dhe shoqëria

Turpi, veshja e moda

Nevojat seksuale dhe ndëshkimi seksual

Sasia e marrëdhënieve seksuale

Mashkulli e femra jo krejtesisht te ndryshëm

Vendosmëria seksuale e biseksualizmi

Martesa dhe ngjarjet e saj

Xhelozia

Udhëtimi i martesës dhe dhoma e çiftit, emigracioni dhe folezimi

Vejushëria

Steriliteti - vizita paramartesore - inçesti

Edukimi seksual e misioni i gruas në shoqëri

Prostitucioni e prostitutat

Klasifikimi i prostitutave

Regullimi dhe liria

Higjena seksuale e profilaksia e sëmundjeve veneriane

Onanizmi