Steriliteti - vizita paramartesore - inēesti

 

 

            Qėllimi biologjik i bashkimit seksual ėshtė krijimi, Martesa, nuk ėshtė veēse njohja qytetare e bashkimit seksual qė ēon tek fundi biologjik, i cili ėshtė bashkė; nevojė fizike, frymėzim psikik e moral i tė martuarve. Eshtė pėr kėtė qė Westermarck ka thėnė se "nuk janė fėmijėt rezultat i martesės, por martesa ėshtė rezultat i fėmijėve". Kujtojmė proverbin indian: "Burri ėshtė gjysėm njeri, gruaja gjithashtu gjysėm, vetėm babai e nėna me fėmijėt e tyre formojnė njeriun e plotė". Kur bashkimi mes dy krijesave mbetet i pafekonduar vuajnė organizmi fizik dhe shpirti.

            Kur fekondohet organizmi i Nėnės mbyllet nė njė punė tė vazhdueshme tė fshehtė nė tė cilėn gjen qetėsinė e trupit e tė shpirtit ēdo femėr, e veēanėrisht gruaja, qė bekuar faktit, rri me ėndėrra e dridhje mallėngjimi nė pritje, e mbushur me krenari. Eshtė tė ndjerit e mistershėm tė misionit tė plotė tė jetės, qė i jep kėtė dridhje sublime ēdo nėne e qė babait i jep ndjesinė e vėrtetė tė forcės. Nė fakt ėshtė i paaftė ai - mashkull o femėr, burrė o grua - qė nuk mund tė krijojnė. Nuk ka dyshim qė kjo ėshtė e dhembshme.

            Steriliteti ėshtė rezultat i papėrsosmėrisė ose i sėmundjeve, veēanėrisht atyre qė prekin organet gjinore. Por me po tė njejtin rezultat janė edhe mendimet neomaltusiane qė kanė pushtuar mjaft burra e gra tė cilėt edhe pėr arsye tė tjera tė ndryshme nuk duan tė kenė fėmijė. Kėta edhe ato familje qė bėjnė nga njė fėmijė, kanė shkaktuar uljen e popullsisė nė mjaft vende. Pėr kėtė edhe Ruzvelti, shprehu mendimin e tij kundėr kėtyre teorive duke kujtuar detyrėn e ēdo gruaje dhe burri kundrejt familjes, duke mallkuar ata "qė pėr tė shmangur pėrgjegjėsinė e pėr tė gėzuar luksin e komoditetin, mungojnė nė ndėrmarrjen mė tė madhe tė ēdo qytetari, qė ėshtė vazhdimėsia e racės" (Roosevelt 1918 "Minerva"). Pėrveē kėtyre dy shterpėsive kemi edhe ato qė i quajmė sterilitet profesional, e qė ka tė bėjė me mendimin e atyre grave qė jetojnė me shitjen e trupit tė tyre, pėr tė cilat shtatzania ėshtė njė pengesė pėr ushtrimin e prostitucionit. Tė dy kėto llojet e fundit tė sterilitetit janė produkt i shoqėrisė njerzore tė zhvilluar.

            Steriliteti nė popujt e egėr e tė fortė dėnohej, kurse pasja e shumė fėmijėve quhej si lumturia mė e madhe. Kėshtu nė Greqi e Romė. Nė Spartė burrin qė nuk fekondonte e ndėrronin. Nė Romė shohim Ortension qė i jep borxh gruan Brutit pėr tė patur fėmijė, - dhe siē mė ėshtė treguar nga njė person i denjė pėr t'u besuar, kemi njė rast tė tillė sot, kur njė gjė e tillė ndodhi me aprovimin e tė tre personave qė morėn pjesė (burrit, gruas dhe fekonduesit). Raste tė tilla na referohen edhe nga Murri, si rasti i njė burri impotent qė i lutej gruas tė zgjidhte njė tė dashur qė ta fekondonte. Kėshtu kemi edhe rastin biblik; Abrahami dėgjoi lutjen e Sarės qė tė kishte fėmijė me shėrbyesen e gruas sė tij (Bibla 16-2). Ose Rakele e tronditur nga steriliteti i saj i thėrret Jakovit: "Mė jep fėmijė, ndryshe unė jam e vdekur" Dhe Rakele merr fėmijėn qė burri i saj bėri me shėrbyesen e saj (bibla 30-1) etj.

            Steriliteti nė zakonet e mjaft popujve ēon nė ndarje, kjo ėshtė edhe nė psikologjinė e mjaft individėve. Napoleoni u nda nga Xhuzepina sepse ajo nuk i dha njė trashėgimtar dhe u martua me Maria Luiza e Austrisė. Tė njejtin veprim bėri edhe Maraxhai i Persisė. Aty ku ekziston ndarja, steriliteti justifikon kėtė veprim ligjor, ku nuk ekziston, ēiftet rrinė tė bashkuar duke u munduar qė tė kenė fėmijė si qėllim i fuqishėm. Nė shoqėrinė e sotme kėto sjellin efekte tė ndryshme psikologjike sipas formimit individual.

            Nė shoqėrinė njerzore ka individė tė njerit apo tjetrit seks qė janė sterilė, pak prodhimtarė ose prodhimtarė. Ndryshimet e prodhimtarisė janė tė mėdha e varen nga arsye tė ndryshme, pa pėrjashtuar edhe ato klimaterike; eskimezėt psh., kanė trashėgimtarė pak, kurse popujt mė afėr ekuatorit janė mė prodhimtarė. Por ka edhe ndryshime familjare, etnike, si dhe sigurisht individuale. Nė pėrgjithėsi brunėt, tipat mesdhetarė, janė mė prodhimtarė se biondėt, tipat veriorė. Kryqėzimet mes tipave e etnive e kanė bėrė mė tė vėshtirė fenomenin.

            Shtimi i popullsisė nė botė shqetėsoi ekonomistėt qė pėr herė tė parė i ekspozoi mė 1798 anglezi Robert Malthus nė librin "Essay on Population" duke kėshilluar kufizimin e lindjeve, e thirrur pėr alarm njerėzimit duke paralajmėruar se; nė rast se vazhdonte kėshtu e priste uria. Ai jep edhe mėnyrat pėr ta shmangur rritjen e popullsisė me anė tė shtyrjes sa mė tepėr tė martesės, pėrdorimin e dėnimit saksual nga njė shtatzani nė tjetrėn, pėr tė ulur lindjet e shumta etj. Teoria e tij nuk ishte e re po ti referohemi Platonit, Aristotelit e mė pas edhe Kampanelės. Ekonomisti anglez e zmadhon rrezikun e rritjes progresive tė popullsisė e nevojat e saj pėr ushqim, duke mos llogaritur se njeriu nuk ka vėnė nė shfrytėzim rezervat tokėsore e ujore dhe se rritja e popullsisė me tė vėrtetė qė rrit edhe nevojat, por rritet edhe shfrytėzimi nga ana e njeriut e rezervave qė ka, rritet edhe gjenia e tij, kjo ēon nė punė mė tė mėdha, jo vetėm materiale, por edhe cerebrale qė do tė thotė zhvillim edhe i ekonomisė, kursim e ruajtje automatike e ekuilibrit natyror tė lindjeve e vdekjeve.

            Ideja e ruajtjes prej fekondimit ka nisur shumė pėrpara, kėshtu edhe nė kohėt mė tė vona qė nga tributė e indigjenėve tė Australisė e deri tek njerėzit e qytetėruar kanė pėrdorur metodat fiziko-kimike pėr kėtė qėllim. Siē u pėrdorėn prodhimet e gomės qė vendosen nė organin femėror ose mashkullor. Ndėr mjetet mekanike hyn edhe ndryshimi i mekanizmit tė raportit, pra nxjerrja e organit mashkullor pėrpara orgazmės. Kjo ėshtė mėnyrė e sigurtė, por kėrkon njė kujdes e vullnet pėr momentin e orgazmės qė jo ēdokush e ka. Pastaj ky akt i humb karakteristikat normale, duke u kthyer nė njė akt kundėr natyrės i ngjashėm me masturbimin, kjo si pėr mashkullin ashtu edhe pėr femrėn qė nė momentet mė tė ndjeshėm e ndėrpresin proēesin... Kėshtu gruaja nuk arrin tė ketė orgazmė e mbetet dėshirėdridhur nė momentin qė mashkulli tėrhiqet pėr tė derdhur spermėn jashtė.

            Tė fundit janė mjetet kirurgjikale pėr gruan, ose rezatimin me reze X tė vezoreve duke i bėrė tė pafekondueshme. Nė mėnyrė tė njejtė arrihet sterilizimi i burrit pa humbur forcėn. Por duhet pasur parasysh se kėto shoqėrohen me dėmtime tė individit,  fizikisht e psikologjikisht.

            Nė fund kur perservativėt nuk arrijnė apo gabojnė, sipas neomaltusianėve, provokohet aborti.

            Studimet e fundit tė bėra nga Cartnej konsistojnė edhe nė sterilizimin e pėrkohshėm deri nė disa javė.

 

 

                                    *          *          *

 

            Tė lindurit e familjeve tė qytetėruara vijnė gjithnjė duke u zvogluar. Kjo vihet re mė tepėr nė klasat e pasura dhe vjen prej pikpamjes konservatore pėr tė mos pjestuar pasuritė e mėdha, ose nė klasėn e mesme pėr tė mos rėnduar bilancin familjar. Klasa punėtore e mė tepėr ajo fshatare mbesin larg parimeve neomaltusiane. Origjina e kėsaj sjelljeje ėshtė ekonomia, kurse tek punėtorėt e fshatarėt nė tė kundėrt tė kesh shumė fėmijė do tė thotė, mė shumė krahė pune, mė shumė pasuri.

            Por duhet pasur parasysh se ėshtė akt ē'njerėzor ta shtėrngosh gruan nė lindje tė vazhdueshme, siē ėshtė ē'njerėzore e antishoqėrore ta sterilizosh. Mund tė flitet tė frenosh numrin e fėmijėve nė raport me kapacitetin ekonomik tė familjes pa sjellė pasoja nė funksionimin seksual aq tė nevojshėm sidomos pėr mashkullin. Duke llogaritur vdekshmėrinė foshnjore, ēdo familje duhet tė ketė tė paktėn katėr fėmijė nė distancė prej tė paktėn 3 vjetėsh njeri nga tjetri.

 

 

                                    *          *          *

 

 

 

            Nė ēdo epokė - e nė ēdo mjedis - njeriu ka seleksionuar njeriun, vetėm se ēdo epokė ka formuar, nė mjedise tė ndryshme, shije e tendenca, nė zgjedhje sipas nevojave tė momentit. Kėshtu preferenca kaloi nga njeriu i cirkut tek njeriu i armės e nė fund tek njeriu i mendjes dhe gjeti nė shtresa tė ndryshme tė shoqėrisė pėrfaqėsuesit e tipit qė shėnonte zhvillimi i njeriut pėr epokėn e klasėn shoqėrore. Ka gra tė cilat i tėrheq tek burri vetėm forca fizike, e tė tjera qė pushtohen nga forca intelektuale e karakteri. Ka burra qė tek gratė kėrkojnė bukurinė e format e trupit, e tė tjerė qė kėrkojnė veti tė vėshtira pėr t'u gjetur e cilėsi tė shpirtit e mendjes.

            Sekreti i madh pėr tė krijuar mirė qeniet e reja ėshtė qė tė dashurosh vėrtet bashkėshortin, pra tė vėsh si udhėheqėse dashurinė nė zgjedhje. Por zgjedhja nė fakt nuk ėshtė gjithmonė e lirė, sidomos pėr gruan, por ndonjėherė edhe pėr burrin. "Duke realizuar bashkime qė, - siē thotė Darvini,- kanė parasysh mė tepėr se cilėsitė fizike, ato morale e intelektuale e jo pasurinė e gradėn". Mė shumė nė tė kaluarėn por edhe sot shumė cilėsi tė karakterit, moralit e edukatės, krijohen nga klasa shoqėrore, keq ose mirė. Por krijohen edhe brenda familjeve tė mėdha e tė njohura qė bashkoheshin nė mes kushėrinjsh pėr tė mos humbur pasurinė.

            Pra pėr martesėn, bashkimin e dy individėve kanė rėndėsi dy gjėra kryesore: nga njera anė vetitė fizike, morale, karakteri, intelekti; nga ana tjetėr shėndeti qė ėshtė mė i rėndėsishmi. Kėto janė ato qė ky ēift do tė transmetojė nė brezin e ardhshėm.

            Unė mendoj se pėr tė riprodhuar mirė racėn njerzore mund tė veprohet nė tre mėnyra; pėrmes hetimit tė gjendjes shėndetėsore tė individėve qė do tė martohen, me vizitėn mjekėsore paramartesore, me mbrojtjen e shtatzanisė e ruajtjen e fėmijės, formimin e karakterit, moralit, edukatės e bazave tė edukimit seksual.

            Vikareli nė njė studim shumė tė njohur, ka vėnė nė dukje rėnien fizike nė lindjen e fėmijėve tė klasės punėtore, tė cilėt janė prekur nga tuberkulozi. Kjo nga mjedisi i jetės, puna nė kushte tė vėshtira e ushqimi i keq. Vizita paramartesore duhet tė ndalojė bashkimin e individėve tė sėmurė sidomos nga sifilizi e tuberkulozi, por edhe sėmundje tė tjera infektive, si dhe tė helmeve, nė radhė tė parė alkolizmit. Nuk ėshtė vendi kėtu pėr tė treguar dėmet e mėdha sasiorė e cilėsorė qė vijnė prej tyre.

            Vizita paramartesore ka filluar tė bėhet qė disa vite mė parė nė disa shtete amerikane. Tek ne nė Itali filloi mė vonė nė 1914, kurse nė 1919 u kėrkua vetėm vizita e burrave, sepse nė 98 % tė rasteve gratė ishin viktima tė sifilizit e blenarrogjisė tė importuara nga burrat.

            Sifilografi francez Fournier shkruan: "Nė klientelėn e qytetit 20 % e grave me sifiliz janė tė martuara; nga kėto 70 % janė infektuar nga burrat qė e kanė pasur kėtė sėmundje para martesės e 30 % nga ata burra qė e kanė marrė sėmundjen pas martese. Nė tremujorin e parė tė martesės infektohen mė shumė nuset". Ai regjistroi 117 raste tė infektimeve nga 130 nuse burrat e tė cilave rezultuan me sifiliz.

            Pra pėr tė parandaluar infektimin e bashkėshortes dhe pėr tė lindur fėmijė tė shėndoshė ėshtė e domosdoshme vizita mjekėsore paramartesore, qė, siē shkrova mė sipėr, nė disa shtete amerikane si Miēigan, Dakota, etj., ėshtė vėnė me ligj, (kur kandidatėt gjenden tė sėmurė, i nėnshtrohen kurave dhe martesa shtyhet). Nė Danimarkė nuk ėshtė e mundur martesa pėr epileptikėt e ata me sėmundje seksuale. Nė Turqi sapo ka filluar, por bazohet nė fjalėn e nderit tė burrit e jo nė vizitė.

 

 

 

                                    *          *          *

 

 

            Martesa nė mes tė individėve tė njė gjaku, tė ndaluar me ligjet e qytetėrimit, ka qenė e ndaluar me ligjet e Kishės qė nė kohėn e Moisiut, edhe mes kushėrinjsh deri nė gradėn e 3-4 (Kanoni 1076 e artikulli 96 i tė drejtės kanonike). Po kėshtu gjindet edhe nė Kuran (kapitulli IV, v27) "Eshtė e ndaluar martesa me nėnat tuaja, vajzat tuaja, motrat tuaja, hallat e tezet, mbesat e nipat..."

            Kėshtu njerėzimi mėsoi mes ligjeve tė fesė qė pėrveē se tė mos prekė ndjenjat e familjes, edhe se bashkime tė tilla japin pasoja tek pasardhėsit, sepse sa mė i afėrm i gjakut tė jenė aq mė tepėr bashkimi i afrohet inēestit (qė ėshtė shkalla e njėtrajtshmėrisė sė gjakut me prindėrit).

            Bashkimi i Evės me Adamin, i Kainit me njerėn nga dy motrat ishin nevojė e vazhdimėsisė sė racės. Kėshtu inēestet nuk janė pak nė Bibėl: "E madhja i thotė sė voglės: babai jonė ėshtė i vjetėr e nuk do tė ketė asgjė nė tokė qė do tė hyjė tek ne, sipas zakonit tė tė gjitha tokave... eja t'i japim tė pijė verė babait tonė e luajmė me tė, e kėshtu nga babai jonė mbajmė nė jetė disa pasardhės" (Genesi 19-32). Kjo ėshtė origjina e inēestit qė pėrsėritet edhe sot tek fundėrrinat e shoqėrisė, nėpėr shtėpija ku nė njė dhomė flenė tė pėrzierė prindėr e fėmijė, vajza e djem, tė ekspozuar eksitimeve e shfaqeve tė pėrditėshme pėr shkak tė varfėrisė.

            Edhe nė Olimpin pagan inēesti ėshtė i pranishėm. Zeusi martohet me Erėn, motrėn e tij.

            Filozofė tė ndryshėm si Aristoteli, Kampanela, Platoni etj. e kanė trajtuar inēestin nė forma tė ndryshme; disa duke quajtur tė ndaluar vetėm format e marrdhėnieve prindėr-fėmijė, disa tė tjerė edhe ato midis vėllait e motrės.

            Por pėrse duhet dėnuar inēesti? Pėrse e sa dėmton?

            Mendoni sikur tė bashkoheshin vazhdimisht ndėrmjet tyre prindėr e fėmijė dhe vėllezėr e motra. Do tė vijė shpejt njė moment kur tė lindurit do tė ishin identikė pėrveē organeve seksuale, dhe akti seksual mes tyre do t'i ngjante njė vetfekondimi, tė cilat edhe nė natyrė tek bimėt psh., janė tė dėmshme se pastaj degjeneron nė deformim deri nė papjellori. Duhet njė farė e re, gjak i ri pėr individualitetin e species qė degjeneron. I njejti fenomen me pasojė monstruozitetin e sterilitetin, vihet re tek inēestet e pėrsėritura tek kafshėt e njeriu. Ky fenomen ka ndodhur tek familjet e patricėve qė shuheshin nga sterileteti se martesat e tyre bėheshin mes kushėrinjsh ose mes njerėzish tė afėrt nė gjak. Tek kėto familje thellohen sėmundjet familjare e nė mjaft raste ato mendore. Hyrja e gjakut tė huaj ėshtė mrekulluese nė kėto raste. Ata qė rrisin kafshė e dinė mirė kėtė. Edhe mbretėresha e bletėve nuk fekondohet kurrė nga njė mashkull i kosheres sė saj, qė mund tė jetė i vėllai, por zgjedh njė mashkull tė fortė nga koshere tjetėr, i cili  tė mund t'a arrijė e t'a fekondojė lart nė qiell.

 

 

Spermatozoi dhe veza

Organet seksuale

Pozicionet e marredhenieve seksuale

Kënaqesia, e akti seksual e dhuna

Virgjëria e morali i shoqërisë

Endokrinologjia në raport me jetën

Ndjesitë e seksi

Shikimi

Dëgjimi, takti e shija

Kontakti fizik

Seksi dhe shoqëria

Turpi, veshja e moda

Nevojat seksuale dhe ndëshkimi seksual

Sasia e marrëdhënieve seksuale

Mashkulli e femra jo krejtesisht te ndryshëm

Vendosmëria seksuale e biseksualizmi

Martesa dhe ngjarjet e saj

Xhelozia

Udhëtimi i martesës dhe dhoma e çiftit, emigracioni dhe folezimi

Vejushëria

Steriliteti - vizita paramartesore - inçesti

Edukimi seksual e misioni i gruas në shoqëri

Prostitucioni e prostitutat

Klasifikimi i prostitutave

Regullimi dhe liria

Higjena seksuale e profilaksia e sëmundjeve veneriane

Onanizmi