Vejushėria

 

            Vdekja e njerit prej bashkėshortėve ēon nė vejushėri. I veji bie nė njė gjendje shpirtėrore tė keqe, qė pėrjetohet nė mėnyra tė ndryshme nga mashkulli e femra, por edhe nė mėnyrė individualisht tė ndryshme. Por tė gjithė ata qė jetėn bashkėshortore e kanė jetuar si njė bashkim, dashuri komplekse e shkrirje tė shpirtrave e trupave, periudhėn si tė vejė e kalojnė tė mbushur me dėshira e keqardhje, kujtime seksuale e kujtime qė mallėngjejnė e rrisin ankthin e ngashėrimin, qė e bėjnė gjendjen shumė tė rėndė sidomos poqese tė vejėt janė tė vetėm e veēanėrisht nė ditėt e para. Kurse dhoma e gjumit aq e dashur dhe e ngrohtė bėhet tashmė dhoma mė e ftohtė e shurdhėr dhe e zbrazėt; disa kjo i trondit aq shumė saqė nuk mund tė hyjnė mė aty e mbas shumė kohėsh ndėrrojnė pamjen e mobiljet. Disa dėshirojnė tė afrohen me individė tė seksit tjetėr tė vejė, pra tė sė njejtės gjendje shpirtėrore, e tė flasin pėr njeriun e humbur.

            Nė historinė e njerėzimit nė disa popuj gruan e dėnojnė tė shoqėrojė burrin nė varr, jo si simbol i pėrjetėsisė sė bashkqenies, por pėr tė treguar se gruaja ėshtė njė gjė, send, qė duhet ta shoqėrojė burrin e vdekur, e pėr kėtė jeta e saj duhet tė zgjasė aq sa ajo e tė zotit tė saj. Kurse pėr burrin nuk ėshtė kėshtu.

            Interesante janė edhe rastet nė botėn e kafshėve, si e veja e mjelmės qė mbas humbjes sė shokut tė saj qendron gjithė jetėn e vejė apo lejlejkut qė pasi humb shokun shikohet tė kthehet gjithmonė vetėm pėr shumė vjet.

            Kėto raste tė admirueshme tė lidhjeve bashkėshortore arrijnė kulmin nė atė qė ndodh me mjelmat qė pas vrasjes apo ngordhjes sė shokut apo shoqes sė tyre qendrojnė pa u ushqyer pėrpara trupit derisa bien pėrfundimisht. Raste tė tilla janė tė shpeshta edhe tek papagajtė tė cilėt me tė drejtė janė quajtur tė pandashėm. Bonnet tregon pėr njė kopje papagajsh: "femra e vjetėr nuk mund tė lėvizte ndėrsa mashkulli i saj e ushqente me sqep dhe, kur ajo vdiq, ai qau". "Duke bėrė tė ndihej - shkruan Kanestrini  - dhembjen e tij me klithma derisa pėrfundoi edhe ai". Kėshtu janė tė pafund studimet e natyralistėve Franklin, Franzolini, Kanestrini e tjerė pėr sjelljet e kafshėve dhe shpendėve e kryesisht me papagajtė, pėllumbat, dallėndyshet, gardalinat, gargujt etj.

            Vejusha tek njeriu ėshtė mė pak e goditur, se amėsia mbizotėron mbi ndjenjėn seksuale. Ajo e di se rreth saj mblidhen  lidhjet ndjesore tė familjes, se rreth saj mblidhen fėmijėt. Pėr kėtė e veja me fėmijėt, kur nuk e shtyjnė kushtet ekonomike rri e vejė, besnike e kujtimit tė burrit. E ngushėllojnė shpirtėrisht fėmijėt; por kur nuk ka fėmijė, nevoja e amėsisė e ēon tė kėrkojė njė martesė tė dytė. Por pėr motive shoqėrore njė grua jo gjithmonė mund tė qėndrojė pa u mbėshtetur moralisht e shpesh edhe financiarisht nga njė burrė, i cili nga ana e tij po tė ishte i vé mund tė jetonte e punonte vetėm, i mbyllur nė dhembjen e tij.

            Gruaja e vé ėshtė objekt nė ēdo epokė e aluzioneve pėr besnikėrinė e saj; njė proverb thotė: "Dhembja e sė vejės ėshtė si dhembja e bėrrylit" qė do tė tregojė njė dhembje tė fortė por qė kalon shpejt. Por sidoqė tė jetė e pėr kėdo burra a gra tė mbeturit i vé ėshtė pak a shumė e vėshtirė, kjo sipas lidhjes, dashurisė dhe kohės qė kanė kaluar bashkė. Vejushėria  shtėrngon nė ndarje materiale, por kur shkrirja e bashkėshortėve ėshtė e plotė, vdekja e njerit shėnon edhe vdekjen e tjetrit, nėqoftėse jo fizikisht, psikologjikisht. Nė kėto raste nuk ka humbje tjetėr qė mund tė barazohet me tė. I veji ėshtė i vdekur pėr jetėn, tė paktėn pėr gėzimin. Dhembja e ka mbėrthyer e do ta pushtojė me mė tė ziun pesimizėm. Jo vetėvrasja siē do donte Shopenhaueri, por lėvizja dhe puna shėrbejnė si antidodė, siē ka thėnė Leopardi. Mua mė duket se tė qėnit e njė dopio uni qė duket tek ata qė kanė humbur objektin e dashurisė sė tyre tė plotė, ndjejnė se uni shpirtėror ėshtė goditur o shkatėrruar e se ėshtė kthyer nė njė tek fizik, material, qė vazhdon tė jetojė ose mė mirė vegjetojė e mbizotėrojė tė paktėn me forcėn e nevojave tė jetės vegjetative. Kėtė e ndjejnė mirė ata tė vé qė dashuruan fuqimisht shokun e tyre tė humbur. Tek ata mund tė ndjehet dėshira seksuale, por ēfarė ndryshim bashkimi, nė ēfarė shpirti, truri e zemre bashkėpunonin si njė, nė shkrirjen e plotė tė tė dy qėnieve. Tė bėrit seks krejtėsisht material, nė raste tė tilla, mund tė ngjasojė me tė ngrėnit e atij qė ulet nė tavolinė i shtyrė nga njė nevojė pėr t'u ushyer (nga uria), por me mendje e shpirt tė trazuar e diku tjetėr, kalimthi dhe e trishtė e pa shije qė kalon deri nė neveri. Kėshtu mbetet i neveritur njė i vé pas njė akti seksual vetėm fizik, se shpirti e dėshira ėshtė drejt tė humburit. Ose nevoja kthehet periodikisht me impulsivitetin material tė shtytjes hormonike, por mbetet inerte dhe e pashpirt. Dhembja dhe respekti i tė vejėve karshi kujtimit e dashurisė pėr shokun e humbur i ēon nė ndėrprerjen e marrėdhėnieve seksuale. Kėshtu sipas njė statistike tė dok. Jaeger  (Zyrih), tė vejėt zenė vendin e fundit nė tė bėrit seks, me l.7 %, kjo ndoshta edhe pėr shkak tė moshės sė pjesės mė tė madhe tė tyre, por pa mohuar edhe faktorin psikologjik qė mbizotėron atė fizik. Mbajnė vendin e parė me 13 % tė ndarėt, se nė fakt asnjė ndjenjė nuk i lidh me shokun e humbur me dėshirėn e tyre.

            Respekti karshi vejushėrisė ėshtė ekuivalent me besnikėrinė shpirtėrore. E thyen kėtė ai qė kalon nė njė martesė tė dytė. Shpirti popullor, i ndjeshėm, dėnon martesėn e re pėr tė vejėt, nga vendi nė vend nė forma tė ndryshme. Shembuj tė tillė tė mos aprovimit kemi edhe tek kafshėt tė studjuara nga Büchner e Kanestrini.

Spermatozoi dhe veza

Organet seksuale

Pozicionet e marredhenieve seksuale

Kënaqesia, e akti seksual e dhuna

Virgjëria e morali i shoqërisë

Endokrinologjia në raport me jetën

Ndjesitë e seksi

Shikimi

Dëgjimi, takti e shija

Kontakti fizik

Seksi dhe shoqëria

Turpi, veshja e moda

Nevojat seksuale dhe ndëshkimi seksual

Sasia e marrëdhënieve seksuale

Mashkulli e femra jo krejtesisht te ndryshëm

Vendosmëria seksuale e biseksualizmi

Martesa dhe ngjarjet e saj

Xhelozia

Udhëtimi i martesës dhe dhoma e çiftit, emigracioni dhe folezimi

Vejushëria

Steriliteti - vizita paramartesore - inçesti

Edukimi seksual e misioni i gruas në shoqëri

Prostitucioni e prostitutat

Klasifikimi i prostitutave

Regullimi dhe liria

Higjena seksuale e profilaksia e sëmundjeve veneriane

Onanizmi