Udhėtimi i martesės dhe dhoma e ēiftit, emigracioni dhe folezimi.

 

 

            Udhėtimi ėshtė nė instinktin e zogjve dhe peshqve pėr tė kėrkuar mjedisin e klimėn e pėrshtatėshme pėr raportin seksual. Muaji i mjaltit me ikjen e tij e ka prejardhjen tek turpi. Kėshtu tė martuarit pasi kanė kėrcyer gjithė kohėn nisen pėr udhėtim tė gjatė nga njė qytet nė tjetrin ku gjithė ditėn lėvizin duke parė e gjithė natėn nė njė manifestim tė shfrenuar seksual. Udhėtimet e martesės tė bėra kėshtu sigurisht ndikojnė negativisht nė qenien qė krijohet. Nė vend qė tė shkohet nė vende tė qeta ku natyra e bukur, ajri i pastėr e pushimi tė japin njė qetėsi olimpike e ndihmojnė nisjen e njė jete tė re tė shėndoshė.

            Pas emigracionit vjen folezimi pėr kafshėt dhe shtėpia e dhoma e gjumit pėr gruan e burrin qė formojnė familjen. Tė ndjerit pronarė i afron me ēdo objekt tė asaj dhome, ēdo qoshe nė tė cilėn dashuria, dhembja e gėzimi kryqėzohen nė intimitetin pa njeri, nė drithėrimėn e turpin lakuriq tė shpirtrave e trupave, larg nga njerėzit e nga bota. Balzaku thotė nė "Physiologie du mariage" se hasim mėnyra tė ndryshme pėr tė organizuar lidhjen bashkėshortore nė dhomėn e gjumit.

            1) me dy shtretėr paralelė

            2) nė dy dhoma tė ndara

            3) nė krevat dopio.

            Organizimi me dy dhoma tė ndara qė ka pasė qenė pėrdorur mė parė ka disa tė meta tė mėdha si psh., gruaja gjendet psikologjikisht nė kushte tė kėqija. Turpi ėshtė gjithmonė nė anėn e saj dhe e ndalon qė tė kėrkojė marrėdhėnie kur dėshiron, kurse burri kur do shkon tek gruaja ose e merr nė dhomėn e tij, pa qenė ajo e pėrgatitur pėr tė marrė pjesė nė kėnaqėsinė seksuale.

            Diēka mė mirė ėshtė dhoma me dy shtretėr paralelė por qė sėrish pėr mendimin tim ėshtė njė hap pėr tė shkuar drejt dhomės me krevat dopio qė ėshtė organizimi mė i mirė. Aty ndjehen mė mirė tė dy tė martuarit, lidhen mė shumė nė aspektin fizik e shpirtėror, duke u shkrirė nė ēdo moment, duke qendruar e ndjerė gjithmonė pranė njeri-tjetrit. Tė bashkbanosh do tė thotė tė njihesh gjithnjė e mė mirė, tė kuptohesh, tė shkrihesh nė njė trup e njė shpirt. Kjo shkrirje arrin derisa kėto dy qenie t'i ngjasojnė njeri-tjetrit edhe fizikisht edhe shpirtėrisht. Kjo ngjashmėri rrjedh, sipas meje, nga bashkimi i dy imazheve qė shkrihen nga harmonia bashkėshortore, prej intimitetit e bashkjetesės, fitojnė tė njejtėn mėnyrė nė tė menduar (aq sa shpesh mendojnė nė tė njejtėn kohė tė njejtėn gjė qė gabimisht quhet telepati), krijohet njė mimikė e njejtė, e fitojnė tė njejtėn mėnyrė nė tė shprehur.

            Krevati i vetėm, nuk ėshtė thjesht mjet ku kryhet akti seksual, por i shėrben bashkimit e shkrirjes sė plotė, lidhjes e mirbesimit tė plotė, pajtimit e bashkimit tė vėrtetė nė bashkjetesė. Ai i shėrben marrėdhėnieve seksuale sa edhe bashkėjetesės psikologjike, se ata e kanė njeri-tjetrin afėr, sa edhe gjatė natės konsumojnė momente tė njė seksi tė kėndėshėm nė kushtet e njė gjysėm errėsire nė tė cilėn gruaja mundet lirisht e zhveshur nga ēdo turp tė jepet me lakuriqsinė e trupit e tė shpirtit. Kėshtu dashuria e vėrtetė bashkėshortore zhvishet gradualisht nga veli i turpit duke iu shfaqur lakuriq njeriut qė e pushton trupin e tjetrit milimetėr pėr milimetėr (duke pushtuar kėshtu edhe shpirtin) duke u mėsuar me prekjen e ledhatimin e dorės e syrit qė rrėshqet dashurimisht edhe kur mosha ka bėrė tė zbehet bukuria fizike, pa mundur tė shkatėrrojė kurrė thesarin e pashterrshėm tė dashurisė sė vėrtetė shpirtėrore.

            Nėna na pushton nė vitet e para tė jetės nė tė gjithė lakuriqėsinė e trupit tonė qė e ledhaton dhe e puth; por turpi do tė fshehė shpejt nga sytė e saj format e adhuruara dhe jeta do tė na shkėpusė gradualisht prej saj. E pastaj do tė jemi vetėm derisa nė rrugėn tonė tė shfaqet njė grua, nusja qė pėr ne sakrifikon turpin qė ėshtė pjesė e shpirtit tė saj dhe edukatės, dhe qė lė babain dhe nėnėn pėr t'u bashkuar me ne. E ne para saj zhvishemi, si njė herė para Nėnės, vendin e sė cilės ajo zė, e ėshtė ajo shoqja jonė e vėrtetė mbajtėsja e ēdo sekreti. Mė pas njė ndjenjė e re do tė na shtohet atėsia, qė nė atė krevat ndjen lumturinė tek sheh si ushqehet krijesa e jonė nė atė gjoks me gjinjtė e zhveshur qė dikur na eksitonin e qė tani na bėjnė tė mallėngjehemi. Ky ėshtė ēifti i lumtur qė heton, shqetėsohet e qesh me fėmijėn e tij qė vuan, gėzon e luan, me kėmbkat, doēkat, duke bėrė edhe provat e para tė kantos.

            Dashurohet vetėm njė herė, e vetėm njė ėshtė gruaja qė adhurojmė. Poligamia njerėzore ėshtė vetėm trupore, materiale; shpirtėrisht asnjė kafshė nuk ėshtė monogame si njeriu. Mund tė pushtohen shumė femra pra gjatė njė kohe ose nė tė njejtėn kohė; por njė vetėm ėshtė ajo qė adhurohet dhe nga e cila adhurohemi (me tė cilėn kemi afėrsi fizike e shpirtėrore).

            Mundet qė si i ve tė krijosh njė jetė tjetėr bashkėshortore (poqese gruaja jote e parė ishte dashuria e vėrtetė e madhe, gjė qė nuk i takon tė hasė ēdo njeriu), por nuk do tė gjesh kurrė njė bashkim tė dytė me elementėt shpirtėrorė si mė parė. Martesa e re gati gjithmonė dėmton imazhin e personit tė adhuruar si njė tradhėti. Edhe mė keq kur martohet njė i ve me njė vejushė, vuajtja dhe mospėrputhja ėshtė e dyanėshme, elemente tė mbetur nė kujtesėn tonė nga martesa e parė pėrsėriten deri nė aktin seksual krejt tė ndryshėm (me preferenca tė ndryshme) pėr tė dy.

            Dashuria ėshtė antidoti mė i mirė pėr dhembjen, kur burimi juaj i pafund duket i fikur, e shoqja juaj ka humbur, kemi gjithmonė atė qė ajo ka lėnė tek ne shpirtin, kujtimin, idenė, frymėzimin, qė na mbajnė edhe shumė pas vdekjes, ndjenja ėshtė pėr ne njė lehtėsim i madh. Dashuria e vėrtetė qė nuk mund tashmė tė gjejė kėnaqėsinė lehtėsohet nga puna qė ėshtė antidoti vėrtetė mė i denjė.

 

Spermatozoi dhe veza

Organet seksuale

Pozicionet e marredhenieve seksuale

Kënaqesia, e akti seksual e dhuna

Virgjëria e morali i shoqërisë

Endokrinologjia në raport me jetën

Ndjesitë e seksi

Shikimi

Dëgjimi, takti e shija

Kontakti fizik

Seksi dhe shoqëria

Turpi, veshja e moda

Nevojat seksuale dhe ndëshkimi seksual

Sasia e marrëdhënieve seksuale

Mashkulli e femra jo krejtesisht te ndryshëm

Vendosmëria seksuale e biseksualizmi

Martesa dhe ngjarjet e saj

Xhelozia

Udhëtimi i martesës dhe dhoma e çiftit, emigracioni dhe folezimi

Vejushëria

Steriliteti - vizita paramartesore - inçesti

Edukimi seksual e misioni i gruas në shoqëri

Prostitucioni e prostitutat

Klasifikimi i prostitutave

Regullimi dhe liria

Higjena seksuale e profilaksia e sëmundjeve veneriane

Onanizmi