Xhelozia

 

            "...Dashuria ėshtė e fortė si vdekja, xhelozia ėshtė rezistente si ferri, krahėt e saj janė krahė zjarri, flakėmadhe." (Bibla)

            Dashuria e xhelozia vėshtirė se ndahen. Por kush ėshtė xheloz (tė gjithė ata qė duan, janė xhelozė) kėrkon jo vetėm tė jetė i kėnaqur fizikisht por qė objekti i dashurisė t'i pėrkasė vetėm atij e jo tė tjerėve. Nė specien njerėzore xhelozia ėshtė nė proporcion me dashurinė, sipas shkallės sė qytetėrimit ndryshon edhe forma, shfaqja e fuqia e kėsaj ndjenje bijė tė erotizmit. Xheloxia lind me dashurinė. Mund tė thuhet se e mbėshtet, nė ndonjė rast e mbro;, lufton poliandrinė e poligaminė duke forcuar institutin e familjes. Nuk jam dakort me Tissot apo Rusonė qė ja mohojnė kėtė ndjenjė njerėzve tė egėr e kafshėve. Darvini dhe Kanestrini na e kanė shpjeguar mjaft gjerė se kjo ndjenjė ėshtė e pranishme nė njė pjesė tė madhe tė kafshėve. Edhe ne jemi dėshmitarė tė kėsaj ndjenje tek pėllumbat, papagajtė etj., qė i mbajmė nė shtėpitė tona, tė cilėt jo vetėm janė xhelozė por edhe hakmerren kundėr tradhėtisė, siē ėshtė rasti i lejlekėve ku mashkulli i ndihmuar nga tė gjithė lejlekėt e mbysin femrėn qė ka tradhėtuar. Po kėshtu edhe shqiponja.

            Xhelozia ka gjithmonė njė bazė seksuale. Ajo ndjehet edhe mes  homoseksualėve, kafshėve e njeriut, e kafshėve tė specieve tė ndryshme mes tyre. Kėshtu janė xhelozė majmunet kur gratė i afrohen meshkujve tė tyre, po kėshtu qentė qė janė shumė tė lidhur me padronen e nuk lejojnė njeri as t'i afrohet apo mė keq ta prekė, dhe duket qartė se pse. Kjo ndjenjė, siē shihet nuk ėshtė vetėm njerėzore, por universale dhe jo vetėm me pėrmbajtje seksuale por edhe tė formave tė tjera pasionale si; dashuria prindėr-fėmijė dhe e kundėrta (nė tė cilėn nuk mungon njė refleks i largėt erotik), por edhe mes shokėsh, miqsh etj. Shfaqja fillestare por e dhunėshme e xhelozisė njerėzore pas atyre tė tė egėrve, e gjejmė nė disa popuj e individė tė cilėt i mbyllin gratė pėr tė mos i parė tė tjerėt. Kėshtu janė tė dėnuara gratė turke, qė tregon pėr efektet qė sjell xhelozia e kėtij populli. Po kėshtu nė Libi e Arabi (pothuajse nė tė gjitha vendet muslimane) nė njė pjesė tė tė cilave jetohet ende nė poligami (haremet). Nė mendjet e kėtyre popujve (muslimanė) xhelozia rrjedh nga njė botkuptim fetar e hierarkik i klasės e jo nga dashuria, kjo shihet nė mėnyrėn si martohen me (ose mė mirė marrin) gratė e shumta, tė ligjėshme e tė paligjėshme. Pėr burrin, kėtu nuk ka xhelozi pėr gratė e varrosura nė harem, por tabu qė nuk preket se ofendon zotėrinė, se kėshtu thotė ligji, qė tė mos i preket objekti i kėnaqėsisė e jo se atij i bėhet vonė pėr to. Pėr gruan nuk di se mund tė ketė pozicion mė fyes. Mė mirė sipas meje prostitucioni.

 

 

                                    *          *          *

           

 

            Xhelozia ka sfond seksual e ndryshon tek prindėrit nė raport me fėmijėt; shqetėsimi e vuajtja qė provon babai kur sheh vajzėn sė cilės i sillen rrotull, apo nė krahėt e njė burri qė e pushton, kurse nėna nuk vuan, pėrkundrazi dėshiron. Nėna mbėrthehet nga njė xhelozi e ēuditėshme kur djali i saj do nusen. Atėhere gati gjithmonė ajo merr formėn e vjehrrės, kaq e vėrtetė ėshtė kjo saqė shfaqet gati gjithmonė kundėr gruas sė djalit, e jo kundėr burrit tė vajzės. Dhe vjehrra nė kėto raste ėshtė e tmerrėshme me shpėrthimin e inatit e zemėrimit tė shurdhėr, qė vetėm xhelozia mund tė japė. Kurse babai qė vuan pėr vajzėn provon njė ndjenjė kėnaqėsie kur shikon djemtė me fat nė dashuri ose kur janė tė martuar i do edhe nuset, i sigurtė pėr fekondimin, pra vazhdimėsinė. Pėrveē sjelljes sė vjehrrės qė meriton tė studiohet nė kėndvėshtrimin seksual tė xhelozisė janė edhe njerka e njerku.

            Figura e njerkės ėshtė e pėrbėrė nga njė thurje e xhelozisė dhe mėmėsisė (xhelozisė seksuale e xhelozisė amėsore ose mungesės sė amėsisė). Ajo qėndron mes dy impulseve. Nuk kuptohet njerku, i cili si mashkull duhet tė ishte xheloz pėr fėmijėt e gruas sė tij, por nuk ėshtė. Pėr kėtė figura e njerkės ėshtė gati gjithmonė asgjė mė shumė se shprehje, e kthyer mbrapsht e amėsisė, se ajo urren fėmijėt e burrit tė saj me gruan e parė, dhe se ajo shpesh sterile pėr shkak tė moshės sė madhe tė martesės, ndjen tė mbushur shtėpinė me njerėz tė huaj pėr tė. Djali dhe njerka janė paraqitur nė njė kuadėr tė gjallė nga Hygo nė "Petit Paul".

            Njerku nuk ėshtė kurrė i keq me fėmijėt e gruas ish vejushe. Arsyeja ėshtė nė fuqinė e vogėl tė ndjenjės sė atėsisė. Kurse amėsia ėshtė prepotente dhe qorre. Njerka ka marrė famė tė keqe pėr urrejtjen kundėr ēdo gjėje e gjithkujt qė cėnon krijesat e saj. Kjo nė kontradiktė me fėmijėt e burrit qė janė aq tė dėshiruar pėr dashurinė e nėnės qė i mungon e qė nuk duan ta zėvendėsojnė me ndonjė tjetėr qė pėr sytė e tyre ėshtė e huaj, mė keq, e asaj tė huaje qė i ka zenė vendin nėnės sė tyre nė shtėpi dhe nė zemrėn e tė jatit duke ja shkėputur edhe atė. I jati nga ana e tij tregohet mė i dashur me fėmijėt e lindur me gruan e re (ndoshta se janė mė tė vegjėl).

            Siē duket psikologjia e kėtyre marrėdhėnieve ėshtė shumė e komplikuar, por nė sfondin e saj ėshtė dashuria amėsore qė ėshtė seksuale nė nisjen e saj si dhe xhelozia. Kjo ėshtė dashuria, kjo ėshtė urrejtja; kėtej nėna sublime deri nė sakrifikim tė vehtes, andej njerka e keqe e egoiste.

            Por si nė njerin rast ashtu edhe nė tjetrin, shkaku ėshtė gjithnjė seksual.

 

Spermatozoi dhe veza

Organet seksuale

Pozicionet e marredhenieve seksuale

Kënaqesia, e akti seksual e dhuna

Virgjëria e morali i shoqërisë

Endokrinologjia në raport me jetën

Ndjesitë e seksi

Shikimi

Dëgjimi, takti e shija

Kontakti fizik

Seksi dhe shoqëria

Turpi, veshja e moda

Nevojat seksuale dhe ndëshkimi seksual

Sasia e marrëdhënieve seksuale

Mashkulli e femra jo krejtesisht te ndryshëm

Vendosmëria seksuale e biseksualizmi

Martesa dhe ngjarjet e saj

Xhelozia

Udhëtimi i martesës dhe dhoma e çiftit, emigracioni dhe folezimi

Vejushëria

Steriliteti - vizita paramartesore - inçesti

Edukimi seksual e misioni i gruas në shoqëri

Prostitucioni e prostitutat

Klasifikimi i prostitutave

Regullimi dhe liria

Higjena seksuale e profilaksia e sëmundjeve veneriane

Onanizmi