Vendosmėria seksuale e biseksualizmi

 

 

 

            Kur fetusi ėshtė i seksit mashkull, sjell shqetėsime e vuajtje mė tė mėdha pėr shkak tė antagonizmit tė seksit me nėnėn. Tek nėna ka tendenca tė frenimit tė zhvillimit tė seksit mashkull qė ka gjėndra eteroge, tė ndryshme, me tė sajat e qė hasin nė kundėrshtim mbrojtės nga organizmi i nėnės. Mever ka treguar se nė numrin e tė lindurve tė vdekur, vihet re njė raport 150 meshkuj kundrejt 100 femrave. Antagonizmi biologjik i pėrcaktuar nga hormonet fetusale pėrpunuar nga gjendrat seksuale, tė fėmijės mashkull kanė veprim kundėrshtues me organizmin e nėnės; kurse nėna, pėr njėtrajtshmėri seksuale mban mė mirė njė shtatzani me embrion tė seksit femėr. Po kėshtu ndodh edhe nė rastet e binjakėve. Kuriozitet paraqesin studimet e bėra nga Revelli nė Francė e Austri, qė shtatzanitė dopio, tė pėrbėra nga njė femėr e njė mashkull janė me njė qėndrueshmėri jetėsore mė tė madhe nga dy kategoritė e tjera, (dy meshkuj ose dy femra).

            Shumė problem sjell tek njerėzit mendimi se ēfarė do tė lindė mashkull apo femėr dhe ēfarė ata duan. Hipokrati e Aristoteli menduan se meshkujt lindin nga gjendrat gjinore tė djathta kurse femrat nga ato tė majta. Kėto hipoteza u pėrhapėn mė pas nga Demokriti e shumė e shumė tė tjerė. Mė vonė u pėrhapėn teori tė tjera sipas tė cilave kishte rėndėsi pozicioni nė tė cilin ndodhej femra kur kryhej derdhja e spermės, disa rreth fuqisė sė hėnės nė periudha tė ndryshme, teori tė tjera e lidhėn kėtė me moshėn, ushqimin etj. Pastaj Berthon nxorri njė ligj tė vėrtetė kozmik pėr raportin me njė tė katėrtėn e periudhės hėnore. Doktori francez Duprat (1922) e ndjen veten nė gjendje tė parashikojė se ēfarė do tė lindė duke ditur datėn e fekondimit e disa tė dhėna si ditėlindja e gruas etj. Tury (1863) jep nėpėrmjet statistikash teorinė se njė vezė e re riprodhon njė femėr, njė vezė e vjetėr njė mashkull, njė spermatozo i ri jep njė mashkull, kurse njė i vjetėr njė femėr.


 

            Nga teoria e Tury mė pas Dusing formuloi ligjin e vetrregullimit tė sekseve nga vendosja e ekuilibrit demografik nė mes meshkujve e femrave. Kėshtu ky propocion meshkuj-femra ėshtė i qėndrueshėm nga njė ligj i pandryshueshėm pėr tė cilin nė specien njerėzore meshkuj e femra janė si 106 me 100. Kėto vlera tė ndryshuara prej ēdo lloj arsyeje (luftra ku vriten mė shumė meshkuj etj.) normalizohen pra rivendosen automatikisht duke ēuar nė ekuilibėr, pra nė raportin e mėsipėrm. Pastaj dolėn 4 ligjet e trashigimisė sė Darvinit, sipas tė cilit prindi mė i ri e mė i fortė transmeton tek fėmija numrin mė tė madh tė karaktereve edhe seksin.

            Nė Qelizat seksuale, si nė tė gjitha qelizat, nė Nukėl ndodhen kromozonet. Tek kėto janė vendosur karakteret trashėgimtare, genet. Kur qelizat piqen humbin gjysmėn e kromozoneve dhe kur dy qelizat, femėrore e mashkullore bashkohen nė njė tė vetme (ovosperma), numri i kromozoneve kthehet nė numrin e mėparshėm. Kėshtu  veza dhe spermatozoi pėrmbajnė sejcili 24 kromozone. Nė pjekuri i mbesin nga 12 kromozone dhe kur dy qelizat bashkohen bėhen serish 24 kromozone. Gjithė trashėgimia transmetohet nga kromozonet qė janė aq sa tė babait dhe tė nėnės. Nė kėtė stad seksi ėshtė neutro. Disa biologė japin kėtė origjinė seksit: ata thonė, se ka njė numėr jo tė barabartė kromozonesh, ose mė saktė njė numėr tė barabartė plus njė mė shumė tė mashkullit ose femrės qė u mbiquajt kromozoma seksuale. Kėshtu poqese qeliza mashkullore ka kėtė kromozonė mė tepėr, fėmija ėshtė mashkull dhe poqese asnjė nga qelizat nuk e ka kromozomėn fėmija ėshtė femėr. Champy nė veprėn e tij "Seksualite et hormons", flet mbi seksualitetin ose ermafreoditizmin nė ato raste tė individėve tė rinj tė cilėt deri nė njė moshė nuk fitojnė karakteristikat e seksit. Unė pėr kėtė kam shkruar njė monografi.

            Mund tė shohim njė pėrplasje tė vėrtetė tė pavarėsisė sė seksit psikologjik me seksin gjenital. Kjo pavarėsi  ėshtė mė e shpeshtė nga ē'e kujtojmė. Nė fakt si tek kafshėt dhe tek njeriu mund tė ketė karakteristika gjenitale tė njė seksi dhe tendenca tė njė seksi tjetėr. Kujtohet pėr kėtė Mikelanxhelo, me tendenca siē duket homoseksuale. Mendohet bile se forca e skulpturave tė tij ėshtė pėr shkak tė prirjeve tė tij femėrore, gjė qė e bėri tė krijojė objekte tė dėshirave tė tij erotike: meshkuj muskulozė. Kurse Rafaelo, ishte etero-seksual bile iperseksual nė tendencat e tij pėr femrat, ėshtė pėr kėtė qė ka pikturuar gra tė ėmbla e tė bukura.

            Nė fakt biseksualiteti ėshtė i fuqishėm nė ēdo individ jo vetėm nė periudhėn embrionale e fetusale. Kjo qė nga trashėgimia e kryqėzuar qė provohet me ngjashmėrinė e zakonshme qė vajzat kanė me babain dhe  djemtė me nėnėn (babai e nėna transmetojnė karakteristikat nga njė gjeneratė nė tjetrėn individėve tė seksit tjetėr).

            Luhatja nga njė seks nė tjetrin nganjėherė ėshtė aq e afėrt sa qė mund tė jetė si vezėt e rotiferit qė nėn 18 gradė janė femra kurse mbi kėtė temperaturė dalin meshkuj, ēėshtje dimensionesh siē ėshtė me lampredet mė saktė mizinet qė janė femra poqe se janė deri nė 30 centimetra, mbi kėtė gjatėsi bėhen meshkuj, tek Girini qė kur ushqehen me substanca azotate japin 95 % femra, ose edhe ēėshtje moshe si anilocret, crotace qė jetojnė parazitė tė peshqve, tė cilėt tė rinj janė meshkuj kur plaken bėhen femra.

            Kėto fenomene vihen re edhe tek njeriu, si disa femra qė kur plaken fitojnė karakteristika mashkullore tė ngjashme me disa dele qė kur plaken i dalin brirėt.

            Darvini shkruan pėr kėtė "Edhe pse sot sekset janė krejtėsisht tė pėrcaktruar si pėr mashkullin edhe pėr femrėn janė veshur (shtuar) funksione krejt tė veēanta, nė secilėn femėr tė gjitha karakteret dytėsore mashkullore ekzistojnė nė gjendje tė pėrgjumur e nė ēdo mashkull tė gjithė karakteret dytėsorė femėrore janė gati pėr t'u shfaqur nė kondita tė veēanta..."

Spermatozoi dhe veza

Organet seksuale

Pozicionet e marredhenieve seksuale

Kënaqesia, e akti seksual e dhuna

Virgjëria e morali i shoqërisë

Endokrinologjia në raport me jetën

Ndjesitë e seksi

Shikimi

Dëgjimi, takti e shija

Kontakti fizik

Seksi dhe shoqëria

Turpi, veshja e moda

Nevojat seksuale dhe ndëshkimi seksual

Sasia e marrëdhënieve seksuale

Mashkulli e femra jo krejtesisht te ndryshëm

Vendosmëria seksuale e biseksualizmi

Martesa dhe ngjarjet e saj

Xhelozia

Udhëtimi i martesës dhe dhoma e çiftit, emigracioni dhe folezimi

Vejushëria

Steriliteti - vizita paramartesore - inçesti

Edukimi seksual e misioni i gruas në shoqëri

Prostitucioni e prostitutat

Klasifikimi i prostitutave

Regullimi dhe liria

Higjena seksuale e profilaksia e sëmundjeve veneriane

Onanizmi