Turpi, veshja e moda

 

            Cila ėshtė orgjina e veshjes, e pse u veshėn njerėzit primitivė ? Gjithēką na ēon tė mendojmė se veshja ka ardhur nga nevoja e stėrgjyshėrve tanė pėr t'u mbrojtur nga agjentėt atmosferikė. Por pėrse popujt e egėr preferuan qė tė mbulojnė pjesėrisht o plotėsisht organet gjenitale? Kėto vihen re edhe sot nė popujt e prapambetur si nė Tansmani, ishujt Anakoreti, Nueiret e Afrikės apo nė Bongo etj. Diku mbulohen me gjethe e diku me duar.

            Veshjet e para shėrbyen pra jo aq pėr t'u mbrojtur nga klima sa pėr tė fshehur e mbrojtur organet seksuale. Dhe kjo ligjėroi turpin i cili paraqitet me legjendarin gjethen e fikut. Nga organet seksuale gjethja e fikut u hap dhe mbuloi tė gjithė trupin e njeriut ndėr shekuj duke u modifikuar e perfeksionuar nė material dhe nė model. Veshja, thotė dikush, nuk identifikohet me turpin, sepse nganjėherė duket sikur veshja vetė gjeneron turpin. Kėshtu nė ato fise ku u tentua t'i mėsojnė pėr tė dalė tė veshur papritmas u vu re tek ata ndjenja e turpit pėr tė dalė tė veshur. Mantegazza mbėshtet origjinėn e turpit nga veshja, ai na kujton se Livingston veshi dy vajza 10-vjeēare nga Beanda-Pezis, ku rrijnė krejtėsisht tė zhveshur, dhe shikoi tė zhvillohej tek ato menjėherė ndjenja e turpit derisa pas dy javėsh ato mbulonin edhe gjoksin kur tė tjerėt kalonin nė dhomėn e tyre tė gjumit.

            Mund tė arrihet nė pėrfundim pra se turpi ka prejardhje seksuale dhe ka tė bėjė dhe me veshjen qė rrjedh prej saj, (pėr tė fshehur atė qė nga pikpamja morale ėshtė e turpėshme). Turpi zhvillohet me qytetėrimin e popujve. Ai nuk eksiston mes popujve tė egėr siē nuk eksiston tek kafshėt. Veshja qė mbulon e qė fsheh pėr tė bėrė tė maskuar e tė dėshirueshme ėshtė emblema e turpit fizik dhe estetik.

             Veshja sė bashku me bizhuteritė qė bėjnė pjesė nė tė, zgjedhja e ngjyrave, tejpashmėrisė, pjesėve tė hapura etj., gjithēką, tė gjitha modelet e pėlqyeshme janė ato qė ngacmojnė fantazinė erotike. Arti i joshjes ka zbuluar pasqyrėn qė i shėrben kryesisht grave tona gjithkund, nė shtėpi, nė teatėr, nė rrugė. Gratė sipas njė publikimi tė besueshėm harxhojnė pėrpara pasqyrės njė kohė tė madhe. Ja njė tabelė, nuk dihet sa e vėrtetė, por sidoqoftė tregon diēka pėr tė cilėn ne jemi dėshmitarė se sa gratė qėndrojnė pėrpara pasqyrės nė njė ditė.

            6-10 vjeē         7 minuta

            10-15               15

            15-20               22

            20-25               25

            25-30               30

            30-35               24

            35-40               18

            40-50               60

            50-60               7

           

            Veshjet e modės, bizhuteritė, vija e pėrsosur e pantallonave apo nyja artistike e gravatės, krehja e flokėve, tualeti, ishin sukses nė dashuri. Gratė (dhe njė pjesė e burrave) janė si fluturat; vrapojnė drejt gjithēkaje qė shkėlqen e shpesh pėrfundojnė duke djegur flatrat.

                        Kėshtu siē thamė mė lart veshja ndėrthuret me ndjenjėn e turpit e me moralin. Sipas doktor Orsit, origjina e turpit ėshtė estetike. Ai sjell shembull faktin se gratė e shėmtuara janė mė tė turpshme, kurse gratė e bukura nė tė kundėrt. Ndėrsa tė parat fshehin gjithēką nga trupi i tyre dhe kjo ndjenjė pėrhapet nė sferėn fizike dhe nė atė spikike e morale; gratė e bukura kanė dėshirė qė tė lėnė tė shihet gjithēką nė planin fizik e psikologjik. Pra edhe teoria e dok. Orsit lidh turpin me kuptimin erotik e seksual.


 

            Nganjėherė veshja tė jep mundėsinė tė shohėsh pamje mė shumė se syri do tė shihte lirisht, femra gjysėm e zhveshur ėshtė mė eksituese e skandaloze se e zhveshur krejt. Kėshtu veshja shėrben pėr tė mbuluar gjysmėn e pėr tė fantazuar atė qė mbetet, duke ndezur dėshirėn pėr tė.

            "Kufijtė e turpit, - shkruan Mantegazza, - janė tė pėrcaktuar nė mjaft vende nėpėrmjet veshjeve qė shkojnė nga gjuri poshtė deri tek gjinjtė sipėr. Nė fakt kemi tė bėjmė me vlerėsimin e organeve gjinore. E ēfarė ėshtė turpi fizik, veēse turp psikik, i cili nuk ėshtė gjė tjetėr veē njohja e organeve tė riprodhimit. Kjo ėshtė kaq e vėrtetė sa qė turpi nuk ekziston derisa kėtyre organeve t'i njihet vlera. Por duhet thėnė se turpi e me tė edhe morali seksual, ėshtė padrejtėsisht gati i gjithė pėr pjesėn femėrore tė njerėzimit, pėr popujt e qytetėruar e pėr ato tė paqytetėruar. Kėshtu nė shumė popuj meshkujt rrinė lakuriq e vetėm gratė mbulohen, kurse nė mjaft popuj tė tjerė femrat mbulohen vetėm fill mbas martesės, kur ato bėhen pronė e meshkujve tė cilėt janė xhelozė.

            Tė skuqurit e faqeve, ulja e syve pėrtokė nga personat e turpshėm e nga vajzat kryesisht, ėshtė manifestimi mė i qartė i njohjes nga ana e tyre e gjėrave seksuale, qofshin edhe tė nocioneve tė paqarta e fillestare. Skuqesh se mendon pėr objektin qė provokon turpin. Kėto vihen re mė shumė tek gratė, e veēanėrisht tek femrat e meshkujt nė periudhėn e pubertetit, sepse nė kėtė periudhė ėndėrrat punojnė nė intimitet. Por gjėrat na bėjnė tė skuqemi njė herė, e kur vazhdojnė ēdo gjė kalon, kėshtu ndodh p.sh. me ushtarėt qė para komisionit mjekėsor tė turpshėm zhvishen lakuriq, nė fillim duke vendosur duart para organit gjinor, kurse pas pak rrijnė normalisht sikur janė tė veshur. E njėjta gjė ndodh nė plazhe.

            Por turpi si veshja, krehja, tualeti, ndjek modėn e rrethanat e jetės, zhvillimin e edukatėn, qė ndėrrojnė me stinėt e mjedisin (mal apo det) e qė nė fund janė morali i kohės. Ēdo epokė ka modėn e saj, turpin e saj, kėrcimet e saj... Ato janė shprehje e kohėve, e gjendjes shpirtėrore, morale e politike tė popujve.

            Kurse turpi tek burri ka njė shprehje etike tė veēantė, gati-gati kufizohet me raportet me gratė, tė cilat kėrkon tė mos i fyejė e prekė. Tek ai turpi fizik nuk ka motiv tė jetė mbrojtės, kurse turpi estetik ka tė bėjė me sjelljet me femrat nė shoqėri. Por ai e di mirė se, atėhere kur nuk ėshtė larg qėllimi pėr tė cilin i vardiset njė femre, ėshtė mirė e me rezultat tė dish tė pėshpėrisėsh fjalė jo krejtėsisht tė turpėshme, tė cilat mund t'i quajmė galante e qė shėrbejnė pėr tė stimuluar dėshirėn e gruas. Ndėrsa ajo duke dėgjuar hiqet e turpėshme, e ofenduar, nė fakt i pėlqejnė, kjo do tė ishte njė gjendje paradėshire, parakėnaqėsie, e mbushur me njė kėnaqėsi tė veēantė.

            Burri nuk e ka shumė tė zhvilluar ndjenjėn estetike tė tė veshurit. Kurse "Gratė, thotė Weininger, provojnė interes pėr lakuriqėsinė e grave tė tjera, gjė qė nuk e kanė meshkujt".

 

Spermatozoi dhe veza

Organet seksuale

Pozicionet e marredhenieve seksuale

Kënaqesia, e akti seksual e dhuna

Virgjëria e morali i shoqërisë

Endokrinologjia në raport me jetën

Ndjesitë e seksi

Shikimi

Dëgjimi, takti e shija

Kontakti fizik

Seksi dhe shoqëria

Turpi, veshja e moda

Nevojat seksuale dhe ndëshkimi seksual

Sasia e marrëdhënieve seksuale

Mashkulli e femra jo krejtesisht te ndryshëm

Vendosmëria seksuale e biseksualizmi

Martesa dhe ngjarjet e saj

Xhelozia

Udhëtimi i martesës dhe dhoma e çiftit, emigracioni dhe folezimi

Vejushëria

Steriliteti - vizita paramartesore - inçesti

Edukimi seksual e misioni i gruas në shoqëri

Prostitucioni e prostitutat

Klasifikimi i prostitutave

Regullimi dhe liria

Higjena seksuale e profilaksia e sëmundjeve veneriane

Onanizmi