Spermatozoi dhe veza

 

            Spermatozoi i njeriut u zbulua nė 1677 nga njė student me emrin Hammer por zbulimi duket ishte meritė e Hartsoecker qė nė vitin 1674. Nga 1700-1800 spermatozoi nė tekstet shkencore quhej "Krimbi spermatik". Ai ka njė gjatėsi 50-55 mikromilimetra. Köllicher mė 1841 njohu prejardhjen anatomike, kurse Lode pėrcaktoi se ēdo orgazėm e njeriut pėrmban mesatarisht 26.000.000 spermatozoide. Mė vonė Amantea e Rinaldini mė 1919 arritėn nė pėrfundim se numri mesatar i zakonshėm pėr ēdo derdhje ėshtė 50-100-500-700 milion.

            Tek spermatozoi dallohen tre elementė... Koka ovale pak a shumė e gjatė, pjesa ndėrmjetėse dhe bishti qė pėrfundon me njė fije tė gjatė (filament). Ky duke u luhatur (vibruar) i jep mundėsi spermatozoit tė lėvizė me njė shpejtėsi tė madhe 400 herė sa gjatėsia e tij, pra 1 deri nė 3 milimetra  nė njė minutė. Por po tė llogaritet gjatėsia pėr tė shkuar deri nė vezore nga qafa e mitrės janė rreth 20 centimetra qė ai duhet t'i pėrshkojė nė rreth 40 minuta.

            Jetėgjatėsia e spermatozoit jashtė organizmit tė njeriut nė temperaturė 37°-40° dhe nė mjedis alkalin mund tė shkojė edhe disa javė. Nė ajėr unė i kam parė tė jetojnė edhe pas 45 minutash. Nė organet femėrore spermatozoi jeton nga 8 ditė deri nė 3 javė e gjysėm.

           

            Spermatozoi ėshtė qelizė e varfėr me substanca ushqyese me funksion qė tė lėvizė shpejt e tė fekondojė, jeta e tij ėshtė e shkurtėr dhe e destinuar qė tė absorbohet nga veza. Dy qelizat, mashkullore dhe femėrore ngjajnė nė ndėrtimin e bėrthamės, por janė tė ndryshme nė substancėn protoplazmike, nga bashkimi i tyre krijohet njė qelizė e plotė, e aftė tė jetojė e tė riprodhohet "mė vonė". Qelizat mashkullore janė objekt i humbjeve tė mėdha, prandaj janė tė pafundme. Ato sapo, shkėputen nga organi qė i prodhon duhet tė jetojnė tė pavarura por nuk kanė ushqim. Pra dy janė arsyet e vdekjes, mungesa e ushqimit dhe mjedisi i ndryshėm nga ai i origjinės sė tyre. E kundėrta ndodh me vezėt tė cilat qėndrojnė brenda organizmit qė i prodhon dhe ushqehen prej tij, kėshtu qė nuk kanė rreziqe. Veza ka formė sferoidale dhe nė ndryshim nga spermatozoi ėshtė qeliza mė e madhe e organizmit qė gati gjithmonė arrin tė shihet me sy. Tek gruaja ajo ėshtė rreth 0.2 milimetra e zbuluar nga Karlo Baer mė 1827. Siē shihet ėshtė shumė mė e vogėl se veza e pulės apo e zogjve dhe kjo sepse nuk ka nevojė pėr ushqimin e embrionit pas fekondimit. Nėna e ushqen nga organizmi i vet me tė cilin veza rri e lidhur gjatė gjithė kohės sė shtatzanisė. 

            Mbase nuk ekziston nė tė gjithė botėn organike diēka e ngjashme si energjia, shpejtėsia e lėvizshmėria e spermatozoit.  Eshtė vėrtetė njė manifestim i mahnitshėm, triumfues, kori vibrues, si turmė pa fund qė shkon drejt vezės... Eshtė vėrtetė njė spektakėl mbretėror. Takimi dhe pėrzierja e spermatozoit me vezėn ėshtė akt konsesnsual:  vetėm njė nė mes tė disa milionė qelizave, nuk dihet se pėr ēfarė aftėsish e vlerash karshi tė tjerėve, arrin tė hyjė nė brendėsi tė vezės qė nga ana e saj e pret. Ai ėshtė i zgjedhuri i saj. Natyra kėshtu ka dashur; sapo njė spermatozo ka kaluar nė brendėsi tė vezės njė membranė rrethon, mbron dhe smbraps ēdo hyrje tjetėr. Normalisht pra vetėm njė spermatozoid fekondon. Ndodh qė pėr shkak tė zvogėlimit tė rezistencės sė vezės, tė papėrshkumėrisė sė saj pasi ka hyrė njė apermatozo tė lejohet hyrja e tė tjerėve. Rezultati nė raste tė tilla, ėshtė njė prodhim monstruoz. Kur spermatozoidet fekondojnė njėkohėsisht mė shumė se njė vezė kemi lindjen e binjakėve qė nė rastin e species njerėzore janė tė rrallė sidomos mė shumė se dy.

            Ajo qė duhet venė nė dukje ėshtė nevojshmėria e aktit tė bashkimit, i cili, nga origjina e tij fizike e biologjike, mundet, nė specien njerėzore tė arrijė nė njė proēes tė vėrtetė sublim..

           

Spermatozoi dhe veza

Organet seksuale

Pozicionet e marredhenieve seksuale

Kënaqesia, e akti seksual e dhuna

Virgjëria e morali i shoqërisë

Endokrinologjia në raport me jetën

Ndjesitë e seksi

Shikimi

Dëgjimi, takti e shija

Kontakti fizik

Seksi dhe shoqëria

Turpi, veshja e moda

Nevojat seksuale dhe ndëshkimi seksual

Sasia e marrëdhënieve seksuale

Mashkulli e femra jo krejtesisht te ndryshëm

Vendosmëria seksuale e biseksualizmi

Martesa dhe ngjarjet e saj

Xhelozia

Udhëtimi i martesës dhe dhoma e çiftit, emigracioni dhe folezimi

Vejushëria

Steriliteti - vizita paramartesore - inçesti

Edukimi seksual e misioni i gruas në shoqëri

Prostitucioni e prostitutat

Klasifikimi i prostitutave

Regullimi dhe liria

Higjena seksuale e profilaksia e sëmundjeve veneriane

Onanizmi