![]() |
Autori: Ferdinando De NAPOLI Titulli i origjinalit: Sesso e Amore nella vita degli uomini e degli animali Titulli i botimit shqip: Seksologjia Shqipëroi: Pjerin Logoreci ISBN 99927-603-1-1 |
|
|
Në këtë përkthim të shkurtuar janë pjesët më interesante e më të rëndësishme të veprës së gjerë "Seksi dhe Dashuria në jetën e njeriut e të kafshëve" të F. De Napolit, Docent i Klinikës Dermosifilopatike në Universitetin e Bolonjës, botuar më 1926 dhe ribotuar disa herë. Kjo është një vepër sa mjekësore aq psikologjike e filozofike në të cilën çështjet seksuale shihen të zbërthyera në këto tre plane. Ky përkthim i shkurtuar nuk ia ul aspak vlerat veprës, duke pasur parasysh se kështu është bërë një libër për të gjithë duke hequr pjesët ekstremisht shkencore, sidomos ato që i përkasin jetës seksuale të vegjetalëve dhe kafshëve. Gjithsesi mendojmë se kështu është kthyer në një libër me spektër më të gjerë, të përdorshëm e të nevojshëm, duke mbushur sado pak mungesën e njohurive të edukatës seksuale. Ky libër është një pjesë e shpirtit të Ferdinando De Napolit, një kundërvim i tij ndaj çdo paragjykimi. Ai është ushqimi i mendjeve të zbrazëta, të paditura dhe i atyre që duan ti mësojnë gjërat të bukura dhe të pastra ashtu siç janë. |
Pozicionet e marredhenieve seksuale
Kënaqesia, e akti seksual e dhuna
Virgjëria e morali i shoqërisë
Endokrinologjia në raport me jetën
Nevojat seksuale dhe ndëshkimi seksual
Sasia e marrëdhënieve seksuale
Mashkulli e femra jo krejtesisht te ndryshëm
Vendosmëria seksuale e biseksualizmi
Udhëtimi i martesës dhe dhoma e çiftit, emigracioni dhe folezimi
Steriliteti - vizita paramartesore - inçesti
Edukimi seksual e misioni i gruas në shoqëri