Logoreci | 100 Thënie

 

Zbavitu disa minuta
Nga Shaban Vani

21
Jeta jote është më e shtrenjtë se floriri, por, nëse të tjerët s’japin për të asnjë qindarkë, atëherë duhet vrarë mendja si duhet jetuar.

                                     22
Njerëzit nuk lindin ushtarë; ushtarë ata vdesin.

                                     23
Shkrimtari që synon të bëhet klasik, këtë e ka për të keqen e vet: atë s’ka për ta lexuar kush.

                                     24
Dashuria i bën të gjitha moshat të shkathëta.

                                     25
Jetëgjatësia dhurohet ndërsa jeton, pavdekësia - pas vdekjes.

                                     26
Ka nga ata burra që thonë: “T’i mbajmë gratë në krah!”, ndërsa duart i kanë në xhepa.

                                     27
Sa më pak para kanë policët rrugorë, aq më shpesh e shkelin shoferët rregulloren e qarkullimit.
                                     28
Po të mos e dinin se drejtonin firmat piramidale, do të kujtonin se ishin pasardhës të faraonëve.

                                     29
Qeveria çdo gjë e kryen me ekonomi: fajtorët i liron kur e shikon se këta vlejnë më pak se shpenzimet e burgut.

                                     30
Kur rivalet nuk ia hedhin vështrimin njëra-tjetrës, kjo nuk do të thotë se ato s’e shohin shoqja -shoqen.

 

< PREVIEW NEXT >

 


© LOGORECI