Logoreci | 100 Thënie

 

Zbavitu disa minuta
Nga Shaban Vani

11
Sa grindje ndodhin për shkak të interesave të përbashkëta!

                                     12
Për një jetë si në Perëndim, tek ne janë gati vetëm lugët.

                                     13
Nëse në Mars nuk ka njerëz, atje ka mundësi të bëhet jetë.

    
                                     14
Eshtë e vërtetë që numri i të marrëve po zvogëlohet, por cilësia e tyre sa vjen rritet.

                                     15
Sado që përvetësojnë nga pasuria shoqërore, përsëri u duket se nuk kanë arritur të marrin hisen e tyre.
                                     16
Akilët kujdesen për thembrën, pavarësisht se të keqen e kanë tek koka.

                                     17
Disa deputetë, edhe kur dremisin në seancat plenare të parlamentit, bëjnë gabime ortografike.

                                     18
I dashuruar është ai njeri që vrapon nëpër borë dhe nuk lë gjurmë.

                                     19
Martesa e dytë është triumfi i shpresës ndaj përvojës.
                                     20
Edhe nga ajka e shoqërisë mund të na vijë të pështirë.

 

< PREVIEW NEXT >

 


© LOGORECI