1
Nëse femra skuqet, nuk ka nevojë të shkojë në sallonet e bukurisë.
2
Sa më shumë gropa të kenë rrugët, aq më tepër hi na hedhin syve.
3
Në këtë botë secili ka synimin e tij: njëri të shpëtojë njerëzimin, tjetri - lëkurën e vet.
4
Ligji i ruajtjes së parave: sa më shumë kanë të tjerët, aq më i lumtur je ti.
5
Budallait në vendin e të mençurve, i duket se është në zyrat e doganave.
6
Në kohën tonë është vështirë të qëndrosh mbi piedestal edhe sikur të jesh përmendore prej çeliku.
7
Nëse të gjithëve do t’u kthehen pronat e tyre, ç’do të mbetet të përvetësojnë të tjerët?
8
Dashuria është si karrieristi: ka shumë sy, por s’dëgjon ç’thonë për të.
9
E ku do t’ia dijë paraja, qoftë edhe nga aleancat?
10
Lavdia arrihet atëherë kur aksionet e gomoneve drejtohen nga ata që flasin kundër tyre.
|