Logoreci > Viron Kona

 

Pėllumbat

Pėllumbat
Autori: Viron Kona
Kopertina: Bashkim Zahaj                                                                                                  Redaktor: Zenel Sina

Pėllumbat ėshtė njė libėr pėr moshėn e re. Nėpėrmjet ngjarjeve qė tregohen me nje stil tė lirė e tė rrjedhshėm jepen ngjarje qė na bėjnė tė reflektojmė e tė nxjerrim mėsim.

 

Fragment: 

PASQYRA  E  LENDES

               1. Degėz pranvere                        

             2. Tė dielėn e gjahut nė pyll            

             3. Ju duhet tė mbani syze                   

             4. Kthimi i lejlekėve                 

             5. Lirika e njė lėnde tė vėshtirė    

             6. Dhurata                                    

             7. Pėllumbat                            

             8. Njė shėtitje e vėshtirė              

             9. Gjahtari Bame                            

            10. Mbrėmja qė nuk u bė            

            11. Babi, po nesėr!?                 

 

                                                                                            PĖLLUMBAT

                                                                                                  Tregim

 

            Ata lanė fshatin e tyre, diku thellė nė luginė, zhytur nė mes tė njė pylli tė dendur e tė pėrskuqur ahu dhe u futėn nė udhėn qė tė ēonte nė fshatin fqinjė. Ishte njė pasdite e bukur fund vjeshte. Dielli derdhte papushim ngrohtėsinė mbi  pyjet e gėshtenjave dhe tė pishave. Pėrrenjtė gurgullonin ėmbėl, ajri i freskėt e dehės u depėrtonte thellė nė mushkėri. Nėpėr degėt e pemėve fluturonin e cicėronin dhjetra zogj, tė cilėt herė dukeshin se kėndonin e herė  sikur bisedonin me njėri-tjetrin. Burri mbante krahėqafė tė birin tre-katėr vjeēar qė lėkundej gjithė qejf nė supet e tė atit dhe kėndonte me zėrin e tij fėminor. Gruaja ecte tėrė gaz pranė tyre, pa e ndarė  vėshtrimin  nga i vogli, i rregullonte kohė pas kohė krelat e verdha dhe e shoqėronte me zė tė ėmbėl kėngėn e tij. Herė-herė,  fėmija mbante vesh i ēuditur se si era e lehtė qė frynte pėrhapte nėpėr ajėr jehonėn e kėngės dhe shkrihej i tėri nė gaz. Bashkė me tė qeshnin edhe tė rriturit dhe pylli kumbonte nga tė qeshurat e tyre gazmore.

            E kishin bėrė zakon qė, tė shtunėn e fundit tė ēdo muaji, tė shkonin te gjyshja, qė e donte shumė nipēen. “Gjithė shtėpia mė mbushet me dritė kur vjen ai”, - thoshte ajo, dhe sytė e butė dhe tė ngrohtė i ndritnin nga lumturia. Por dhe vogėlushi e donte shumė dhe mezi priste tė vinte e shtuna dhe tė shkonin te gjyshja e tij e dashur.

            Tek ecnin tėrė gaz e gjallėri mes njė  rruge tė ngushtė, tė mbushur me murriza, fiq e trėndafila tė egėr, befas vunė re se qielli po e humbte shkėlqimin dhe pėr pak minuta u vesh i tėri nė gri. Dielli sa vinte e zbehej dhe dukej sikur do tė shuhej nga ēasti nė ēast. Zogjtė fluturonin pothuaj puq me tokėn e cicėronin tė shqetėsuar. Fėmija tani s’po kėndonte mė. Shihte rreth e qark me vėshtrimin e tij tė pafajshėm, pa mundur tė kuptonte dot se kush ia  rrėmbeu papritur atė bukuri, qė pak minuta mė parė e kishte gėzuar e argėtuar aq shumė. Edhe burrit nuk i pėlqeu ky ndryshim i menjėhershėm i motit. Njė copė herė soditi me vėrejtje qiellin,  qė po vishej  me re tė dendura. Ngjyra gri sa vinte e bėhej mė e thellė dhe ajri po ftohej. Mbajti vesh se mos nga thellėsitė e horizontit vinte ndonjė krismė e largėt bubullime, por mė kot, asgjė nuk dėgjohej. Nė natyrė endej heshtja.”Ky nuk mė duket si qiell shiu”, - tha ai me vete duke dyshuar, por megjithatė s’donte ta besonte se dėbora mund tė vinte aq papritur. Gruaja vazhdonte tė ecte e qetė. Dėborė. Le tė binte, ajo do tė ishte dėbora e parė e atij viti dhe me siguri qė do tė ishte e bukur, e butė, e butė si pambuk... Nė qytetin e saj, nė jug tė vendit, dėbora binte rrallė dhe gruaja kishte mall pėr tė. Nė netėt e dimrit me hėnė, kur bashkė me fėmijėn priste tė vinte i shoqi nga shkolla e mbrėmjes, ku jepte mėsim, ata kėnaqeshin tek shihnin nga dritarja dėborėn qė binte e qetė dhe duke vallėzuar. Dhe befas, pėrmes saj, si nė njė pėrrallė tė vėrtetė e magjepse, shfaqej qė larg i shoqi, qė i ndriēuar nga drita e argjentė e hėnės ecte me hapin e tij tė zakonshėm, i veshur  i tėri nė bardhėsi. Kur ai hynte nė shtėpi, ata i derdheshin gjithė poterė kush e kush mė parė. Pastaj i vogli, si fshehurazi merrte pakėz dėborė nga palltoja e tė atit dhe tinėz pėrpiqej ta fuste nė qafėn e tė ėmės. Ajo, gjoja e vinte re vetėm nė ēasin e fundit, dhe menjėherė niste tė bridhte nėpėr dhomė si e trembur, ndėrsa ai rendte pas saj duke u gajasur sė qeshuri...

            Po ē’kishte i shoqi qė po shqetėsohej aq shumė?

            Burri ndjeu se gruaja po e shihte me vėmendje. Nė sytė e saj bojėqielli, qė vazhdimisht kishin njė kthjelltėsi, si tė larė me dritė, vėrtitej njė si mjegull e lehtė.

            - S’ėshtė gjė Lenė, njė kapriēio e motit, - tha ai duke u pėrpjekur tė ruante tonin e zakonshėm. - Sidoqoftė, mirė ėshtė qė tė nxitojmė, - i buzėqeshi sė shoqes, dhe, si rregulloi mė mirė fėmijėn pas trupit, shpejtoi hapat. Gruaja e ndoqi pas. “Mbase kot shqetėsohem, - thoshte burri me vete, duke ecur, - ja edhe ndonjė orė udhė na mbetet dhe arrijmė. Mė shumė se gjysmėn e rrugėn e kemi bėrė, tė kthehemi s’ka kuptim. Tani na mbetet vetėm Qafa e Erės dhe sapo ta kalojmė atė,  pėr pak udhė e zbresim nė fshat. Por ca dyshime tė errėta kushedi pse, s’po i ndahehsin, ato sikur e ngacmonin pėrbrenda dhe ai s’e ndiente veten tė qetė. Papritur njė tufė zogjsh erdhėn mbi kokat e tyre duke cicėrirė tė alarmuar dhe pas pak u fshehėn nėpėr ca shkurre tė larta e tė dendura. Ra pėrsėri heshtja, pastaj filloi tė fryjė njė erė e lehtė dhe pylli nisi tė fėshfėrijė. Burri u shqetėsua mė shumė dhe hodhi njė vėshtrim me bisht tė syrit nga gruaja. Ajo merrte frymė  me vėshtirėsi dhe ndihej e lodhur nga kjo ecje tėrė ngut. Tani ecnin mbi njė kodėr me pishė tė zezė. Qielli ulej vazhdimisht poshtė dhe ajri sa vinte e bėhej mė i lagėt.

            - Sikur po errėsohet, - tha gruaja dhe iu kthye fėmijės. - MIrė je shpirt?

            - Mirė, mami, mirė, po do tė arrijmė shpejt te gjyshja?

            - Ja, edhe pak, - iu pėrgjegj nėna me zė tė dhembshur dhe i vuri kapuēin, qė i mbuloi fėmijės gati gjithė kokėn.

            Befas njė flutur e bardhė u vėrtit disa herė para syve tė tyre. Burri dhe gruaja ndalėn njė ēast dhe ngritėn sytė nga qielli. Disa grumbuj resh lėviznin ngadalė e kėrcėnueshėm. “Mos vallė ajo flutur dėbore ėshtė njė sinjal paralajmėrues?”- i shkoi nėpėr mend burrit. Fshiu djersėt nė ballė dhe iu kthye gruas me zė tė ngrohtė:

            - E shoh qė u lodhe Lenė, po rrugėn deri te Qafa e Erės duhet ta bėjmė sa mė shpejt. Pastaj me siguri do ta kemi mė tė lehtė.

            Ajo pohoi me kokė dhe, e bindur, nxitoi mė shumė. Fluturza tė tjera dėbore nisėn tė vėrtiteshin para syve tė tyre. “Ja dhe njė, ja dhe njė tjetėr, tre, katėr... numėronte i vogli dhe gėzonte, numėronte dhe gruaja, por parandjenja se kjo dėborė mund t’i vėshtirėsonte udhėn e shqetėsonte edhe atė.

            - Ēfarė do qė tė sjellė babi pėr Vitin e Ri? - pyeti burri vogėlushin nė ecje e sipėr.

            Nėna e re pa tė birin nė sy. Pyetja e shkėputi fėmijėn nga dremitja dhe sikur e gjallėroi.

            - Hėnėn, - tha befas i vogli - Tė mė sjellėsh hėnėn o ba, qė ta lidh me pe si balonė e ta varim tek mani qė kemi nė kopėsht. Se, atje lart nė qiell, ajo ka ftohtė, hė babi?

            Burrė e grua u panė nė sy dhe vunė buzėn nė gaz.

            - Mirė bir, do ta sjell unė hėnėn.

            - Urraaa! - urraaa, - nisi tė thėrriste fėmija dhe pėrplaste fort pėllėmbėt e vogla.

            -Urraaa!- e pėrcillte jehonėn thellė nėpėr pyll era, qė kishte nisur tė bėhej e fortė. Thirrjet e vogėlushit e gjallėruan njė ēast natyrėn. Nėpėr kaēuba e pemė zhurmuan zogjtė dhe u ndezėn cicėrimat e tyre.

            Fluturat e dėborės tani shtoheshin me shpejtėsi tė madhe. Ato nuk mund tė numėroheshin dot mė. Era sa vinte e bėhej mė e mprehtė dhe moti ftohej shumė. Retė uleshin gjithnjė e mė poshtė. Erdhi njė ēast dhe ato u bėnė njėsh me kodrėn ku ecnin ata. Donin dhe 400-500 metra qė tė arrinin te Qafa e Erės, por tani rruga deri atje ishte njė e pėrpjetė tepėr e thyer. I  vogli nuk po ndihej. Befas era u egėrsua dhe shkulmet e saj nisėn tė pėrplaseshin me zhurmė nėpėr shkurre e degėt e pemėve.

            - O babi! - dėgjoi zėrin e tė voglit.

            - Ēfarė ke bir?

            - Kam ftohtė.

            E zbriti vogėlushin nga supet, hapi pallton e tij dhe e mbėshtolli fort pas gjoksit. Fėmija gjeti ngrohtė nė trupin e tė atit dhe nuk u ndie.

            Era po bėhej gjithnjė e mė e fortė dhe shkulmet e saj, qė tani ishin shtuar sė tepėrmi, pėrplasnin dėborėn nė trupat e tyre. Kėmbėt u fundoseshin nė pirgjet e dėborės dhe tė ftohtit sa vinte e bėhej mė i madh.

            - Edhe pak edhe arritėn qafėn - i tha gruas.

            - Pastaj do tė zbresim shpejt dhe kur tė shkojmė nė fshat do tė flemė dy ditė e dy netė qė tė marrim veten, - desh tė bėnte shaka pėr t’i dhėnė zemėr.

            Nė fytyrėn e gruas njė buzėqeshje u shfaq dhe u zhduk nė ēast. Tani ecja ishte tepėr e vėshtirė dhe ēdo hap e hidhnin me mundim tė madh. Flokėt e dėborės qenė aq tė dendura, saqė nuk shihej as disa metra larg e ata orientoheshin vetėm nga trungjet e pishave tė larta. Ja, diku mė  larg tyre njė pishė shumė mė e lartė se tė tjerat. Pisha e madhe. Kishin arritur nė qafė. Mė tej rruga vazhdonte tatėpjetė. Po ku? Asgjė nuk dukej. Gjithēka ishte zhytur nė mjegull, ndėrsa dėbora vazhdonte tė binte parreshtur. Burri ndjeu frymėmarrjen t’i vėshtirėsohej. Pa nga gruaja. Ajo i hidhte kėmbėt me mundim tė madh dhe herė-herė u frynte duarve qė i ishin mpirė nga tė ftohtit. I zgjati krahun dhe e ndihmoi tė bėnte edhe ato pak hapa deri te pisha. Por mė tej, nė kėto kushte s’mund tė vazhdonin tė ecnin. Udha nga Qafa e Erės deri nė fshat ishte vėrtet e shkurtėr, as njė orė, por anash saj kishte rrėpira e gropa, tė cilat dėbora i kishte rrafshuar krejt. Ato nuk dukeshin mė. Dhe ai u drodh i tėri, kur mendoi se ata ishin zėnė si nė ēark. Njė si darė e mprehtė po i shtrėngonte gjoksin dhe nė ato ēaste kushedi pse e ndjeu veten fajtor para fėmijės  dhe gruas. Ai duhej ta parashikonte mirė kohėn dhe tė mos gėnjehej nga ngrohtėsia e vjeshtės.

            - Qėndrojmė pak te pisha, - i tha ai gruas duke u pėrpjekur tė ruante njė pamje sa mė tė qetė.

            Gruaja pohoi me kokė. Me mundim tė madh arritėn te trungu i trashė e i harkuar i pishės.

            Ajo ishte me tė vėrtetė njė pishė e rrallė. Ishte njė pishė qė rritej mes erėrave e stuhive tė forta, rrebesheve dhe goditjes sė orteqeve.

            Qėndruan nė drejtim tė kundėrt me erėn, qė tani ulėrinte si e tėrbuar. Burri mbėshteti kurrizin pas trungut tė pishės dhe tėrhoqi pas vetes fėmijėn e gruan. Njė copė herė u ndjenė mė mirė. Dukej sikur pisha i kish marrė nėn mbrojtjen e saj.

            - Si je, Lenė?

            - Mirė, po ti?

            - Mirė jam, edhe djali shumė mirė ėshtė, - deshi t’a qetėsonte ai gruan dhe lėshoi njė puthje nė faqet e tė voglit qė dremiste. Por buzėt e ftohta e zgjuan fėmijėn.

            - O babi, ku jemi kėtu?

            - Te pisha e madhe  bir.

            - Po Hėna ku ėshtė, o babi?

            - Ka shuar dritėn dhe po fle gjumė bir.

            - Tė fle edhe unė?

            - Fli, shpirt, fli. Gjumė tė ėmbėl! - foli me zė pėrkėdhelės e ėma.

            - Ma jep faqen mami.

            - Edhe ti babi.

            - Uh sa tė ftohta i keni faqet!

            Djali nisi tė flinte. Burri pėrpiqej tė shquante fytyrėn e gruas dhe ndonėse errėt, sytė e tij tė mprehtė dalluan tek ajo njė shprehje hutimi. Ai desh t’i thoshte diēka qė t’i ngrohte zemrėn, po ēfarė?

            - Do tė kalojė shpejt kjo Lenė, mos u shqetėso. Kėshtu e ka dėbora nė vjeshtė, ėshtė tamam si shiu i beharit, - tha ai dhe qeshi, por nė zėrin e tij ajo ndjeu pasigurinė.

            Dėbora vazhdonte tė binte e dendur e mė flokė tė mėdhenj, ndėrsa era zhurmonte parreshtur. Degėt e pishave tė reja kėrcitnin e kėputeshin si purteka. Herė-herė nga lart binin copėra tė mėdha dėbore, por ata i mbronte trungu i trashė dhe i harkuar i pishės. Shtresa e dėborės pėrqark tyre rritej papushim. Zhurmat e pėrrenjve dhe tė burimit nėn pishėn e madhe, nuk ndiheshin, kishin ngrirė ose vazhdonin tė rridhnin tė heshtur nėn dėborė.

            - Kaloi mė shumė se njė orė qė jemi kėtu, - tha gruaja, - por as era e as dėbora nuk po pushojnė.

            Ai nuk iu pėrgjigj dhe disa ēaste qėndruan tė menduar.

            - O mami, - thirri djali nėpėr gjumė, - Ku jemi?

            - Ē’ke shpirt? Ja, kėtu jemi, edhe mami edhe babi, po ti fli!

            - Kam ftohtė, mami, kam ftohtė!

            Burri dhe gruaja u drithėruan nga kėto fjalė. Ai hoqi menjėherė pallton e madhe. E mbėshtolli mirė fėmijėn  me tė dhe vetė u ngjesh mė pranė gruas. I vogli s’po ndihej mė. Pėr pak ēaste ndjeu   sikur tė ftohtit  po i depėrtonte nė trup.

            - Vish pallton time, unė jam veshur mė trashė pėrbrenda!-  i tha ajo.

            - Jo, jo nuk kam aq ftohtė. Pastaj, ja dėbora dhe era do tė pushojnė dhe...

            Gruaja s’foli. Shihte dėborėn. Ajo s’pushonte, por shtohej mė shumė. Mbante vesh erėn, ajo sa vinte bėhej mė e tėrbuar.

            - Si s’mė ndodhet njė shkrepse, mund tė ndiznim njė zjarr, - tha ai.

            - Me ēfarė ta ndezėsh, dru tė thata s’ke ku mbledh tani, ato janė nėn dėborė.

            - Kemi pishėn, - tha befas ai... Por pėrderisa s’kishin njė shkrepse, kjo ishte e pamundur. Ē’tė bėnin? 

            Kjo pyetje kishte kohė qė vėrtitej nė mendjen e burrit. Qėndrimi nė vend do tė thoshte ta lije veten nė mėshirėn e fatit. Tė lėviznin? Po ku? Lėvizja nė ato kushte  ishte po aq e rrezikshme sa dhe qėndrimi nė vend. Mbase po tė lėvizte i vetėm, ai mund tė shkonte deri nė njė farė vendi dhe tė lajmėronte se... Duke menduar kėshtu lėvizi pak. Gruaja u kthye nga ai:

            - Diēka duhet tė bėjmė, Lenė. Do provoj tė shkoj deri te Shkėmbi i Pėllumbave, kėtu afėr ėshtė, mbase qė atje mund tė shoh ndonjė rrugėdalje apo tė thėrras pėr ndihmė. Diēka duhet tė bėjmė.

            Gruaja ngjeshi mė pranė vetes boēen ku ishte mbėshtjellė fėmija dhe qėndroi e heshtur.

            - Mos u shqetėso, kthehem shpejt, - tha ai dhe nė fjalė e sipėr u ngrit. Tė ftohtit i depėrtoi menjėherė nė trup si njė tufė shigjetash tė holla. Rreth e qark s’dukej asgjė, veēse errėsirė, dėbora dhe era qė frynte me tėrbim. Mprehu vėshtrimin dhe provoi tė lėvizė, por qė nė  hapin e parė e ndjeu se sa vėshtirė do ta kishte. Mblodhi forcat dhe lėvizi mė tej, duke ēarė dėborėn me mundim tė madh. Ktheu njė ēast kokėn mbrapa dhe u rrėnqeth i tėri kur pa se gjithēka, edhe gruaja edhe fėmija kishin humbur nė errėsirėn e thellė. Asgjė s’po  dukej. Pas ēdo hapi qė hidhte, ndiente qė besimi dhe shpresa se mund tė bėnte diēka, po i shuhej. Thua kishte tė drejtė Anaksagora kur thoshte se dėbora ėshtė e zezė? U pėrpoq ta dėbojė nga kujtesa kėtė thėnie tė lashtė, por befas kėmbėt i ranė nė njė humbėtirė dhe ai nisi tė rrokullisej. Instiktivisht lėvizi me shpejtėsi      duart e kėmbėt, por trupi i zhytej thellė nė dėborė. Me lėvizje tė shpejta  u mėnjanua disi dhe befas ndjeu qė kėmbėt i shkelėn diēka tė fortė e tė ashpėr. U ngrit me shumė mundim duke  u kapur me tėrė fuqinė pas asaj gjėje tė ashpėr dhe shpejt e kuptoi se gjendej te Shkėmbi i Pėllumbave. Ishte njė shkėmb i madh e i lartė qė qėndronte i vetėm tek Qafa e Erės. Nė zgavrėn e tij tė  madhe lėviznin nė ēdo stinė tė vitit tufa tė   shumta pėllumbash tė egėr. Nė kohėn e dimrit, ndodhte shpesh, qė ata shkonin nė fshatrat pėrreth pėr tė gjetur strehim nėpėr pullazet e shtėpive. Sidomos, fėmijėt ishin tė parėt qė i merrnin pėllumbat nėn mbrojtje dhe bėnin potere tė madhe kur dikush kėrkonte tė pėrfitonte nga rasti dhe t’i vriste. Befas njė mendim qė i lindi vetėtimthi, i dha burrit zemėr dhe fuqi tė reja.

            Nisi tė zvarrisej nėpėr faqet e shkėmbit duke u pėrpjekur tė kapej fort pas tė ēarave qė tė ēonin deri te zgavra e madhe dhe e thellė ku fshiheshin pėllumbat. Cifla tė mprehta tė shkėmbit i shponin duart, kėmbėt, trupin, por ai nuk ndiente gjė. Mendimi qė i lindi e kishte pushtuar tė tėrin. ja, edhe pak dhe do tė arrinte te zgavra e madhe. Me siguri atje, diku thellė saj do tė ishin pėllumbat, nė mos tė gjithė disa do t’i gjente patjetėr. Por mund tė ndodhte qė tė mos gjente asnjė. Nė trup ndjeu pėrsėri tė ftohtin e madh qė aty lart ishte mė i hidhur. Nė kėtė tufan ata... Ky mendim e drithėroi dhe burri u step. Por pak ēaste mė vonė parandjenja se mund tė gjente qoftė edhe njė pėllumb tė vetėm  i dha forcė dhe ai vazhdoi tė ngjitej... Zuri me trup grykėn e zgavrės sė madhe dhe, duke marrė frymė me vėshtirėsi nga lodhja, mbajti vesh njė copė herė. Asgjė. Thirri, fishkėlleu, si atėhere kur ishte fėmijė dhe kur      pėllumbat e ftohtė akull e duke u dridhur i vinin pranė, fare pranė, pa guxuar t’i uleshin nė sup apo te  kėmbėt, siē bėnin pėllumbat e butė. Fishkėlleu pėrsėri, thirri dhe mbajti vesh. Iu bė sikur diēka lėvizi brenda nė zgavėr. Ai ndjeu zemrėn nė kraharor dhe futi dorėn nė xhepin e brendshėm tė xhaketės. Aty kishte njė fletore dhe lapsa me ngjyra. I mbante me vete se fėmija donte tė vizatonte. Sa mirė qė i kishte marrė. I nxorri ato me vėshtirėsi, ngaqė gishtėrinjtė mezi i bindeshin. Mbėshteti fletoren pas gjurit, shtrėngoi lapsin dhe     ashtu nėpėr errėsirė shkroi nė letėr: “Kėrkoj ndihmė! Ndodhem tek pisha e madhe, nė Qafėn e Erės. Skėnderi”. Futi dorėn thellė nė zgavėr  dhe zemra sikur i kėrceu nga gjoksi kur gishtėrinjtė prekėn diēka qė fėshfėriu. Ishte njė fėshfėritje krahėsh. Pėllumbat ndodheshin aty. Futi dorėn edhe mė thellė dhe ajo i preku diēka tė butė qė e ngrohu. E tėrhoqi me ngadalė shpendin qė klithte me dėshpėrim dhe, me vėshtirėsi mundi mė nė fund t’i lidhte te kėmba njėrėn prej fletėve tė letrės. Pėllumbi dridhej nga frika dhe nga tė ftohtit.E shtrėngoi pas faqes atė gjallesė tė ngrohtė, nė ato ēaste tepėr tė ēmuar, zgjati dorėn dhe e lėshoi nė erė. Shpendi rrahu krahėt dhe humbi menjėherė nė errėsirėn e thellė tė natės, mes dėborės sė dendur qė binte papushim. Futi dorėn pėrsėri nė zgavėr dhe nxorri njė pėllumb tjetėr. Pastaj edhe njė tjetėr... U lidhte letrat, i pėrqafonte dhe i lėshonte. Pas disa minutash ishin disa tufa pėllumbash, qė me lajmin pėr ndihmė, suleshin pėrmes tufanit tė dėborės... Kur gjithė letrat mbaruan, ai qėndroi disa ēaste i menduar. Tani trupi i dridhej nga ankthi. A do tė arrinte ndonjėri prej atyre dhjetra pėllumbave nė fshat? Po sikur ata tė mos ēanin dot deri atje dhe tė ktheheshin pėrsėri? Do tė qėndroj kėtu edhe njė copė herė qė t’i ndaloj po qe se kthehen, - mendoi, - Ata duhet tė mė ndihmojnė, duhet ta bėjnė kėtė pėr gruan time tė mirė, pėr djalin tim qė e duam aq shumė, pėr jetėn tonė... Asnjė nga pėllumbat nuk po kthehej. Ky fakt e gėzoi, e gėzoi aq shumė, sa pėr herė tė parė gjatė atyre orėve ndjeu  gjakun t’i lėvrinte nėpėr trup. Filloi tė ēante rrugėn qė e kishte hapur vetė kur kishte ardhur. Gruaja e priste me ankth e padurim tė madh.

            - Erdhe? - Ajo e tėrhoqi pas vetes dhe ai ndjeu tė ngrohtė.

            - Kemi njė shpresė tė madhe, Lenė. - Ai filloi t’i tregojė pėr pėllumbat.

            Gruaja e dėgjonte si me dyshim, por herė-herė  sytė e saj shkrepėtinin nė errėsirė.

            - Po a do tė shkojnė dot vallė deri nė fshat?

            - Me siguri Lenė, ata kanė vetėm dy rrugė, ose nė zgavrėn e   shkėmbit ose nė fshat. Rrugė tjetėr s’kanė.

            - Po a do t’i dallojmė dot ata nė fshat qė...

            - Po, Lenė, po, ja tani pėllumbat me siguri qė po i afrohen fshatit...

            Fėmija nėn rroba lėvizi pėrsėri. Ata ndėrprenė bisedėn dhe gati u hodhėn mbi tė.

            - Ēfarė ke bir, - pyeti burri.

            - Kam ftohtė, babi.

            Gruaja filloi tė zhveshė pallton.

            - Jo! - tha burri.

            - Po! - tha gruaja.

            - Jo! - ngriti zėrin e tij burri dhe nisi tė heqė xhaketėn.

            - Po ti? - e pyeti   ajo dhe i mbajti dorėn.

            - Do strukem pranė teje. - Ai hoqi xhaketėn dhe e futi midis palltos dhe rrobave tė djalit.

            - Ke tė ftohtė tani, bir?

            - Jo, babi u ngroha.

            Burri dhe gruaja morėn frymė thellė. Nė trupin e burrit mbeti fanella e leshit.

            Befas pranė tyre ra me zhurmė njė degė e madhe pishe e ngarkuar me borė. Burri shtrėngoi menjėherė djalin dhe gruan nė gjoks, duke i mbuluar me trupin e tij. Ēifla tė shumta dėbore u pėrplasėn  nėpėr erė dhe  ranė mbi ta.  Duke ndjerė njė rrezik tjetėr, ata nisėn  tė shkundnin me lėvizje tė shpejta rrobat me tė cilat ishte mbėshtjellė fėmija. Kur mė nė fund  hoqėn edhe grushtin e fundit tė dėborės; vetėm atėherė e ndjenė veten disi mė tė qetė; por kjo qetėsi zgjati fare pak, se fėmija nėn rroba lėvizi pėrsėri.

            - Ē’ke shpirt? - pyeti gruaja me zė tė drithėruar.

            - Ftohtė mami! - erdhi zėri i mbytur i fėmijės.

            Gruaja nisi tė heqė pallton.

            - Mos! - gati klithi burri.

            - Po! - tha gruaja e vendosur dhe nga toni i zėrit tė saj ai e kuptoi se s’mund t’ia kthente dot mendjen.

            - Jo! - foli me dhembje e gati me zė tė shuar burri.

            Gruaja e hoqi pallton pa folur dhe e vendosi mbi grumbullin e rrobave qė mbėshtillnin fėmijėn.

            Ata u ngjeshėn  mė pranė njėri-tjetrit.

            Era vazhdonte tė ulėrinte, shkulmet e saj bėheshin gjithnjė mė tė tėrbuara. Burri pėrfytyronte rrugėn qė bėnin pėllumbat. Ata me siguri qė tani vėrtiteshin mbi fshat. Ja, pėllumbi i parė po shigjetonte nė njėrėn prej shtėpive. I zoti i shtėpisė, apo fėmijėt, do tė ndienin pėrplasjen e krahėve tė tij nė xhamat e dritareve, nė pullaze te dera... Fėmija  do tė thėrriste: “Pėllumbi, erdhi pėllumbi, hape dritaren o babi, ai ka ftohtė, ai... Dhe njerėzit do tė hapnin dritaret, do t’i futnin shpendėt brenda, do t’i afronin pranė zjarrit dhe befas, tė habitur, do tė shihnin diēka tė lidhur dhe...

            Dėbora rreth tyre ishte ngritur si njė mur i lartė dhe tani sikur nuk po e ndjenin mė tė ftohtėt e saj.

            - Nuk ėshtė aq ftohtė jo! - tha gruaja dhe nė sytė e saj, drejtuar nga ai, vezulloi njė shkėndijė e vogėl shprese.

            - Dėbora na mbron nga era, - tha ai.

            - Si ėshtė djali? - pyeti ajo.

            - Mirė, po fle.

            Heshtėn pėrsėri. Burri pėrpiqej tė shihte qiellin, por kjo qe mjaft e vėshtirė, gati e pamundur. Errėsira dhe mjegulla bėheshin gjithnjė e mė tė dendura,   ndėrsa dėbora vazhdonte tė binte pa pushim duke u shpėrndarė sa andej-kėndej nga shkulmet e erės. Shqyrtoi nė njė farė mėnyre gjendjen dhe u bind se  ata ndodheshin nė qendėr tė njė stuhie tė vėrtetė dėbore, qė ai s’mbante mend ta kish ndeshur ndonjėherė. Dalja prej andej, tani pėr tani, dukej krejt e pamundur. E vetmja shpresė qė mbetej ishte qė ajo tė pushonte, ose... pėllumbat. Befas e kapi dyshimi. Mos vallė ishte thjesht dėshira pėr jetėn qė e kishte bėrė tė besonte se pėllumbat do ta ēonin lajmin nė fshat? Disa ēaste e bluajti me vete atė mendim, duke u pėrpjekur t’i japė kurajo vetes. Po pėrse tė mos   ndodhte, pėrderisa pėllumbat e kishin tė njohur atė rrugė prej vitesh e vitesh. Aq mė shumė qė ata nuk kishin ku tė shkonin, veēse nė fshat. I sillte e sillte nė mendje kėto mendime, dialogonte me to, dhe, nė ato ēaste, shpresa dhe ankthi, si nė njė garė tė vėrtetė pėrpiqeshin t’i zinin vendin njėri-tjetrit.

            - Mė vjen gjumė, - tha befas gruaja.

            Disa pika djerse, ende pa dalė mirė, ngrinė nė ballin e burrit.

            - Mos fli, Lenė, - iu lut ai. Deshi t’i thoshte se gjumi i borės ėshtė...

            - Sikur m’i mbyll sytė dikush me forcė, - foli ajo pėrgjumėsh.

            - Mos fli, Lenė, - iu lut ai pėrsėri, - Nuk duhet tė flesh, mė dėgjon?

            - Jo, s’po fle, - tha ajo dhe instiktivisht vuri dorėn nė kokė, nė supe, nė mes... ndjeu se ishte ngarkuar  e tėra me dėborė. Hodhi sytė nga i shoqi. Edhe ai ishte bėrė si njeri prej bore, si ata qė bėjnė fėmijėt kur      luajnė nė Vitin e Ri. Tani ata shihnin njėri-tjetrin tė zmadhuar, por ēuditėrisht ndiheshin ngrohtė. Nėpėr  trup u kalonte njė ėmbėlsi dehėse, ēlodhėse...

            “Oh, sa i bukur ky liqen! - kishte thėnė ajo atė mbrėmje dhe papritur kishte vėnė re se tė dy ishin shkėputur nga shokėt e shoqet me tė cilėt kishin ardhur nė ekskursion. Shihnin liqenin ujėndritshėm, mbi tė cilin ishin pėrhapur zambakė e trėndafila tė kuq, tė bardhė, tė verdhė, gjethe ngjyrė kafe, rozė, jeshil... Gjithė  ajo bukuri sikur pėrkundej lehtė-lehtė, nėn ritmin e dallgėve tė vogla e lozonjare qė krijonte mbi liqen flladi mbrėmėsor.

            - Kėtu lahet e Bukura e Dheut, - kish thėnė ai.

            Ajo e kish parė nė sy dhe kishte heshtur. Ndiente dorėn e tij se si prekte lehtė dorėn e saj, frymėmarrjen e tij tė shpeshtuar dhe zemra i rrihte me forcė nė krahėror. Befas ai kishte thirrur.

            - Ja, ja tek ėshtė, - dhe bėnte me dorė  nė liqen.

            - Kush? - ishte habitur ajo.

            - E Bukura e Dheut, ajo po lahet nė liqen! - thoshte ai dhe tregonte me dorė pasqyrimin e vajzės nė ujin  e kthjellėt. Ajo ishte bėrė lulėkuqe nė fytyrė  dhe ndiente dėshirėn qė djaloshi tė fliste pėrsėri... Ja, ja tek ishte ai tani, i ngarkuar i tėri me dėborė, tamam si plaku i Vitit tė Ri qė po shkonte nė kopshtin e          fshatit t’u ndante lodra fėmijėve. Nė dorė mbante jo thesin e lodrave, po njė hėnė tė madhe qė shndriste si zjarr dhe pėrhapte gjithandej mijėra rreze shumėngjyrėshe.

            “- O mami, ēfarė do tė mė sjellėsh ti me babin pėr Vitin e Ri?

            - Diellin, shpirt, diellin”.

            Gjumi i ėmbėl dhe i kėndshėm po u rrėshqiste nėpėr fytyrat, trupat dhe gjithė qėnien e tyre. Pėrpara syve u vezullonin pamje tė bukura tė jetės, ėndrra       plot ngjyra pėr tė ardhmen, pėr fėmijėn, pėr!...

            - Lenė, - u pėrpoq tė thėrrase ai, por zėri sikur i humbi brenda vetes. Si nė njė ėndėrr tė bukur vezulluese shihte gruan e tij, herė atje, te Liqeni i   Luleve, me atė kurorėn e bukur plot ngjyra tė nusėrisė, e herė nė dritaren e shtėpisė sė lindjes, kur e lumtur ajo thirri: Djalė, djalė...

            Befas iu bė se dėgjoi zhurmėn e largėt tė njė pushke, u pėrpoq qė ta zbonte gjumin e rėndė dhe njė copė herė mbajti veshėt ngrehur. S’kaluan pak ēaste, kur krisma tė tjera erdhėn deri aty bashkė me ulėrimėn e tufanit. “Pėllumbat, - mendoi burri, mbase pėllumbat”, - gati thirri ai dhe nuk i besohej, nėse ishte nė ėndėrr apo... Veshėt i jehonin nga krismat e panumėrta dhe i bėhej sikur qielli ishte i mbushur i tėri me mijėra e mijėra pėllumba tė bardhė...

            Pas disa  orėsh, kur njerėzit mbėrritėn te Qafa e Erės, gjetėn atje trupat e pėrqafuar tė burrit e tė    gruas, qė ashtu tė zhveshur e gati tė ngrirė, duke marrė frymė lehtė nėn gjumin e rėndė tė dėborės, ngjasonin me dy statuja mermeri tė bardha tė porsazbuluara. Mes tyre, brenda njė boēeje tė madhe rrobash, tė lidhura me njė shall, flinte ngrohtė fėmija...