| Logoreci > Viron Kona |
|
Pėllumbat Autori: Viron Kona Kopertina: Bashkim Zahaj Pėllumbat ėshtė njė libėr pėr moshėn e re. Nėpėrmjet ngjarjeve qė tregohen me nje stil tė lirė e tė rrjedhshėm jepen ngjarje qė na bėjnė tė reflektojmė e tė nxjerrim mėsim. |
Fragment: PASQYRA E LENDES 2. Tė dielėn e gjahut nė pyll 3. Ju duhet tė mbani syze 4. Kthimi i lejlekėve 5. Lirika e njė lėnde tė vėshtirė 6. Dhurata 7. Pėllumbat 8. Njė shėtitje e vėshtirė 9. Gjahtari Bame 10. Mbrėmja qė nuk u bė 11. Babi, po nesėr!?
PĖLLUMBAT
Tregim
Ata lanė fshatin e tyre, diku thellė nė luginė, zhytur nė mes tė njė pylli
tė dendur e tė pėrskuqur ahu dhe u futėn nė udhėn qė tė ēonte nė fshatin
fqinjė. Ishte njė pasdite e bukur fund vjeshte. Dielli derdhte papushim ngrohtėsinė
mbi pyjet e gėshtenjave dhe tė pishave.
Pėrrenjtė gurgullonin ėmbėl, ajri i freskėt e dehės u depėrtonte thellė nė
mushkėri. Nėpėr degėt e pemėve fluturonin e cicėronin dhjetra zogj, tė cilėt herė
dukeshin se kėndonin e herė sikur bisedonin
me njėri-tjetrin. Burri mbante krahėqafė tė birin tre-katėr vjeēar qė lėkundej
gjithė qejf nė supet e tė atit dhe kėndonte me zėrin e tij fėminor. Gruaja ecte
tėrė gaz pranė tyre, pa e ndarė vėshtrimin nga i vogli, i rregullonte kohė pas kohė krelat e
verdha dhe e shoqėronte me zė tė ėmbėl kėngėn e tij. Herė-herė, fėmija mbante vesh i ēuditur se si era e lehtė
qė frynte pėrhapte nėpėr ajėr jehonėn e kėngės dhe shkrihej i tėri nė gaz.
Bashkė me tė qeshnin edhe tė rriturit dhe pylli kumbonte nga tė qeshurat e tyre
gazmore.
E kishin bėrė zakon qė, tė shtunėn e fundit tė ēdo muaji, tė shkonin te
gjyshja, qė e donte shumė nipēen. Gjithė shtėpia mė mbushet me dritė kur vjen
ai, - thoshte ajo, dhe sytė e butė dhe tė ngrohtė i ndritnin nga lumturia. Por
dhe vogėlushi e donte shumė dhe mezi priste tė vinte e shtuna dhe tė shkonin te
gjyshja e tij e dashur.
Tek ecnin tėrė gaz e gjallėri mes njė rruge
tė ngushtė, tė mbushur me murriza, fiq e trėndafila tė egėr, befas vunė re se
qielli po e humbte shkėlqimin dhe pėr pak minuta u vesh i tėri nė gri. Dielli sa vinte
e zbehej dhe dukej sikur do tė shuhej nga ēasti nė ēast. Zogjtė fluturonin pothuaj
puq me tokėn e cicėronin tė shqetėsuar. Fėmija tani spo kėndonte mė. Shihte
rreth e qark me vėshtrimin e tij tė pafajshėm, pa mundur tė kuptonte dot se kush ia rrėmbeu papritur atė bukuri, qė pak minuta mė
parė e kishte gėzuar e argėtuar aq shumė. Edhe burrit nuk i pėlqeu ky ndryshim i
menjėhershėm i motit. Njė copė herė soditi me vėrejtje qiellin, qė po vishej me
re tė dendura. Ngjyra gri sa vinte e bėhej mė e thellė dhe ajri po ftohej. Mbajti vesh
se mos nga thellėsitė e horizontit vinte ndonjė krismė e largėt bubullime, por mė
kot, asgjė nuk dėgjohej. Nė natyrė endej heshtja.Ky nuk mė duket si qiell
shiu, - tha ai me vete duke dyshuar, por megjithatė sdonte ta besonte se
dėbora mund tė vinte aq papritur. Gruaja vazhdonte tė ecte e qetė. Dėborė. Le tė
binte, ajo do tė ishte dėbora e parė e atij viti dhe me siguri qė do tė ishte e
bukur, e butė, e butė si pambuk... Nė qytetin e saj, nė jug tė vendit, dėbora binte
rrallė dhe gruaja kishte mall pėr tė. Nė netėt e dimrit me hėnė, kur bashkė me
fėmijėn priste tė vinte i shoqi nga shkolla e mbrėmjes, ku jepte mėsim, ata
kėnaqeshin tek shihnin nga dritarja dėborėn qė binte e qetė dhe duke vallėzuar. Dhe
befas, pėrmes saj, si nė njė pėrrallė tė vėrtetė e magjepse, shfaqej qė larg i
shoqi, qė i ndriēuar nga drita e argjentė e hėnės ecte me hapin e tij tė zakonshėm,
i veshur i tėri nė bardhėsi. Kur ai hynte
nė shtėpi, ata i derdheshin gjithė poterė kush e kush mė parė. Pastaj i vogli, si
fshehurazi merrte pakėz dėborė nga palltoja e tė atit dhe tinėz pėrpiqej ta fuste
nė qafėn e tė ėmės. Ajo, gjoja e vinte re vetėm nė ēasin e fundit, dhe menjėherė
niste tė bridhte nėpėr dhomė si e trembur, ndėrsa ai rendte pas saj duke u gajasur
sė qeshuri...
Burri ndjeu se gruaja po e shihte me vėmendje. Nė sytė e saj bojėqielli, qė
vazhdimisht kishin njė kthjelltėsi, si tė larė me dritė, vėrtitej njė si mjegull e
lehtė.
- Sėshtė gjė Lenė, njė kapriēio e motit, - tha ai duke u pėrpjekur tė
ruante tonin e zakonshėm. - Sidoqoftė, mirė ėshtė qė tė nxitojmė, - i buzėqeshi
sė shoqes, dhe, si rregulloi mė mirė fėmijėn pas trupit, shpejtoi hapat. Gruaja e
ndoqi pas. Mbase kot shqetėsohem, - thoshte burri me vete, duke ecur, - ja edhe
ndonjė orė udhė na mbetet dhe arrijmė. Mė shumė se gjysmėn e rrugėn e kemi bėrė,
tė kthehemi ska kuptim. Tani na mbetet vetėm Qafa e Erės dhe sapo ta kalojmė
atė, pėr pak udhė e zbresim nė fshat. Por
ca dyshime tė errėta kushedi pse, spo i ndahehsin, ato sikur e ngacmonin
pėrbrenda dhe ai se ndiente veten tė qetė. Papritur njė tufė zogjsh erdhėn mbi
kokat e tyre duke cicėrirė tė alarmuar dhe pas pak u fshehėn nėpėr ca shkurre tė
larta e tė dendura. Ra pėrsėri heshtja, pastaj filloi tė fryjė njė erė e lehtė dhe
pylli nisi tė fėshfėrijė. Burri u shqetėsua mė shumė dhe hodhi njė vėshtrim me
bisht tė syrit nga gruaja. Ajo merrte frymė me
vėshtirėsi dhe ndihej e lodhur nga kjo ecje tėrė ngut. Tani ecnin mbi njė kodėr me
pishė tė zezė. Qielli ulej vazhdimisht poshtė dhe ajri sa vinte e bėhej mė i lagėt.
- Sikur po errėsohet, - tha gruaja dhe iu kthye fėmijės. - MIrė je shpirt?
- Mirė, mami, mirė, po do tė arrijmė shpejt te gjyshja?
- Ja, edhe pak, - iu pėrgjegj nėna me zė tė dhembshur dhe i vuri kapuēin, qė
i mbuloi fėmijės gati gjithė kokėn.
Befas njė flutur e bardhė u vėrtit disa herė para syve tė tyre. Burri dhe
gruaja ndalėn njė ēast dhe ngritėn sytė nga qielli. Disa grumbuj resh lėviznin
ngadalė e kėrcėnueshėm. Mos vallė ajo flutur dėbore ėshtė njė sinjal
paralajmėrues?- i shkoi nėpėr mend burrit. Fshiu djersėt nė ballė dhe iu kthye
gruas me zė tė ngrohtė:
- E shoh qė u lodhe Lenė, po rrugėn deri te Qafa e Erės duhet ta bėjmė sa mė
shpejt. Pastaj me siguri do ta kemi mė tė lehtė.
Ajo pohoi me kokė dhe, e bindur, nxitoi mė shumė. Fluturza tė tjera dėbore
nisėn tė vėrtiteshin para syve tė tyre. Ja dhe njė, ja dhe njė tjetėr, tre,
katėr... numėronte i vogli dhe gėzonte, numėronte dhe gruaja, por parandjenja se kjo
dėborė mund ti vėshtirėsonte udhėn e shqetėsonte edhe atė.
- Ēfarė do qė tė sjellė babi pėr Vitin e Ri? - pyeti burri vogėlushin nė
ecje e sipėr.
Nėna e re pa tė birin nė sy. Pyetja e shkėputi fėmijėn nga dremitja dhe sikur
e gjallėroi.
- Hėnėn, - tha befas i vogli - Tė mė sjellėsh hėnėn o ba, qė ta lidh me pe
si balonė e ta varim tek mani qė kemi nė kopėsht. Se, atje lart nė qiell, ajo ka
ftohtė, hė babi?
Burrė e grua u panė nė sy dhe vunė buzėn nė gaz.
- Mirė bir, do ta sjell unė hėnėn.
- Urraaa! - urraaa, - nisi tė thėrriste fėmija dhe pėrplaste
-Urraaa!- e pėrcillte jehonėn thellė nėpėr pyll era, qė kishte nisur tė
bėhej e fortė. Thirrjet e vogėlushit e gjallėruan njė ēast natyrėn. Nėpėr kaēuba
e pemė zhurmuan zogjtė dhe u ndezėn cicėrimat e tyre.
Fluturat e dėborės tani shtoheshin me shpejtėsi tė madhe. Ato nuk mund tė
numėroheshin dot mė. Era sa vinte e bėhej mė e mprehtė dhe moti ftohej shumė. Retė
uleshin gjithnjė e mė poshtė. Erdhi njė ēast dhe ato u bėnė njėsh me kodrėn ku
ecnin ata. Donin dhe 400-500 metra qė tė arrinin te Qafa e Erės, por tani rruga deri
atje ishte njė e pėrpjetė tepėr e thyer. I vogli
nuk po ndihej. Befas era u egėrsua dhe shkulmet e saj nisėn tė pėrplaseshin me zhurmė
nėpėr shkurre e degėt e pemėve.
- O babi! - dėgjoi zėrin e tė voglit.
- Ēfarė ke bir?
- Kam ftohtė.
E zbriti vogėlushin nga supet, hapi pallton e tij dhe e mbėshtolli fort pas
gjoksit. Fėmija gjeti ngrohtė nė trupin e tė atit dhe nuk u ndie.
Era po bėhej gjithnjė e mė e fortė dhe shkulmet e saj, qė tani ishin shtuar
sė tepėrmi, pėrplasnin dėborėn nė trupat e tyre. Kėmbėt u fundoseshin nė pirgjet
e dėborės dhe tė ftohtit sa vinte e bėhej mė i madh.
- Edhe pak edhe arritėn qafėn - i tha gruas.
- Pastaj do tė zbresim shpejt dhe kur tė shkojmė nė fshat do tė flemė dy
ditė e dy netė qė tė marrim veten, - desh tė bėnte shaka pėr ti dhėnė
zemėr.
Nė fytyrėn e gruas njė buzėqeshje u shfaq dhe u zhduk nė ēast. Tani ecja
ishte tepėr e vėshtirė dhe ēdo hap e hidhnin me mundim tė madh. Flokėt e dėborės
qenė aq tė dendura, saqė nuk shihej as disa metra larg e ata orientoheshin vetėm nga
trungjet e pishave tė larta. Ja, diku mė larg
tyre njė pishė shumė mė e lartė se tė tjerat. Pisha e madhe. Kishin arritur nė
qafė. Mė tej rruga vazhdonte tatėpjetė.
- Qėndrojmė pak te pisha, - i tha ai gruas duke u pėrpjekur tė ruante njė
pamje sa mė tė qetė.
Gruaja pohoi me kokė. Me mundim tė madh arritėn te trungu i trashė e i harkuar
i pishės.
Ajo ishte me tė vėrtetė njė pishė e rrallė. Ishte njė pishė qė rritej mes
erėrave e stuhive tė forta, rrebesheve dhe goditjes sė orteqeve.
Qėndruan nė drejtim tė kundėrt me erėn, qė tani ulėrinte si e tėrbuar.
Burri mbėshteti kurrizin pas trungut tė pishės dhe tėrhoqi pas vetes fėmijėn e
gruan. Njė copė herė u ndjenė mė mirė. Dukej sikur pisha i
- Si je, Lenė?
- Mirė, po ti?
- Mirė jam, edhe djali shumė mirė ėshtė, - deshi ta qetėsonte ai gruan
dhe lėshoi njė puthje nė faqet e tė voglit qė dremiste. Por buzėt e ftohta e zgjuan
fėmijėn.
- O babi, ku jemi kėtu?
- Te pisha e madhe bir.
- Po Hėna ku ėshtė, o babi?
- Ka shuar dritėn dhe po fle gjumė bir.
- Tė fle edhe unė?
- Fli, shpirt, fli. Gjumė tė ėmbėl! - foli me zė pėrkėdhelės e ėma.
- Ma jep faqen mami.
- Edhe ti babi.
- Uh sa tė ftohta i keni faqet!
Djali nisi tė flinte. Burri pėrpiqej tė shquante fytyrėn e gruas dhe ndonėse
errėt, sytė e tij tė mprehtė dalluan tek ajo njė shprehje hutimi. Ai desh ti
thoshte diēka qė ti ngrohte zemrėn, po ēfarė?
- Do tė kalojė shpejt kjo Lenė, mos u shqetėso. Kėshtu e ka dėbora nė
vjeshtė, ėshtė tamam si shiu i beharit, - tha ai dhe qeshi, por nė zėrin e tij ajo
ndjeu pasigurinė.
Dėbora vazhdonte tė binte e dendur e mė flokė tė mėdhenj, ndėrsa era
zhurmonte parreshtur. Degėt e pishave tė reja kėrcitnin e kėputeshin si purteka.
Herė-herė nga lart binin copėra tė mėdha dėbore, por ata i mbronte trungu i trashė
dhe i harkuar i pishės. Shtresa e dėborės pėrqark tyre rritej papushim. Zhurmat e
pėrrenjve dhe tė burimit nėn pishėn e madhe, nuk ndiheshin, kishin ngrirė ose
vazhdonin tė rridhnin tė heshtur nėn dėborė.
- Kaloi mė shumė se njė orė qė jemi kėtu, - tha gruaja, - por as era e as
dėbora nuk po pushojnė.
Ai nuk iu pėrgjigj dhe disa ēaste qėndruan tė menduar.
- O mami, - thirri djali nėpėr gjumė, - Ku jemi?
- Ēke shpirt? Ja, kėtu jemi, edhe mami edhe babi, po ti fli!
- Kam ftohtė, mami, kam ftohtė!
Burri dhe gruaja u drithėruan nga kėto fjalė. Ai hoqi menjėherė pallton e
madhe. E mbėshtolli mirė fėmijėn me tė
dhe vetė u ngjesh mė pranė gruas. I vogli spo ndihej mė. Pėr pak ēaste ndjeu sikur tė ftohtit
po i depėrtonte nė trup.
- Vish pallton time, unė jam veshur mė trashė pėrbrenda!- i tha ajo.
- Jo, jo nuk kam aq ftohtė. Pastaj, ja dėbora dhe era do tė pushojnė dhe...
Gruaja sfoli. Shihte dėborėn. Ajo spushonte, por shtohej mė shumė.
Mbante vesh erėn, ajo sa vinte bėhej mė e tėrbuar.
- Si smė ndodhet njė shkrepse, mund tė ndiznim njė zjarr, - tha ai.
- Me ēfarė ta ndezėsh, dru tė thata ske ku mbledh tani, ato janė nėn
dėborė.
- Kemi pishėn, - tha befas ai... Por pėrderisa skishin njė shkrepse, kjo
ishte e pamundur. Ētė bėnin?
Kjo pyetje kishte kohė qė vėrtitej nė mendjen e burrit. Qėndrimi nė vend do
tė thoshte ta lije veten nė mėshirėn e fatit. Tė lėviznin?
- Diēka duhet tė bėjmė, Lenė. Do provoj tė shkoj deri te Shkėmbi i
Pėllumbave, kėtu afėr ėshtė, mbase qė atje mund tė shoh ndonjė rrugėdalje apo tė
thėrras pėr ndihmė. Diēka duhet tė bėjmė.
Gruaja ngjeshi mė pranė vetes boēen ku ishte mbėshtjellė fėmija dhe qėndroi
e heshtur.
- Mos u shqetėso, kthehem shpejt, - tha ai dhe nė fjalė e sipėr u ngrit. Tė
ftohtit i depėrtoi menjėherė nė trup si njė tufė shigjetash tė holla. Rreth e qark
sdukej asgjė, veēse errėsirė, dėbora dhe era qė frynte me tėrbim. Mprehu
vėshtrimin dhe provoi tė lėvizė, por qė nė hapin
e parė e ndjeu se sa vėshtirė do ta kishte. Mblodhi forcat dhe lėvizi mė tej, duke
ēarė dėborėn me mundim tė madh. Ktheu njė ēast kokėn mbrapa dhe u rrėnqeth i
tėri kur pa se gjithēka, edhe gruaja edhe fėmija kishin humbur nė errėsirėn e
thellė. Asgjė spo dukej. Pas ēdo hapi
qė hidhte, ndiente qė besimi dhe shpresa se mund tė bėnte diēka, po i shuhej. Thua
kishte tė drejtė Anaksagora kur thoshte se dėbora ėshtė e zezė? U pėrpoq ta
dėbojė nga kujtesa kėtė thėnie tė lashtė, por befas kėmbėt i ranė nė njė
humbėtirė dhe ai nisi tė rrokullisej. Instiktivisht lėvizi me shpejtėsi duart e kėmbėt, por trupi i
zhytej thellė nė dėborė. Me lėvizje tė shpejta u
mėnjanua disi dhe befas ndjeu qė kėmbėt i shkelėn diēka tė fortė e tė ashpėr. U
ngrit me shumė mundim duke u kapur me tėrė
fuqinė pas asaj gjėje tė ashpėr dhe shpejt e kuptoi se gjendej te Shkėmbi i
Pėllumbave. Ishte njė shkėmb i madh e i lartė qė qėndronte i vetėm tek Qafa e
Erės. Nė zgavrėn e tij tė madhe lėviznin
nė ēdo stinė tė vitit tufa tė shumta
pėllumbash tė egėr. Nė kohėn e dimrit, ndodhte shpesh, qė ata shkonin nė fshatrat
pėrreth pėr tė gjetur strehim nėpėr pullazet e shtėpive. Sidomos, fėmijėt ishin
tė parėt qė i merrnin pėllumbat nėn mbrojtje dhe bėnin potere tė madhe kur dikush
kėrkonte tė pėrfitonte nga rasti dhe ti vriste. Befas njė mendim qė i lindi
vetėtimthi, i dha burrit zemėr dhe fuqi tė reja.
Nisi tė zvarrisej nėpėr faqet e shkėmbit duke u pėrpjekur tė kapej fort pas
tė ēarave qė tė ēonin deri te zgavra e madhe dhe e thellė ku fshiheshin pėllumbat.
Cifla tė mprehta tė shkėmbit i shponin duart, kėmbėt, trupin, por ai nuk ndiente
gjė. Mendimi qė i lindi e kishte pushtuar tė tėrin. ja, edhe pak dhe do tė arrinte te
zgavra e madhe. Me siguri atje, diku thellė saj do tė ishin pėllumbat, nė mos tė
gjithė disa do ti gjente patjetėr. Por mund tė ndodhte qė tė mos gjente asnjė.
Nė trup ndjeu pėrsėri tė ftohtin e madh qė aty lart ishte mė i hidhur. Nė kėtė
tufan ata... Ky mendim e drithėroi dhe burri u step. Por pak ēaste mė vonė parandjenja
se mund tė gjente qoftė edhe njė pėllumb tė vetėm
i dha forcė dhe ai vazhdoi tė ngjitej... Zuri me trup grykėn e zgavrės sė
madhe dhe, duke marrė frymė me vėshtirėsi nga lodhja, mbajti vesh njė copė herė.
Asgjė. Thirri, fishkėlleu, si atėhere kur ishte fėmijė dhe kur pėllumbat e ftohtė akull e
duke u dridhur i vinin pranė, fare pranė, pa guxuar ti uleshin nė sup apo te kėmbėt, siē bėnin pėllumbat e butė.
Fishkėlleu pėrsėri, thirri dhe mbajti vesh. Iu bė sikur diēka lėvizi brenda nė
zgavėr. Ai ndjeu zemrėn nė kraharor dhe futi dorėn nė xhepin e brendshėm tė
xhaketės. Aty kishte njė fletore dhe lapsa me ngjyra. I mbante me vete se fėmija donte
tė vizatonte. Sa mirė qė i kishte marrė. I nxorri ato me vėshtirėsi, ngaqė
gishtėrinjtė mezi i bindeshin. Mbėshteti fletoren pas gjurit, shtrėngoi lapsin dhe ashtu nėpėr errėsirė shkroi
nė letėr: Kėrkoj ndihmė! Ndodhem tek pisha e madhe, nė Qafėn e Erės.
Skėnderi. Futi dorėn thellė nė zgavėr dhe
zemra sikur i kėrceu nga gjoksi kur gishtėrinjtė prekėn diēka qė fėshfėriu. Ishte
njė fėshfėritje krahėsh. Pėllumbat ndodheshin aty. Futi dorėn edhe mė thellė dhe
ajo i preku diēka tė butė qė e ngrohu. E tėrhoqi me ngadalė shpendin qė klithte me
dėshpėrim dhe, me vėshtirėsi mundi mė nė fund ti lidhte te kėmba njėrėn
prej fletėve tė letrės. Pėllumbi dridhej nga frika dhe nga tė ftohtit.E shtrėngoi
pas faqes atė gjallesė tė ngrohtė, nė ato ēaste tepėr tė ēmuar, zgjati dorėn dhe
e lėshoi nė erė. Shpendi rrahu krahėt dhe humbi menjėherė nė errėsirėn e thellė
tė natės, mes dėborės sė dendur qė binte papushim. Futi dorėn pėrsėri nė zgavėr
dhe nxorri njė pėllumb tjetėr. Pastaj edhe njė tjetėr... U lidhte letrat, i
pėrqafonte dhe i lėshonte. Pas disa minutash ishin disa tufa pėllumbash, qė me lajmin
pėr ndihmė, suleshin pėrmes tufanit tė dėborės... Kur gjithė letrat mbaruan, ai
qėndroi disa ēaste i menduar. Tani trupi i dridhej nga ankthi. A do tė arrinte
ndonjėri prej atyre dhjetra pėllumbave nė fshat?
- Erdhe? - Ajo e tėrhoqi pas vetes dhe ai ndjeu tė ngrohtė.
- Kemi njė shpresė tė madhe, Lenė. - Ai filloi ti tregojė pėr
pėllumbat.
Gruaja e dėgjonte si me dyshim, por herė-herė
sytė e saj shkrepėtinin nė errėsirė.
-
- Me siguri Lenė, ata kanė vetėm dy rrugė, ose nė zgavrėn e shkėmbit ose nė fshat. Rrugė tjetėr
skanė.
-
-
Fėmija nėn rroba lėvizi pėrsėri. Ata ndėrprenė bisedėn dhe gati u hodhėn
mbi tė.
- Ēfarė ke bir, - pyeti burri.
- Kam ftohtė, babi.
Gruaja filloi tė zhveshė pallton.
- Jo! - tha burri.
-
- Jo! - ngriti zėrin e tij burri dhe nisi tė heqė xhaketėn.
-
- Do strukem pranė teje. - Ai hoqi xhaketėn dhe e futi midis palltos dhe rrobave
tė djalit.
- Ke tė ftohtė tani, bir?
- Jo, babi u ngroha.
Burri dhe gruaja morėn frymė thellė. Nė trupin e burrit mbeti fanella e leshit.
Befas pranė tyre ra me zhurmė njė degė e madhe pishe e ngarkuar me borė. Burri
shtrėngoi menjėherė djalin dhe gruan nė gjoks, duke i mbuluar me trupin e tij. Ēifla
tė shumta dėbore u pėrplasėn nėpėr erė
dhe ranė mbi ta. Duke ndjerė njė rrezik tjetėr, ata nisėn tė shkundnin me lėvizje tė shpejta rrobat me tė
cilat ishte mbėshtjellė fėmija. Kur mė nė fund hoqėn
edhe grushtin e fundit tė dėborės; vetėm atėherė e ndjenė veten disi mė tė qetė;
por kjo qetėsi zgjati fare pak, se fėmija nėn rroba lėvizi pėrsėri.
- Ēke shpirt? - pyeti gruaja me zė tė drithėruar.
- Ftohtė mami! - erdhi zėri i mbytur i fėmijės.
Gruaja nisi tė heqė pallton.
- Mos! - gati klithi burri.
-
- Jo! - foli me dhembje e gati me zė tė shuar burri.
Gruaja e hoqi pallton pa folur dhe e vendosi mbi grumbullin e rrobave qė
mbėshtillnin fėmijėn.
Ata u ngjeshėn mė pranė
njėri-tjetrit.
Era vazhdonte tė ulėrinte, shkulmet e saj bėheshin gjithnjė mė tė tėrbuara.
Burri pėrfytyronte rrugėn qė bėnin pėllumbat. Ata me siguri qė tani vėrtiteshin mbi
fshat. Ja, pėllumbi i parė po shigjetonte nė njėrėn prej shtėpive. I zoti i
shtėpisė, apo fėmijėt, do tė ndienin pėrplasjen e krahėve tė tij nė xhamat e
dritareve, nė pullaze te dera... Fėmija do
tė thėrriste: Pėllumbi, erdhi pėllumbi, hape dritaren o babi, ai ka ftohtė,
ai... Dhe njerėzit do tė hapnin dritaret, do ti futnin shpendėt brenda, do
ti afronin pranė zjarrit dhe befas, tė habitur, do tė shihnin diēka tė lidhur
dhe...
Dėbora rreth tyre ishte ngritur si njė mur i lartė dhe tani sikur nuk po e
ndjenin mė tė ftohtėt e saj.
- Nuk ėshtė aq ftohtė jo! - tha gruaja dhe nė sytė e saj, drejtuar nga ai,
vezulloi njė shkėndijė e vogėl shprese.
- Dėbora na mbron nga era, - tha ai.
- Si ėshtė djali? - pyeti ajo.
- Mirė, po fle.
Heshtėn pėrsėri. Burri pėrpiqej tė shihte qiellin, por kjo qe mjaft e
vėshtirė, gati e pamundur. Errėsira dhe mjegulla bėheshin gjithnjė e mė tė dendura, ndėrsa dėbora vazhdonte tė binte pa pushim
duke u shpėrndarė sa andej-kėndej nga shkulmet e erės. Shqyrtoi nė njė farė mėnyre
gjendjen dhe u bind se ata ndodheshin nė
qendėr tė njė stuhie tė vėrtetė dėbore, qė ai smbante mend ta
- Mė vjen gjumė, - tha befas gruaja.
Disa pika djerse, ende pa dalė mirė, ngrinė nė ballin e burrit.
- Mos fli, Lenė, - iu lut ai. Deshi ti thoshte se gjumi i borės ėshtė...
- Sikur mi mbyll sytė dikush me forcė, - foli ajo pėrgjumėsh.
- Mos fli, Lenė, - iu lut ai pėrsėri, - Nuk duhet tė flesh, mė dėgjon?
- Jo, spo fle, - tha ajo dhe instiktivisht vuri dorėn nė kokė, nė supe,
nė mes... ndjeu se ishte ngarkuar e tėra me
dėborė. Hodhi sytė nga i shoqi. Edhe ai ishte bėrė si njeri prej bore, si ata qė
bėjnė fėmijėt kur luajnė
nė Vitin e Ri. Tani ata shihnin njėri-tjetrin tė zmadhuar, por ēuditėrisht ndiheshin
ngrohtė. Nėpėr trup u kalonte njė
ėmbėlsi dehėse, ēlodhėse...
Oh, sa i bukur ky liqen! - kishte thėnė ajo atė mbrėmje dhe papritur
kishte vėnė re se tė dy ishin shkėputur nga shokėt e shoqet me tė cilėt kishin
ardhur nė ekskursion. Shihnin liqenin ujėndritshėm, mbi tė cilin ishin pėrhapur
zambakė e trėndafila tė kuq, tė bardhė, tė verdhė, gjethe ngjyrė kafe, rozė,
jeshil... Gjithė ajo bukuri sikur pėrkundej
lehtė-lehtė, nėn ritmin e dallgėve tė vogla e lozonjare qė krijonte mbi liqen flladi
mbrėmėsor.
- Kėtu lahet e Bukura e Dheut, -
Ajo e
- Ja, ja tek ėshtė, - dhe bėnte me dorė nė
liqen.
-
- E Bukura e Dheut, ajo po lahet nė liqen! - thoshte ai dhe tregonte me dorė
pasqyrimin e vajzės nė ujin e kthjellėt.
Ajo ishte bėrė lulėkuqe nė fytyrė dhe
ndiente dėshirėn qė djaloshi tė fliste pėrsėri... Ja, ja tek ishte ai tani, i
ngarkuar i tėri me dėborė, tamam si plaku i Vitit tė Ri qė po shkonte nė kopshtin e fshatit
tu ndante lodra fėmijėve. Nė dorė mbante jo thesin e lodrave, po njė hėnė tė
madhe qė shndriste si zjarr dhe pėrhapte gjithandej mijėra rreze shumėngjyrėshe.
- O mami, ēfarė do tė mė sjellėsh ti me babin pėr Vitin e Ri?
- Diellin, shpirt, diellin.
Gjumi i ėmbėl dhe i kėndshėm po u rrėshqiste nėpėr fytyrat, trupat dhe
gjithė qėnien e tyre. Pėrpara syve u vezullonin pamje tė bukura tė jetės, ėndrra plot ngjyra pėr tė
ardhmen, pėr fėmijėn, pėr!...
- Lenė, - u pėrpoq tė thėrrase ai, por zėri sikur i humbi brenda vetes. Si nė
njė ėndėrr tė bukur vezulluese shihte gruan e tij, herė atje, te Liqeni i Luleve, me atė kurorėn e bukur plot ngjyra tė
nusėrisė, e herė nė dritaren e shtėpisė sė lindjes, kur e lumtur ajo thirri:
Djalė, djalė...
Befas iu bė se dėgjoi zhurmėn e largėt tė njė pushke, u pėrpoq qė ta zbonte
gjumin e rėndė dhe njė copė herė mbajti veshėt ngrehur. Skaluan pak ēaste,
kur krisma tė tjera erdhėn deri aty bashkė me ulėrimėn e tufanit. Pėllumbat, -
mendoi burri, mbase pėllumbat, - gati thirri ai dhe nuk i besohej, nėse ishte nė
ėndėrr apo... Veshėt i jehonin nga krismat e panumėrta dhe i bėhej sikur qielli ishte
i mbushur i tėri me mijėra e mijėra pėllumba tė bardhė...
Pas disa orėsh, kur njerėzit
mbėrritėn te Qafa e Erės, gjetėn atje trupat e pėrqafuar tė burrit e tė gruas, qė ashtu tė zhveshur e gati tė
ngrirė, duke marrė frymė lehtė nėn gjumin e rėndė tė dėborės, ngjasonin me dy
statuja mermeri tė bardha tė porsazbuluara. Mes tyre, brenda njė boēeje tė madhe
rrobash, tė lidhura me njė shall, flinte ngrohtė fėmija...
|