Logoreci > Valentina Zaēe

 

Valentina Zaēe-  Marrdhėniet martesore ...

Marrėdhėniet martesore sipas legjislacionit shqiptar
Autori: Valentina Zaēe
Numri i faqeve: 160

Ky liber analizon marredheniet juridike martesore, qė siē dihet zenė njė vend parėsor e shumė tė rėndėsishėm nė sitemin e legjislacionit dhe tė sė drejtės familjare nė Shqipėri. Rėndėsia e madhe shoqėrore e kėtyre marrėdhėnieve buron para se gjithash nga fakti se martesa monogame, qė lidhet pėrpara organit kompetent shtetėror, me vullnetin e lire tė bashkėshortes dhe bashkėshortit dhe qė mbėshtetet nė parimin e barazise se gjithanėshme tė tyre ėshtė baza e ligjshme pėr krijimin dhe konsolidimin e familjes. Objekti kryesor i kėtij libri ėshtė studimi dhe zbėrthimi i aspekteve themelore teoriko-praktike, si dhe i problemeve mė tė mprehta thelbėsore tė kėtyre institucioneve juridike, duke pėrfshirė natyrisht edhe argumentimin e nevojės pėr pėrmirėsimin e mėtejshėm tė pėrmbajtjes sė tyre.

 

Hyrje

 

Ky punim i ėshtė kushtuar analizės sė marrėdhėnieve juridike martesore, qė siē dihet, zėnė njė vend parėsor e shumė tė rėndėsishėm nė sistemin e legjislacionit dhe tė sė drejtės familjare tė Shqipėrisė. Rėndėsia e madhe shoqėrore e kėtyre marrėdhėnieve buron para sė gjithash nga fakti se martesa monogame, qė lidhet para organit kompetent shtetėror, me vullnetin e bashkėshortes e tė bashkėshortit pėrkatės dhe qė mbėshtetet nė parimin e barazisė sė gjithanshme tė tyre, ėshtė baza e ligjshme pėr krijimin dhe konsolidimin e familjes. Njė ndėr treguesit shumė domethėnės tė rolit aktiv dhe tė dobishėm qė pėrmbushin ēdo ditė dispozitat e legjislacionit tonė familjar, me tė cilat janė rregulluar kėto marrėdhėnie shoqėrore kaq tė rėndėsishme, ėshtė se nė Shqipėri lidhen tashmė rreth 27000 martesa nė vit. Pra, vetėm dispozitat e institutit tė lidhjes (celebrimit) tė martesės gjejnė ēdo vit zbatim tė drejtpėrdrejtė pėr mesatarisht 54 000 shtetas. Marrėdhėniet juridike martesore tė shoqėrisė sonė janė grupuar nė kėto katėr institute tė legjislacionit familjar: a) Lidhja e martesės; b) Pavlefshmėria e martesės; c) Pasojat (efektet) juridike tė martesės, d.m.th. tė drejtat dhe detyrat e bahkėshortėve tė karakterit ngushtėsisht vetiak si edhe tė karakterit pasuror; ē) Mbarimi ose zgjidhja e martesės. Shqyrtimi krahasimor i normave tė ēdonjėrit nga kėto institute, duke filluar nga aktet normative mė tė para dhe deri tek Kodi i tanishėm i Familjes, ėshtė njė nga mjetet qė nxjerr nė pah qartė ndryshimet qė janė kryer nė brendinė e kėtyre marrėdhėnieve. Si rrjedhojė objekti kryesor i kėtij punimi ėshtė studimi dhe zbarthimi i aspekteve themelore teoriko-praktike, si edhe i problemeve mė tė mprehta e thelbėsore tė kėtyre instituteve juridike, duke pėrfshirė natyrisht edhe argumentimin e nevojės pėr pėrmirėsimin e mėtejshėm tė pėrmbajtjes sė tyre. Me qenė se ky ėshtė i pari punim monografik shqiptar nė fushėn e marrėdhėnieve juridike martesore e pėrgjithėsisht tė sė drejtės familjare, jam plotėsisht e vetėdijshme se ai pėrbėn njė ndihmesė modeste nė fondin e doktrinės tė sė drejtės familjare.