Logoreci > Plutark

 

Plutark- Pirro

Plutark

Pirro (Nga Jetet Paralele)

Perktheu: Sotir Papahristo

ISBN 99927-664-1-7

Pirro ėshtė njėri prej jetėshkrimeve tė ciklit "Jetė Paralele" tė Plutarkut. Si historiani mė i besueshėm dhe i afėrt nė kohė me Pirron e Epirit, Plutarku hedh dritė mbi jetėn, karakterin dhe bėmat e Pirros si dhe lidhjet e tij me mbretėrit e kohės. Nė libėr nėpėrmjet ngjarjeve dhe thėnieve tė personaliteteve tė kohės na jepet gjenialiteti i Pirros si strateg ushtarak.

 

Fragment:

 

Permbajtje

Mbretėrit e parė tė Epirit

Origjina e Pirros

 Kryengritja e mollosėve

Ndjekja e Pirros sė vogėl prej armiqve dhe shpėtimi i tij.

Glauku shpėton Pirron, e rrit nė shtėpinė e tij dhe e ēon Mbret nė Epir 

Disa karakteristika tė Pirros.

Kryengritja e dytė e mollosėve 

Pirroja e humbet fronin e Epirit

Martesa e tij nė Egjipt.

Pirroja kthehet pėrsėri nė Epir 

Komplot i Neoptolemit kundėr Pirros  Zbulimi i komplotit  

Vrasja e Neoptolemit.

Pirroja sulmon Maqedoninė

Dinakėria e Lisimakut

Pirroja nuk bėn paqe me armiqtė

Dhimitri vret Aleksandrin dhe bėhet mbret i Maqedonisė

Luftė midis Pirros dhe Dhimitrit Trimėria e Pirros dhe

fitorja e epirotėve.

Maqedonasit e admirojnė Pirron pėr trimėrinė dhe e krahasojnė me Lekėn e Madh Pirroja, gjeneral trim dhe i zoti Pirroja, njeri i butė dhe zemėrmirė.

Pirroja pas vdekjes sė Andigonės martohet me gra tė tjera

Edukata e djemve tė tij.

Pirroja kthehet nė Epir me nder e lavdi

Plaēkitje nė Maqedoni dhe paqe me Dhimitrin

Pirroja dhe armiqtė e Dhimitrit.

Pirroja nė Maqedoni

Shikon nė ėndėrr Lekėn e Madh

Ushtria maqedonase e shpall Pirron mbret tė Maqedonisė.

Pirroja dhe Lisimaku ndajnė Maqedoninė

Tė shtyrė nga lakmia dhe nga smira nuk rrinė tė qetė Pirroja mė nė fund tėrhiqet nga Maqedonija 

Ndikimi e mbretėrve mbi popujt.

Pirroja thirret prej tarantinėve kundėr romakėve.

Njė bisedė mes Pirros dhe tė Kineas

Kinea mundohet t’ia kthejė mendjen Pirros pėr fushatėn kundėr Italisė

Pirroja nuk bindet.

Fushata e Pirros kundės Italisė

Shkatėrrimi i flotės sė tij nga njė dallge tė fortė

Pirro mezi shpėton nga rreziku.

Pirroja arrin nė Taranto

Sjellja e tij kundrejt tarantinėve

Lufta me Romakėt

Trimėria e Pirros

Shpėtimi i  tij nga njė rrezik i madh.

Vijimi i betejės midis Pirros dhe romakėve

Pirroja i mund romakėt dhe i afrohet Romės.

Pirroja u propozon romakėve paqe Shumica e senatorėve tė Romės i pėlqejnė propozimet e Pirros

Senati i Romės vendos vazhdimin e luftės me Pirron

Mendimi i Kineas pėr Senatin dhe pėr popullin romak.

Pirroja dhe Fabrici

Lartėsia e karakterit tė Fabri­cit

Pirroja e admiron Fabricin

Propozime tė Pirros pėr paqe.

Kompllot kundėr Pirros

Fabrici i tregon Pirros kompllotin Pirroja liron robėrit romakė

Bėn propozime tė reja pėr paqe

Romakėt nuk pranojnė

Betejė e fortė midis Pirros dhe romakėve Romakėt munden, po edhe Pirroja nuk qėndron mirė.

Grekėrit e Sicilisė e thėrrasin Pirron kundėr kartagjenasve

Pirroja nė Sicili 

Triumfi i tij kundėr kartagjenasve

Trimėria e Pirros.

Pirroja nuk qėndron mirė nė Siēili Dėshiron tė tėrhiqet

Pėrfiton nga thirrja e tarantinėve dhe largohet prej Siēilisė.

Pirroja niset pėr nė Itali

Ndalime nė rrugė nga mamertinėt

Pirroja lufton me njė trimėri tė jashtėzakonėshme

Mamertinėt tė habitur nga kjo trimėri, i hapin rrugė.

Betejė e rreptė midis Pirros dhe Mani Kuri, konsullit tė romakėve

Pirroja mundet prej romakėve.

Pirroja kthehet nė Epir

I ndihmuar prej galatėve pushton Maqedoninė

Fushata e Pirros kundėr Spartės.

Pirroja me ushtri afėr Spartės

Spartanėt pregatiten pėr tė luftuar me Pirron

Gratė e Spartės pėr mbrojtjen e atdheut tė tyre

Pirroja nė ballė tė ushtrisė sulet kundėr Spartanėve

Ata qėndrojnė tė patundur dhe luf­tojnė me trimėri tė rrallė.

Sulmi i dytė i Pirros kundėr Spartės Spartanėt luftojnė me trimėri, por pėsojnė humbje tė mėdha

Ndihma tė reja u vinė spartanėve

Plagosja e Pirros

Beteja, me urdhėr tė Pirros pushon

Fushata e Pirros kundėr qytetit Argos Rrugės sulmohet prej llaqedemonasve dhe humbet tė birin Ptoleme

Pirroja i ndezur lufton si luan dhe i bėn copė armiqtė.

Varrim madhėshtor i Ptolemeut

Pirroja nė rrethet e Argos

Pirroja dhe Antigoni

Shenja jo tė mira pėr Pirron.

Pirroja i futi gallatėt brenda nė qytet

Argjirasit bashkė me aleatėt e tyre u bien gallatėve

Pirroja sulet pėr ti ndihmuar ata

Shėnja tė kėqia pėr Pirron.

Pirroja vendos tė dalė nga qyteti

Duke ikur gjendet pėrpara vėshtirėsish tė mėdha

Ushtarėt tė detyruar vrasin njėri tjetrin Gjendja kritike e Pirros.

Pirroja vritet nė mes tė qytetit Argos

Sjellja e Antigonit kundrejt trupit tė Pirros dhe birit tė tij Elenos.

  

Mbretėrit e parė tė Epirit

Origjina e Pirros

 

            Pas pėrmbytjes (Sipas mitologjisė greke, Zeusi, i zemėruar kundėr njerėzve pėr mėkatet e pėr krimet e tyre, e mbyti botėn me ujė, pėr t’i zhdukur njerėzit mėkatarė. Deukalion-i bashkė me tė shoqen Pira u kėshillua prej tė atit Promete dhe hynė nė njė barkė, e cila i ēoi mbi malin Parnas. Nė kėtė mėnyrė ata shpėtuan nga pėrrnbytja dhe krijuan pėrsėri njerėz nė botė duke hedhur gurė. Ēdo gur i hedhur nga Deuka1ionit bėhej burrė, ndėrsa prej Pirės bėhej grua) i pari mbret i thespotėve dhe i mollo­sėve ka qenė Faetoni, njė nga ata qė er­dhėn nė Epir bashkė me pellazgėt. Disa histo­rianė pretendojnė se Deukaloni bashkė me Pirron pasi ndėrtuan faltoren e Dodonės (Faltore e vjetėr dhe e famshme e Zeusit, afėr qytetit tė sotėm Janinė.) u vendosėn nė Mollos. Mė pas Neoptolemi, i biri i Akilit, nė krye tė njė ush­trie tė fortė e pushtoi vendin dhe krijoi njė dinasti, mbretėrit e sė cilės quheshin Piridė nga emri Pirro; kėtė emėr ai ia kishte vėnė edhe njėrit prej bijve tė tij tė ligjshėm, qė kishte me Lasanėn, bijė e Kleodeut, i cili ishte i biri i Yllit (qė ishte i biri i Irakliut). Akili nė Epir nderohej si perėndi, duke u quajtur nė gjuhėn e vendit Aspetos.

            Mbretėrit e tjerė qė erdhėn pas kėtyre, ranė nė njė gjendje barbare, prandaj si forca, ashtu dhe veprat e tyre, janė mbuluar nga njė errėsire e thellė. I pari qė pėrmendet prej historisė ėshtė Taripa; ky krijoi emėr tė mirė, sepse ndėrtoi qytete sipas zakoneve greke, i zbukuroi ato me shkolla dhe ligje qė kishin parime filan­tropike. Nga Taripa lindi Alketa, i ati i Arivės, prej martesės sė tij meTroadėn lindi Eakidi i cili mori pėr grua Ftian, tė bijėn e Menonit nga Thesalia, qė mori famė nė kohėn e luftės Llamiake (Luftė Llamiake quhet lufta qė “shpallėn” athinasit kun­dėr Antipatrit tė Maqedonisė, pėr tė fituar lirinė e tyre. Por, pasi u vra gjenerali i tyre Leostheni, ata u mundėn prej maqedonasve.) dhe pas vdekjes sė Leostenit ubė mė i fuqishmi ndėr aleatėt. Nga martesa e Eakidi me Ftian lindėn dy vajza, Diedama dhe Troada dhe njė djalė qė e quajtėn Pirro.

 

Glauku shpėton Pirron, e rrit nė shtėpinė e tij dhe e ēon Mbret nė Epir 

Disa karakteristika tė Pirros.

 

              Pirroja nga pamja ishte mė tepėr i tmerr­shėm se sa madhėshtor, ashtu si i ka hije njė mbreti. Dhėmbėt e tij nuk ishin si tė njerėzve tė tjerė, por ishin si njė kockė e tėrė dhe e ngjitur me disa tė ēara tė holla pėrsipėr. Pėr Pirron, besonin se i ndihmonte dhe i shėronte ata qė vuanin nga shpretka. Kėtė e bėnte kėshtu: merrte njė gjel tė bar­dhė dhe e therte; pastaj duke i shtrirė tė sėmurėt mbi shpinė, ua shtypte lehtė shpretkėn me kėmbėn e djathtė. Kėtė shė­rim nuk ua kursente asnjė njeriu, sado i ulėt dhe i varfėr qė tė ishte, dhe si shpėrblim pėr kėtė merrte me njė kėna­qėsi tė veēantė, gjelin e therur. Thuhet se gishti i madh i kėmbės sė tij kishte njė farė fuqije hyjnore, saqė edhe pas vdekjes, kur tėrė pjesėt e trupit u dogjėn, gishti u gjend i plotė dhe i pa cėnuar nga zjarri.

  

Vijimi i betejės midis Pirros dhe romakėve

Pirroja i mund romakėt dhe i afrohet Romės.

 

            …. Ndėrrimi i armėve tė mbretit, ndėrrim qė u bė nė kohėn mė tė pėrshtatėshme mbasi i shpėtoi jetėn, gati i pėrmbysi tė gjitha dhe pėr pak ia rrėmbeu Pirros fitoren; sepse armiqtė duke parė Megaklin tė veshur me armėt e Pirros, e sulmonin papushim duke kujtuar se ishte Pirroja. Mė nė fund pas njė sulmi tė fortė, njė nga armiqtė, i quajtur Deksi, iu afrua shumė afėr Me­gaklit, e qėlloi atė dhe e shtriu pėrdhe pastaj i rrėmbeu pėrkrenaren, armėt dhe pelerinėn dhe vrapoi t’ia ēonte Levinit, duke i treguar me mburrje dhe duke bėrtitur se kishte vrarė Pirron. Romakėt kur dė­gjuan dhe panė armėt e rrėmbye­ra, u gėzuan shumė dhe filluan tė brohorasin; kurse epirotėt u hidhėruan dhe filluan tė humbasin ku­rajon pėr vazhdimin e betejės. Kur e mori vesh Pirroja, doli pėrpara ushtrisė me kokė tė zbuluar, i zgjati dorėn ushtarėve dhe i foli me zė tė lartė, qė tė mund ta njihnin nga zėri. Mė nė fund ushtria e romakėve zuri tė tronditej nga shkaku se kuajt e tyre tė trėmbur nga elefantėt egėrsoheshin para se tė afroheshin kafshėt dhe iknin si tė marrė bashkė me kalorėsit. Pikėrisht nė kėtė kohė Pirroja dėrgoi kundėr tyre kalorėsinė thesaliane, e cila i theu keqas romakėt, pasi vrau njė pjesė tė madhe tė tyre.