| Pjerin Logoreci
Lindi nė Shkodėr, Shqipėri mė 24/02/1955. Fėmijerine prej vitit 1955
dhe pjesen me te madhe te jetes deri ne vitin 2000 e kaloi ne Tiranė, ku
beri shkollen e mesme profesionale "Politeknikumin 7 Nėntori" (ish dhe mė
pas prapė "Shkolla Harry Fulc) dega Radio-Televizion.
Me pas vazhdoi Universitetin e Tiranes, Fakulteti Filologjik Dega
Gjuhe-Letersi.
Prej vitit 1974 deri ne vitin 1994, punoi ne Radiotelevizionin Shqiptar.
Nė vitin 1994 u shkėput nga RTVSH per te hapur "Firmen Logoreci", fillimisht
me tre degė:
botim, shtypshkrim dhe Organizim aktivitetesh kulturore Artistike. Mbas
vitit 2000 shkoi me banim ne SHBA.
Nderkohe Firma Logoreci vazhdon aktivitetin e saj.
Pjerin Logoreci, ka punuar artikuj dhe intervista per organe te
ndryshme te shtypit e RTVSH, redaktime dhe grafiken e kopertinave te librave te ndryshem qe nga viti 1977. Shkroi shume tekste kengesh qe u paraqiten ne aktivitete te ndryshme, kryesisht ne aktivitetet e RTVSH, Festivalet e Kenges ne RTV, Koncertet e Pranveres, anketat muzikore etj. Mbahen mend kenget: "Bijte tane shkojne ushtare", "Shoku im", "Kenga ime jehon", etj.
Ne vitin 1985 shkroi shkenarin per filmin me kukulla "Bleta e vogel" i
realizuar nga Kinostudio "Shqipėria e Re".
Ne vitin 1998 perktheu dhe botoi Librin e Ferdinando De Napoli "Sesso e
Amore nella vita degli uomini e degli animali".dale ne shqip me titullin "Seksologjia".
Ne vitin 2000 punoi per faqen e internetit "Logoreci", nė adresėn
www.logoreci.com e cila tani eshte bere nje faqe e gjere me materiale dhe
informacione te pergjitheshme dhe nga realizimet e firmes.
Eshte realizues i te parit liber elektronik ne Shqiperi "Marie Logoreci"
Jeta dhe veprimtaria artistike e Artistes se Popullit nepermjet shkrimeve
fragmenteve zanore dhe te filmuara ne nje CD.
Pjerini eshte realizuesi i fotografive te para stereoskopike ne Shqiperi
edhe ne faqen e internetit shkruhet hollesisht per kete.
Tani ai po punon per disa projekte njekohesisht qė kane te bejne me
fotografine dhe filmin me 3 dimensione.
|
|
 |