Logoreci > Petraq Kolevica

 

PETRAQ KOLEVICA

Fragmente nga:
 

Nektar Poetik

Poezi Gjermane austriake, zvicerane
Varri i fshehtė

Petraq Kolevica

Zėri qė thirri nė shkretėtirė

 

 

        Petraq Kolevica, lindi nė Korēė mė 11.01.1934. Nė atė qytet kreu shkollėn fillore dhe tė mesme. Nė vitet 1952-57 kreu studimet e larta nė Fakultetin e Inxhinierisė sė Ndėrtimit nė Universitetin e Tiranės. Ushtroi profesionin e arkitektit, ku u shqua si projektues ndėrtesash qytetare dhe u vlerėsua me "Urdhėr Pune" dhe "Ēmim Republike". Nė vitin 1991, nga kolegėt, u zgjodh i pari kryetar i sė parės "Shoqatė tė Arkitektėve Shqiptarė". Ishte ndėr pėrkrahėsit e parė tė proceseve demokratike nė Shqipėri, anėtar i Kėshillit Botues tė gazetės sė parė me prirje tė shtypit tė lirė "Rilindja Demokratike". Mė 1991 u zgjodh deputet i Partisė Demokratike nė Parlamentin e parė pluralist postkomunist. Krahas punės profesionale u mor dhe me krijimtarinė letrare. Filloi si pėrkthyes. Mė 1961 botoi poemėn "Demoni" tė poetit M.J.Lermontov, tė pėrkthyer nga origjinali rusisht. Mė 1986 botoi antologjinė "Poezi gjermane dhe austriake" me pėrkthime nga origjinali gjermanisht dhe ka vazhduar me antologjitė "Poezi japoneze", "Poezi ruse", "Perla nga perlat", "Nektar poetik", "Zėra nga larg", nė vitin 2000 "Poezi gjermane, austriake, zvicerane". Mė 1992 filloi me botimin e veprave me krijimtari origjinale nė prozė duke botuar librin krejt tė vaēantė pėr nga forma dhe pėrmbajtja "Lasgushi mė ka thėnė". Mė 1993 botoi vėllimin me poezi origjinale "Kėngė nga koha e keqe" mė vonė me vėllimin "Tė korrat e vona" duke vazhduar me romanin "Kuja e kohės" mė 2002 me romanin me pėrmbajtje tė veēantė "Varri i fshehtė" dhe mė 2003 romanin "Zėri qė thirri nė shkretėtirė".