| Logoreci > Marash Hajati > Shqipėria nė kapėrcimin e shekullit |
| Shqipėria nė kapėrcimin e shekullit ISBN: 99927
- 603 - 4 - 6 |
(Refleksione) E vėrteta qė nuk fshihet, ska pse tė
kapėrdihet. Nė kėmbim tė Byrosė Politike tė Partisė sė Punės, nė pėrbėrjen e
sė cilės zinin mė tepėr vende drejtuese mekanikėt, kooperativistėt, inxhinierėt
etj. nė krye tė lėvizjes pėr reforma demokratike pluraliste, u ngjitėn shumė
intelektualė tė zotė, profesorė me tituj e grada shkencore, mjekė, matematicienė,
aktorė, inxhinierė, ekonomistė etj. Mirėpo ndryshimi i specialistėve, qofshin kėta
edhe me nivele tė larta njohurish shkencore, nuk e bėjnė politikėn profesionale, nuk e
rrisin nivelin e saj. Njohuritė pėr politikėn si profesion, si arti
i tė drejtuarit, nuk u vlerėsuan kurrė nė Shqipėri. Ato nuk janė cilėsi qė fitohen
vetėm me praktikė, me inate, me idenė se kur tė marrim pushtetin tė mėson vetė puna
etj. Klasa politike shqiptare ėshtė akoma larg
menēurisė, pėrkushtimit e detyrimit ndaj qytetarėve qė pėrmes votės sė lirė e
kanė vėnė nė postin drejtues duke filluar nga detyra e deputetit e deri tek
kryeministri. Pėr fat tė keq, megjithėse ka ndryshuar tėrėsisht struktura e sistemit
shoqėror, elementėt e ofertės e tė konkurrencės janė prezent edhe nė kėto fusha,
mjaft nga politikanėt tanė, nuk kanė fituar personalitetin e tyre, fytyrėn e tyre.
Ata, si mė parė, lexojnė ndonjė ligjėratė nė parlament, ngrenė rregullisht
kartonat sipas komandės dhe nė ēdo furtunė apo rrezik qė u kanoset, fshihen prapa
partisė qė i ka zgjedhur. Pse Shqipėria nuk mundi tė kishte klasėn e vet politike? Pse Shqipėria nuk
mundi tė kishte klasėn e vet politike (Retrospektivė) Nė ato vite ishte koha kur komunizmi qe bėrė
i modės e shkrimtarėt e famshėm, si francezi Anri Barbys, apo poeti me emėr nė botė
Pablo Neruda, pa folur pėr Gorkin e Shollohovin, Majakovskin etj., shkruan e vargėzuan
rimat e komunizmit, pėr fitoren mė tė madhe tė proletariatit nė botė. Pikėrisht nė
kėtė kohė, nga Stalini u sugjerua qė Shqipėria e prapambetur dhe me zhvillim tė
pakėt, tė kishte jo parti komuniste, por parti tė punės.
pėrmes kėtij emri Partia e
Punės tė ndėrtonte njė strategji tė tėrė konceptesh e pikėpamjesh lidhur me
ambicjet pėr konsolidimin e pushtetit, qė tani e tutje do tė quhej pushteti i klasės
punėtore e qė shumė shpejt u shndėrrua nė zhargonin Klasa nė fuqi... Komandanti i tė gjitha kryesive tė asaj kohe,
me njė grup bashkėpunėtorėsh tė ardhur nga lufta e me pėrfaqėsuesit e emėrtimit
tė ri tė Partisė sė Punės, nisi kėshtu qeverisjen e vendit pėr njė kohė tė
gjatė. Kjo suitė ishte edhe bėrthama e parė e klasės politike shqiptare. Qė nė muajt e parė tė krijimit e tė
konsolidimit tė pushtetit, nė tė gjitha forumet e organizmat e ndryshme, duke filluar
nga Byroja Politike, K.Qendror e deri tek dikasteret, do tė vihej objektivi qė mbi 70
pėr qind e drejtuesve tė ishin punėtorė, me prejardhje punėtore apo fshatare. Kjo
strukturė do tė pėrfaqėsonte edhe drejtimin politik tė vendit nė shumė dekada. Ajo
ishte imazhi i drejtėsisė e i asaj qė nė pushtet ėshtė populli. Plejada e parė e
udhėheqjes punėtore nė Partinė Komuniste ishin V.Shanto, K.Xoxe, P.Kristo, P.Peristeri
etj. Tė qenurit punėtorė apo me prejardhje punėtore, u kthye nė kėrkesė jetėsore, nė mani e idealizėm. Nė kėtė emėrtim, u futėn si nė njė thes tė gjitha profesionet e zejtaritė, duke filluar nga rrobaqepėsit, kėpucarėt, samarxhitė, jorganpunuesit etj. Kjo ishte dhe industria e Shqipėrisė nė atė kohė. Edhe intelektualėt, po tė takoheshin diku tangent me kėtė emėr punėtor nga gjyshi apo gjyshja do tė ishin mė tė preferuar. Vetėm fjala punėtor tė nxirrte nė presidiume, tė jepte tituj, tė vinte portretin nė gazetė, nė emisione, tė ēonte ndonjėherė edhe jashtė shtetit me delegacione apo edhe pėr ndonjė pėrvojė profesioni. Megjithatė E.Hoxha pėrkrahu pa asnjė rezervė specialistėt e fushave tė shkencės, tė arsimit, tė kulturės etj., por duke i parė ata gjithnjė si fasadė mbajtėse tė pushtetit politik tė partisė... Njė sekretar i parė partie i strukturės sė
lartė, qė kishte qenė punėtor, u transferua nė pesė rrethe njėri pas tjetrit e nė
tė gjitha, punėt shkuan keq e mė keq. Ai, pėrsėri i parė se i parė. Korrik 1990. Gazetaria shqiptare ul armėt. Nė
plenumin e 11-tė tė K.Q. thirret nė skenė shtrėngimi i radhėve tė partisė
dhe revolucionarizimi i mėtejshėm i saj. Artikujve me kohė tė humbur e tė
pahumbur u vihet kryq. Lajmi, qė u botua pėr dorėheqjen nė atė kohė tė Mlladenovit,
president i Bullgarisė, merret nga K.Q. i Partisė sė Punės si provokim; pėr analogji
gjoja tė japė dorėheqje edhe R.Alia. Njė njoftim tjetėr, pėr nevojėn e mijėrave
krahė pune nė Zvicėr, botuar nė Zėri me burim tė Agjensisė Telegrafike
Shqiptare, komentohet si thirrje, qė mijėra vetė, jo vetėm nga Tirana, tė sulmonin
ambasadat e tė ngujoheshin nė mjediset e tyre.
pasuesit e grushtit tė hekurt,
thėrresin me tone tė ashpra: gazeta po na nxjerr sytė. R. Alia nėnvizon: Zėri
ka kryeredaktor. Ai tė japė shpjegime. Tre anėtarė tė Byrosė Politike
formalisht japin dorėheqje. Pavarėsisht nga kjo, privilegjet do ti ruanin njėlloj
si mė parė. Plenumi mbyllet pa zgjidhur asnjė problem. E vetmja gjė konkrete mbas
debateve edhe nė Byronė Politike ishte mbajtja e njė mitingu nė sheshin Skėnderbej.
R.Alia mbron tezėn: Kur dalim ne nė shesh, armiqtė futen vrimave. Mirėpo kėsaj radhe
armiqtė ishin futur ambasadave e sė andejmi ishte vėshtirė pėr ti nxjerrė. Plenumi i radhės i K.Q. nė tetor 1990, sfidon
kėrkesat pėr lejimin e krijimit tė partive tė reja politike. Me gjysmė zėri, si
vjedhurazi, akoma pa zėnė vend mirė pėrfaqėsuesit e partisė, nė sallėn e
mbledhjeve tė Pallatit tė Kongreseve, dikush lėshoi ca thirrje: Mirė, fundja tė
lejohet krijimi i njė si parti apo si shoqatė e tė gjelbėrve, ekologjike si i thonė.
Deri ku shkonte mendja arkaike e atij plenumi. Flitej gjithēka, sikur nė botė, apo
pėrreth Shqipėrisė spo ndodhte asgjė. Nė derė po trokiste furtuna
e ndryshimeve tė mėdha politike e shoqėrore e ata hiē. Vonesa pėr tiu
pėrshtatur situatės sė krijuar, ēoi nė tė vėrtetė nė zbehjen e veprimtarisė sė
Partisė sė Punės. Ajo tani mė dukej si njė lis i rėnė, si njė partiturė e
ējerrė. Vetėm fjalėt e mėdha e citatet e veprave e mbanin nė kėmbė, ashtu si hije. Mbas rėnies sė monumentit tė E.Hoxhės e
dorėheqjes sė detyruar tė qeverisjes sė Partisė sė Punės, fitorja e zgjedhjeve tė
marsit 1991, i ngjante fitores sė Pirros, me shpirt nėpėr dhėmbė e kėmbė tė
zvarritura. Kongresi i 10-tė i qershorit tė po atij viti, nė strumbullarin politik tė
Partisė sė Punės mund tė cilėsohet edhe si Kongresi i parė i Partisė Socialiste. Kongres edhe i njėrės parti edhe i tjetrės,
si tezat e njohura dikur pa pėrcaktim pėr politikėn shqiptare: as lindje, as perėndim,
as hapemi as mbyllemi, as sot as nesėr; si kėnga korēare A vemi a
svemi. Partia e Punės e la skenėn politike nė njė
debat pa lavdi nė Kongresin e 10-tė nė qershor 1991. Aty u kacafytėn sipas ndarjes sė
trofesė. Nė historinė e sundimit tė saj, kjo parti veē anėve pozitive qė nuk
mohohen kishte krijuar shumė klane e lidhje, miqėsi e krushqi, skena e prapaskena. I
mbeti R.Alisė, si udhėheqėsi i saj i fundit, tė bėhej dirigjent nė ato ditė buje,
sharjesh e ofendimesh. Ca mbronin Enverin, ca e varrosnin edhe mė thellė se e mbante
toka. E gjitha dukej si njė restorant pa menu. Nė fund nuk u pėrcaktua asgjė e qartė,
sepse as parti, as shoqatė nuk mbeti nga e kaluara. Nė tė vėrtetė, Kongresi i 10-tė i Partisė
sė Punės, ishte vetėm ceremonia pa fat e varrimit tė saj, sepse si parti mund tė
quhej pa mision, e prerė si lisi qė nė mesin e vitit 1990 kur nė korrik pėrmes njė
pleniumi, ajo u pėrpoq tė tregonte edhe njė herė dhėmbėt e forcės me tezat bajate
tė revolucionarizimit tė mėtejshėm. Lisi ra. Dhjetėra filiza gufuan rreth tij.
Shqipėria, nė udhėkryqin e historisė, priste parinė e re qė ta drejtonte, ta ēonte
shoqėrinė pėrpara drejt njė progresi aq tė ėndėrruar. Nė fillim njė, pastaj
dhjetėra parti politike plotėsuan kėrkesat pluraliste pėr tu njohur me ligje. Partia Demokratike, si lindje e parė, gėzoi
mbarė njė Shqipėri tė nėpėrkėmbur pėr dekada tė tėra. Asaj i erdhi koha, i
buzėqeshi fati. Mbėshtetja tek lėvizja e fuqishme e dhjetorit tė studentėve trima,
ishte zgjuarsia mė e madhe qė i dha krahė. Ajo lindi nė dhjetorin e 1990-tės e nė
radhėt e saj u bashkuan kontigjente tė mėdha tė inteligjencies, tė punėtorėve
shqiptarė me paga minimale jetese, tė agronomėve e zooveterinerėve pa tė ardhme. Me
Partinė Demokratike u bashkuan edhe pjesė nga shtresat e pakėnaqura tė shoqėrisė
socialiste, tė pėrndjekurit, tė burgosurit, tė internuarit. Partitė e tjera nuk e patėn aq tė madh kėtė
fat. Me Republikanen, veē pjesės sė inteligjencies u bashkuan mė shumė klasat e
shtypura, pronarėt e dikurshėm, kulakėt etj. Kjo parti, qė nė fillimin e jetės sė
saj pėr nga shtrirja dhe interesimi i shoqėrisė shqiptare, vinte e dyta. Partia Social-Demokrate u paraqit nė skenėn
politike pa pretendime tė mėdha pėr ndonjė zgjerim tė dukshėm. Ajo grumbulloi rreth
vetes elitė me tė zgjedhur, tė njerėzve tė pakėnaqur nga Partia e Punės, se gjoja
nuk u ishin njohur meritat e tyre. Pra, njė grupim intelektualėsh qė pretendonin se me
aftėsitė e tyre do bėnin ndryshime tė rėndėsishme nė tė ardhmen demokratike tė
vendit. Si stoli tė historisė morėn pamje
nusėrie duke popullarizuar e propoganduar tė kaluarėn e tyre edhe Partia e
Ballit Kombėtar dhe ajo e Legalitetit. Kjo e fundit mbėshtetur fort pas derės
mbretėrore tė Ahmet Zogut e pasuesit Leka i parė. Lindja mė e vėshtirė, siē jemi detyruar tė
pėrsėrisim shpesh herė, ka qenė grupimi me emrin aq tė bujshėm, Partia Socialiste e
Shqipėrisė. Mbeti ky emėr socialiste i bujshėm pėr dy arsye: E para, se pati guximin tė marrė mbi vete
trashėgiminė pozitive tė sė kaluarės pėr ndėrtimin e shoqėrisė socialiste. Kjo i
shėrbeu shumė kėsaj partie pėr tė mbushur detashmentet si numėr me pjesėmarrės
besnikė. E dyta, do tu mbushte mendjen moshave mė
tė reja shqiptare se fjala socialiste nuk ishte aq e tmerrshme sa e
paraqesnin kundėrshtarėt. Bile Evropa ėshtė plot me parti e lėvizje shoqėrore qė
mbajnė kėtė emėr. Megjithatė, pėrsa i takon ceremonisė sė pagėzimit, kjo parti
pati fatin mė tė keq. Edhe sot e kėsaj dite, e pėrflasin kundėrshtarėt: ka lindur me
tė vėrtetė kjo parti, apo e sajuan. Me tėrė kėto hipoteza pėr tė kaluarėn e
dyshimtė vėrtet duhet menduar, ti besosh apo jo. Klasa e re politike Ndoshta ėshtė treguesi mė i admirueshėm qė
lėvizja pluraliste, mbas diktaturės sė gjatė, u mbush me njerėz tė moshave tė reja.
Edhe fare pak pleq zevzekė qė e vazhduan profesionin e politikanit nuk
ezbehėn aspak shkėlqimin rinor tė liderėve e drejtuesve tė rinj partiakė. Janė bijtė e kėtij populli, me histori tė
gjatė, me njė tė kaluar plot beteja e luftra pa fund pėr tė mbijetuar, por qė fati
kurrė nuk i buzėqeshi pėr ta parė veten si vendet e tjera me njė shtet serioz, me
qeveri niveli, me traditė e kulturė politike. Pėr fatin e keq edhe politikanėt e rinj
nuk po e justifikojnė emrin e madh qė mbajnė. Nga muaji nė muaj, e nga viti nė vit,
flitet e komentohet si dikur nė fillimet e kėtij shekulli se Shqipėrisė i duhet njė
princ Vid i ardhur nga jashtė. Shpesh mėrmėritet me inat, nė biseda tė tė gjitha
rangjeve, se ne sdimė tė qeverisim veten tonė; shumė ndihma sillen nga Evropa,
tė sillet edhe njė qeveri e tė shpėtojmė. Kėto janė shkarkime dėshpėrime, qė
sduam as tu besojmė, as tu nėnshtrohemi, por ama duf kanė, gjurmė
lenė, siguri e mosbesim krijojnė. |