| Logoreci > Marash Hajati > Dera e prapme e shtypit |
| Dera e prapme
e shtypit ISBN: 99927
- 603 - 0 - 3 |
Mbas ngjarjeve me Festivalin e 11-tė tė Kėngės nė RTV, mbetėn pothuajse tabu,
transmetimet e drejtpėrdrejta nė televizion. Edhe njė bisedė e thjeshtė, edhe njė
intervistė e mėsuar pėrmendėsh duhej mė parė tė regjistrohej, tė kontrollohej e
pastaj ti jepej programacionit me dokumente tė rregullta, me disa firma, qė tė
transmetohej.
Lajmet dhe reportazhet informative do tė zinin
deri nė 25 pėrqind tė transmetimeve; rubrikat ideologjike, arsimore dhe ekonomike deri
nė 30 pėrqind; emisionet kulturore e artistike mbi 40 pėrqind. E favorshme, ishte se
nxorėm jashtė strukture programet dhe lojėrat sportive. Kjo kishte rėndėsi tė
veēantė, mbasi pėr kėto veprimtari mund ti zgjasnim transmetimet edhe nė orėt
e vona, gjė qė mė parė ishte e ndaluar. Arsyeja, njerėzit duhej tė flinin shpejt
qė tė mos vonoheshin tė nesėrmen nė punė.
Tepėr ngacmuese ishin transmetimet drejpėrdrejt pėr sportin. Gjatė kėsaj kohe
binin pa pushim telefonat.
Struktura qė ndėrtuam e disiplinoi shumė punėn. U krijuan dhjetėra rubrika tė
reja qė i qėndruan kohės. Ato vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite. Nė mėnyrė tė
suksesshme ishin ciklet pėr njohjen e Shqipėrisė e tė trashėgimisė sonė historike,
kulturore, arsimore etj. Mund tė pėrmendim ciklet: Tė njohim historinė e vendit
tonė, Qytetet nė vite, emisionet Ngjarje e data,
Figura tė shquara, pėr tė cilat, u bė njė punė pėrgatitore tepėr
voluminoze me grumbullim materialesh arkivorė si dhe dokumente nga familje e persona tė
veēantė, fotografi, intervista, skica e vizatime tė larmishme etj. Nė kėto gjini
dokumentare, veē shumė tė tjerėve kanė shkrirė talentin e pasionin e tyre
publicistėt si: A. Gjergji, K. Kyēyku, P. Lati, N. Ukcamaj, V. Vila, I. Ponari, M.
Shehu, P. Lubonja, B. Hoxha, I. Grazhdani, E. Ndocaj pėr emisionet e rinisė, e pa
harruar mjeshtrit e figurės, I. Kasneci, M. Kondo, G. Shllaku, B. Shima e mė vonė Y.
Agovi, F. Ēepani, A. Ēeku, A. Negro etj., tė cilėt realizuan dokumentarė televizivė
tė nivelit tė lartė qė janė nderuar me ēmime republike e janė vlerėsuar nė
festivale tė ndryshme. Pėrvoja e krijuar dhe dėshira kėmbėngulėse e redaktorit Xh.
Mato, pėr krijimin e njė qendre tė organizuar pėr filmin shkencor dokumentar, pranė
televizionit, na nxitėn pėr disa studime tė veēanta, tė cilat pa dyshim lanė gjurmė
e ndikuan pėr sensibilizimin e opinionit nė kėtė sektor disi tė harruar.
Emisioni nga mė tė ndjekurit nė atė kohė e qė vazhdon tė vlerėsohet edhe
sot ėshtė Trupi dhe shėndeti. Kjo jo vetėm pėr interesat qė njerėzit
kanė drejtpėrsėdrejti pėr kėto kėshilla, por edhe nga pėrpjekja e palodhur e
pasionante e mjekut F. Topi pėr ta paraqitur kėtė rubrikė, nga mė tė hershmet nė
televizion, sa mė interesante.
Ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė, kur duke hedhur nė letėr kėto shėnime, tė
dalin pėrpara kujtimet e atyre ditėve e netėve tė pėrgatitjes sė koncerteve tė
vitit tė ri. Nga e gjithė Shqipėria, ēdo ditė, dhjetėra skeēe, parodi, grimca
humoristike, kėngė, ēfarė nuk sillnin nė studjot tona aktorėt e mrekullueshėm tė
Shkodrės, Fierit, Durrėsit, Vlorės, Korēės e si gjithnjė nė krye tė vendit, ata
tė kryeqytetit. Bashkė me krijuesit e humorit, si: P. Kulla, Sh. Mita, L. Bungo, P.
Selimi etj., bashkoheshim tė gjithė, qė skeēet tė na dilnin sa mė tė pranueshėm e
tu shpėtonim kritikave. Mė i papėrmbajturi ishte K. Devole, por pėr fat tė
mirė atė e kishim tonin e me tė bėnim si bėnim. E gjithė redaksia nė ato veprimtari
ishte nė kėmbė. Pa drekė e pa orar duke filluar nga shefi, Sh. Rexhvelaj, O. Mula, V.
Grabocka, Z. Grashi, M. Zykaj, G. Dajiu, I. Shabani e tė ardhurit mė vonė si: A.
Qiriaqi, I. Bega, L. Gjata, Gj. Rita etj. Ne, realizuesit, ishim si mė me fat, sepse me
gjithė lodhjen na dukej se shijonim diēka mė shumė nga ai gėzim i njerėzve tė
artit. Veē si kompensim, nuk rrinim pa e paguar me atė frikėn e ditėve tė para tė
vitit tė ri. Me ankth mbanim veshėt ngritur, se ēfarė do tė thuhej pėr koncertin,
pėr materialet, pėr aktorėt, pėr televizionin. Puna voluminoze na sillte kėnaqėsi,
por nuk mungonin vėrejtjet, sorollatjet qė na mėrzitnin shumė.
Nė njė skeē, aktori i estradės sė Beratit, Cekja bėri goxha humor me
mėnyrėn e tė folurit tė Lushnjės. Kjo gjė nuk ishte praktikuar mė parė nė
televizion. Ne, grupi realizues, njė reagim e prisnim, por jo aq sa, e
Nė kėto veprimtari, nė gjithė punėn artistike tė Televizionit, kemi pasur
kurdoherė nė krah syrin mė tė ri tė figurės, kameramanėt, qė shpesh pa tė drejtė
donin ti klasifikonin diku mes teknikės e krijimtarisė. Sidoqoftė, dua tė ndaj
veē nė radhėt e kėtij libri, kėnaqėsinė e punės me grupin aq tė kėndshėm e
rinor tė kameramanėve, duke filluar me: Sh. Pėllumbin, organizator pa shkresa e
burokraci, Th. Ngjelėn aq kėrkues pėr figurėn, V. Qarrin ekspresiv i palodhur, S.
Dhima babaxhan i heshtur dhe punėtor, L. Balla e G. Ibrahimi tepėr tė vėmendshėm, Sh.
Qatipi, shpirti i repartit, F. Mullai i kudondodhuri, T. Koka, zbatues i
pėrpiktė, A. Kazazi, P. Kodra, D. Tole tė qetė e solidarė, K .Dhimo, poet i grupit,
I. Kruja energjiku etj.
Nė etapa tė veēanta, u bėnė mjaft pėrpjekje pėr ndryshimin e kėtyre
skemave, por pa ndonjė dobi tė madhe. Drejtuesit e kėtij sektori si K. Skarco e mė
vonė Sh. Skėnderi, bashkė me gjithė grupin e redaktorėve e telekronistėve projektuan
shpesh ndryshime nė formulimin e emisioneve tė lajmeve tė kronikave, telereportazheve
etj. Redaktorėt A. Gurashi, M. Baka, T. Topore, A. Dhamo, G. Qinami, H. Lleshi etj., e
duke pėrfshirė kėtu operatorėt e talentuar si G. Shtino, A. Omeri, Sh. Reēi, V. Dango
etj., kanė njė meritė tė respektuar pėr ndihmesėn qė kanė dhėnė nė fushėn e
informacionit dhe emisioneve nė televizion.
Nė fillimet e viteve 80-tė nga redaksia e informacionit u shkėput njė grup
redaktorėsh qė krijuan tė parėn redaksi pėr ēėshtjet ndėrkombėtare nė kėtė
institucion. Nga ky sektor u realizuan emisione tė veēanta e me cikle, komente me
ilustrime interesante tė punuara me mjeshtėri nga V. Kule, B. Zeneli, B. Muharremi, A.
Sokoli etj., qė u dhanė njė frymėmarrje tė re temave pėr problemet e jashtme.
Ėshtė meritė e redaksisė sė informacionit
edhe pėrgatitja e njė plejade anoncuesish e folėsish jashtė kamere, prezantuesish tė
talentuar nė emisione tė ndryshme, duke filluar nga S. Beli, redaktore e folėse e parė
nė televizion e mė pas L. Zadrima, J. Kondili, K. Fotjadhi, T. Radi, Dh. Gjoka e
pasuesit e tyre qė edhe sot e kėsaj dite lexojnė aq natyrshėm me ndjenjė, pa thirrje
e poza artificiale. Pėr ecurinė e punės krijuese, planifikimin, sigurimin e emisioneve
rezervė, formulimin e testeve dhe intervaleve, hartimin e programit javor etj., ka
gėzuar njė meritė tė veēantė, redaksia e programacionit nė Televizion nėn
drejtimin e gazetares me stazh, L. Ēeli si edhe pjesėtarėt e tjerė O. Teneqexhi, Dh.
Pecani, Zh. Gostivishti, A. Qiēri, dispeēerėt e gjithė shokėt e tjerė.
DERA E PRAPME E SHTYPIT
Nė historinė e Partisė sė Punės sbesoj tė ketė pasur marrėdhėnie mė
tė ndėrlikuara, sesa ato mes
Tema e mėsipėrme pėr aq sa paraqet interes, mund tė jetė objekt studimi i
historisė dhe politikės shqiptare. Nė kėto kujtime, do tė mundohemi tė hedhim dritė
vetėm pėr aq sa ka pasqyruar e si e ka pasqyruar televizioni shqiptar finalen e asaj
pėrmbysjeje tė madhe.
Duke hyrė nė rrjedhėn e ngjarjeve tė familjes Shehu, me fejesėn e njohur tė
tė birit, me njė vajzė nga familja e Turdive, me ceremonitė e konfliktet e shkaktuara
prej asaj fejese, pasojat nuk vonuan tė dilnin sheshit. Mirėpo askujt nuk i shkonte
ndėr mend se ato do tė kishin jetė tė gjatė. Mosmarrėveshje tė tjera, ka pasur edhe
mė parė me kėto familje, por ishin sheshuar.
Nė fund tė shtatorit apo fillimi i tetorit 1981, nė Kamėz u kremtua 30-vjetori
i themelimit tė Insitutit tė Lartė Bujqėsor. Kronika e zgjeruar televizive, u
pėrgatit me shumė kujdes nga grupi mė i zgjedhur i redaksisė sė informacionit. Nė
ato festime merrnin pjesė personalitete tė ndryshme. Nė radhėn e parė tė
presidiumit, disi larg njėra-tjetrės zinin vend edhe
Tė nesėrmen, qė nė orėt e para tė mėngjesit, R. Alia do tė niste me ne njė
dialog, njė porosi qė do tė bėhej temė e shumė ngjarjeve tė mėvonshme.
- More, normale ju duk ajo kronika qė transmetuat mbrėmė pėr Insitutin
Bujqėsor? - e filloi bisedėn shtruar.
Heshtėm, dėgjuam e mbasi dyshuam, pyetėm si me habi:
- Mos ishte shumė e gjatė?
- Dale, dale prit, nuk e kam aty llafin, - vazhdoi ai, - po njerėzit qė
paraqitėt aty njėlloj janė? E njėjtė ėshtė ndihmesa e tyre e roli nė shoqėri?
Kėtu mbaroi biseda, por kėtu filluan edhe njėqind dilema. Ishte e para herė,
qė pėr gjėra kaq tė rėndėsishme nuk jepej njė mendim i prerė. Nė tė vėrtetė
nuk u mor vesh si tė vepronim nė tė ardhmen. Pėr N. Hoxhėn, ishte e qartė,
skishte ndonjė dyshim.
Paraprakisht, pėr ti zėnė rrugėn sė keqes, kėrkuam informacion tė
plotė pėr tė gjitha emisionet, Ngjarje dhe data. Asnjė intervistė, apo
bisedė nuk do tė organizohej me personalitete tė ēdo rangu, pa marrė pėrpara
miratimin e drejtorisė. U shtua kujdesi edhe pėr emisionet e fėmijėve, sepse disa
herė e kishim pėsuar nga bisedat disi tė pakontrolluara qė organizoheshin nė takime
me veteranė.
Ngjarjet e ndėrlikuara mes E. H. dhe M. Sh. po shtoheshin e acaroheshin, po zienin
nga brenda. Por, po afrohej edhe koha e reagimit. Sinjalin e parė, aty nga mesi i tetorit
e dha njė konferencė e sektorit tė shtypit. Nė atė mbledhje u tha shkurt, rrjedhshėm
e qartė, se nė artikujt pėrkujtimorė e studimorė me rastin e festave, si edhe nė
emisionin pėr Ngjarje e data protagonistė tė vetėm do tė jenė Partia dhe
Themeluesi i saj. Materialet mė tė rėndėsishme do tė kalonin pėr publikim, vetėm
nėpėrmjet sektorit. Afrimi i 40-vjetorit tė Partisė dhe i kongresit tė 8-tė tė saj
po tingėllonin ftohtė dhe zbehtė. Nė udhėheqjen lart pak entuziazėm, poshtė nė
bazė pak eufori. Kėto ishin refleksionet e konkluzionet e atyre ditėve plot ankth.
Pėr ne tė televizionit, viti 1981 ishte i veēantė. Pas shumė pėrpjekjesh,
studimesh, argumentesh, qeveria kishte akorduar njė fond prej afro 10 milionė dollarė
pėr blerje pajisjesh, sidomos nga firma e njohur gjermano-perėndimore BOSCH.
Kontraktimet kishin pėrfunduar e pjesė-pjesė po realizoheshin edhe shlyerjet
financiare. Nė ato ditė tetori pėr herė tė parė nė historinė e tij, filloi
transmetimi i programeve me ngjyra. Fat i mirė pėr ne, fat me zymtėsi pėr udhėheqjen.
Konflikt me ngjyra.
Katėr ditė para fillimit tė punimeve tė Kongresit tė 8-tė tė Partisė, nė
njė takim tė veēantė, nė Komitetin Qendror u pėrpunua mėnyra e regjistrimit dhe
transmetimit tė kėsaj ngjarjeje me rėndėsi. Pėr sa u bisedua nė atė takim,
sdo tė bėhej asnjė fjalė, sdo tė vihej nė dijeni as redaksia e lajmeve,
as regjia. Pulti i figurės do tė vihej nėn komandė tė rreptė. Filmimi do tė kalonte
nė tehun e njė brisku, sa tė mbante gjallė unitetin e varur nė fije tė perit. Pėr
rreth shtatė ditė me radhė E. H. dhe M. Sh. nuk do tė qėndronin mė pranė
njėri-tjetrit dhe asnjėherė nuk do tė dilnin bashkė nė ekran. Filmimet do tė
bėheshin vetėm nė lėvizje, duke filluar nga njėri krah i rreshtit e duke u ndalur nė
cepin tjetėr. Skema, pėr tė lehtėsuar kėtė situatė, ishte zgjidhur me vendosjen nė
mes tė E. H. dhe M. Sh. tė njė personi tė tretė, qė do tė drejtonte sipas radhės
seancat e punimeve tė kongresit. Detyra jo e lehtė qė nė fillim iu ngarkua R. Alisė.
Sidoqoftė, kjo mėnyrė vendosjeje lehtėsoi shumė punėn e regjistrimeve pėr
televizionin. Kamerat sdo tė fiksonin mė sė bashku buzėqeshjen e dy tė
mėdhenjve, pale bisedat kokė mė kokė qė i gjuanin me kujdes tė
veēantė. Sdo tė kishte mė rrokje duarsh, as pėrshėndetje. Kėto, jo se nuk
duheshin pėr sallėn, pėr televizionin, por sepse ato realisht nuk ekzistonin e nuk do
tė pėrjetoheshin asnjėherė mė nė mes tyre... Kishte javė tė tėra, qė dy
Kryesorėt, bashkėluftėtarėt e bashkėpunėtorėt e dekadave, me tė mirat e me tė
kėqijat, nuk flisnin me njėri-tjetrin. Buka ishte thyer, ajo sngjitej mė. Tani,
vetėm sa luhej drama. Ndoshta nga ato dramat mė spektakolare. Aktorė ishin
dy figurat mė tė larta tė shtetit e tė partisė. Dhe si pėr sfidė tė artit,
shfaqja e kėtyre veprimeve zhvillohej nė Teatrin e Operas e Baletit nė
prani tė qindra delegatėve tė ardhur nga e gjithė Shqipėria.
Konflikti mund tė shpėrthente nė ēdo minutė. Interesat e kohės kėrkonin, qė
kjo mundėsisht tė mos ngjiste gjatė ditėve tė kongresit. Pėr kėtė, loja politike
po bėhej tepėr e zgjuar dhe finoke, sepse M. Sh. ishte nga ata burra qė mund ta bėnte
bam nė ēdo seancė. Gjithēka ecte tėrhiq e mos kėput. Le tė kuptohej e le tė mos
kuptohej, le tė besohej e tė mos besohej se mes udhėheqėsve nuk shkonte gjithēka
mirė. Punimet e kongresit tė shpėtoheshin.
Dy herė nė ditė sė bashku me R. Alinė nė dhomėn e kontrollit, apo edhe
drejpėrdrejt nė studiot e montazhit pėrcaktonim ēfarė do tė jepnim nga punimet e
kongresit. Gjithēka shkonte mirė. Nė ditėn e tretė nė seancat e paradites, Byroja
Politike me sekretarin e parė nė krye, erdhėn tė veshur me kostume bezhė. Njė
kėnaqėsi pėr televizionin. Ngjyrat e ēelura zbukuronin ekranin. Veēas nga tė tjerėt
kryeministri atė ditė mbante rroba blu tė errėta. Mos ishte rastėsi, apo marrėveshje
e qėllimshme pėr ta lėnė ashtu edhe nė paraqitje! Deri ku shkonte imagjinata!
Ēajupi i dėrgoi njė copė letėr Fiqiretes, qė mundėsisht mbas dreke, shoku
Mehmet tė ndėrronte kostumin, mbasi nuk dilte bukur nė televizion. Tri herė e
pėrgėzoi ajo drejtorin pėr kėtė kujdes. Aq ishte e hutuar, sa edhe tė tri herėt, e
pyeti nėse mos atė interesim e kanė pasur edhe shokėt lart. Kjo pėr tė do tė ishte
njė shpresė e madhe, do tė ishte njė lajm i gėzuar. Ato ditė bashkėshortja e numrit
dy, e lodhur por jo e lėshuar, mbahej ende. Nė pushimin e seancave, kur u takuam me
Ēajupin kolegun tim, i shpreha mendimin se kot ia kishte dėrguar letrėn Fiqiretes pėr
ēėshtjen e kostumit. Ku kishin mė rėndėsi ngjyrat e veshjet! Mbeti si i habitur. E
lamė tė takoheshim mė vonė.
Nė filmimin e seancave ku M. Shehu mbajti raportin nė emėr tė Qeverisė, pėr
zhvillimin ekonomik, me kameramanėt patėm njė konflikt tė vogėl, sepse me
gjithė porosinė pėr tė marrė mė shumė sallėn, ata, e drejtonin objektivin tek
portreti i kryeministrit, me arsyetimin, se kur tė bėhej montazhi do tė kėrkoheshin
kėto plane. Ata nuk mund tė dinin se fjalimi, pothuajse tėrėsisht do tė ilustrohej me
pamje nga delegatėt. Nė kongres shumė gjėra u bėnė ndryshe nga ēdo herė tjetėr.
Nuk ishte fjala vetėm pėr entuziazmin e pakėt e tė zbehtė, as pėr dyshimet qė po
shtoheshin, por mungoi fare hapur demonstrimi nė televizion i lidhjeve tė ngushta mes
udhėheqjes e delegatėve.
Ka qenė njė zakon i njohur, qė nė pushimet e seancave, Byroja Politike me
Enverin nė krye, zbrisnin nga presidiumi nė sallė, nė fuajč, nė mjediset e Teatrit
tė Operas e Baletit e bėnin fotografi me grupe delegatėsh. Kėto nuk u realizuan. Ishte
e qartė. A mund tė dilnin bashkė tė gėzuar mes pėfaqėsuesve tė partisė E. H. e M.
Sh.?
Tė vetmet qė vinin tek delegatėt nė kohėn e pushimeve mes seancave ishin
Nexhmija e Fiqiretja. Sa pėr kureshtje, kėsaj tė fundit i kishin caktuar nė sallė
njė vend afėr dyerve tė platesė. Skishte as mė tė voglin dyshim se vajtja e
tyre tek delegatėt bėhej me qėllim tė caktuar informimi, pėr tė tatuar pulsin, pėr
tė mbledhur opinione. Delegatėt nga ana e tyre nė ato pushime, si tė
uritur me avazin e vjetėr kėrkonin tė bėnin fotografi. Mbasi
grumbulloheshin tek shkallėt, ftonin Nexhmijen nė mes. Nė kėtė kohė si tė ishin
lodra fėmijėsh vraponte drejt tyre edhe Fiqiretja. Por ... Nexhmija linte grupin e
largohej nė mėnyrė demonstrative pa bėrė fotografi. A mund tė kishte dėshpėrim mė
tė madh se aq, pėr palėn qė do tė linte pushtetin, fronin? E ku dihej mė tutje.
Kongresi mbylli punimet ashtu siē ishte parashikuar, nė dukje me fitore. Asnjė
ndryshim thelbėsor nuk u bė. Delegatėt, tė ftuarit dhe punonjėsit e tjerė tė
shėrbimit, mbi njėmijė vetė, bashkė me udhėheqjen u vendosėn jashtė, nė shkallėt
e Pallatit tė Kulturės pėr tė bėrė njė fotografi. Nė realitet, nė kėtė kongres
u mund plotėsisht M. Shehu, por as
Mitingu i zakonshėm, mbas punimeve tė kongresit, nė kryeqytet u organizua nė
gjendje tė tensionuar pėr udhėheqjen. Fjalėn e rastit u ngarkua ta mbante K. Azbiu.
Goditjet kundėr Mehmetit filluan. Ne u porositėm ti jepnim vend tė dukshėm
folėsit, pa harruar Kryesorin. Aq bėri pėrshtypje mbajtja e kėtij fjalimi nga ministri
i Punėve tė Brendshme, sa u pėrfol kudo, se ai shumė shpejt do ti zinte vendin
kryeministrit. Pėr analogji kjo tezė ishte e besueshme, sepse nė mitingjet mbas
kongreseve vazhdimisht ka pėrshėndetur kryeministri. Mirėpo, kėsaj radhe puna
qėndronte tjetėrkund. Atė do ta tregonte koha.
Ja si u ndanė E. H. me M. Sh. nė dritėn e kronikave televizive, nė atė fund
viti 1981: mė 24 tetor, nė prag tė festave tė nėntorit organizohej shpėrndarja e
dekoratės 40-vjetori i PPSH. Ceromonia filloi jo pa qėllim nga udhėheqja e
lartė e partisė. Televizioni porositet, qė kamera tė mbahet gjatė me pamjet kur S.
Stefani do ti vendoste nė gjoks dekoratėn
Veprimtaria e fundit publike nė televizion e kryeministrit dhe e fundit
pėrgjithmonė, qe njė detyrim protokollar pritjeje, qė ai i bėri zėvendės-kryetarit
tė Kėshillit tė Ministrave tė Rumanisė, i cili ndodhej pėr vizitė nė vendin tonė.
Nė datėn 17, duke u gdhirė 18 dhjetori, M. Shehu nė njė moment nervozizmi pa
rrugėdalje vret veten. Pėshtjellim nė udhėheqjen e partisė. Puna mė e vėshtirė,
formulimi i komunikatės. Si fillim as nuk do tė shpallej armik, as nuk do tė mbahej zi.
Njoftimet nė bazė zbritėn vonė. Edhe nė organet qendrore tė informacionit, u
njoftuam me rrugė partie, nga komiteti i Tiranės. Nė drejtorinė e pėrgjithshme
kėmbyem mendime, si tė vepronim me programin. Vendosėm tė mos bėnim asnjė ndryshim
pėrderisa skishim orientim tė veēantė. Nė bisedė e sipėr, ra telefoni. Shefi
i sektorit tė shtypit edhe nė kėtė rast nuk e kurseu humorin:
- Domethėnė, andej nga ju ska ndodhur gjė? Kėshtu! Gjithēka do tė
vazhdojė si mė parė. Pa ndryshime. U kuptuam?
Kėngėt popullore, muzika e lehtė, vallet e meloditė qė u transmetuan tėrė
ditėn, ishin mesazhi mė i saktė, se partia u nda edhe nga njė armik tjetėr. Pėr
aktin e vetėvrasjes shefi ynė R. Alia tregohej shumė i nevrikosur.
Qė M. Shehu do tė eliminohej, skishte as mė tė voglin dyshim. Por me
veprimin e tij prishi skemėn e largimit nga froni disi mė butė, duke zbritur
shkallė-shkallė, siē ishte vepruar gjithnjė me tė skualifikuarit nga udhėheqja. Ata
qė do tė merreshin nė analizė nga partia do tė bėnin nė fillim autokritikė me
shkrim, pastaj shkarkoheshin nga funksionet, dėrgoheshin nė bazė, e mė tutje fundi i
njohur, arrestimi e dhėnia llogari. Tė gjitha kėto, i shembi M. Shehu me veprimin e
tij.
Nė programacionet e radios e sidomos tė televizionit, erdhi njė pėrmbysje e re
e programeve. Do tė kalonin nė arkiv pa tė drejtė transmetimi dhjetėra emisione. Me
to mund tė bėhej montazh vetėm me leje tė veēantė. Historia dokumentare po cungohej
pėrsėri. Nė fotografitė e luftės ēdo 5-6 vjet bėheshin retushe, qė tė mos
dukeshin nė ekran fytyra komandantėsh e gjeneralėsh. Tani do tė hiqej edhe M. Shehu me
pasuesit e tij.
Si vazhdim i spastrimeve u zbritėn nga muret afishe, pllakate, parulla, citate
etj. U hoqėn shumė kėngė e libra, ēdo gjė qė lidhej me figurėn e kryeministrit.
Pati edhe nga ata mė tė devotshmit qė propozuan tė rishikohej e gjithė krijimtaria e
krahinės sė Mallakastrės, dhe bile nėse duhej transmetuar mė kėnga e njohur e
Ēelo Mezanit, mbasi dihej publikisht se i pėlqente M. Shehut.
ENVER HOXHA
Ka qenė rrjedha e ngjarjeve historike, qė pėrcaktoi fatin e Shqipėrisė, pėr
tė mos u ndarė nga hija e emri i E. Hoxhės pėr rreth katėr dekada me radhė. Si
figurė qendrore e njė shteti, qė po ribėhej nė drejtime tė panjohura, ai udhėhoqi,
bėri ligjin, nėnshtroi me grushtin e hekurt, qeshi, vajtoi, ngriti e ndėrtoi, arsimoi,
uli e ndėshkoi ... Njė rrugė e gjatė peripecish, arritjesh e humbjesh tė njė shteti
dhe tė njė populli tė tėrė.
Koha e sundimit tė E. H. nuk ėshtė as magji, as pa shpjegime. Ai erdhi nė krye
tė vendit nė rrethana tė ndėrlikuara, por tė volitshme pėr ambiciet e qėllimet qė
i kishte vėnė vetes.
Mes flakėve tė Luftės sė Dytė Botėrore, Musolini mė 7 prill 1939, hodhi
kėmbėt nė bregun mė tė dobėt tė Gadishullit Ballkanik, nė Shqipėrinė e varfėr e
tė rraskapitur pėr tė ngritur mė tej urėn e pushtimeve drejt Lindjes.
Kundėr agresorėve, nėn flamurin e interesave kombėtare, u ngritėn krerė,
atdhetarė, nacionalistė tė rrymave politike nga mė tė ndryshmet pėr tė udhėhequr
revoltėn, manifestimet, e qėndresėn aktive kundėr zbarkimeve italiane. Tė mėsuar
pėr dhjetėra vjet me radhė nga historiografia shqiptare, se e vetmja forcė organizuese
qė solli ēlirimin e vendit, ka qenė Partia Komuniste me E. Hoxhėn nė krye, nuk e
pengon sot aspak hapjen e rrugės sė studimeve objektive, pėr ti dhėnė cilėsdo
forcė politike, meritėn e kontributin real qė i takon pėr atė periudhė tė
rėndėsishme. Veē njė gjė ėshtė e qartė, se nė ēfarėdo rrethane apo situate qė
u krijua, askush tjetėr nuk diti e nuk manovroi si E. H. pėr marrjen e pushtetit dhe
vazhdimin e qėndrimit nė krye tė tij pas luftės sė ēlirimit. Pėr tė arritur nė
kėtė finale, ai bashkoi me zgjuarsi tytat e armėve tė komandantėve trima e tė
dėgjuar si: M. Peza, H. Lleshi,
Me taktikėn e ruajtjes fizike tė udhėheqėsit dhe rolin e
padukshėm, por tepėr tė fuqishėm tė Partisė Komuniste, nė kohėn kur nazi-fashizmi
ulte kokėn i shpartalluar nė dyert e Stalingradit e tė Moskės, E. H. del i pari nė
drejtim tė luftės, komandant i ushtrisė partizane. I pari nė krye tė Frontit
Demokratik, i pari nė Qeverinė e Pėrkohshme. Kudo nė krye, kudo nė drejtim, kudo i
pari. Ai fitoi dhe e mbajti pushtetin me metodat e luftės dhe mbeti zbatues i kėtyre
metodave, derisa u largua nga jeta. Ēfarė e favorizoi E. H. nė mbajtjen aq tė
gjatė tė pushtetit: Sė pari, ai i pėrket njė plejade
udhėheqėsish tė Vendeve tė Lindjes qė dolėn fitimtarė mbi pushtuesit dhe
bashkėpunėtorėt e tyre. I gjithė ky brez sundimtarėsh e quante veten shpėtimtar tė
kombeve tė tyre, si: Dimitrovi nė Bullgari, Georgiu Dezhi nė Rumani, Bejruti nė
Poloni, Ulbrihti nė Gjermani, Kim Ir Seni nė Korenė e Veriut, Tito nė Jugosllavi, pa
folur pėr Stalinin e Mao Ce Dunin, qė nė vendet e tyre morėn gati pamje hyjnish. Tė
gjithė kėta udhėheqės, as nuk mund ta mendonin veten tė zėvendėsuar. Erdhėn nė
pushtet nga gryka e pushkės dhe vetėm ndonjė luftė e re mund ti zbriste nga ai
post. Gjithēka u shkrua dhe u sanksionua nė favorin e tyre: ligjet, kushtetuta,
vendimet, ngjarjet. Nė realitet asnjė nga kėta sundues nuk u largua dhe nuk e dorėzoi
pushtetin sa qe gjallė. Me fronet, ata i ndau vetėm vdekja. E. H. ishte mė i riu prej
tyre e sundoi mė gjatė se tė tjerėt.
Sė dyti, faktor i rėndėsishėm qė favorizoi pushtetin e gjatė tė E. H. ishte
varfėria deri nė mjerim e vendit. Shqipėrinė e asaj kohe, ishte tepėr e vėshtirė ta
pėrcaktoje, se cilit sistem shoqėror i pėrkiste. Me rreth 90 pėrqind tė popullsisė
analfabete, ajo pėrpėlitej mes grindjesh, pangrėnies, gjakmarrjes etj. Tė ēoje nė
atė kohė deri nė krahinat mė tė largėta tė Shqipėrisė, bukėn e kripėn,
vajgurin, veshjen, kėpucėt etj., ishte njėlloj si tė ndėrtoje njė qytet nė
shkretėtirė. Tė ēoje mėsuesin dhe shkollėn, diturinė deri nė thellėsitė, ku edhe
mushka nuk gjente dot rrugė, ishte njė ėndėrr. Tė shkruanin e tė lexonin letra nė
ēdo shtėpi, ishte njė pėrrallė. Tė ēoje llambėn elektrike nė vend tė pishės,
ishte njė lloj sikur tė zbrisje nė errėsirėn shekullore njė copė diell. Tė gjitha
kėto, pėr fatin e mirė kanė ndodhur nėn sundimin e tij. Por, sduhet harruar
pėr asnjė ēast se, sė bashku me pėrparimin ai ēoi atje partinė, diktatin,
nėnshtrimin qė i shėrbenin lakmisė pėr tė mos e lėshuar kurrė pushtetin.
Faktori i tretė, qė ka ndikuar nė jetėgjatėsinė e dorės sė hekurt tė E.
H., ka qenė politika e tij e veēantė brenda rrethit tė ngushtė tė udhėheqjes. Duke
folur tri herė nė ditė pėr unitetin, ai kurrė nuk preferoi tė jetonte nė amulli, pa
vigjilencė, pa zbulim kundėrshtarėsh, pa shtypje e ushtrim frike. Nė vetvete kjo
metodė drejtimi mbante tė tensionuar ēdo pjesėtar tė udhėheqjes. Pėr ēdo veprim
kėrkohej maturi e besnikėri. Mjaftonte qė ndonjėri nga udhėheqėsit e tjerė, apo
bashkėpunėtorėt e afėrt, tė shqiptonte propozime apo mendime mė tė zgjuara se tė
tijat, apo tė krijohej ndonjė farė dyshimi pėr rivalitet, qė i lartpėrmenduri tė
pėrfundonte nė ndonjė grup antiparti. Nėse grup nuk kishte, ai do tė krijohej. Ndarja
me tė keqen, forconte e ēelikoste udhėheqjen.
Me kėto veēori, e me kėtė karakter, ka ardhur E. Hoxha, qė nė ditėt e para
tė pushtetit, nė moshė tė burrėruar pėrpara aparateve dhe kamerave filmike. Me
shkathtėsi e gjallėri, ai kurrė nuk pozoi i stisur, por qėndroi para objektivit pėr
tu thėnė bashkėshtetasve se ėshtė aty jo pėr ti parė nė sy, por pėr
tė paraqitur plotfuqishmėrinė e tij drejtuese. Pėr rreth njėzet vjet me radhė,
derisa edhe nė Shqipėri hyri televizioni, shtypi, gazetat dhe revistat e mė pas edhe
filmi dokumentar, kanė qenė vitrina numėr njė e portretit dhe e veprimtarisė sė E.
H. Nė ēdo festė apo ngjarje pėrkujtimore, nė pritje tė delegacioneve, nė vizitat
nėpėr Shqipėri e jashtė shtetit, kudo dhe pėrherė spushonte sė shkrepuri
aparati. Fotografitė zyrtare, qė shumėfishoheshin nė disa kopje, kalonin pragun e K.Q.
pėr zgjedhje e pėrcaktim botimi. Nė vitet e para tė gjitha organet e shtypit vinin tė
njėjtėn fotografi. Mė pas ato u ndanė simbas tematikės. Deri vonė, viston pėr
tu bėrė fotografitė publike e ka mbajtur E. H. e bashkėpunėtorėt e afėrm. Mė
pas e drejta e pėrcaktimit ka zbritur tek sekretari i propagandės, por asnjėherė pa
dijeninė e N. Hoxhės.
Popullaritet kanė pasur edhe filmat kronikalė-dokumentarė tė Kinostudios
Shqipėria e Re, qė xhiroheshin shpejt dhe shfaqeshin para seancave tė
filmave artistike nė tė gjitha kinematė e Shqipėrisė.
Nė hapat e parė tė televizionit eksperimental nė vendin tonė, aty nga vitet
60-tė, nuk pati ndonjė vėmendje tė veēantė pėr informacionin televiziv. Mė vonė
erdhi duke u shtuar interesi. Me fillimet e viteve 70 televizioni njohu njė rritje
tė dukshme. Me kompletimin e pajisjeve teknike, me zhvillimin e rritjen e krijimtarisė
publicistike, krijuese e pasqyruese, ai u bė qendra mė e rėndėsishme e propagandės.
E. H. e vlerėsoi lart magjinė elektronike si mjet i pazėvendėsueshėm nė komunikimin
me masat.
Televizioni kishte pėrparėsi tė jashtėzakonshme pėr paraqitjen e platformave
politike, mitingjeve, takimeve e bisedave gju mė gju me popullin. Veē
figurės, hyri si komponent edhe zėri qė i dha njė vėrtetėsi jetėsore, dokumentare,
tė pakrahasueshme me mjetet e tjera. E. Hoxhės i doli kėshtu nė shteg njė dhuratė e
madhe qė duke u harmonizuar me talentin e tij si orator, bėri njė epokė tė vetėn,
pėr atė periudhė. Nė tė gjitha veprimtaritė e manifestimet sekretari i parė i K.Q.
do tė ishte nė qendėr tė kamerave. Nė mjaft raste kėto veprime organizoheshin enkas
pėr tė treguar, se Partia e shoku Enver ishin tė fortė e tė pathyeshėm.
Televizioni, me grupe tė veēanta e regjisorė tė kualifikuar kishte plane
paraprake, tepėr sekrete, ku do tė bėheshin filmime. Pėr to, deri nė detaje
interesohej personalisht R. Alia. Pėr paraqitjen autoritare tė E. H. nė ekran, veēuar
nga tė tjerėt, gradualisht u pėrpunua njė skemė e hollėsishme. Nė
kongrese, data pėrkujtimore, festime, ai do tė hynte i pari nė presidium, me hap tė
ngadalshėm e duke pėrshėndetur. Kamerat do tė xhironin nė disa plane me kalime tė
qeta. Kur brohoritjet e duartrokitjet tė arrinin nė shkallėn mė tė lartė, atėherė
hynte pjesa tjetėr e byrosė. Nė mbledhje tė veēanta, kur nuk parashikoheshin
duartrokitje, ai vinte i fundit, vetėm mbasi tė ishte vendosur njė qetėsi absolute.
Kur ndonjė veprimtari ėshtė quajtur e paarrirė, jo nė planin e pėrmbajtjes e tė
ideve, por tė cilėsisė sė figurės, paraqitjes, e kjo ka ndodhur, atėherė takimi nuk
ėshtė lejuar tė transmetohej nė televizion. Kėshtu, njė bisedė organizuar nė
Korēė me kuadro e veteranė, ngaqė nuk u lejua qė tė vendoseshin mjetet pėr
ndriēim, kronika doli e zbehtė si pa jetė, vende-vende e errėt. Duke mos u dhėnė nė
televizion ky aktivitet ngjalli shumė dyshime mbi gjendjen shėndetėsore tė E. H. Si
kompesim, pėr tu prerė rrugėn pėrgojimeve e fjalėve tė armiqve kundėrshtarė,
mbas pak kohėsh E. H. doli para publikut nė njė manifestim me shokun Pilo mes
punėtorėve ne uzinėn Traktori. Mė pas, nuk na sollėn aq shumė pengesa
pėr vendosjen e prozhektorėve.
Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se E. H. ishte mjeshtėr i komunikimit me
kamerat. Ai duke depėrtuar pėrballė saj, i jepte objektivit gjerėsi manovrimi tepėr
tė natyrshėm. Pėr atė ēka do tė pasqyrohej, bėhej njė konsultim i gjerė duke
marrė nė mjaft raste edhe pėlqimin e vetė E. H.
Telashet mė tė mprehta krijoheshin nė veprimtaritė e mėdha si: Parada,
manifestimet e 1 Majit, kongreset etj., sepse mbas xhirimeve kėrkoheshin shumė plane me
figurėn e E. H. pėr tė plotėsuar montazhin. Kohėt e fundit tė jetės sė tij ėshtė
filmuar me kamera tė veēantė, e cila regjistronte gjithė veprimtarinė me objektiv tė
drejtuar vetėm tek ai.
Paraqitja mė spektakolare e E. H. nė kamera, ka ndodhur nė vitin 1978 me vizitat
nė Gjirokastėr e Sarandė organizuar me shumė publicitet. Ato, qė nė fillim morėn
njė karakter ēmalljeje, ndjenjash personale, kujtime tė fėmijėrisė etj. Ishte koha
kur nga sheshi i Ēerēizit nė njė miting tė gjerė ai iu drejtua bashkėqytetarėve:
- Hė, do thoni ju, po ēu bėre!
Duke shfrytėzuar vendlindjen si arenė filmimesh nė atė turne tė gjatė, mund
tė themi se E. H. arriti njė pikė kulmore tė paraqitjes sė tij nė televizion. Ēdo
gjė ishte e programuar dhe e kronometruar; qė nga shėtitjet nė monopatet, sokakėt e
kalldrėmet e rrugėve e deri tek kafeja nė shtėpinė pranė kalasė. Nė tatėpjetėn e
ndėrtesės-muze u ēmall me gjitonėt. Nė Mashkullorė, te Rrapi, recitoi vargje pafund
pėr atdhedashurinė e kėndoi labēe me grupin e kooperativės pėr Ēerēizin. Nė
Grapsh tė Jorgucatit pushtoi kamerat duke bėrė tė ngulen pranė tij mijėra njerėz,
qė duartrokitnin. Shiu nuk pushonte. Ai e filloi pėrshėndetjen e tij me keqardhje qė
skish mundur ta mėsonte greqishten e bukur nė rini, gjuhėn e atij populli tė
lashtė e tė respektuar, tė njė vendi me histori botėrore, por qė pėr fat tė keq e
kishte gllabėruar kapitalizmi.
Vizita vazhdoi nė Sarandė. Ai vendosi tufa me lule nė varrezat e dėshmorėve
dhe u pėrkul me solemnitet pėrpara bustit tė tė madhit Hoxha Tasim. Nė amfiteatrin e
Butrintit bisedoi lirshėm me gazetarė, sidomos me ekipet e televizionit, tė cilėt
mbetėn mbas ndenjėseve tė helikopterėve.
- More, kur i filmoni, kur i pėrgatisni e kur i transmetoni tė gjitha kėto
ngjarje! Jeni njerėz shumė tė zotė, - u tha ai.
Nė Tiranė, ajo zotėsi mund tė bėhej hi e pluhur, sikur telekinemaja e
plakur dhe e vetme, tė pėsonte ndonjė defekt. Ai aparat transmetonte ēdo
natė rreth dy orė kronika e reportazhe me film 16 milimetėrsh, qė kishte mbi 100
ngjitje. Njė ēudi e vėrtetė.
Nė Ksamil, mes banorėve tė ardhur nga krahina tė ndryshme e qė, pėr hir tė
sė vėrtetės, me mundin e djersėn e tyre, kishin krijuar plantacione me portokalle,
limonė e ullinj tė papėrsėritshėm, E. H. duket nga frymėzimi, sikur doli jashtė
kontrollit tė vetes dhe tė bashkėshortes, bėri humor dhe i ngacmoi tė rinjtė.
- Sa kalamaqėr do bėni ju? - e filloi ai dialogun. - Nga tre po, se edhe unė tre
kam bėrė, bile mund tė bėja edhe mė shumė, apo jo Nexhmije?
Tė rinjtė e gjorė qeshėn e nėnqeshėn, mė shumė, jo pėr numrin e fėmijėve
qė do bėnin, por pėr nuset qė nuk i shikonin as me dylbi, mbasi ato tė shkretat
vajza, shtegtonin nė qytet, ku mund tė siguronin njė jetesė mė tė pėrshtatshme.
Montazhi i atij emisioni do tė mbahej mend pėr numrin pa fund tė ngjitjeve.
Zhvillohej mbledhja e kėshillit popullor tė rrethit tė Sarandės. Raportohej
pėr gjendjen moralo-politike tė tė gjithė krahinės. Nga diskutimet e faktet qė u
sollėn pėr njė seri tentativash tė tė rinjve pėr tė kaluar kufirin e pėr tu
arratisur nė Greqi, E. H. u inatos aq shumė, sa thirri i papėrmbajtur:
- Mos doni tė vimė ne e tė bėjmė punėn tuaj kėtu? Tua ruajmė
kufijtė? Punoni keq! Sinori nuk ėshtė atje tek piramida. Ai
Njerėzit u ngrysėn. Salla u nxi. Mirė kjo qė ndodhi, por si do ti vinte
halli mė tutje vizitės? Takimi u zhvillua ftohtė pa ovacione e duartrokitje. Ēdo gjė
u pėrligj me atė, qė kėto ishin mbledhje pune e skishte nevojė pėr eufori e
brohoritje.
Nė darkėn e po asaj dite ishte planifikuar njė koncert mirėseardhjeje,
pėrgatitur nga krijuesit mė tė mirė tė rrethit. Frika se E. H. sdo tė merrte
pjesė, u shtua shumė tek drejtuesit e Sarandės. Mirėpo me ardhjen e forcave tė
sigurimit nė sallė, ata u ngrohėn dhe e morėn veten. Koncerti u zhvillua pa
ndėrprerje e pati sukses. Sapo mbaroi koncerti dhe u ul sipari i skenės, E. H. pa
biseduar me asnjeri vajti drejt e nė prapaskenė. Atje u bė njė pėshtjellim, por ai
duke buzėqeshur kėrkoi grupin lab tė fėmijve tė veshur bukur me fustanellė e kapelet
e mėdha mbi kokė. U zu me ta dorė pėr dore e hodhi valle, e kėndoi me shumė
kėnaqėsi.
Shoqėruesit, operatorėt e fotografėt bėnė njė rrėmujė nė sallė, duke
kapėrcyer mbi karrike, pėr tė arritur tė filmonin diēka nga ai takim i befasishėm.
Kur mbaroi kėnga e vallja, udhėheqėsi i pyeti fėmijėt me radhė se tė kujt ishin, si
mėsonin, ēfarė dėshirash kishin etj. Kur mėsoi nėpėrmjet pėrgjigjeve me atė
ēiltėrsinė fėminore, se atyre u mungonin fletoret, skishin ēanta tė bukura,
skishin libra tė mjaftueshėm, se u kėrkonin prindėrve e ata skishin ku
ti merrnin, nė sytė e E. Hoxhės u shfaqėn lotėt. Ashtu u fiksua edhe nė
kamera. Hajde beso tani, nė botėn e kėtij njeriu! Kujt i pėrkiste ai? Mbledhjes sė
mėngjesit me thirrjet pėr vrasje tė atyre qė nuk bindeshin, qė thyenin kufirin, apo
lotėve e valles qė hoqi me vogėlushėt! Ai ishte njė interpretues i habitshėm i
bindjeve tė tij, nė jetė e nė kamera.
Vizitat nė Gjirokastėr e Sarandė patėn edhe dy ngjarje tė pakėndshme. Nė to,
padashur zbuluam njė E. H. tjetėr, disi tė ashpėr e brutal, larg skemave artificiale
tė jetės zyrėtare. Mbas njė takimi nė lagjen Palorto, bashkė me njė kolegun tim, u
gjendėm nė oborrin e shtėpisė sė pritjes. Donim tė miratonim urgjentisht tekstin
pėr kronikėn. Nė hyrje ndodheshin shoqėruesit. Oborri skishte njeri. Enveri, qė
sapo ishte ngjitur lart, kėrkonte duke thirrur Nexhmijen, e cila ende skishte
arritur. Ndonjė vonesė me tė afėrmit e tė shoqit, si nė qytetin e gjinisė. Nga
dhoma u dėgjuan bėrtitje, sharje e fyerje me fjalė tė pabesueshme. Me sa u kuptua ai
kishte ngelur i zhgėnjyer nga mjedisi. Dhomat nuk ishin ngrohur, orenditė tė vendosura
pa rregull. Deri poshtė, vinte zhurma e pėrplasjes sė karrikeve. Sna mbeti gjė
tjetėr, morėm hijen me vete dhe u larguam. Tekstin na e dėrguan mė vonė.
E njėjta situatė u pėrsėrit edhe nė Sarandė, por me tone mė tė ashpra e tė
pakontrolluara. Qėndronim me Sulon, shoqėruesin, kur papritmas u shuan dritat. Kjo e
inatosi shumė udhėheqėsin. Ishte muzg mbrėmjeje, e lart nė katin e dytė u bė shumė
rrėmujė nga Enveri. Suloja thirri njė shofer dhe e nisi urgjentisht pėr
elektriēistin. Ne zbritėm nė kėmbė deri nė breg tė detit. Dritat nuk vonuan tė
vinin.
- Programin e vizitave do tua sjell unė gjithnjė, - tha Suloja.
Ēdo gjė njerėzore ėshtė. Edhe udhėheqėsit janė njerėz, tė dashur, tė
ėmbėl, tė sertė, inatēi e brutalė. Tjetėr sa ruhen e si ruhen, pėr tė mos i
demonstruar anėt negative tė tyre. E. H. ishte nga ata qė nuk zbulohej lehtė.
Vizita e gjatė dhe e lodhshme, nė jug tė Shqipėrisė, qe e fundit nė kėto
pėrmasa pėr E. Hoxhėn. Nė fillimet e viteve 80, ai u rėndua dukshėm nga
sėmundjet, nga tensionet politike me grupe armiqėsore e komplotiste e sidomos mbas
rėnies ekonomike, si pasojė e prishjes me Kinėn. Nė atė periudhė, dalja e tij para
kamerave shėrbente mė shumė pėr tė treguar se pushteti dhe sistemi socialist ishin
ende gjallė. Nė atė kohė veprimtaritė me prezencėn e sekretarit tė parė tė K.Q.,
pėr arsyet qė pėrmendėm mė lart, u kufizuan ndjeshėm. Paraqitja e tij, lidhej me
ndonjė mbledhje plenumi, mbrėmje solemne gjatė votimeve e rregullisht nė paradėn e 1
Majit. Kronikat dhe telereportazhet, nga kėto veprimtari, ndiqeshin deri nė imtėsi nga
R. Alia dhe ndonjėherė nga Nexhmija. Ne, nė televizion kishim marrė porosi tė prerė,
tė shmangnim ēdo marrje tė afėrt si portret dhe nė asnjė mėnyrė tė mos filmonim
nga ana e syrit tė djathtė, mbasi kishte humbur tė parit.
Shija e hidhur nė kamera pėr E. H. ka ardhur pėrfundimisht mbas vetėvrasjes sė
M. Shehut. Komandanti i partizanėve legjendarė me plumbin e nagantit tė tij depėrtoi
thellė edhe nė zemrėn e E. Hoxhės, duke e mposhtur atė nė mėnyrė tė pakthyeshme
moralisht e shpirtėrisht. M. Shehu, me aktin qė kreu nuk iu nėnshtrua Enverit, i cili,
donte ta shihte shokun e dikurshėm mė tė ngushtė tė luftės e tė jetės, tė
gjunjėzuar. Kjo nuk ndodhi. M. Shehu me testamentin qė la pas, i dogji nė duar letrat
E. Hoxhės. Kjo i solli njė zemėrim tė jashtėzakonshėm. Atij i mbeti pa mbajtur
pretenca pėrfundimtare: Konkluzionet e Byrosė Politike, mbi veprimtarinė armiqėsore
tė poliagjentit M. Shehu. Tė nesėrmen, nėpėrmjet njė incizimi tė veēantė, i
quajtur sinoptika e famshme, E. H. ankohej me zė tė mekur e tė mbytur se, ai (Mehmeti)
nuk e priti ta dėgjonte as atė, se ēfarė do tė thoshte.
Pikėrisht se e dinte se ēfarė do tė thoshte, Mehmet Shehu nuk desh ta
dėgjojė. Dhe ajo ishte trimėri.
Mė 24 dhjetor 1981, njė javė mbas vetėvrasjes historike, sekretari i parė i
K.Q., vendosi, apo vendosėn tė tjerėt, tė dalė para kamerave. Nė televizion, nxitim
e pėshtjellim. Disa herė u thirrėm nė sektorin e shtypit. Skenari i
xhirimeve ishte pėrgatitur nga lart. Enveri me pallto tė hapur, shall tė lėshuar
dhe kapele republikė do tė paraqitej duke hyrė nė ekspozitėn e arteve figurative mes
tė ftuarish, por jo nė plan tė parė tė ekranit. Ekspozita ishte hapur me rastin e
festave tė nėntorit dhe, me qėllim nuk ishte mbyllur. Pas njė kalimi tė qetė e tė
shkurtėr nėpėr sallė E. H. do tė ulej nė njė kolltuk me mikrofon pėrpara e me
ndriēim tė posaēėm. Aty do tė zhvillohej njė bashkėbisedim me njė grup nga
inteligjencia e kryeqytetit, artistė, gazetarė e shkrimtarė. Ēdo gjė u realizua
simbas parashikimit, vetėm se kamerat nuk i dhanė dot jetė asaj skene tė venitur. E.
Hoxha pėr dhjetė ditė ishte plakur sa pėr dhjetė vjet. Ai fliste ngadalė, me
ndėrprerje, duke shtrėnguar
Gjithēka qė ndodhi me M. Shehun, veē asaj qė partia e populli shpėtuan nga
njė armik agjenturial i rrezikshėm, u ndie njė brengosje nga udhėheqja e partisė qė
nuk u lejua tė filmohej asgjė nga ajo pėrplasje e madhe, sepse gjithēka u pa me syrin
e sekretit tė jashtėzakonshėm. Dokumentacioni vizual, kritikat, ndėrhyrjet, mbledhjet
e gjata tė xhiruara do tė shėrbenin pėr njė dėshmi tė gjallė tė luftės qė ishte
bėrė nė Byronė Politike kundėr kryeministrit.
Nga gjithēfarė mund tė pėrmendej konkretisht, e qė ishte e prekshme dhe e
dukshme, mbetėn vetėm fotografitė e ekspertizės tė vetėvrasjes sė M. Shehut. Nė
kėtė nxitim, nėn kujdesin e R. Alisė nėpėrmjet personelit teknik tė aparatit tė
K.Q., u bė njė kontratė dhe u soll njė studio-video bardhė e zi, pėr nevoja
arkivore. Aparaturat u vendosėn nė njė dhomė tė madhe pranė sallave tė mbledhjes
sė Byrosė Politike dhe Plenumit tė K.Q. Ato pėrbėheshin nga magnetoskopė tė
vegjėl, aparatura regjistrimi dhe disa kamera tė vendosura nė mure me komandim nė
largėsi. Pėr ēėshtje sekreti tė gjitha veprimet, kryheshin nga njė teknik i vjetėr
i aparatit, qė ishte porositur tė mbante heshtje tė plotė.
Xhirimet bardhė e zi bėheshin pa ndėrprerje, aq sa zgjatnin mbledhjet. Ato
kishin cilėsi marrjeje tė dobėt, figurė tė zbehtė e me porozitet dhe tė krijonin
pėrshtypjen se marrjet ishin shumė tė vjetra.
I shprehėm njėherė mospėlqimin tonė R. Alisė pėr kėto aparatura dhe jo
vetėm kaq, por i thamė se ato xhirime nuk kishin vlerė transmetimi. Pėrballė
televizionit me ngjyra do tė dukej njė gjė e shėmtuar. Nuk ua vuri veshin fjalėve.
- U mėsuat ju vetėm me ngjyra, - tha ai. -
Ne ishim gabuar. Ai paskish pasur tė drejtė, sepse mbas rreth 14 vjetėsh i pamė
pėrsėri ato filmime ende mė tė shplara, nga koha e gjatė e ruajtjes nė emisionet e
famshme Fokus, pėr tė cilat u spekullua shumė, se gjoja si
pamje sekrete, qenė marrė nga televizioni francez, apo ai gjerman.
Regjistrimet e para tė asaj studioje ishin gjyqet e plenumeve dhe mbledhjeve kundėr K.
Azbiut e shokėve tė tij, qė pėrbėnin edhe grupin e fundit armiqėsor tė partisė.
Nga viti 1983 e derisa vdiq, E. H. pothuaj mbeti i ngujuar pėr kamerat. Nė publik
dilte fare rrallė. Nė paradėn e 1 Majit e sidomos nė manifestimet kulturore-sportive
tė vitit 1984, pothuajse nuk kontrollonte dot lėvizjet e nuk njihte njeri. Me
buzėqeshjen e trishtuar qėndronte me vėshtirėsi nė kėmbė, duke pėrshėndetur me
njė dorė lart e me tjetrėn mbėrthyer pas parmakėve tė ngritur me qėllim. E. Hoxha i
venitur jetonte ditėt e fundit.
SHEFI I PADUKSHĖM
Me kolegun S. Lazri, edhe pse nuk kemi pasur ndonjėherė marrėdhėnie tė
drejpėrdrejta pune, na kanė lidhur mjaft gjėra. Respekti nė fushėn profesionale,
vlerėsimi pėr krijimtarinė publicistike tė viteve tė shumtė nė gazetarinė
shqiptare, diskutime pėr shtypin e RTV, qė skanė kaluar pa lėnė edhe pasoja,
disa herė jo shumė tė pėlqyeshme nė marrėdhėniet tona.
Asnjė nga dukuritė qė shfaqen nė karakterin e cilitdo, e kur ato nuk bien ndesh
e nuk ndikojnė negativisht nė shoqėri, ska pse tė mos respektohen. Nė qarqet
gazetareske tė asaj kohe, tė mbledhur nga shumė krahina tė Shqipėrisė, disa kolegė
prireshin tė kujtonin episodet e luftės, ku ata kishin treguar guxim e trimėri, tė
tjerėt i dallonte puna nė heshtje, disave nuk u mungonte humori e shakaja: S-nė, nė
opinionet tona e karakterizonte nihilizmi. Tė paktėn nė bisedat e lira, tė ngjallte
tė qeshura. Ne kujtojmė shumė nga romuzet e kolegut tonė, bile disa janė tė
pėrhapura, si thėniet: Pse, ullinj janė kėta? Ullinj kemi ne, tė Bregut. Pse det
ėshtė ky? Det kemi ne nė Vuno. Mirėpo kėto lloj nihilizmash qė janė
tė pranueshme nė sensin e humorit, nėse vėrtet atė qėllim kanė pasur, ska se
si tė pranohen pėr gjėra serioze nė polemika tė ndryshme, qė kishin tė bėnin me
punėn e vlerėsimin e njerėzve e sidomos po tė merrej nė konsideratė, pozita
drejtuese qė kishte ky person nė K.Q. Jo njė herė kemi dėgjuar e jemi ballafaquar me
mendime kategorike qė S-ja pėrdorte dendur, kur dėshironte tė nxirrte jashtė loje
persona tė veēantė:
- Pse gazetar ėshtė ai? Ashtu shkruhet pėr Kosovėn?
Tė ishin kėto vetėm cilėsime individuale, gjysma e sė keqes, por kur bėheshin
pėrgjithėsime me pasoja, asaj si ti vihej emri? Diskutonim njėherė nė sektorin
e shtypit, nė prag tė festave tė nėntorit. Kryeredaktori i gazetės
Bashkimi, nė atė kohė H. Boriēi, dha mendimin qė pėr formimin e
brigadės partizane tė Shkodrės tė shkruhej diēka mė gjerė nė gazetė. Njihen
kushtet specifike tė luftės nė zonat e Veriut. S-ja gati i revoltuar ia priti:
- E ēt'u bėjmė ne, juve qė skeni luftuar?!
Personalisht, nuk mė kanė pėlqyer kurrė kėto lloj citimesh, e sidomos ndarjesh
krahinore tė Shqipėrisė. Nė punėn si gazetar, kam pasur e kam shumė miq e shokė tė
mrekullueshėm nė tė gjitha krahinat e Jugut qė nga Vlora, Berati, Korēa, Gjirokastra
etj.
Nė polemikat qė bėnim nuk qėndron aspak ideja se shoku ynė, S-ja, kėshtu i
thotė gjėrat, por sduhet marrė pėr tė keq. E vėrteta ėshtė krejt ndryshe.
Mė mirė pėr kėtė mund tė dėshmojnė shumė kuadro e punonjės tė diplomacisė,
gazetarė, studiues etj., tė cilėt nė kėto lloj citimesh apo tė
ashtuquajtura romuze, kanė parė prapaskena tė qėllimshme pėr largimin e
tyre nga detyra, nga puna.
Vitet e para tė punės nė televizion si shigjeta tė largėta
vėrejtjesh, veē atyre drejpėrdrejt e tė zakonshme tė sektorit tė shtypit, na vinin
edhe disa tė tjera si me ligėsi, qė bėnin fjalė pėr cilėsinė e emisioneve,
intervistave, paraqitjen e revistės-televizive etj. Nė mė tė shumtėn e rasteve,
autorėsia e kėtyre dėrgesave mbetej tek S-ja nga Aparati. Me njė grup
shokėsh tė gazetave, sepse edhe ata i provonin kėto lloj shijesh nė punėn e tyre, e
pėrcaktuan kolegun tonė si, shefi i padukshėm.
E keqja e madhe e kėtyre vėrejtjeve dhe mendimeve nė mjaft raste, jo vetėm nuk
qėndronin, por ishin cinike, dashakeqe. Mirėpo fjala i dėgjohej. Smė harrohet
njė mbledhje nė formė analize, nė aparatin e K.Q. pėr programet artistike nė
televizion. Ka qenė pranvera e vitit 1975. Nė prani edhe tė shumė specialistėve tė
ftuar pėr sektorin e kulturės, S-ja u pėrpoq tė hidhte poshtė me njė farė
pėrēmimi njė punė goxha tė madhe, qė po bėnte nė atė kohė televizioni pėr
realizimin e koncerteve nė natyrė.
- Ēfarė logjike ka, - theksonte ai, - tė kėndohet pranė zhurmave tė ujit,
buzė lumenjve apo pranė dallgėve te detit. Sjanė reale kėto. Pse kėshtu
filmohet?
Pėr njė kohė patėm jo pak shqetėsime, sepse nė konkluzionet qė dha sekretari
i K.Q. vėrejtja e shefit tė padukshėm u barazua me njė si gjoja pozim tė
panevojshėm tė interpretuesve para kamerave, qė nė tė vėrtetė skishte tė
bėnte aspak me realizimet e denja tė operatorėve e regjisorėve tanė tė talentuar,
nė fushėn e koncerteve e atė folklorike. Me kėto, mendime gjoja tė kualifikuara tė
tij, si njohės i shumė sektorėve, pėshtjellonte me qėllim opinionin, qė tė dalė
ēfarė tė dalė, pėr tė realizuar njė farė denigrimi e nėnvleftėsimi tė punės
sė tė tjerėve.
Vite tė shkuara, emisioni pėr heroin e popullit Manush Alimani, pati njė
veēanti. Pėr tė R. Alia dha njė intervistė tė gjatė me kujtime. Tė gjithė
realizuesit donin qė ky dokumentar tė afirmohej pėr cilėsi e vėrtetėsi. Mirėpo, kur
u bė vizionimi, dolėn nė pah disa dobėsi nė tekstin lidhės, nė montazh etj. Ishte e
natyrshme qė vėrejtjet do ta pėrmirėsonin ndjeshėm emisionin, por na mbeti njė shije
e hidhur nga ndėrhyrjet e kritikat dashakeqe tė S-sė, pėr tė krijuar mjegull, pėr
tė thėnė se nuk ėshtė bėrė gjė, e deri tek ajo qė emisioni nė kėtė gjendje nuk
pėrgatitet dot pėr transmetim, ka shumė punė e mbase duhet shtyrė. Kuptohej kėtu
prirja e tij pėr tė mohuar e pėr tė rrėzuar punėn e televizionit. Vėrejtjet u
ndreqėn dhe emisioni pati shumė jehonė.
Nuk dimė se pėr ēfarė arsyeje apo merite, por realiteti dhe opinioni nuk po e
pranonte njė prirje qė Sektretari i Propagandės po e shfaqte shumė nė atė kohė,
dhėnien dorė tė lirė S-sė pėr tė bėrė ligjin nė emėr tė tij. Vėrejtjet e
mendimet tona i kapėrcente si pa u vėnė re, mirėpo shefi i padukshėm
gėrmonte. Ai ishte kėshilltar i posaēėm pėr shumė probleme, jo vetėm tė
gazetarisė, tė diplomacisė, tė RTV-sė, por edhe tė kuadrit, tė ēėshtjeve tė
Kosovės e tė historisė sė saj, tė studimeve ndėrkombėtare, ku ishte drejtor etj.
Erdhi njė farė kohe qė S. L. kėmbėngulte hapur tė dilte nė televizion me
reputacion tė madh. Nė veprimtaritė qė merrte pjesė, duhej tė ishte nė qendėr tė
kronikės. Disa herė u kishte tėrhequr vėmendjen kameramanėve, qė tė mos e xhironin
kur ai ishte pa vėmendje. Njė ditė, nga sektori i shtypit, krahas mendimeve e
vėrejtjeve tė radhės pėr televizionin, mu bė e njohur edhe njė porosi shtesė,
e lėshuar drejpėrdrejt nga personi i njohur:
- I thoni atij drejtorit tė RTV tė mos bėjė shaka, kur ėshtė fjala pėr
daljen time nė televizor, - nėnvizonte porositėsi, - se ndryshe i hedh stėrkėmbėshin
e sdo tė dijė ku tė ndalet.
E mora nė konsideratė kėtė kėrcėnim, jo se smė kishte vajtur nė mend
edhe mė parė, ajo ēėshtja e stėrkėmbėshit, por e thėnė kėshtu hapur fliste pėr
njė rrezik mė real. E shtova kujdesin pėr tu mbrojtur. Ai shtoi
gjuetinė pėr tė treguar tė vetėn.
Rasti mė i volitshėm simbas logjikės sė tij, ku edhe shfaqi dufin qė e
mundonte, u bė njė film dokumentar pėr Shqipėrinė, i realizuar nga televizioni
austriak. Pėr xhirimin e filmit kishte ardhur prof. Paul Lendvaj, publicist i njohur me
origjine hungareze, nė atė kohė komentator i Radio Vjenės. Siē ishte nė praktikėn e
njohur tė asaj kohe, ēdo grup xhirimi qė pranohej nė Shqipėri, dhe ata ishin shumė
tė paktė, jo vetėm duhej tė demonstronin konsiderata tė larta pėr vendin tonė, por
nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, duhej tė prononcoheshin, se do tė pasqyronin
vetėm anėt pozitive tė jetės e tė zhvillimit socialist, kėtu nė brigjet e
Adriatikut.
Lendvaji dhe grupi i tij i xhirimit, dukej se ishin me pėrparėsi, nga Ministria e
Jashtme e drejtuesit e saj, sepse nė ndihmė tė tij, veē televizionit, u vu edhe
Akademia e Shkencave, bile vetė kryetari i saj i nderuari dhe i paharruari Aleks Buda, i
cili pėrmes njė interviste tė gjatė me analizė tė thellė e me njė gjermanishte
elokuente, do tė pėrbėnte pėr fatin e mirė tė realizuesve, bazėn e dokumentarit.
Vlerėsimet pozitive do tė viheshin nė peshoren e realitetit tė kohės, me njė
gjuhė publicistike tė besueshme, efektive, tė ndjeshme pėr shikuesit evropianė. Kjo,
do tė shpalosej nėpėrmjet figurės, duke nxjerrė edhe atė barazinė e madhe tė
varfėrisė sė pėrgjithshme, me mungesat e njohura nė treg, me radhėt pa fund tek
mishi, tek qumėshti. Tė gjitha kėto ishin tė vėrteta e nuk mund tė fshiheshin dot.
Nga grupi i xhirimit u filmuan dhe njerėz me plot para nė duar qė i kishin grumbulluar
pėr tė blerė televizorė apo makina larėse por, siē i thanė Lendvajit, kur u
interesua nė Ministrinė e Tregtisė se ato ende nuk ishin porositur nga importi.
Dokumentari po realizohej nga mesi i viteve 80-tė e diēka nė strukturėn ekonomike
kishte lėvizur.
Operatorėt realizues tė Lendvajit, tepėr tė shkathėt e tė vendosur pėr atė
qė do tė paguheshin, ngriheshin qė nė orėt e para tė mėngjesit, duke lėnė pas
dhomat e ngrohta tė hotel Dajtit e bridhnin me kamera pas koshave tė
fshatarėve nė Pazarin e Ri, qė pėrpiqeshin tė tregtonin ca fletė
qepėsh, apo sallate, tė ndjekur nga policia. Pėr ēfarė po ndodhte, u vendos
paraprakisht tė zhvillonim njė bisedė miqėsore e mirėkuptimi me prof. Lendvajin, qė
tė hiqte dorė nga kėto lloj xhirimesh. Nė darkė, na jepeshin premtime, natėn
vazhdonin pėrsėri filmimet. Tamam si nė historinė e Kalasė sė Shkodrės: Ditėn
ndėrto, natėn prish.
Nė konfidencė, Lendvaji na tha se nuk mund tė realizojė filma paradė. Ato
nuk i beson mė askush, prandaj si tė doni. Nė filmin tim unė do tė flas mirė pėr
vendin tuaj, por do ti pėrmbahem edhe realitetit.
Dokumentari u realizua dhe u transmetua nė shumė vende tė botės. Meqenėse nė
opinionin zyrtar tonin filmi u quajt i gabuar, nisi tė kėrkohej pėrgjegjėsia.
Shefi i padukshėm, qė mbante nė sqetull tė gjithė ata qė duhej tė
shpjegonin ardhjen e grupit nga
Zėv. kryeministri i ngarkuar pėr tu dhėnė rrugėzgjidhje kėtyre
mosmarrėveshjeve, me tė drejtė qėndroi nė pyetjen:
- Tė na thuhet hapur xhanėm, kush e rekomandoi e kush e solli grupin e xhirimit
nė Shqipėri?
Edhe mbas kėsaj, S-ja nga aparati, tentoi ta ngujonte bisedėn nė labirinte:
- Pse historira do bėjmė? - u shpreh ai i zemėruar.
Konflikti shkoi deri tek R. Alia. U gjet njė mesatare pa zarar. Megjithatė, ēdo
gjė ecte simbas logjikės tė stėrkėmbėshit.
VEGIMET
Vegimet janė copėza jete. Kujtesa i arkivon ato nė mendje e zemėr, e herė mbas
here tė bėjnė tė mendohesh. Kur hodha kėto shėnime nė letėr jam ndodhur i
sulmuar si nėn njė breshėri ėndėrrash, ngjarjesh, bisedash, mbledhjesh
tė atyre viteve tė punės nė RTV.
Kaloj shpesh nė duar fletėt e lidhura me kapėse pas blloqeve tė shėnimeve, tė
mbledhura ashtu kapicė nė rrjedhėn e kohės e ndalem tek ato nėnvizime e detyra ku
flitet pėr regjistrimin e dramave e koncerteve. Diku ėshtė shkruar: nė sektorin e
montazhit tė filmit 16 mm, mungon lėnda e parė. Pėr emisionin Shota
e Azem Galica thuhet se nuk gjenden pamje dokumentare tė vendeve ku jetuan e
luftuan. A mund tė shkohet nė Kosovė pėr xhirime? Kujtesa fillon deshifrimin si
nė ato radiogramet e vėshtira pėr tu lexuar, pėr atė qė ėshtė lėnė pas,
pėr atė si ka ndodhur.
Kur hapa dyert e kėtij libri pėr tė hedhur kėto kujtime e dija se
do tu mbetem borxh disa temave, peripecive e pse jo edhe mjaft
gėzimeve, sukseseve, realizimeve. Ja, pėrpara mė dalin arkivat e Radios e tė
Televizionit, diku mė tė kompletuara e tė studiuara. Gjatė 15 vjetėve tė punės sime
nė kėtė institucion, tri herė ua kemi ndėrruar vendbanimin
dokumentacioneve vizive. U hartuan mbi 100 shkresa, relacione, studime pėr fonde e mjete.
Gjithēka pėr tė ruajtur, pamjet e njė kohe, gjurmėt e viteve, tė shkuarėn; pėr
ti shėrbyer brezave pėr tė ardhmen. Nėse nuk bėmė gjė edhe aq tė pėrkryer,
fatkeqėsi kjo si pėr shumė gjėra nė vendin tonė, nuk mund tė mos pėrmendim atė
punė hulumtuese, tė kujdesshme e sistematike tė dhjetėra redaktorėve, qė mbajnė
mend e dinė me saktėsi ku ndodhen emisione, filma, drama, biseda e intervista edhe pa
ndihmėn e skedave.
Dhjetėra kanė qenė montazhieret qė pėrmes gjysmė errėsirės, kėrkesė kjo e
kushteve teknologjike tė punės, kanė kaluar para syve pakėz tė mbyllur, mijėra e
mijėra metėr film. Kanė pasur apo nuk kanė pasur fat me profesionin e tyre nuk mund ta
themi, mė mirė atė e dinė shumė vajza tė reja qė ėndėrrojnė tė ulen nė
tavolinėn e montazhit apo pranė magnetoskopėve. Montazhieret nuk janė vetėm shikueset
e para tė filmave, emisioneve, tė informacionit, por janė gatueset e
kėtyre evenimenteve tė rėndėsishme. Nė punėn e Televizionit apo tė Radios ato
pėrfytyrohen tė shpejta e tė shkathėta, thirren nė ndihmė minutat apo sekondat e
fundit tė pėrgatitjes sė lajmeve. Kur themi sapo doli nga montazhi,
filmi ėshtė montuar bukur etj., na dalin pėrpara gjithnjė montazhieret e
palodhura.
Nė ēdo sektor qė tė ndalesh nė kėtė institucion vegimet tė ndjekin pas. Tė
flasėsh pėr studiot lėvizėse televizive apo tė radios, duhet tė shkruash paragrafė
tė tėrė. Ska vend nė Shqipėri ku nuk kanė hyrė mikrofonėt e Radios e
autobusėt e Televizionit. Me pak aparatura e me kamerat e vendosura nė ēardakun e njė
shtėpie, apo nė mjediset e zgjedhura tė natyrės, janė realizuar drama e filma,
emisione historike e koncerte me nivel tė lartė artistik.
Tema mė e vėshtirė e realizimeve pėr Radion e Televizionin, ka qenė, e kam
pėrshtypjen se ėshtė edhe sot, paraqitja e botės sė fėmijėve nė emisione. Sikur
tė mos mjaftonin kėto aspekte nė atė krijimtari, u shtohen kėtu edhe disa
nėnvleftėsime e harresa tė drejtuesve, pa folur pėr atė psikologjinė e rėndomtė:
e mo se fėmijė janė kėta. Edhe kėto vegime janė e, ato kanė lėnė njė
derė hapur. Do tė na vinte mirė qė pasardhėsit tanė tė mos i trashėgonin.
Emisionet e kėsaj bote tė madhe tė fėmijėve duhet tė zenė vendin qė meritojnė e
tė fitojnė atė qė u ka caktuar jeta. Tė respektohet bukuria e personaliteti i asaj
moshe, duke realizuar pėr ta emisione me nivel tė lartė publicistik, njohės dhe
edukues.
E ndiej se borxhi mė i madh nė kėto kujtime do mė mbetet pėr Radion e
teknikėn. Si vėlla i madh i kėtij institucioni, Radioja u trajtua gjithnjė si e
rritur. Me shaka thuhej: duhet tė mėkėmben tė vegjėlit, televizioni.
Mirėpo ky mendim veē shakasė gėlltiste realisht fondet, kujdesin,
organikat, specialistėt. Megjithatė edhe nė atė periudhė puna e Radios nėn drejtimin
e A. Papaprokos, me pėrvojėn e saj shumėvjeēare, ka pasur mė pak probleme se
sektorėt e tjerė. Jo vetėm kaq por Radioja ka qenė shkolla e parė e gazetarėve dhe e
publicistėve pėr Televizionin. Kujtojmė kėtu punėn e A. Gurashit e shokėve tė
tjerė pėr informacionin dhe gazetarin A. Ēobani qė erdhi deri nė drejtimin e
Televizionit e mė vonė tė institucionit. Deri vonė pėrdorej termi, pėr ndonjė
emision apo bisedė nė TV, se ka karakter radiofonik pra ndikimin e Radios.
Si mjet komunikimi nė fushėn e informacionit Radioja ka pėrparėsitė e veta tė
padiskutueshme. Emisionet e rubrikat e saj mund ti ndjekėsh tėrė ditėn edhe duke
bėrė punė tė tjera. Ka manira kjo botė. Shpesh na thonin se nė repartet e uzinave e
fabrikave, nė rrobaqepėsi etj., ku ka qindėra punėtorė, bie ritmika e punės kur ka
mungesė transmetimesh, sidomos ato muzikore.
Radio Tirana nė vite ėshtė vlerėsuar pėr morinė e pafund tė informacionit,
pėr emisionet e rubrikat shoqėrore, ekonomike, tė kulturės, tė historisė. Njė
universitet i hapur pėr shumė orė tė ditės e tė natės. Ciklet pėr Ngjarje e
data, Heroizmi i popullit tonė nė shekuj, radiodramatizimet etj.,
kanė pasur nė atė kohė njė auditor tė gjerė e tė vemendėshėm qė shtrihej edhe
larg kufijve tė Shqipėrisė. Aty ėshtė bėrė njė punė e respektuar nga dhjetėra
krijues, gazetarė, regjisorė. Aktorėt mė nė zė tė Shqipėrisė kanė qenė
frekuentuesit e miqtė e pėrhershėm tė kėtyre emisioneve. Se pse na ka mbetur nė mend
ajo puna e heshtur dhe e shkathėt e teknikut K. Katundi, mes atyre bobinave sa njė mal,
sė bashku me teknikė tė tjerė duke montuar e seleksionuar ato programe.
Nėse diēka ėshtė pėr tė mos u harruar asnjėherė nė punėn e Radio Tiranės
janė kėshillat mjekėsore, fjala e mjekut qė personifikohet me figurėn e nderuar tė
doktor Hamdi Sulēebeut. Nga nuk shkuam nėpėr Shqipėri e nuk dėgjuam aq pėrgėzime
pėr fjalėn e tij, pėr emisionin e tij. Ne gėzoheshim qė kėtė punė e bėnte
Radioja. Nė Kosovė e Maqedoni nė dhjetėra biseda e takime flitej e pyetej:
Nė vazhdimin e viteve 80-tė me tė drejtė e kthyem vėmendjen pėr plotėsimin
me pajisje tė studiove tė Radios qė kishte filluar pak vite mė parė. Ky ishte edhe
qari i radiove lokale, sepse veē pajisjeve tė reja ato plotėsonin edhe mungesat me
aparaturat e hequra nga Radioja Qendrore. Eshtė pėr tu dhėnė tė drejtė
redaktorėve e teknikėve qė nė mėnyrė tė pėrkryer mbajtėn nė gatishmėri e
shfrytėzuan aparatet e incizimit me njė jetėgjatėsi tė pakrahasueshme. Jam i bindur
se UHER-ėt tanė e NAGRA-t kanė vendosur njė si lloj rekordi
mė vete.
Me kėmbėnguljen e krijuesve nė Radio e interesimin e shumtė tė dėgjuesve pėr
tė shtuar emisionet muzikore, informacionin, emisionet e kulturės etj., hapėm programin
e dytė tė Radios. E nisėm atė muajt e verės, si domosdoshmėri pėr pushuesit, qė
tė dėgjonin mė shumė muzikėn tonė shqiptare dhe atė tė zgjedhur nga shumė vende
tė tjera. E rėndėsishme ishte qė ne bėmė dy programe. Kjo nuk ka qenė e lehtė
sepse Radioja kėrkon mjaft pajisje, aparatura, e sidomos specialistė tė rubrikave. Nuk
ėshtė njėlloj si tė hapėsh sot Radio private tė cilat nga pamundėsia pėr
ndėrtimin e programeve e tė rubrikave, me gjithė respektin pėr gazetarėt qė i
drejtojnė, ato janė kthyer mė shumė nė kabina si punė bisedash telefonike.
Transmetimet sportive, sidomos pėr futbollin kanė qenė kurdoherė tė
mirėpritura nga sportdashėsit. Do pėr dreq qė edhe ato duheshin vėzhguar me shumė
vemendje se kushedi ēmund tu shpėtonte komentatorėve. Kjo mė tepėr si
pėr tė ruajtur njė farė ekuilibri nė mendimet pėr skuadrat. Njėherė komentatori i
njohur I. Bellova me tė drejtė pat shprehur keqardhjen pėr mjedisin e papėrshtatshėm
nė kabinat e transmetimit. E shprehur pėrmes mikrofonit:
Aty nga mesi i viteve 80-tė arritėm tė hymė mė lirshėm drejtpėrdrejt nė
mikrofon. Nė fillim me ndeshjet sportive, me rubrikėn aq tė njohur, tė drejtuar nga A.
Shqarri me shokė, Nga njė ndeshje nė tjetrėn. Sa telashe u kapėrcyen pėr
sigurimin e mjeteve, linjave, ndėrtimin e kabinave nė shumė rrethe tė vendit. Me
punėn e teknikėve tė palodhur, P. Logoreci, S. Janaqi, H. Stėrmasi, F Alimehmeti etj.,
u pėrgatit skema e realizimi i aparaturave lėvizėse dhe lidhja e studios qendrore me
interfoni me tė gjitha pikat njėherėsh. Gjithēka doli me sukses. Kohė mė vonė
Pjerini erdhi me njė shkresė nė dorė rekomanduar edhe nga Lidhja e Shkrimtarėve, pėr
tė vazhduar studimet nė fushėn e pėlqyer tė tij, letėrsinė. Ishte kėnaqėsi
tu hapje rrugėn kėtyre njerėzve tė apasionuar pas punės edhe pse mund tė
shkelej ndonjė rregull formal i kuadrit.
Nė atė periudhė me shumė kujdes kaluam nė transmetim tė drejpėrdrejtė edhe
me disa rubrika pėr rininė dhe pėr fėmijė. Redaktorėt A. Xheka, L. Harapi, F. Suku
etj., nė atė bashkėbisedim plot ndjenja, aftėsi e zgjuarsi tėrhoqėn vėmendjen e
bėnė tė ngulen pranė aparateve tė radios, jo vetėm rininė e fėmijėt
por edhe prindėr, mėsues, edukatorė etj.
Punonjėsit e Radios sė Jashtme, vėrtetė kanė qenė si botė mė vete. Me K.
Pandelin nė krye, edhe pse me atė pedantizmin e tij, formuan nė vite njė shkollė tė
madhe pėr mėsimin e gjuhėve tė huaja. Nė shumė vende tė botės na pyesnin se sa u
paguani punonjėsve tė huaj qė merrni nė punė si pėrkthyes e folės. Kur ne u thonim
se ata janė shqiptarė e gjuhėn e kishin tė mėsuar, nuk besonin. Ilir Ikonomin e
patėm si kampion. Gjatė njė vizite, ai i mahniti gazetarėt e Radiotelevizionit iranian se dinte tė fliste jo
vetėm shumė gjuhė tė Evropės por njihte edhe gjuhėn kineze e atė japoneze. Pėr aq
ditė sa ndenjėm nė
Nė njė rast, disi pėr ēėshtje biografie na dhanė urdhėr tė transferonim
redaktorin tonė tė gjuhės turke S. Vuēani. I thamė kryeministrit:
-
- Patjetėr Stefanin, - tha ai.
-
Stefani nuk u transferua.
Radioja e Jashtme transmetonte nė mbi
20 gjuhė tė ndryshme pėr tė gjitha kontinentet. Kėnaqėsinė e dėgjuesve, kėshtu
drejpėrdrejt, punonjėsit e kėtij sektori nuk e ndjenin, ama letra merrnin shumė nga
tė katėr anėt e botės, jo vetėm pėr informacionin por mė tepėr shkruanin ata
radioamatorėt, qė arrinin me mjeshtri tė kapnin valėt tona nė largėsi kaq tė
mėdha.
Nė vite kanė dalė nga ky kolektiv shumė pėrkthyes tė talentuar, gazetarė,
diplomatė etj. Mjafton tė themi se sot disa prej tyre punojnė si redaktorė e folės
nė radio tė tilla me autoritet si BBC, Zėri i Amerikės etj.
Nga mungesa e shtrirjes tė sinjalit televiziv shqiptar nė tė gjithė territorin
pėr shkak tė relievit tė thyer, pėr tė mos thėnė se edhe ndonjė sinjal i huaj qė
depėrtonte zhurmohej, Drejtoria Teknike jo vetėm kishte shumė punė, por ishte nėn
trysninė e vazhdueshme tė teleshikuesve kudo nė Shqipėri, tė cilėt kėrkonin duke
ngritur zėrin Tiranėn duam tė shikojmė. Kjo detyrė mobilizoi gjithė
specialistėt me drejtorin e pėrhershėm tė teknikės R. Kryeziun nė krye pėr ngritjen
e shumė stacioneve tė fuqishme transmetimi e ritransmetimi si nė Dajt, Ēervenakė,
Krrabė, Gllavė, Midė etj. Qėllimi i kėtyre qendrave televizive ishte jo vetėm
mbulimi i vendit, por edhe dėrgimi i sinjalit jashtė kufijve.
Disa herė me grupet e teknikės i shkelėm tė gjitha kėto stacione. Ruajmė njė
admirim tė veēantė pėr inxhinierėt e specialistėt e mrekullueshėm, qė moshėn e re
tė jetės ia falėn turneve atje mes malesh nė bashkėjetesė me heshtjen, me vetminė,
nė shi e dėborė, si fqinjė me ujqėr, dhelpra apo arinj. Edhe pse me mungesat e
njohura kurrė nuk kursyem pėr tu dėrguar atyre ushqime rezervė dhe njė
komoditet pak a shumė tė pranueshėm nė mjediset e ndėrtesave.
Me kėto stacione, pėr fat tė mirė, kemi pasur lidhje tė veēantė telefonike
(me rele) edhe si Drejtori e Pėrgjithėshme edhe si Teknikė. Njė natė vonė ra
telefoni nė zyrė, flisnin nga Mida, stacioni mė i fuqishėm i ngritur mes malesh mbi
Fushė-Arrės. Njėrin nga inxhinierėt Toninin e kishin zėnė kriza tė rėnda tė
veshkave. Sdinim si tė vepronim. Edhe sikur me helikopter tė niseshim duhej mjaft
kohė dhe vėshtirė se do tė zgjidhnim gjė. U lidhėm nė shtėpi me mjekun e nderuar
Simon Ēapeli e pėr rreth njė ēerek ore ritransmetuam kėshillat e tij shokėve tė
Midės. Ishte njė zgjidhje fatlume. Inxhinieri shpėtoi pėr mrekulli.
Nga zonat pėrreth Midės na erdhėn njėherė shumė letra. Fshatarėt shikonin
qė po ndėrtohej stacioni televiziv dhe gėzoheshin. Kur ai hyri nė veprim sinjali i tij
sdukej gjėkundi. Me tė drejtė ata thanė nė ankesėn e tyre: Jo tė
gjithė ata qė rrinė nėn dardhė i hanė kokrrat. Valėt televizive, qė
pėrhapen nė vijė tė drejtė nuk zbrisnin dot poshtė malit. Gradualisht nė tė
gjithė territorin e vendit u ngritėn mbi 400 stacione tė tjera apo pėrsėritės qė
ēonin sinjalin e Tiranės nė mbi 90% tė territorit tė vendit. Nga kjo mė vonė
pėrfituan edhe fshatrat pėrreth Midės.
Kėto copėza jete, kėshtu si vegime, sa shumė kanė qenė. Kjo nuk ėshtė
thjeshtė nostalgji, por edhe po tė jetė kėshtu tė jep njė kėnaqėsi tė pamasė
pėr vitet e lėna pas mes pėrpjekjesh pėr qėllime tė mira njerėzore.
FESTIVALET
Kur u organizua pėr herė tė parė Festivali i Kėngės nė Radio aty nga fundi i
vitit 1962, nė sallėn e Akademisė sė Arteve, nė atė kohė Teatri i Operės e
Baletit, askujt nuk i pat vajtur ndėr mend se ajo veprimtari do tė merrte pėrmasat e
njė feste tradicionale gati tė shenjtėruar pėr gjithė shqiptarėt. Nė rrjedhėn e
kohės ai ndryshoi emrin nga Festival i Radios, u quajt Festival i Kėngės,
Festival i Kėngės Shqiptare, pastaj Festival Kombėtar,
Festival Mbarėkombėtar.
Struktura e kėsaj ngjarjeje artistike, pėr njė kohė tė gjatė, ka qenė temė
diskutimi e dilemash, nėse ajo duhej tė pėrfshinte tė gjitha gjinitė e kėngės, duke
filluar nga kantatat, romancat, kėngėt e pėrpunuara apo tė mbetej nė gjininė e
muzikės sė lehtė. Nė mjaft vite, janė praktikuar lloje tė ndryshme krijimtarie, por
gradualisht gjithēka u pėrqėndrua tek kėnga qytetare shqiptare e muzikės
bashkėkohore.
Si ēdo gjė nė atė kohė, edhe ky aktivitet, mbajti vulėn e mendimit tė
partisė. Nė tė vėrtetė arkitektėt e festivalit e realizuesit e tij nė tridhjetė vjet kanė qenė kompozitorėt tanė tė
mirėnjohur, duke filluar nga A. Grimci, T. Daia, A. Prodani, A. Mula, V. Ēangu, N.
Zoraqi, M. Xhediku, Ll. Morcka, E. Mara, P. Dungu, A. Xhunga, K. Kote, P. Gaci, T. Harapi,
A. Krajka, F. Ibrahimi, L. Dizdari, K. Laro, Sh. Kushta, Th. Gaqi, A. Lalo, A. Balliēi,
F. Shehu, V. Kotani, O. Mula, A. Kaēinari, Sh. Saraēi etj. e shumė tė tjerė.
Autorėsia i mbeti partisė, siē paraqitej nė propagandė pėr dy arsye: e para
duke u divorcuar pėrfundimisht nė atė kohė me Kampin Socialist tė
udhėhequr nga Moska, ajo desh ti tregonte opinionit tė jashtėm se Shqipėria edhe
duke qenė komuniste e flakėt, nuk ka frikė nga arti, nga kėnga, nga festivali, qoftė
edhe i huazuar si formė nga Perėndimi. Pėr hir tė sė vėrtetės ky festival
tingėllonte si ngjashmėri e madhe me Festivalin e Sanremos, i cili nuk kalonte pa lėnė
gjurmė tek dėgjuesit shqiptarė nėpėrmjet stacioneve tė fuqishme italiane tė radios,
edhe pse dėgjimi bėhej pothuajse tinėz. Arsyeja e dytė ishte, tė synohej qė
nėpėrmjet kėtyre kėngėve tė reja tė tėrhiqej vėmendja e rinisė drejt
krijimtarisė shqiptare pėr tė mbushur sadopak boshllėkun e kėrkesave shpirtėrore
pėr kėngėn.
Ky pasazh historik, ka ngelur i harruar nė pėrmasat e mėdha qė mori ky festival
nė tre dekada me radhė. Ėshtė interesant fakti se informacionin e parė pėr
platformėn e tij, ne punonjėsit e shtypit, pėrfaqėsues tė gazetave e revistave, nė
atė kohė, e patėm marrė vetėm pak ditė para prezantimit tė kėngėve, nė njė
takim orientues tė veēantė. Diskutimi i parė pėr Festivalin ėshtė organizuar nga
Drejtoria e Radio Tiranės me bashkėpunėtorė e gazetarė, si tė thuash nė pas
festivalin e parė zyrtar. Shkrimet e botuara kanė qenė lavdėruese e nxitėse
pėr suksese nė tė ardhmen pa harruar kujdesin qė tė mos biem nėn ndikimin e
krijimtarisė sė huaj. Me hyrjen e festivaleve nė transmetimet televizive si spektakėl,
kjo veprimtari mori njė zgjerim tė madh.
Nga fundi i viteve 60-tė e fillimet e viteve 70-tė si rezultat i njė vetizolimi
dhe i luftės kundėr besimeve fetare e shfaqjeve tė huaja, pėr interesa tepėr tė
caktuara politike, dora e partisė u ngrit edhe kundėr disa kėngėve dhe tė
njė pjese tė krijimtarisė letrare-artistike si tė ndikuar nga ideologjia
borgjeze-revizioniste. Festivali i 11-tė hyri nė histori si njė viktimė e
paragjykimeve ideologjike. Si pasojė, kompozitorėt, kėngėtarėt, poetėt etj., si tė
thuash, u tulatėn, u strukėn nė vetvete, por nuk e humbėn shpresėn e besimin se
kishin tė bėnin me njė furtunė tė pėrkohshme. Dhe vėrtet, pėrjashto
disa gjėra tė formės sė paraqitjes sė jashtme tė kėsaj veprimtarie, krijimtaria
tjetėr pėrsa u takon kėngėve nuk pėsoi ndonjė ndryshim thelbėsor krahasuar me
kėngėt e tjera, para e pas Festivalit tė 11-tė.
Pėrmasat e festivaleve ka kohė qė i kanė kaluar muret e RTV. Kjo,
jo vetėm se kėtu pėrfshihen shumė krijues e realizues, institucione e ministri, por
edhe pėr faktin se festivali mbetet veprimtaria kryesore artistike e vitit. Ėshtė e
kuptueshme arsyeja qė ky aktivitet erdhi e u saldua pazgjidhshmėrisht me
partinė, me qeverinė, nė tė kaluarėn po e po, por edhe me partitė e qeveritė e
sotme. Tani kushdo qė merr pushtetin: qeveri demokratike, socialiste me kualicion, apo pa
kualicion, nė qendėr tė vėmendjes ka edhe festivalet e kėngės nė RTV. Pėr
realizimin e tyre nė njė mėnyrė apo tjetėr, pėrfshihen qė nga kreu i shtetit,
masmedia e deri tek financa e propaganda. Personalitetet, nuk kursejnė as pjesėmarrjen,
as intervistat e mendimet nė takime tė rastit apo tė veēanta.
Pėrgatitja, organizimi e transmetimi i festivaleve pėr ēdo vit bėhej me njė
platformė tė veēantė duke nxjerrė nė pah ngjarje historike me interes, apo raste tė
tjera madhore qė mund tė pasqyroheshin nė kėtė festė tė gjerė. Gjithēka operohej
nga Drejtoria e Radios nė morinė e madhe tė komisioneve tė ndryshme. Kohėt e fundit,
nuk e dimė pse, pėrmes ca ngarkesave psikologjike, mjaft nga organizuesit e festivaleve
e sidomos nga propaganduesit jo tė pakėt, paraqiten gjėrat sikur pėr ēdo gjė
fillohet nga e para. Nuk mungojnė kėtu edhe disa pėrpjekje, ashtu siē i shprehim ne
shqiptarėt, pėr tė mohuar gati gjthēka nga dhjetėvjeēarėt e mėparėshėm tė
punės me krijimtarinė e kėngės, bile shkohet deri nė paraqitjen disi humoristike tė
nivelit artistik tė kėngėve tė atyre viteve. Nuk ia vlen tė harxhosh letėr pėr tė
sajuar polemika nė kėtė temė. Kėngėt janė kurdoherė tė gjalla, ato mund tė
dėgjohen e tė krahasohen. Historia e artit do ti vlerėsojė mė saktė, por nuk
ėshtė e udhės qė ndonjėherė duke menduar pėr pėrfitime tė vockla tė rrėzohen
vitet.
Edhe nė atė kohė ėshtė bėrė njė punė e lodhshme frymėzuese tepėr
pasionante pėr ti bėrė njė vend nderi kėngės sė muzikės sė lehtė shqiptare
nė tė gjitha proceset e krijimit tė saj. Tingėllon me tė vėrtetė e habitshme ideja
kur pohohet se problemi i vargjeve nė atė kohė ka qenė i zgjidhur me
magjinė e urdhrit tė partisė, e cila i ndante tekstet nė parcela: kėto
pėr udhėheqėsin, tė tjerat pėr socializmin, pėr
partinė, ndonjė edhe pėr dashurinė e kaq. Duke i lėnė nė fluturimin e tyre pindarik ato
lloj mendjesh, na duket e arsyeshme dhe e nevojshme tė pohojmė se asnjėherė ēėshtja
e teksteve pėr kėngėt nuk ėshtė zgjidhur me urdhra. Pėrkundrazi, edhe nė ato kushte
tė njohura ėshtė bėrė njė punė e lodhshme, kėrkuese pėr sigurimin e teksteve dhe
tė poezive pėr kėngėt e festivalit. Redaksia e krijimtarisė muzikore me tė
palodhurėn Zh. Jorganxhi pothuaj ēdo vit zgjidhnin e grumbullonin poezi e tekste, i
botonin ato edhe nė libra apo i shumėfishonin dhe ua shpėrndanin kompozitorėve enkas
pėr krijimin e ndonjė kėnge tė re mbi ato vargje. Takime tė rregullta janė
organizuar me poetė e kompozitorė para festivaleve pėr bashkėrendimin e krijimtarisė,
po ashtu janė bėrė diskutime e shkėmbim mendimesh pėr raportin muzikė-poezi e
muzikė-tekst tė pasqyruara edhe nė shtypin e rinisė e atė letrar. Sot, ēėshtja e
miratimit tė teksteve tė asaj kohe, trajtohet nė mėnyrė fare naive e larg sė
vėrtetės. Ėshtė fakt qė nga sektori i shtypit, nė bazė tė udhėzimeve
pėrcaktoheshin orientimet e kriteret e ruajtjes sė propocioneve tė tematikės e cila
mė mirė se kudo pasqyrohet nė tekstet, por asnjėherė sna ėshtė kėrkuar qė
vargjet e kėngėve tė miratohen nė K.Q. sepse nė atė instancė partiake kurrė nuk
ėshtė pranuar bashkautorėsia. Pėrjashtim bėnin kėtu rastet pėr ndonjė kėngė
kushtuar partisė apo E. Hoxhės. Tė ishte e vėrtetė se vargjet dhe kėngėt
miratoheshin nė K.Q. siē pohojnė disa analistė deklarativė, na delka qė partia
kritikonte vetveten. Tepėr naive pėr tu besuar.
Ska as mė tė voglin dyshim se festivali ka qenė i politizuar, megjithatė
duke filluar nga mesi i viteve 80, nė RTV ėshtė bėrė njė punė e kujdesshme
pėr tė mėnjanuar sa mė shumė temat kushtuar udhėheqjes apo partisė nė festival.
Kėto probleme janė ngritur deri nė K.Qendror me shpjegimin se ato kėngė janė tė
vėshtira pėr tu ngritur nga ana artistike deri tek ēmimi i parė, e pėr ēmim
tė dytė e tė tretė nuk ia vlen ta vemė partinė nė konkurrim. Mbėshtetur nė tė
vėrtetėn kėto propozime shpesh janė miratuar. Nė tė pėrgjithshmen ėshtė synuar
qė pėrmes teksteve e kėngėve ti kėndohet edhe bukurisė, trimėrisė,
historisė, natyrės etj., gjė qė shpesh nuk ėshtė arritur sa duhet.
Nė fushėn e krijimtarisė pra edhe tė kėngės, nė tėrė ato vite, kanė qenė
tė plotfuqishėm kompozitorėt mė tė talentuar e mė tė njohur. Ata, pėr mendimin
tonė, kanė bėrė njė punė tepėr tė ēmueshme qė ėshtė pėr tu pasur zili
edhe sot nė ruajtjen e kėngės e tė muzikės sonė tė lehtė.
Na duket me vend tė pohojmė se nė pastė pasur ndėrhyrje, nė punėn e
krijimtarinė e kompozitorėve tė ndryshėm, ato kanė ardhur mė tepėr si
ngacmime tė komisioneve tė ngritura po nga shokėt e tyre. Nuk pėrjashtohet
tė jenė shfrytėzuar kėtu prirjet negative, zilitė e cmirat profesionale. Nga pėrvoja
kemi ndeshur edhe dukuri qė pėr tė mėnjanuar ndonjė kėngė ėshtė paraqitur teza se
gjoja ato kanė huazime dhe ngjasojnė me krijimtarinė italiane, jugosllave etj. Kjo
praktikė ėshtė pėrdorur nė disa raste edhe pėr tė mėnjanuar kėngėt e paarrira.
Teza mė e frikshme ka qenė nė atė kohė pėrdorimi i konceptit pėr ritmin. Ajo
ishte si themra e Akilit. Mjaftonte shprehja: sikur ky nuk ėshtė ritmi ynė,
qė kėnga tė pėrfundonte jashtė listės. I pėrmendėm kėto fakte, jo pėr ti bėrė ndonjė mbrojtje partisė e kohės sė shkuar, sepse sna duket me vend ti japim asaj aq atribute se gjoja kishte aftėsi pėr tė ndė |