Logoreci > Gjergji Belba

 

Konsiderata epidemiologjike mbi djegiet. Konsiderata epidemiologjike organizative dhe klinike-trajtuese mbi djegien

Autori: Gjergji Belba
ISBN: 99927 - 664 - 0 - 9
Numri i faqeve: 130

Kjo monografi ndahet nė dy pjesė, nė tė parėn krahas tė dhėnave statistikore, diskutohet mbi epidemiologjinė e djegies, organizimin dhe rezultatet e Klinikės nė vitet e fundit duke vėnė theksin nė rolin e rėndėsishėm qė ka propaganda mjekėsore. Nė pjesėn e dytė pėrveē materialeve klinike mbi trajtimin e pėrgjithshėm tė djegies, analizohen probleme krejt specifike mbi djegiet elektrike, pasojat dhe trajtimi i tyre nėpėrmjet aplikimit tė procedurave rekonstruktive plastike. Monografia pėrmbledh 15 artikuj, fillon me njė refleksion shkencor e mbyllet me njė refleksion normal, tė dy tė botuar nė shtypin periodik jomjekėsor.

 

Hyrje

 

Mendoj se pėr njė kirurg plastik tė gjeneratės sime do tė ishte kuptimplotė planifikimi i botimeve tė mundshme pėr tė tashmen si dhe pėr tė ardhmen. Pas njė eksperience pune 20-vjeēare pranė Klinikės sė Djegies dhe Kirurgjisė Plastike, mė lindi ideja e botimit tė njė Monografije bazuar nė materialin e bollshėm e tė plotė qė disponoja. Kirurgu plastik para sė gjithash duhet tė jetė njė trajtues i djegies sė freskėt, e mė pas tė thellohet nė disiplinat e shumta qė i pėrkasin kėtij specialiteti kirurgjikal. Pėr kėtė arsye dhe botimi im i parė nuk mund tė ishte ndryshe. Sigurisht mund tė ketė dhe devacione, por unė, duke qenė kundėr tyre, pretendoj qė ta nis aktivitetin tim nė kėtė mėnyrė. Kėshtu vendosa tė pėrmbledh nė njė Monografi gjithė artikujt, punimet, referimet e mia, kryesisht tė pesėvjeēarit tė fundit e t'i titulloj: "Konsiderata epidemiologjike - organizative dhe klinike - trajtuese mbi djegien dhe pasojat e saj". Pothuaj tė gjithė artikujt janė botuar ose referuar jashtė vendit, janė cilėsuar mjaft pozitivė, madje njėri ėshtė pėrfshirė nė librin e M.Masellis dhe S.W.A. Gunn "The Management of Burns and FIRE DISASTERS". Duke qenė botimet e para "masive" jashtė vendit, ato kanė kontribuar pėr njohjen e klinikės sonė me klinikat e huaja nė nivelin rajonal Ballkanik, Mesdhetar dhe Europian. Imazhet e qarta dhe reale qė ne emetojnė kanė krijuar premisa pėr njė bashkėpunim shkencor, ndihmė nė materiale mjekėsore dhe kualifikime tė vazhdueshme tė personelit. Termi "Konsiderata" duhet tė konceptohet jo vetėm si parime tė pėrgjithshme, por edhe si thellime drejt problematikave tė veēanta tė djegies sė freskėt. Argumentimi im nė kėtė drejtim ėshtė se ka ardhur koha qė studimet shkencore duhet tė largohen nga guaskat pėrgjithėsuese, shabllonizmat pa sens praktik, pėr tė prekur tani e tutje tematikėn e ngushtė. Sigurisht duhet njė drejtpeshim pėr tė mos rėnė nė skajshmėri. Bazuar nė sa thamė mė lart, Monografia ndahet nė dy pjesė, ku nė tė parėn krahas tė dhėnave statistikore, diskutohet mbi epidemiologjinė e djegies, organizimin e Qendrės sonė, rezultatet e Klinikės nė pesėvjeēarin e fundit duke vėnė theksin nė rolin e rėndėsishėm qė ka propaganda mjekėsore. Nė pjesėn e dytė pėrveē materialeve klinike mbi trajtimin e pėrgjithshėm tė djegies, analizohen probleme krejt specifike mbi djegiet elektrike, pasojat dhe trajtimin e tyre nėpėrmjet aplikimit tė proēedurave rekonstruktive plastike. Si u bė e mundur tė punoheshin e tė botoheshin materialet e Monografisė? Stimuli i parė ishte pjesėmarrja ime nė vitin 1993nė simpoziumin e organizuar nga Universiteti i Ēikagos mbi "Djegiet elektrike, trajtimin terapeutik, parandalues dhe rehabilitues". Pėrshtypjet ishin tė jashtėzakonshme, mbresat tė pashlyeshme, e nė po kėto pėrmasa dėshira ime pėr t'u orientuar drejt profilaksisė sė djegies nė pėrgjithėsi dhe studimeve tė profilit teknik mbi vaskularizimin e regioneve tė dėmtuara nga agjenti termik. Stimuli i dytė ishte anėtarėsimi qė nė vitin 1992 nė Klubin Mesdhetar tė Djegies, pėrkrahja nga drejtuesit e organizatės nė drejtim tė publikimeve tė mia. Pa interesimin e tyre studimet e mia nuk do tė kishin atė karaktershkencor e intensiv qė paraqesin. I detyruar nė njėfarė mase pėr tė dhėnė rezultatet e Klinikės sonė dhe sidomos nga "sedra shkencore" pėr tė mos qėndruar nė radhėn e dėgjuesve, artikujt pasuan njėri-tjetrin. Sot ato pėrbėjnė bazėn e shkrimit tė Monografisė. Vitet qė pasuan kanė forcuar edhe mė tej lidhjet e Klinikės sonė me shoqata, organizata, individė tė shquar. Personalitete nė fushėn e kirurgjisė sė djegies dhe kirurgjisė plastike kanė ardhur nė vendin tonė e kanė shkėmbyer eksperiencėn e tyre tė pasur me kolegėt e tyre shqiptarė.Tė inkuadruar nė operacionet "People to people" dhe "Interplast" ato kanė ndihmuar konkretisht nė zgjidhjen e mjaft rasteve tė vėshtira pėr ne. Do tė jetė i paharruar pėr mua ai moment, kur koordinatori Profesor Schultz paraqiti pėr diskutim njė rast qė kishte nevojė pėr rekonstruksion nazal, pas njė djegie tepėr tė thellė. U pėrmendėn shumė teknika e mundėsi trajtimi, por vetė Profesor Schultz siē e hapi dhe e mbylli diskutimin. Zgjidhja mė e mirė ishte aplikimi i lembos Washio, por problemi qėndronte nė atė se dėshironin tė ishin primarė disa kirurgė. Ndėrhyri pėrsėri kordinatori i famshėm amerikan i cili tha: "Duhet tė mposhtim modestinė e tepėrt. Vetė Washio ėshtė kėtu, ai duhet ta operojė kėtė rast". Monografia pėrmbledh 15 artikuj, fillon me njė refleksion shkencor e mbyllet po me njė refleksion moral, tė dy tė botuar nė shtypin periodik jomjekėsor. Nė pėrfundim tė kėsaj hyrjeje panoramike, dėshiroj tė theksoj nė prizmin personal, se vazhdimi i botimeve shkencore, shpreh pėrgjegjėsinė dhe detyrimin moral tė intelektualit pėr popullin e tij, familjen e vetveten.