| Logoreci > Ferdinando De Napoli |
![]() |
Autori:
Ferdinando De NAPOLI Titulli i origjinalit: Titulli i
botimit shqip: Shqipėroi: Pjerin Logoreci ISBN
99927-603-1-1 |
|
| Nė kėtė pėrkthim tė shkurtuar janė pjesėt mė interesante e mė tė rėndėsishme tė veprės sė gjerė "Seksi dhe Dashuria nė jetėn e njeriut e tė kafshėve" tė F. De Napolit, Docent i Klinikės Dermosifilopatike nė Universitetin e Bolonjės, botuar mė 1926 dhe ribotuar disa herė. Kjo ėshtė njė vepėr sa mjekėsore aq psikologjike e filozofike nė tė cilėn ēėshtjet seksuale shihen tė zbėrthyera nė kėto tre plane. Ky pėrkthim i shkurtuar nuk ia ul aspak vlerat veprės, duke pasur parasysh se kėshtu ėshtė bėrė njė libėr pėr tė gjithė duke hequr pjesėt ekstremisht shkencore, sidomos ato qė i pėrkasin jetės seksuale tė vegjetalėve dhe kafshėve. Gjithsesi mendojmė se kėshtu ėshtė kthyer nė njė libėr me spektėr mė tė gjerė, tė pėrdorshėm e tė nevojshėm, duke mbushur sado pak mungesėn e njohurive tė edukatės seksuale. Ky libėr ėshtė njė pjesė e shpirtit tė Ferdinando De Napolit, njė kundėrvim i tij ndaj ēdo paragjykimi. Ai ėshtė ushqimi i mendjeve tė zbrazėta, tė paditura dhe i atyre qė duan ti mėsojnė gjėrat tė bukura dhe tė pastra ashtu siē janė. |
| Fragment: Permbajtja -
Superioriteti i jetes seksuale - Virgjeria e
morali i shoqerise -
Endokrinologjia ne raport me jeten - Ndjesite
dhe seksi - Aroma - Shikimi - Degjimi,
takti e shija - Kontakti
fizik - Seksi dhe
shoqeria - Turpi,
veshja e moda - Nevojat
seksuale dhe ndeshkimi seksual -
Qendrueshmeria seksuale e biseksualizmi - Martesa dhe
ngjarjet e saj - Xhelozia - Udhetimi i
marteses dhe dhoma e ēiftit, emigracioni dhe folezimi - Vejusheria - Steriliteti
- vizita paramartesore - inēesti - Edukimi
seksual e misioni i gruas ne shoqeri -
Prostitucioni dhe prostitutat - Klasifikimi
i prostitutave - Rregullimi
dhe Liria - Higjena
seksuale e profilaksia e semundjeve veneriane - Onanizmi Dedikim Kujtimit te shenjte te prinderve te mi Motrave e vellezerue me dashuri
per gjakun Gruas sime te vdekur por gjithmone
e me Femijeve te mi me dashuri e
perkedheli per Hyrje
Jeta e tė gjitha qenieve ėshtė e mbizotėruar nga dy impulse instinktive tė
fuqishme qė bėhen ligj dhe motiv pėr tė luftuar: Ushqimi e Riprodhimi. Zhvillimi
biologjik nė kėto dy funksione instinktive kryesore siguron tė qėnit e individit dhe
species dhe vendos zhvillimin e shoqėrisė njerėzore.
Riprodhimi i siguron qėnies sė gjallė, tė vdekshme, pavdeksinė nėpėrmjet
trashėgimisė, pra pėrsėritet vazhdimisht cikli misterioz, i thjeshtė, i bashkimit
seksual qė shkon drejt lidhjes shpirtėrore qė pėrfaqėson dashurinė.
Tek spermatozoi dallohen tre elementė... Koka ovale pak a shumė e gjatė, pjesa
ndėrmjetėse dhe bishti qė pėrfundon me njė fije tė gjatė (filament). Ky duke u
luhatur (vibruar) i jep mundėsi spermatozoit tė lėvizė me njė shpejtėsi tė madhe
400 herė sa gjatėsia e tij, pra 1 deri nė 3 milimetra
nė njė minutė. Por po tė llogaritet gjatėsia pėr tė shkuar deri nė vezore
nga qafa e mitrės janė rreth 20 centimetra qė ai duhet t'i pėrshkojė nė rreth 40
minuta.
Jetėgjatėsia e spermatozoit jashtė organizmit tė njeriut nė temperaturė
37°-40° dhe nė mjedis alkalin mund tė shkojė edhe disa javė. Nė ajėr unė i kam
parė tė jetojnė edhe pas 45 minutash. Nė organet femėrore spermatozoi jeton nga 8
ditė deri nė 3 javė e gjysėm.
Spermatozoi i njeriut u zbulua nė 1677 nga njė student me emrin Hammer por
zbulimi duket ishte meritė e Hartsoecker qė nė vitin 1674. Nga 1700-1800 spermatozoi
nė tekstet shkencore quhej "Krimbi spermatik". Ai ka njė gjatėsi 50-55
mikromilimetra. Köllicher mė 1841 njohu prejardhjen anatomike, kurse Lode pėrcaktoi se
ēdo orgazėm e njeriut pėrmban mesatarisht 26.000.000 spermatozoide. Mė vonė Amantea e
Rinaldini mė 1919 arritėn nė pėrfundim se numri mesatar i zakonshėm pėr ēdo derdhje
ėshtė 50-100-500-700 milion.
Spermatozoi ėshtė qelizė e varfėr me substanca ushqyese me funksion qė tė
lėvizė shpejt e tė fekondojė, jeta e tij ėshtė e shkurtėr dhe e destinuar qė tė
absorbohet nga veza. Dy qelizat, mashkullore dhe femėrore ngjajnė nė ndėrtimin e
bėrthamės, por janė tė ndryshme nė substancėn protoplazmike, nga bashkimi i tyre
krijohet njė qelizė e plotė, e aftė tė jetojė e tė riprodhohet "mė
vonė".
Virgjėria
e morali i shoqėrisė
Si pjesė anatomike e fiziologjike e aparatit gjinor vlerėsohet pėr funksionin e
diskutueshėm moral e shoqėror. Eshtė kėshtu membrana qė mbyll kanalin gjenital
(membrana virginitatis) e cila ndryshon sipas racave. Mbizotėron forma gjysėm hėnore
por edhe ajo formėunaze; por nė raste tė tjera paraqitet nė formėn e njė kordoni
(aligamenti) nė drejtim horizontal ose vertikal nė mėnyrėn qė kanali vaginal mbetet i
ndarė nė dy dritare. Ka pastaj forma tė ēuditėshme tė pėrshkruara edhe nga doktor
Luscka tė quajtura imene timbriato, forma qė tė lenė tė dyshosh nė gjykimin
pėr virgjėrinė. Njė rast i tillė mė kujtohet edhe mua nė vitin 1922 kur njė ēift
me dėshirėn e tij u paraqit tek unė pėr kėtė vizitė. Ēifti nė muajin e mjaltit i
shqetėsuar pėr raportin e tyre tė parė pa gjak, vuri nėn akuzė femrėn e cila e fyer
u mbrojt si mundi duke iu nėnshtruar me dėshirėn e saj vizitės mjekėsore. Nė kėtė
rast membrana ngjante me formėn e koronės qė hapej, ishte diēka e ngjashme me jakat si
tė Luigjit XV qė pėrdoreshin nė vitet 1700.
Pra siē duket shumė varet nga ajo fletė e hollė mukoze pa asnjė funksion tė
qartė. Nusja ėshtė e ndershme ose e pandershme nga disa pika gjaku qė njollosin
bardhėsinė e ēarēafėve nė kontaktin e parė. Bile nė disa popuj kjo ėshtė
institucionalizuar; nė
Eshtė fatkeq ai qė i jep rėndėsi kėsaj shenje fizike e qė kujton se Natyra ja
ka vėnė femrės pėr tė treguar se nuk duhet tė jetė veēse vetėm e njė mashkulli,
i cili do tė jetė i pari, sepse "tė jesh i pari ėshtė thellėsisht e ndryshme
nga tė jesh i dyti". E se ėshtė krenar e i lumtur se ėshtė i pari qė hyn nė
tempull dhe kėnaq menjėherė dy pasione tė mėdha, krenarinė e dashurinė, si dhe
kujton se ėshtė mė i garantuar pėr atė qė ka pushtuar i pari e qė nuk e ka gėzuar
njeri tjetėr.
Viktimė nė fatkeqėsi bien kėshtu jo vetėm femrat qė e kanė humbur kėtė
membranė nga raportet seksuale me dėshirėn e tyre a me forcė por edhe ato qė kanė
membranė jo tė zakonshme apo ato qė e kanė humbur si rezultat i njė aksidenti tė
zakonshėm qė nė vogėli, plagosje, futje e gishtave nė genital etj. Eshtė pėr
fatkeqėsitė qė sjell qė nė vite janė bėrė shpesh rivirgjėri. Kėto janė
shfrytėzuar edhe pėr fitim si nga mjekėt e infermierėt ashtu edhe nga gratė
prostituta nobile. Mantegazza tregon njė rast qė njė parisiene u dha 82 herė si e
virgjėr pėr kėnaqėsinė e atyre qė donin ta ēvirgjėronin.
Pėr tė gjitha kėto qė folėm disa popuj si Kina dhe Endokrinologjia
nė raport me jetėn
Eksperimentet rreth fekondimit artificial mendohet se kanė filluar nė vitin 1332
me njė eksperiment me kuajt i pėrfunduar me sukses.
Kurse Turner e Bouchard mendojnė se kjo vjen ngaqė embrioni nėpėrmjet
qarkullimit utero-plaēentar komunikon me tė gjitha qelizat e mėmėsisė, kėshtu edhe
me vezoret, duke i dhėnė asaj cilėsitė fiziologjike e patologjike qė pėrmban
spermatozoi prej mashkullit. Nė kėtė mėnyrė thotė Bouchard spjegohet sepse kryesisht
ėshtė kontakti i parė seksual qė ėshtė i aftė tė shkaktojė influencėn
telegonike. Mos ėshtė kjo diēka e lidhur, ndoshta e pavullnetėshme atavike e
ndjenjės mashkullore pėr ta pasur tė virgjėr gruan e tij? Shumė gjera u shpjeguan mė
vonė me eksperimentet e kryera dhe nė rastėsitė e studjuara ku po pėrmend rastin e
njė gruaje tė bardhė e cila me burrin e saj tė parė zezak kishte lindur fėmijė
mulatė, e pas vdekjes sė tij e rimartuar me njė tė bardhė vazhdonte tė lindte
mulatė. Por edhe studimet eksperimentale tė Amantea-s i cili i vuri rėndėsi tė madhe nė kėtė proēes edhe
mekanizmit tė depėrtimit tė spermartozoideve nė mitėr, nė fluksin e madh apo tė
vogėl tė spermės, nė sasinė e lėngėzimit tė prodhuar nga gjendrat dhe nė
pozicionin horizontal apo vertikal nė tė cilin ndodhet femra nė momentin e derdhjes
(daljes sė spermės). Turpi,
veshja e moda
Cila ėshtė orgjina e veshjes, e pse u veshėn njerėzit primitivė ? Gjithēką
na ēon tė mendojmė se veshja ka ardhur nga nevoja e stėrgjyshėrve tanė pėr t'u
mbrojtur nga agjentėt atmosferikė. Por pėrse popujt e egėr preferuan qė tė mbulojnė
pjesėrisht o plotėsisht organet gjenitale? Kėto vihen re edhe sot nė popujt e
prapambetur si nė Tansmani, ishujt Anakoreti, Nueiret e Afrikės apo nė Bongo etj. Diku
mbulohen me gjethe e diku me duar.
Veshjet e para shėrbyen pra jo aq pėr t'u mbrojtur nga klima sa pėr tė fshehur
e mbrojtur organet seksuale. Dhe kjo ligjėroi turpin i cili paraqitet me legjendarin gjethen
e fikut. Nga organet seksuale gjethja e fikut u hap dhe mbuloi tė gjithė trupin e
njeriut ndėr shekuj duke u modifikuar e perfeksionuar nė material dhe nė model. Veshja,
thotė dikush, nuk identifikohet me turpin, sepse nganjėherė duket sikur veshja vetė
gjeneron turpin. Kėshtu nė ato fise ku u tentua t'i mėsojnė pėr tė dalė tė veshur
papritmas u vu re tek ata ndjenja e turpit pėr tė dalė tė veshur. Mantegazza mbėshtet
origjinėn e turpit nga veshja, ai na kujton se
Mund tė arrihet nė pėrfundim pra se turpi ka prejardhje seksuale dhe ka tė
bėjė dhe me veshjen qė rrjedh prej saj, (pėr tė fshehur atė qė nga pikpamja morale
ėshtė e turpėshme). Turpi zhvillohet me qytetėrimin e popujve. Ai nuk eksiston mes
popujve tė egėr siē nuk eksiston tek kafshėt. Veshja qė mbulon e qė fsheh pėr tė
bėrė tė maskuar e tė dėshirueshme ėshtė emblema e turpit fizik dhe estetik.
Veshja sė bashku me bizhuteritė qė
bėjnė pjesė nė tė, zgjedhja e ngjyrave, tejpashmėrisė, pjesėve tė hapura etj.,
gjithēką, tė gjitha modelet e pėlqyeshme janė ato qė ngacmojnė fantazinė erotike.
Arti i joshjes ka zbuluar pasqyrėn qė i shėrben kryesisht grave tona gjithkund,
nė shtėpi, nė teatėr, nė rrugė. Gratė sipas njė publikimi tė besueshėm
harxhojnė pėrpara pasqyrės njė kohė tė madhe. Ja njė tabelė, nuk dihet sa e
vėrtetė, por sidoqoftė tregon diēka pėr tė cilėn ne jemi dėshmitarė se sa gratė
qėndrojnė pėrpara pasqyrės nė njė ditė.
6-10 vjeē
7 minuta
10-15
15
15-20
22
20-25
25
25-30
30
30-35
24
35-40
18
40-50
60
50-60
7
Veshjet e modės, bizhuteritė, vija e pėrsosur e pantallonave apo nyja artistike
e gravatės, krehja e flokėve, tualeti, ishin sukses nė dashuri. Gratė (dhe njė pjesė
e burrave) janė si fluturat; vrapojnė drejt gjithēkaje qė shkėlqen e shpesh
pėrfundojnė duke djegur flatrat.
Kėshtu siē thamė mė lart veshja ndėrthuret me ndjenjėn e turpit e me moralin.
Sipas doktor Orsit, origjina e turpit ėshtė estetike. Ai sjell shembull faktin se gratė
e shėmtuara janė mė tė turpshme, kurse gratė e bukura nė tė kundėrt. Ndėrsa tė
parat fshehin gjithēką nga trupi i tyre dhe kjo ndjenjė pėrhapet nė sferėn fizike
dhe nė atė spikike e morale; gratė e bukura kanė dėshirė qė tė lėnė tė shihet
gjithēką nė planin fizik e psikologjik. Pra edhe teoria e dok. Orsit lidh turpin me
kuptimin erotik e seksual.
Nganjėherė veshja tė jep mundėsinė tė shohėsh pamje mė shumė se syri do
tė shihte lirisht, femra gjysėm e zhveshur ėshtė mė eksituese e skandaloze se e
zhveshur krejt. Kėshtu veshja shėrben pėr tė mbuluar gjysmėn e pėr tė fantazuar
atė qė mbetet, duke ndezur dėshirėn pėr tė.
"Kufijtė e turpit, - shkruan Mantegazza, - janė tė pėrcaktuar nė mjaft
vende nėpėrmjet veshjeve qė shkojnė nga gjuri poshtė deri tek gjinjtė sipėr. Nė
fakt kemi tė bėjmė me vlerėsimin e organeve gjinore. E ēfarė ėshtė turpi fizik,
veēse turp psikik, i cili nuk ėshtė gjė tjetėr veē njohja e organeve tė
riprodhimit. Kjo ėshtė kaq e vėrtetė sa qė turpi nuk ekziston derisa kėtyre organeve
t'i njihet vlera. Por duhet thėnė se turpi e me tė edhe morali seksual, ėshtė
padrejtėsisht gati i gjithė pėr pjesėn femėrore tė njerėzimit, pėr popujt e
qytetėruar e pėr ato tė paqytetėruar. Kėshtu nė shumė popuj meshkujt rrinė lakuriq
e vetėm gratė mbulohen, kurse nė mjaft popuj tė tjerė femrat mbulohen vetėm fill
mbas martesės, kur ato bėhen pronė e meshkujve tė cilėt janė xhelozė.
Tė skuqurit e faqeve, ulja e syve pėrtokė nga personat e turpshėm e nga vajzat
kryesisht, ėshtė manifestimi mė i qartė i njohjes nga ana e tyre e gjėrave seksuale,
qofshin edhe tė nocioneve tė paqarta e fillestare. Skuqesh se mendon pėr objektin qė
provokon turpin. Kėto vihen re mė shumė tek gratė, e veēanėrisht tek femrat e
meshkujt nė periudhėn e pubertetit, sepse nė kėtė periudhė ėndėrrat punojnė nė
intimitet. Por gjėrat na bėjnė tė skuqemi njė herė, e kur vazhdojnė ēdo gjė
kalon, kėshtu ndodh p.sh. me ushtarėt qė para komisionit mjekėsor tė turpshėm
zhvishen lakuriq, nė fillim duke vendosur duart para organit gjinor, kurse pas pak
rrijnė normalisht sikur janė tė veshur. E njėjta gjė ndodh nė plazhe.
Por turpi si veshja, krehja, tualeti, ndjek modėn e rrethanat e jetės, zhvillimin
e edukatėn, qė ndėrrojnė me stinėt e mjedisin (mal apo det) e qė nė fund janė
morali i kohės. Ēdo epokė ka modėn e saj, turpin e saj, kėrcimet e saj... Ato janė
shprehje e kohėve, e gjendjes shpirtėrore, morale e politike tė popujve.
Kurse turpi tek burri ka njė shprehje etike tė veēantė, gati-gati kufizohet me
raportet me gratė, tė cilat kėrkon tė mos i fyejė e prekė. Tek ai turpi fizik nuk ka
motiv tė jetė mbrojtės, kurse turpi estetik ka tė bėjė me sjelljet me femrat nė
shoqėri. Por ai e di mirė se, atėhere kur nuk ėshtė larg qėllimi pėr tė cilin i
vardiset njė femre, ėshtė mirė e me rezultat tė dish tė pėshpėrisėsh fjalė jo
krejtėsisht tė turpėshme, tė cilat mund t'i quajmė galante e qė shėrbejnė pėr tė
stimuluar dėshirėn e gruas. Ndėrsa ajo duke dėgjuar hiqet e turpėshme, e ofenduar,
nė fakt i pėlqejnė, kjo do tė ishte njė gjendje paradėshire, parakėnaqėsie, e
mbushur me njė kėnaqėsi tė veēantė.
Burri nuk e ka shumė tė zhvilluar ndjenjėn estetike tė tė veshurit. Kurse
"Gratė, thotė Weininger, provojnė interes pėr lakuriqėsinė e grave tė tjera,
gjė qė nuk e kanė meshkujt".
Steriliteti
- vizita paramartesore - inēesti
Qėllimi biologjik i bashkimit seksual ėshtė krijimi, Martesa, nuk ėshtė veēse
njohja qytetare e bashkimit seksual qė ēon tek fundi biologjik, i cili ėshtė bashkė;
nevojė fizike, frymėzim psikik e moral i tė martuarve. Kur fekondohet organizmi i
Nėnės mbyllet nė njė punė tė vazhdueshme tė fshehtė nė tė cilėn gjen qetėsinė
e trupit e tė shpirtit ēdo femėr, e veēanėrisht gruaja, qė bekuar faktit, rri me
ėndėrra e dridhje mallėngjimi nė pritje, e mbushur me krenari. Eshtė tė ndjerit e
mistershėm tė misionit tė plotė tė jetės, qė i jep kėtė dridhje sublime ēdo
nėne e qė babait i jep ndjesinė e vėrtetė tė forcės. Nė fakt ėshtė i paaftė ai
- mashkull o femėr, burrė o grua - qė nuk mund tė krijojnė. Nuk ka dyshim qė kjo
ėshtė e dhembshme.
Steriliteti ėshtė rezultat i papėrsosmėrisė ose i sėmundjeve, veēanėrisht
atyre qė prekin organet gjinore. Por me po tė njejtin rezultat janė edhe mendimet neomaltusiane
qė kanė pushtuar mjaft burra e gra tė cilėt edhe pėr arsye tė tjera tė ndryshme nuk
duan tė kenė fėmijė. Kėta edhe ato familje qė bėjnė nga njė fėmijė, kanė
shkaktuar uljen e popullsisė nė mjaft vende. Pėrveē
kėtyre dy shterpėsive kemi edhe ato qė i quajmė sterilitet profesional, e qė
ka tė bėjė me mendimin e atyre grave qė jetojnė me shitjen e trupit tė tyre, pėr
tė cilat shtatzania ėshtė njė pengesė pėr ushtrimin e prostitucionit. Tė dy kėto
llojet e fundit tė sterilitetit janė produkt i shoqėrisė njerzore tė zhvilluar.
Steriliteti nė popujt e egėr e tė fortė dėnohej, kurse pasja e shumė
fėmijėve quhej si lumturia mė e madhe. Kėshtu nė Greqi e Romė. Nė Spartė burrin
qė nuk fekondonte e ndėrronin. Nė Romė shohim Ortension qė i jep borxh gruan Brutit
pėr tė patur fėmijė, - dhe siē mė ėshtė treguar nga njė person i denjė pėr t'u
besuar, kemi njė rast tė tillė sot, kur njė gjė e tillė ndodhi me aprovimin e tė
tre personave qė morėn pjesė (burrit, gruas dhe fekonduesit). Raste tė tilla na
referohen edhe nga Murri, si rasti i njė burri impotent qė i lutej gruas tė zgjidhte
njė tė dashur qė ta fekondonte. Kėshtu kemi edhe rastin biblik; Abrahami dėgjoi
lutjen e Sarės qė tė kishte fėmijė me shėrbyesen e gruas sė tij (Bibla 16-2). Ose
Rakele e tronditur nga steriliteti i saj i thėrret Jakovit: "Mė jep fėmijė,
ndryshe unė jam e vdekur" Dhe Rakele merr fėmijėn qė burri i saj bėri me
shėrbyesen e saj (bibla 30-1) etj.
Ideja e ruajtjes prej fekondimit ka nisur shumė pėrpara, kėshtu edhe nė kohėt
mė tė vona qė nga tributė e indigjenėve tė Australisė e deri tek njerėzit e
qytetėruar kanė pėrdorur metodat fiziko-kimike pėr kėtė qėllim. Siē u pėrdorėn
prodhimet e gomės qė vendosen nė organin femėror ose mashkullor. Ndėr mjetet mekanike
hyn edhe ndryshimi i mekanizmit tė raportit, pra nxjerrja e organit mashkullor pėrpara
orgazmės. Kjo ėshtė mėnyrė e sigurtė, por kėrkon njė kujdes e vullnet pėr
momentin e orgazmės qė jo ēdokush e ka. Pastaj ky akt i humb karakteristikat normale,
duke u kthyer nė njė akt kundėr natyrės i ngjashėm me masturbimin, kjo si pėr
mashkullin ashtu edhe pėr femrėn qė nė momentet mė tė ndjeshėm e ndėrpresin
proēesin... Kėshtu gruaja nuk arrin tė ketė orgazmė e mbetet dėshirėdridhur nė
momentin qė mashkulli tėrhiqet pėr tė derdhur spermėn jashtė.
Martesa nė mes tė individėve tė njė gjaku, tė ndaluar me ligjet e
qytetėrimit, ka qenė e ndaluar me ligjet e Kishės qė nė kohėn e Moisiut, edhe mes
kushėrinjsh deri nė gradėn e 3-4 (Kanoni 1076 e artikulli 96 i tė drejtės kanonike).
Po kėshtu gjindet edhe nė Kuran (kapitulli IV, v27) "Eshtė e ndaluar martesa me
nėnat tuaja, vajzat tuaja, motrat tuaja, hallat e tezet, mbesat e nipat..."
Kėshtu njerėzimi mėsoi mes ligjeve tė fesė qė pėrveē se tė mos prekė
ndjenjat e familjes, edhe se bashkime tė tilla japin pasoja tek pasardhėsit, sepse sa
mė i afėrm i gjakut tė jenė aq mė tepėr bashkimi i afrohet inēestit (qė ėshtė
shkalla e njėtrajtshmėrisė sė gjakut me prindėrit).
Bashkimi i Evės me Adamin, i Kainit me njerėn nga dy motrat ishin nevojė e
vazhdimėsisė sė racės. Kėshtu inēestet nuk janė pak nė Bibėl: "E madhja i
thotė sė voglės: babai jonė ėshtė i vjetėr e nuk do tė ketė asgjė nė tokė qė
do tė hyjė tek ne, sipas zakonit tė tė gjitha tokave... eja t'i japim tė pijė verė
babait tonė e luajmė me tė, e kėshtu nga babai jonė mbajmė nė jetė disa
pasardhės" (Genesi 19-32). Kjo ėshtė origjina e inēestit qė pėrsėritet edhe
sot tek fundėrrinat e shoqėrisė, nėpėr shtėpija ku nė njė dhomė flenė tė
pėrzierė prindėr e fėmijė, vajza e djem, tė ekspozuar eksitimeve e shfaqeve tė
pėrditėshme pėr shkak tė varfėrisė.
Edhe nė Olimpin pagan inēesti ėshtė i pranishėm. Zeusi martohet me Erėn,
motrėn e tij.
Filozofė tė ndryshėm si Aristoteli, Kampanela, Platoni etj. e kanė trajtuar
inēestin nė forma tė ndryshme; disa duke quajtur tė ndaluar vetėm format e
marrdhėnieve prindėr-fėmijė, disa tė tjerė edhe ato midis vėllait e motrės.
Por pėrse duhet dėnuar inēesti? Pėrse e sa dėmton?
Edukimi
seksual e misioni i gruas nė shoqėri Vizita
mjekėsore paramartesore ėshtė njė ndihmė e madhe, ajo vepron nė mjedis duke edukuar
e ndryshuar konceptet. Nė fund edukimi seksual i duhet dhėnė masės pėr t'a mėsuar
qė tė jetė e kujdesėshme kundėr gjithēkaje qė mund tė cėnojė brezin e ri.
Edukimi, nė kėtė kėndvėshtrim, duhet tė ketė qėllim ndėrgjegjėsimin
shėndetėsor seksual, qė mund tė pėrmblidhet nė tre fjalė; shėndet, pastėrti e
pėrgjegjshmėri.
Eshtė e ēuditėshme por gjithmonė ka mbizotėruar mendimi qė misteret e
fekondimit tė zbuloheshin nė kohėn e duhur, nė momentin e bashkimit seksual, atėhere
secili tė vepronte si tė mundte, ashtu si dhe kafshėt, ashtu si deri mė tani kanė
bėrė tė gjithė meshkujt dhe tė gjitha femrat. Kėshtu me kėto mendime qėndrohet nė
njė padituri pėr funksionimin e vėrtetė e pėr rėndėsinė qė ka pėr familjen e
pėr shoqėrinė seksi, duke qenė edhe tė pambrojtur karshi tė kėqijave qė mund t'i
vijnė shėndetit. Asgjė nuk tregohet, veēanėrisht femrave, qė nė vitet e para tė
jetės, deformohet e trillohet nė gjithfarė formash. Por gjithēka ngjall kuriozitetin e
tyre qė nga puthja e prindėrve e deri tek bashkimet e kafshėve tė cilat ata i shohin,
prandaj i lindin shumė pyetje. Ti pėrgjigjesh atyre nuk ėshtė gjithmonė e lehtė, por
tė mos u pėrgjigjesh duke i shtėrnguar me heshtje ose tė gėnjesh ėshtė e dėmshme.
Prostitucioni
e prostitutat Vjen
nga "pro + statuere" qė do tė thotė me dhėnė pėr punė trupin e vet,
duke ju vėnė "pro" pėrpara si pėr gjėrat qė afrohen pėr t'u shitur.
Prostitucioni ėshtė shfaqje e seksualitetit vetėm njerėzor. Sa ē'ėshtė fiziologjik,
pra nevojė seksuale, pėr t'u kėnaqur, ėshtė antibiologjik nė atė qė nuk ka
pėrfundim tė tij riprodhimin, pėrkundrazi e shmang. Disa shohin tek prostitucioni
problemin antishoqėror dhe kanė arsye nė kėndvėshtrimin ideal. Por po ta shohėsh
qetė realitetin... prostitucioni nuk ėshtė antishoqėror, sepse dėshirohet nga
shoqėria pėr tė shmangur tė kėqija mė tė mėdha. Pa prostitucionin, monogamia nuk
do tė ishte e mundur ose do tė ishte vazhdimisht e shqetėsuar nga tendencat poligame
tė burrit.
Kėshtu ėshtė njė paradoks: prostitucioni pėr vehten imoral, shėrben pėr tė
ruajtur moralin; kundėr familjes, ėshtė nė mbėshtetje tė bashkimit familjar. Eshtė
pandershmėria, me fjalė tė tjera qė shpėton nderin.
Klasifikimi
i prostitutave
Prostitutat e lindura
nga prostituta, pra tek prostitutat e lindura mungon karakteri thelbėsor dhe mė i
pėrpunuari e i qenėsishmi i femrės; ndjenja e amėsisė. Kėshtu ato bėjnė abort pa
thyerje nė ndėrgjegje, i keqtrajtojnė fėmijėt e tyre, i shesin, bile dhe i vrasin.
Ato janė rrenacake, hajdute, shantazhiste, alkoliste, tė paturp.
Prostitucioni nėse nuk ėshtė kriminalitet ėshtė aleat me tė. Eshtė
inferioriteti psiko-analitik i prostitutave qė nuk arrijnė tė luftojnė shoqėrisht dhe
janė tė ekspozuara para kriminalitetit.
Pas prostitutave tė lindura, Lombroso nė klasifikimin e tij ka vendosur prostitutat
e rastėsishme. Tek kėto tė fundit lidhja me kėtė mjedis nuk ėshtė aq e
fuqishme. Nė kuadrin moral e psikik ato ndryshojnė me tė parat nė tendencat pėr
punėn e dashurinė pėr fėmijėt. Fėmijėt pėr prostitutat e rastit janė nder,
ato e kanė pėr nder amėsinė qė i afron me gratė normale. Ato zakonisht janė tė
lehta e rrenacake. Prostituta e rastit, poqese nuk arrijnė tė shkėputet nga mjedisi,
vetė ose me ndihmėn e tė afėrmve, apo ndonjė mashkulli qė arrin ta dojė, integrohet
nė mjedis e bėhet prostitutė e mėsuar
Higjena
seksuale e profilaksia e sėmundjeve veneriane
Profilaksia e sėmundjeve seksuale mbėshtetet nė dy kėmbė; edukimin seksual nga
njė anė, e nga ana tjetėr higjena e pastėrtia. Tualeti intim ėshtė i njohur edhe tek
kafshėt, kėto janė mėsimet e Natyrės. Mbrojtja mė e mirė vjen nga mbajtja e
vazhdueshme e pastėstisė e veēanėrisht para aktit seksual. Para e pas aktit seksual
tė dy duhet tė lajnė organet gjenitale dhe duart me sapun e solucion antiseptik.
Pėrdorimi i perservativit ėshtė gjithashtu njė mbrojtje mjaft e mirė, por kjo nuk do
tė thotė tė mos bėhet larja e dizinfektimi. Pas kryerjes sė aktit seksual ėshtė
mirė tė urinohet se kėshtu bėhet pastrimi mekanik si dhe dizinfektimi i uretrese ose
vaginės respektivisht pėr burrin dhe gruan; dhe sigurisht duhet tė lahen sėrish
organet seksuale.
Nė Bibėl, Onan, nipi i Izraelit, paraqet njeriun, qė, pėr tė mos pasur
fėmijė, shpėrndante farėn e tij nė tokė. Ai u shtėrngua nga Juda, babai i tij, qė
tė martohej me Tamar, e veja e vėllait tė tij Er dhe pėr tė mos pasur fėmijė me tė
e hidhte spermėn nė tokė, pėr kėtė zėmėroi Zotin qė e bėri tė vdesė (Genesi,
38-9). Onanizmi ėshtė manifestim i tė dy sekseve. Ai ėshtė fiziologjik e patologjik.
Eshtė patologjik kur ekzagjerohet me kėtė manifestim duke dėmtuar edhe shėndetin,
ndėrsa fiziologjik kur ėshtė pak a shumė normal dhe nuk e dėmton shėndetin. Pėr
onanizmin si dhe aktin seksual ajo qė dėmton ėshtė abuzimi.
Onanizmi nganjėherė arrin forcė tė tillė tek disa individė tė cilėt
arrijnė orgazmėn seksuale vetėm kur mendimi i tyre drejtohet tek njė person qė e
dėshirojnė, a qė e kanė parė mė parė. Njė pjesė e masturbatorėve nuk arrijnė
atė kėnaqėsi nė aktet seksuale si me masturbin, sepse me masturbim arrin tė
imagjinojė gjėra nga mė tė paarritėshmet pėr kėta.
Prostitucioni e onanizmi paraqesin shfryrjet e nevojės sė instinktit seksual. Por
masturbatorėt janė individė normalė. Onanizmi ndėrsa tek burrat ėshtė mė i
shpeshtė nė moshat e pubertetit e rinisė, tek gratė ėshtė mė intensiv tek ato tė
pjekura.
Nga abuzimi i onanizmit mbetet e goditur mė shumė sfera cerebrale, onanistėve i
zvogėlohet dėshira e i zbret kėnaqėsia sidomos nė aktin seksual e nganjėherė
dėmtimi arrin tėsjellė deri impotencė (mungesė e energjisė virile), pa humbur dėshirėn qė provokon edhe derdhjen,
por pa arritur forcėn e nevojėshme pėr tė hyrė nė vaginė. |
|
Copyright © LOGORECI |