Logoreci > Fausto Pocar

 

Autori : Fausto Pocar

Titulli origjinal: diritto delle comunitą europee

Titulli shqip: E drejta e komuniteteve europiane

Pėrktheu: Ledi Bjanku

 

Ky libėr ėshtė pėrkthimi i njė prej teksteve mė tė preferuara nė studimin e sė drejtės komunitare nė fakultetet italiane. Ai e gjen bazėn nė leksionet mbi tė drejtėn e Komuniteteve Evropiane, tė mbajtura nga autori, Fausto Pocar.
Ky tekst synon tė japė bazėn e njė njohje mė tė saktė e mė tė gjerė tė sė drejtės sė komuniteteve evropiane dhe u drejtohet nė radhė tė parė studjuesve tė sė drejtės. Kėtu autori gėrsheton zhvillimin e anės juridike me aspektin historik, politik, ekonomik dhe filozofik, tė cilėt kanė ndikuar dhe vazhdojne tė ndikojnė nė zhvillimin e sė drejtės komunitare.

 

 Fragment:

 

PARATHENIE

 

            I Nderuar lexues,

 

            Punimi qė ju ofrohet ėshtė njė pėrkthim i njėrit prej teksteve mė tė  preferuara nė studimin e sė drejtės komunitare nė fakultetet italiane. Ai e gjen bazėn nė leksionet mbi tė drejtėn e Komuniteteve europiane, tė mbajtura nga autori, Fausto Pocar, nė Fakultetin e shkencave politike  tė Universitetit tė Milanos.

            Niveleve mė tė fundit tė njohura nė marrėdhėniet e vendit tonė me Komunitetin europian duhet t'u pėrgjigjen njohuri mė tė plota dhe mė tė thelluara rreth problemit komunitar.

            Ky tekst synon tė japė bazėn pėr  njė njohje tė saktė dhe mjaft tė gjėrė tė sė drejtės sė Komuniteteve europiane dhe u drejtohet nė rradhė tė parė studiuesve tė sė drejtės. Ai sjell diēka tė re nė literaturėn tonė juridike, duke patur parasysh faktin qė nė kėtė punim del qartė nė pah roli qė luan Komuniteti europian nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, jo vetėm brenda kufijve tė pesėmbėdhjetė vendeve anėtare, por edhe jashtė tyre, dhe pesha qė luan nė marrjen pėrsipėr tė kėtij roli, organizimi institucional dhe juridik i Komunitetit europian.

            Autori, si njohės i mirė i ēėshtjeve komunitare, e gėrsheton zhvillimin e anės juridike me aspektet historike, politike, ekonomike dhe filozofike tė cilat kanė ndikuar dhe vazhdojnė tė ndikojnė nė zhvillimin e sė drejtės komunitare si aspekt mė vete. Nga punimi del qartė nė dukje fakti qė njė kollos i tillė ekonomik, tregtar dhe me fuqi tė tilla investuese nuk do tė mund tė qėndronte nė kėmbė pa u bazuar nė njė organizim tė plotė dhe efektiv juridik i cili ēdo ditė pėrsoset pėr t'iu pėrgjigjur niveleve tė reja komunitare. Nga studimi i tekstit mund tė vlerėsohet sidomos roli i jurisprudencės sė Gjykatės sė drejtėsisė sė Komuniteteve europiane nė kėtė pėrsosje tė vazhdueshme.

                                                                              

PERMBLEDHJE                                  

 

    HYRJE                                     

 

1. Nocioni i sė drejtės sė Komuniteteve europiane

2. E drejta dhe individualiteti i Komuniteteve europiane

 

                   KAPITULLI I PARE                                       

 

NORMAT  NDERKOMBETARE  KONVENCIONALE

QE  KANE  TE  BEJNE   ME  KOMUNITETET  EUROPIANE

 

1. Fillesat e Komuniteteve europiane

2. Traktati themelues i Komunitetit europian tė qymyrit dhe ēelikut

3. Nga K.E.Q.Ē. nė traktatet e Romės

4. Traktati themelues i Komunitetit ekonomik europian

5. Traktati themelues i Kom. europian tė energjisė atomike (Euratom)

6. Problemi i raporteve medis tė tre Komuniteteve europiane dhe traktati mbi tė ashtuquajturėn «shkrirje tė ekzekutivėve»

7. Financimi i Komuniteteve dhe traktatet nė fushėn e bilancit

dhe tė kontrolleve kontabėl komunitare

8. Zgjerimi i parė i Komuniteteve ma anė tė aderimit  tė shteteve

tė tjera tė europės veriore

9. Zgjerimi i dytė dhe i tretė i Komuniteteve europiane me aderimin

e shteteve tė Europės jugore

10.  Projekti i traktatit tė bashkimit europian dhe akti unik europian

11.  Kompetenca e jashtme e Kom. ev. dhe marrėveshjet me shtete tė treta

12.  Shoqėrizimi i shteteve tė treta me Komunitetet europiane

13.  Bashkėpunimi komunitar mbi zhvillimin dhe konventa e  Lomesė

 

KAPITULLI I DYTE

 

NORMAT LIDHUR ME STRUKTUREN INSTITUCIONALE TE KOMUNITETEVE EUROPIANE

 

1. Institucionet komunitare dhe ndarja e pushteteve qė u janė dhėnė Kom.

2. Asamblea (ose Parlamenti europian) dhe pushtetet e tij vendimore

3. Kontrolli i Parlamentit europian mbi aktet e institucioneve tė tjera kom.

4. Kontrolli i Parlamentit europian mbi Kėshillin dhe mbi Komisionin

5. Pėrbėrja dhe funksionimi i Parlamentit europian

6. Zgjedhja me votim tė pėrgjithshėm tė drejtpėrdrejtė e Parlamentit europian

7. Komisioni, pėrbėrja dhe funksionimi i tij

8. Dhėnia e pushteteve tė Komisionit

9. Kėshilli dhe funksioni i tij normativ

10. Pėrbėrja dhe funksionimi i Kėshillit

11. Bashkėpunimi i nivelit tė lartė nė Europė dhe ndikimi i tij nė proēesin vendimor komunitar

12. Bashkėpunimi europian nė fushėn e politikės sė jashtme

13. Komiteti ekonomik dhe social dhe funksioni konsultiv nė gjirin e Kom. ev.

14. Gjykata e llogarive

15. Banka europiane pėr investimet

16. Gjykata e drejtėsisė dhe natyra e saj juridike

17. Pėrbėrja dhe funksionimi i Gjykatės

18. Juridiksioni gjykimor i Gjykatės sė drejtėsisė: mosmarrėveshjet

mbi qėndrimin e shteteve anėtare

19. Juridiksioni gjykimor i Gjykatės sė drejtėsisė: gjykimet mbi       

ligjshmėrinė e akteve tė institucioneve komunitare

20. Juridiksioni gjykimor i Gjykatės sė drejtėsisė: gjykimet qėndrimin              

mosveprues tė institucioneve komunitare

21. Juridiksioni gjykimor i Gjykatės sė drejtėsisė: mosmarrėveshjet

nė fushėn e pėrgjegjėsisė sė Komuniteteve

22. Kopetencat e tjera tė Gjykatės sė drejtėsisė nė fushėn gjykimore

23. Juridiksioni jo gjykimor i Gjykatės sė drejtėsisė

 KAPITULLI I TRETE

                         

NORMAT E NXJERRA NGA INSTITUCIONET KOMUNITARE

 

1. Aktet e institucioneve komunitare

2. Natyra dhe karakteri i rregulloreve: efekti i pėrgjithshėm

3. Natyra dhe karakteri i rregulloreve: detyrueshmėria dhe aplikueshmėria e drejtpėrdrejtė

4. Kompetencat e institucioneve nė nxjerrjen e rregulloreve

5. Pėrpunimi, forma dhe hyrja nė fuqi e rregulloreve

6. Panoramė e shkurtėr e praktikės rregullatore tė  institucioneve

7. Direktivat komunitare

8. Efekti i direktivave nė sistemet e brendėshme tė shteteve anėtare.

9. Direktivat dhe afrimi i legjislacioneve tė shteteve  anėtare

10. Vendimat e institucioneve komunitare

11. Efekti i vendimeve nė shtetet anėtare

12. Aktet jo detyruese: rekomandimet dhe vendimet

13. Akte tė tjera tė institucioneve komunitare

 

  

4.         Traktati themelues i Komunitetit ekonomik europian.

 

            

            Megjithatė traktati themelues i K.E.E. nuk kufizohet nė konsiderimin e tregut tė pėrbashkėt si njė instrument i drejtuar eskluzivisht ndaj eliminimit tė pengesave tė shkėmbimit tė mallrave ndėrmjet shteteve anėtare, por lidh me tė realizimin, nė fusha tė caktuara, tė politikave tė ekonomike tė pėrbashkėta ndėrmjet vetė kėtyre shteteve, dhe ėshtė pra i drejtuar ndaj krijimit tė njė bashkimi ekonomik mė tė ngushtė dhe tė pakthyeshėm. Nuk duhet harruar, nė lidhje me kėtė tė fundit, qė ndėrsa traktati themelues i K.E.Q.Ē. parashikon njė afat kohėzgjatjeje, ai qė ka tė bėjė me K.E.E. (njėlloj si edhe traktati Euratom) nuk i nėnshtrohet asnjė afati final madje ėshtė pėrfunduar shprehimisht, sipas nenit 240, pėr njė kohėzgjatje tė pacaktuar.

            …

  

6.         Problemi i raporteve ndėrmjet tre Komuniteteve europiane   

            dhe traktati mbi tė ashtuquajturėn «shkrirje e ekzekutivėve».

 

             Hyrja nė fuqi e traktateve themeluese tė K.E.E. dhe tė K.E.E.A. bėri qė nė tė njėjtin territor (Belgjikė, Francė, R.F.GJ., Itali, Luksemburg dhe Vėndet e Ulėta) tė vepronin tre Komunitete ekonomike tė veēanta. Pėr aq sa ishin dhe janė tė pavarura njėra nga tjetra nė lidhje me sektorėt respektivė tė veprimit, ato paraqisnin disa pika takimi qė bėnin tė lindnin disa probleme pėrsa i pėket raporteve midis tyre. Nga ana formale disa prej institucioneve tė tyre (Asamblea dhe Gjykata e drejtėsisė) ishin nė fakt tė pėrbashkėta; nga ana thelbėsore individualizimi i saktė i fushės sė veprimit tė secilit prej Komuniteteve nuk ishte gjithmonė i lehtė, dhe sidomos nė lidhje me ndėrtimin e njė politike ekonomike tė pėrbashkėt, qė kėrkonte nė ēdo rast njė koordinim tė politikave nė ēdo sektor.

            Problemi i kompetencės sė njėrit apo tjetrit Komunitet nė raste tė ndryshme shtrohej pra qė nga lindja e tyre, megjithėse traktatet themeluese shpallnin pavarėsinė reciproke tė tė tre organizatave dhe traktati themelues i K.E.E. kėrkonte tė zgjidhte konfliktet e mundėshme duke i ngarkuar vetė K.E.E. njė rol plotėsues nė raport me dy Komunitetet e tjera. Ky rol mund tė kuptohet mjaft qartė nga neni 232 i traktatit, ku nga njėra anė pohohet qė «dispozitat e traktatit nė fjalė nuk ndryshojnė ato tė traktatit qė themelon Komunitetin europian tė qymyrit dhe tė ēelikut, nė veēanti pėr ato qė i pėrkasin tė drejtave dhe detyrimeve tė shteteve anėtare, kompetencave tė institucioneve tė kėtij Komuniteti dhe normave tė vendosura nga ky traktat pėr funksionimin e tregut tė pėrbashkėt tė qymyrit dhe tė ēelikut» (paragrafi 1); dhe nga ana tjetėr qė «dispozitat e traktatit nė fjalė nuk shmangen nga sa ėshtė vendosur nga traktati qė themeloi Komunitetin europian pėr energjinė atomike» (paragrafi 2). Sa herė, pra, qė tė lindin dyshime nė lidhje me kompetencėn e njė Komuniteti, do tė duhet tė verifikohet nėse ajo ka tė bėjė me traktatet themeluese tė K.E.Q.Ē. dhe tė Euratomit dhe vetėm nė rast negativ konflikti mund tė zgjidhet duke u kaluar nė kompetencėn e traktatit themelues tė K.E.E.

            Megjithė arritjen e kėsaj zgjidhjeje formale, problemi i shkrirjes sė Komuniteteve shtrohej pra, siē ėshtė thėnė, me njė farė urgjence dhe u krijoi hapėsirė hapave tė ndryshėm nė kėtė drejtim. Por, ndėrsa tendenca e njė bashkimi tė Komuniteteve, nė vitet e para tė jetės sė tyre, nuk arriti tė marrė forma konkrete tė saktėsuara mirė, pėr shkak tė rezistencės sė disa prej shteteve anėtare, tė trembur se mos nė kėtė mėnyrė i hapej rrugė edhe njė proēesi tė njė bashkimi mė tė ngushtė politik, kėrkesa e njė bashkėpunimi ndėrmjet Komuniteteve u shpreh nė njė mėnyrė tė kufizuar, aq sa tė ndikonte tė paktėn nė njehsimin e tė gjitha institucioneve komunitare.

            …

 

10.       Projekti i traktatit tė bashkimit europian dhe akti unik europian.

  

            Nė periudhat kohore nė tė cilat Komunitetet shtriheshin nė shtete tė tjera duke arritur tė dyfishojnė numrin e vendeve anėtarė, u verifikuan zhvillime tė tjera tė rėndėsishme tė cilat duhej tė ēonin nė modifikimin mė tė ndjeshėm dhe mė organik tė traktateve themeluese qė u ishte bėrė qė nga hyrja e tyre nė fuqi. Fare pak pas nėnshkrimit tė akteve qė kishin tė tė bėnin me zgjerimin e parė, takimi i nivelit tė lartė tė Parisit i 19 e 20 tetorit 1972 shtroi problemin e njė integrimi mė tė ngushtė komunitar dhe objektivin pėr «tė transformuar... bashkėsinė e marrėdhėnieve midis shteteve anėtare nė njė bashkim europian», qė do tė nėnkuptonte realizimin e bashkimit ekonomik dhe monetar dhe zbatimin e njė vargu programesh veprimi tė pėrbashkėt nė sektorė tė ndryshėm.

            Studimet qė vijuan nė punėn e Komisionit dhe tė Parlamentit europian, tė sanksionuar nė raporte tė publikuar mė 1975, shėrbyen megjithatė mė tepėr pėr tė sqaruar probleme sesa pėr tė propozuar zgjidhje operative. Mė konkret nė kėtė drejtim qe sigurisht raporti mbi bashkimin europian, i cili u  pėrgatit gjatė tė njėjtit vit nga kryeministri belg Tindemans, i ngarkuar pėr kėtė nga takimi i nivelit tė lartė tė Parisit tė dhjetorit 1974, dhe u publikua mė 1976 (shih Bollettino, 1976, nr.1, shtojca), nė tė cilin theksohej qė bashkimi europian do tė duhet tė ndėrtohet duke respektuar bazat institucionale tė pranuara nga shtetet nė kuadrin e adoptimit tė traktateve themeluese, me tė vetmet modifikime tė nevojshme pėr tė pėrmirėsuar aktivitetin e institucioneve.

            Edhe ky raport - i njohur veēanėrisht si sugjerues i hipotezės sė njė Europe «me dy shpejtėsi» - nuk pati asnjė efekt, edhe pse qėndrimi i matur nga i cili frymėzohej nuk ishte shumė i ndryshėm nga ai qė do tė kishte karakterizuar dhjetė vjet mė vonė aktin unik europian. Por situata kritike e Komunitetit, gjatė sė cilės ishte theksuar ēekuilibri midis shteteve anėtare, nuk ishte e pėrshtatshme pėr reforma, ashtu si del, pak vjet mė vonė, nga konsideratat e raportit tė paraqitur mė 1979 nga njė «komitet i tre tė urtėve» (Biesheuvel, Dell dhe Marjolin), tė ngarkuar nga kryetarėt e qeverive qė tė studiojnė mekanizmat e nevojshėm pėr tė siguruar funksionimin harmonik tė Komuniteteve dhe ecjen pėrpara drejt bashkimit europian. Por kriza nuk dukej tė zbutej nė vitet pasuese, tė karakterizuar kėta nga problemi i pjesėmarrjes britanike nė bilancin komunitar, qė ishte baza e tė gjitha vėshtirėsive nė mbarėvajtjen e tė gjitha aktiviteteve dhe tė politikave tė Komuniteteve. Kjo nuk pengoi qė tė merrnin rrugė pėrpjekje tė herėpashershme qė kėrkonin tė bėnin tė mundur ecjen pėrpara tė idesė tė bashkimit europian, nė njė kohė qė ajo mund tė dukej e parealizueshme.

            Nė kėtė kuadėr bėn pjesė projekti italo-gjerman i njė «akti europian», i paraqitur mė 1981 nė Kėshillin europian nga ministrat Genscher dhe Colombo, i cili synonte tė forconte bashkėpunimin ndėrqeveritar midis shteteve anėtare edhe nė fusha tė tjera jashtė atyre tė Komuniteteve, dhe nė veēanti nė sektorin e bashkėpunimit politik (shih Bollettino, 1983, nr.6). I aprovuar mė 19 qershor 1983 nė Kėshillin europian tė Shtutgartit me titullin «deklaratė solemne mbi bashkimin europian», propozimi kufizohej nė nėnvizimin e disa parimeve (zhvillimi i bashkėpunimit polilik dhe pjesėmarrja nė tė e Komisionit komunitar, institucionalizimi i Kėshillit europian dhe i rolit tė tij, njė pjesėmarrje mė efektive e Parlamentit europian nė punėt e Kėshillit, zhvillimi i politikave tė reja komunitare), pa caktuar detyrime tė mirfillta dhe as proēedura tė sakta pėr zbatimin e parimeve tė nėnvizuara.

            Mė operativ nė formulimin e tij qe propozimi i formuluar nė po ato vite nėn iniciativėn e njė grupi parlamentarėsh europianė (i ashtuquajturi «grup i krokodilit», nxitėsi mė i madh i tė cilit qe italiani Spinelli), mbi njė traktat tė bashkimit europian, i cili u aprovua nė njė shumicė tė madhe nga Parlamenti mė 14 shkurt 1984. Projekti parashikonte jo vetėm modifikimin e thjeshtė tė traktateve ekzistuese, por lidhjen e njė traktati tė ri, qė do tė trajtonte realizimin e projekteve juridike, politike dhe ekonomike tė Komuniteteve, domethėnė tė ashtuquajturat acquis communautaire. Kėshtu pra, projekti i traktatit parashikonte tė njėjtat institucione tė Komuniteteve dhe ritheksonte rėndėsinė e  politikave tė pėrbashkėta qė ndėrkaq vepronin nė gjirin e Komuniteteve. Bėnte pjesė tashmė nė gjirin e institucioneve edhe Kėshilli europian, dhe ky modifikim institucional pasqyrohej nė metodat e veprimit tė bashkimit, duke i bashkangjitur metodės sė veprimit tė pėrbashkėt atė tė bashkėpunimit: duke nėnkuptuar me veprim tė pėrbashkėt tėrėsinė e akteve tė adoptuara nga institucionet ekzistuese dhe me bashkėpunim detyrimet e marra pėrsipėr nga shtetet nė kuadrin e Kėshillit europian, tė cilat do tė duhej tė ishin zbatuar nga institucionet e tjera ose nga shtetet sipas asaj qė do tė parashikonte vetė Kėshilli europian.

            …

  

 

15.     Banka europiane pėr investimet.

 

             Nė kuadrin e strukturave institucionale tė krijuara nga traktatet themeluese tė Komuniteteve europiane pėr vėnien nė jetė dhe zhvillimin e tregut tė pėrbashkėt, njė vend tė veēantė meriton tė ketė Banka europiane pėr investimet (B.E.I.); jo vetėm sepse dispozitat qė kanė tė bėjnė me tė pėrmbahen kryesisht nė njė akt mė vete qė i bashkangjitet traktatit tė K.E.E. - protokolli mbi statutin e Bankės europiane pėr investimet, i nėnshkruar nė Romė mė 25 mars 1957 - por mbi tė gjitha pėr karakteristikat strukturale qė e dallojnė.

            Struktura e saj nė fakt imiton nė shumė anė atė tė K.E.E., dhe     i jep pra Bankės karakterin e njė organizmi nė njė farė mėnyre tė pavarur, meqėnėse funksionalisht e lidhur me Komunitetin, dhe jo njė institucion i mirėfilltė i vetė Komunitetit. Nė kėtė konkluzion na ēon sė pari konsiderata qė Banka ka njė personalitet tė sajin juridik, tė dallueshėn nga ai i Komuniteteve, tė cilin traktati i K.E.E. ia njeh shprehimisht (neni 129, paragrafi i parė) dhe qė protokolli (neni 28) e rregullon nė mėnyrė jo tė ndryshme nga sa bėn neni 211 i traktatit duke iu referuar vetė K.E.E. Sė dyti i sapo pėrmenduri neni 129, nė paragrafin e dytė, tregon si anėtarė tė Bankės tė gjitha shtetet anėtare tė Komunitetit, ndėrkohė qė njė gjė analoge nuk do tė mund tė bėhej me institucionet komunitare qė morėm nė konsideratė deri kėtu, tė cilat, pikėrisht sepse nuk kanė njė individualitet tė vetin ndaj Komuniteteve, bazohen nė shtetet vetėm nė mėnyrė indirekte, meqė bėjnė pjesė nė strukturėn e enteve (Komunitetet pikėrisht) anėtarė tė tė cilave janė shtetet. Vetė rrethanat qė Banka ka nė strukturėn e saj tė brėndshme organe administrimi dhe  drejtimi dhe qė ka njė financim tė sajin dhe njė bilanc mė vete, dėshmojnė sė fundi pėr aq sa thamė mė sipėr, pra pėr njė individualitet dhe autonomi tė saj.

            …

 

  

16.       Gjykata e drejtėsisė dhe natyra e saj juridike.

 

             Pėr tė plotėsuar kuadrin e institucioneve komunitare ngelet tė shqyrtohet Gjykata e drejtėsisė, e cila, sipas traktateve, «siguron respektimin e sė drejtės nė interpretimin dhe nė zbatimin» e vetė traktateve (shih nenin 164 tė traktatit tė K.E.E.).

            Ashtu si Parlamenti, edhe Gjykata e drejtėsisė ka qėnė gjithmonė njė institucion unik pėr tė tre Komunitetet. Arsyet e kėtij fakti mund tė jenė pjesėrisht ato tė njė funksionimi tė mirė tė Gjykatės sė K.E.Q.Ē. nė vitet para traktateve tė Romės, dhe mė pas frika qė njė pluralitet organesh gjykimore mund krijonte probleme nė funksionimin e tyre. Por mbi tė gjitha ato duhen kėrkuar nė vetė detyrėn qė kėtij institucioni synohej t'i jepej: domethėnė ajo, qė tė garantonte respektimin e sė drejtės nė mėnyrė uniforme. Ngjashmėria thelbėsore e shumė normave tė pėrmbajtura nė traktatet themeluese tė tre Komuniteteve, dhe sidomos tė atyre tė traktateve tė K.E.E. dhe Euratom, do tė vinte nė rrezik interpretimin kur ky tu ishte besuar shumė organeve gjykimore, duke provokuar vėshtirėsi pėr organet komunitare nė vėnien nė jetė tė aktiviteteve analoge, dhe duke krijuar vėshtirėsi jo tė vogla pėr njė unifikim tė ardhshėm tė Komuniteteve. Njehsimi i Gjykatės ka qėnė sanksionuar prandaj me konventėn lidhur me disa institucione tė pėrbashkėta tė Komuniteteve europiane, e pėrfunduar bashkė me traktatet e Romės, neni 4 i sė cilės saktėsonte qė Gjykata e vetme e K.E.E. dhe e K.E.E.A. do tė zėvendėsonte, duke e pėrfshirė, edhe Gjykatėn e drejtėsisė sė K.E.Q.Ē. dhe do tė ushtronte edhe kompetencat e dhėna asaj, nė pėrputhje me dispozitat e traktatit tė Parisit.