| Logoreci > Artur Shopenhauer |
|
Dashuria dhe gruaja Zgjodhi dhe pėrgatiti: Pjerin Logoreci ISBN: 99927 - 603 - 5 - 4
|
| Fragment :
Pėrmbajtja Hyrje Gruaja
dallon vetėm tė tanishmen Simpatitė
dhe kapriēot e dashurisė Burimet
e fshehta tė dashurisė Preferimet
e veēanta tė grave Tė
metat e grave Logjika
dhe marrėzia e dashurisė Karakteri,
personaliteti dhe lumturia Kryelartėsia Grada Nderi Fama Lumturia Preferimet
e veēanta tė grave Cilėsitė
qė tėrheqin gruan janė forca e vullnetit, vendosmėria e karakterit, guximi dhe
veēanėrisht drejtėsia e mirėsia e zemrės, cilėsi kėto qė fėmija i trashėgon nga
babai. Kėshtu shpesh martesa tė tilla; burri ėshtė banal, mendje - ngushtė, gruaja e
ėmbėl dhe mjaft e zgjuar, ose burri i zgjuar, kurse gruaja budallaqe... Kjo ngjet se
prirjet qė mbizotėrojnė nė kėto raste nuk lidhen me mendjen por me instinktin. Kushdo
dashuron atė qė i mungon. Kėshtu, ēdo person i njėrit seks e gjen plotėsimin, te
personi i seksit tjetėr i cili shfaq si tė thuash pjesėn e domosdoshme pėr tu
bėrė e plotė qėnia qė pritet. Qėllimi
kryesor i martesės nuk ėshtė bashkėjetesa mendore, por lindja e fėmijėve. Martesa
ėshtė lidhje zemrash e jo truresh. Kur njė grua e zgjuar ēmon zgjuarsinė e burrit ose
njė burrė studion karakterin e tė dashurės sė tij, atėhere kėtu vepron arsyeja pėr
tė cilėn unė nuk kam folur kėtu. Kur
humb tė dashurėn, dashnorit i duket se jeta ka humbur ēdo bukuri e tėrheqje dhe kjo
mėrzitje arrin tė mposhtė edhe frikėn e vdekjes. Kėshtu, atij qė i takojnė
fatkeqėsira nė dashuri e kėput me dashje perin e jetės. Dashuria
nuk gjendet vetėm nė kundėrshtim me kushtet shoqėrore tė tė dy personave, por edhe
me predispozicionin personal. Kėshtu dashuria e detyron njeriun tė lidhet shumė herė
me persona, qė me pėrjashtim tė bashkimit seksual do ta urrenin njėri tjetrin. Ėshtė
vullneti i llojit qė ushtron fuqinė e vet tė madhe dhe i zhduk kėto tė meta; por kjo
ndjenjė e gėnjeshtėrt zhduket me tu pėrmbushur vullneti i llojit (bashkimi
seksual), pėr tė lėnė prapa njė ndjenjė zhgėnjimi tė urryer. Martesat
me dashuri bėhen siē thamė pėr interesin e llojit e jo tė personit. Personat ėshtė
e drejtė qė kujtojnė se veprojnė kėshtu pėr lumturinė e tyre, por qėllimi i
vėrtetė ska tė bėjė me ta, por vetėm me krijimin e qenies sė re, kėshtu ata
kėrkojnė tek njėri - tjetri njė harmonizim tė jashtėm. Por shumė shpesh nga shkaku
i kėsaj ndjenje tė gėnjeshtėrt, qė ėshtė pėrmbajtja e dashurisė ēifti gjendet
papritur nė mosmarrveshje mbi tė gjitha pikat. Kjo kuptohet menjėherė me tu
zhdukur fatalisht ndjenja e gėnjeshtėrt. Ja
pra, pse zakonisht martesat me dashuri dalin fatkeqe, se vėrtet sigurojnė formimin e
brezit tė ardhshėm ndoshta mė tė pėrkryer, por kjo ndodh nė kurriz tė brezit tė
tanishėm. Kėshtu, vajza e re nė kundėrshtim me kėshillat e prindėrve refuzon tė
martohet me njė burrė me cilėsi dhe nė gjendje tė mirė ekonomike, duke flakur tej
logjikėn pėr tė zgjedhur sipas prirjes sė saj instiktive, pra kėshtu ajo sakrifikon
lumturinė personale pėr hir tė llojit. Por megjithatė nuk do tė kishim tė drejtė
ti mohonim njė farė aprovimi pėr veprėn e saj, se kėshtu e shtyu natyra dhe ajo
iu bind kėsaj, e jo egoizmit personal. Vetėm
sa herė qė bashkė me arsyen merret parasysh edhe prirja natyrale atėhere ēdo gjė
shkon mirė. Pra
vetėm kur dashuria me pasion lidhet me ndjenjėn e miqėsisė (ndjenjė qė
Njeriu
nė raport me mendimin Njeriu
nga vetė dobėsia e natyrės sė tij i jep shumė rėndėsi mendimeve tė tė tjerėve
pėr tė; megjithėse kėto sido qė tė jenė, tė mira apo tė kėqija, nuk janė njė
domosdoshmėri pėr lumturinė e tij. Prandaj ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se pėrse
njeriu ndjen kėnaqėsi, kur sheh se tė tjerėt kanė mendim tė mirė pėr tė. Kėshtu
poqese e lavdėrojnė njeriun ai do tė kėnaqet, kjo ndodh edhe kur e lavdėrojnė pėr
ndonjė gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė. Nė fakt kjo nuk krijon tek ai gjendje lumturie,
sepse lumturisė i shėrben vetėm pavarėsia e vetvetes dhe e mendimit, por i krijon njė
kėnaqėsi e deri njė lumturi tė rremė. Kurse duke i dhėnė rėndėsi mendimeve tė
tė tjerėve, njeriu do tė mbetej skllav i kėtyre mendimeve. Pėrveē
kėsaj, ajo qė ndodh nė ndėrgjegjen e tė tjerėve ne nuk duhet tė na interesojė dhe
kėtė do ta bėjmė dikur, atėhere kur tė arrijmė tė shohim qartė se sa tė meta dhe
tė pavend janė mendimet e shumicės sė njerėzve, me idetė e tyre shumė tė ngushta,
e gjykime tė shtrembėra. Kjo shihet qartas nė rrėnimin dhe mbrapshtitė nė tė cilat
ėshtė zhytur shumica e njerėzve. Nga eksperienca shohim se sa keq flet njeriu pėr
njeriun, shoku pėr shokun, kur nuk e ka frikė ose kur ėshtė i sigurt se fjalėt e tij
nuk i shkojnė nė vesh. Themeli
i lumturisė ėshtė gjendja jonė fizike dhe pėr kėtė gjėja mė kryesore dhe mė e
vlefshme ėshtė shėndeti. Shumė thėnie ka pėr rėndėsinė e shėndetit nė
lumturinė tonė, njė pjesė na vjen nga njerėz tė shquar e njė pjesė ėshtė nė
pasurinė shpirtėrore tė popujve tė ndryshėm, por ndoshta mė e bukura dhe mė e
vėrteta ėshtė thėnia kineze: shėndeti ėshtė njė njėsh (1) tė cilit mund ti
shtosh shumė zero si vlera tė tjera, por qė pa tė, tė gjitha mbeten zero. Mbas
shėndetit pėr rėndėsinė qė ka ėshtė tė ruajturit e pavarėsisė sė vetvetes.
Ėshtė e pamundur ti krahasosh kėto qė janė mė tė vlefshmet nė jetėn e
njeriut me tė tjera si nderi, mirėqėnia e fama, tė cilat janė gjithmonė tė njė
vlere padyshimin mė tė vogėl, sidoqė ne i japim rėndėsi mė tė madhe. Askush nuk do
ti kursente kėto tė fundit pėr tė parat poqese e kėrkonte nevoja.
Kryelartėsia Natyra
njerėzore na zbulon tre tė meta qė janė: ambicia, mburrja dhe kryelartėsia. Dallimi
midis kryelartėsisė dhe mburrjes ėshtė mė i madh se sa duket nė shikim tė parė.
Kryelartėsia ėshtė e rrėnjosur nga ndonjė cilėsi e vlefshme dhe e dallueshme te ne,
pėr tė cilėn jemi tė bindur se e zotėrojmė, kurse mburrja vjen nga dėshira pėr tė
krijuar njė bindje te tė tjerėt se ne zotėrojmė cilėsi tė vlefshme. Kjo ėshtė
pothuaj gjithnjė e shoqėruar me shpresėn e fshehtė tė dėshirės pėr tė fituar sy
tė mirė. Kryelartėsia vjen prej sė brendėshmi; ajo ėshtė kėnaqėsia qė ndjejmė
nga vetvetja. Mburrja rrjedh nga dėshira pėr ta gėzuar kėtė tėrthorazi, nga
hiēgjėja, pra ajo ėshtė njė paraqitje e rreme e njeriut. Me pak fjalė, tė mburresh
do tė thotė, tė shitesh pėr diēka qė nuk e zotėron. Prandaj edhe njerėzit bosh e
tė kotė janė llafazanė e mburravecė, kurse kryelartėt, tė pafjalė. Kryelartėsia
ėshtė njė cilėsi e cila sulmohet vazhdimisht edhe pėrbuzet. Unė do tė thosha se
kryelartėsia, pėrbuzet prej atyre qė nuk kanė pėrse tė mbahen kryelartė. Kėtu dua
tė shkruaj disa radhė edhe pėr ata qė gėzojnė kėtė cilėsi, kryelartėsinė; do
tė bėnin mirė ta ruanin me kujdesin mė tė madh po tė dėshirojnė qė tė mos e
humbasin fare. Nderi Nderin
dhe turpin i gjejmė tek ēdo njeri. Ėshtė mendimi i tė tjerėve ai qė i shkakton
njeriut njė tė skuqur nė fytyrė, ai qė e trazon dhe e turpėron atė edhe kur ky e di
fare mirė se ėshtė i pafajshėm. Nderi
ndahet nė tri degė dhe secila zhvillohet sipas specifikės sė saj. Kėto janė: nderi
civil, nderi zyrtar dhe nderi seksual. a)
Nderi civil pėrmbledh mendimin, qė ne do tė tregohemi tė drejtė, do tė respektojmė
tė drejtat e tė tjerėve, kėshtu qė nė plotėsimin e nevojave tona nuk do tė
pėrdorim mėnyra e mjete tė padrejta. Ai qė shpėrdoron mirėbesimin e humb atė
pėrgjithmonė, sidoqė tė bėjė dhe kushdo qoftė ky; dhe rrethanave tė hidhura tė
humbjes sė besimit, nuk mund ti shpėtojmė kurrė. E ndonėse fama ėshtė njė
gjė qė duhet tė fitohet; nderi nuk ėshtė veēse njė gjė qė nuk duhet ta humbasim.
Shpifja ėshtė i vetmi mjet me anė tė tė cilit nderi mund tė sulmohet dhe prej njė
hiē gjėje. Dhe
e vetmja mėnyrė pėr ta shmangur kėtė sulm
ėshtė zotėsia pėr tė provuar qė janė shpifje, pastaj pėr ti shpallur ato
publikisht duke zbuluar edhe shpifėsin. Shkaku
qė respektohet njeriu me moshė tė kaluar nuk janė flokėt e bardhė, por koha e gjatė
qė ka jetuar mes njerėzve si i ndershėm, kurse nderi i tė rinjve ėshtė i paprovuar.
Respekti, po tė ishte pėr moshėn, dobėsia trupore qė ėshtė bashkudhėtare e moshės
sė shkuar, do tė kėrkonte mė tepėr ndihmėn si nevojėn e parė se sa respektin. E
theksova edhe mė sipėr se vlera e nderit ėshtė e tėrthortė. Ai ėshtė mendimi i tė
tjerėve pėr ne. Nė praktikė pėr ēdo gjė qė bėjmė nė jetė kemi nevojė pėr
ndihmėn e tė tjerėve, edhe ata nga ana e tyre duhet tė kenė besim pėrderisa
bashkėpunojnė me ne. Nga kjo b)
Nderi zyrtar pėrbėhet prej mendimit tė pėrgjithshėm tė tė tjerėve se njeriu tė
cilit i ėshtė besuar njė post, i zotėron tė gjitha cilėsitė e duhura pėr tė
mbajtur e drejtuar atė vend. Sa mė e madhe tė jetė detyra, sa mė e rėndėsishme e sa
mė e vėshtirė, aq mė tepėr nderohet edhe personi i ngarkuar pėr ta kryer. Pas nderit
tė personaliteteve vijnė me radhė, nderi i specialistėve tė degėve tė ndryshme
doktorėve, gjykatėsve, mėsuesve dhe ushtarakėve. c)
Nderi seksual na shfaqet nė dy degė: nderi i gruas ose i femrės dhe nderi i burrit ose
mashkullit. Lumturia Kur
isha i ri hapa njė libėr tė vjetėr ku gjeta kėto fjalė: Nė qoftė se qesh
shumė je i lumtur, nėqoftėse qan shumė je i mjerė. Kjo ėshtė e vėrtetė. Se
sa varet lumturia jonė nga vetitė tona dhe sa varen kėto nga gjendja jonė
shėndetėsore dallohet fare mirė po tė krahasojmė pėrshtypjen qė na bėjnė
rrethanat dhe gjėrat e njėjta, kur jemi tė shėndetshėm dhe kur jemi tė sėmurė. Me
shėndet ēdo gjė na duket e kėnaqshme, kurse kur jemi tė sėmurė asgjė nuk na
kėnaq. Epiktetus thotė: Njerėzia nuk preken prej gjėrave, por prej mendimeve tė
tyre mbi gjėrat. Por le tė kthehemi tek argumenti ynė, gati e gjithė lumturia
jonė varen nga shėndeti, ēdo gjė tjetėr vjen mbas shėndetit. Nė
lumturinė tonė influencon edhe temperamenti. Ai pėrcakton edhe kėndvėshtrimin me tė
cilin i shohim gjėrat. Kėshtu sa mė e fortė tė jetė gjendja e tė ndjerit tė
pėrshtypjeve tė pakėndshme, aq mė e dobėt ėshtė tė ndjerit e pėrshtypjeve tė
kėnaqshme dhe anasjelltas. Bukuria
ėshtė njė dhuratė e shėndetit. Ajo i shėrben lumturisė tėrthorazi, duke i bėrė
pėrshtypje tė tjerėve. Bukuria ėshtė njė letėr rekomandimi pėr tek zemrat.
|