Logoreci > Anton Logoreci > Elisabeth Barker

 

ANTON LOGORECI
 

 

MENU:
» Doreen Clements Logoreci
» Medalja " Pishtar i Demokracisë"
» Letra e E. Durham
» Anton Çefa
» Elisabeth Barker
» James Seroka
» Harry Hodgkinson
» Andrew Mango
» Arshi Pipa
» Albulena Stojaku
» Kopertina e librit "Rikthim i Nologus"
 

Elisabeth Barker

 

 

Anton Logoreci i dha librit të tij "The Albanians" një nën titull i cili është plot kuptim -"Europe’s Forgotten Survivors" (Të mbijetuarit e harruar të Evropës). Ajo çka ai ka treguar në të është historia e një prej kombeve më të vegjël dhe më të vjetër evropianë të cilët banojnë në malet e tyre shkëmbore dhe të ashpra në bregdetin lindor të Detit Adriatik, i sulmuar por kurrë i nënshtruar nga pushtuesit e huaj, i rrethuar nga fqinjë armiqësor dhe në pjesën më të madhe të historisë së tij, i harruar nga bota. Si është e mundur që shqiptarët kanë mundur të mbijetojnë me një ndjenjë të fuqishme të indentitetit të tyre dhe në veçanti sot me një prirje të pavarur agresive dhe të fortë? Historikisht kjo mbijetesë është një lloj mrekullie. Një brez më parë ishin vetëm rreth 1 milion shqiptarë që banonin në Shqipëri, paraardhës të banorëve origjinalë në bregdetin Adriatik. Shumica nuk mund të lexonin ose të shkruanin dhe për mijra vjet ata kanë ruajtur gjuhën unike dhe mënyrën e të jetuarit përballë pushtimit sllav të Ballkanit në Mesjetë si dhe pasojat shekullore të regjimit të egër nga Perandoria Otomane Turke. Në këtë shekull duke patur fqinjë sllavë në veri dhe grekë në jug, u përpoqën të skalitin Shqipërinë e vogël. Edhe Italia Fashiste u përpoq ta gëlltiste atë. Që nga lufta e fundit Marshalli Tito i Jugosllavisë u përpoq ta shkrinte atë në strukturën e federatës së tij dhe Bashkimi Sovjetik ta kthente në një koloni ekonomike dhe bazë për nëndetëset sovjetike në Mesdhe. Në një farë mënyre ata dështuan.Dhe ashtu si Anton Logoreci e demonstroi shumë pastër, pjesa tjetër e Evropës, përveç disa momenteve të shkurtra, e ka harruar Shqipërinë. Ndonjë vend i madh që tregoi një interes kalimtar e bëri atë për arsye të fuqive politike dhe kjo u duk shumë qartë - ndoshta mirëdashësi më i madh, thotë ai, ishte Austro-Hungaria nën Habsburgët. Italia Fashiste filloi të bënte një shfrytëzim të burimeve natyrore të Shqipërisë në veçanti në naftë, në tharjen e tokave moçalore përgjatë bregdetit por e gjithë kjo ishte për nevojat e saja ekonomike jo për interesat e Shqipërisë.Për të kuptuar sekretin e mbijetesës së Shqipërisë, ashtu siç e ka treguar Logoreci, ju duhet të dini diçka nga e kaluara e saj - si shqiptarët mësuan të ballafaqohen me armiq dhe të alternojnë një pamje të jashtme të nënshtrimit me një rezistencë të dhunshme dhe gjak. Mund të mësoni shumë edhe nga karriera e Enver Hoxhës, mësues shkolle i cili rrëmbeu udhëheqjen e Partisë Komuniste Shqiptare të sapokrijuar dhe të lëvizjes së rezistencës, e cila udhëhoqi luftën e fundit dhe ka qeverisur vendin me një dorë të hekurt. Hoxha është sigurisht një nga të mbijetuarit e mëdhenj të Evropës së pas luftës dhe të botës komuniste. Atij i është dashur të luftonte kundër intrigave dhe komploteve, ndonjëherë të projektuara nga jashtë; atij i duhej të dilte nga rruga e tij për tu bërë armik i Jugosllavisë së Titos dhe Bashkimit Sovjetik të Hurshovit, duke abuzuar publikisht ndaj tyre po ashtu edhe ndaj imperializmit amerikan, britanik e monarko-fashistëve grekë. Vendi i vetëm nga i cili ai pranoi ndihmë dhe mbrojtje për një kohë të gjatë është Kina Komuniste - ndoshta sepse ajo është në anën tjetër të botës; dhe kështu ai ka folur shumë pak për mbështetjen kineze duke u treguar shqiptarëve që ata duhet të ndihmojnë vetveten dhe të jenë gati për të luftuar deri në vdekje për mbrojtjen e tyre.Enver Hoxha duhet të jetë një njeri i shquar, si sugjeron Logoreci, dhe ka disa pika të ngjashme me Ali Pashanë e Janinës i cili ishte shërbëtor i Sulltanit turk por që krijoi një pavarësi të vërtetë. Ky i fundit luajti me francezët dhe britanikët duke i hedhur kundër njëri tjetrit gjatë luftrave të Napolonit dhe me mirësjellje argëtoi poetin Bajron, fitoi një famë europiane për brutalitetin, lakminë dhe fuqinë e jashtëzakonshme, - u vra në një moshë të thyer duke luftuar me njerëzit e Sulltanit....Megjithëse Logoreci e ka analizuar karrierën e Enver Hoxhës me aftësi dhe objektivitet të madh duke pranuar disa arnime të tij, arritjet në fushën e arsimit, emancipimit të gruas dhe zhvillimit ekonomik, ne dimë shumë pak rreth tij si njeri. Ne dimë se dega e tij e veçantë e regjimit komunist është ndoshta më e rënda që ekziston sot, sigurisht në Evropë. Por ai në vetvete është i fshehur në një mjegull të zhargonit ideologjik që buron nga Stalini dhe Mao-Ce -Duni me pak hile. Kjo është një pengesë por nuk është faji i Logorecit.

Libri i tij i shkëlqyer hedh një dritë të qartë dhe të fortë mbi të kaluarën dhe të tashmen e Shqipërisë. Ai ngre çështje të mëdha për të ardhmen e saj.

 

 


Copyright © LOGORECI 2000