Logoreci > Anton Logoreci >Doreen Clements Logoreci

 

ANTON LOGORECI
 

 

MENU:
» Doreen Clements Logoreci
» Medalja "Pishtar i Demokracisë
» Letra e E. Durham
» Anton Çefa
» Elisabeth Barker
» James Seroka
» Harry Hodgkinson
» Andrew Mango
» Arshi Pipa
» Albulena Stojaku
» Kopertina e librit "Rikthim i Nologus"
 

Doreen Clements Logoreci

 

Bashkëshorti im i dashur Anton

 

Si londinezë unë dhe biri im jemi shumë të lumtur dhe krenarë që mbajmë mbiemrin e një familjeje të vjetër dhe të shquar nga Shkodra në veri të Shqipërisë. Si e takova Anton Logorecin, bashkëshortin tim të ardhshëm? Si një zëvendësbotuese unë u bashkova me stafin e ri të BBC-së. E kujtoj mirë ditën kur hyra në Sektorin Shqiptar dhe u përshëndeta me këtë burrë të pashëm me një buzëqeshje të ndritshme. Ky ishte fillimi i dashurisë, një martesë e lumtur dhe miqësi që zgjati afërsisht 40 vjet deri në vdekjen e Antonit në 1990.

Antoni kishte ardhur në Angli të studionte ekonomi dhe shkencat politike. Musolini pushtoi Shqipërinë kur ai u diplomua dhe kur BBC filloi transmetimin e saj, Antoni u vu në krye të Sektorit Shqiptar faktikisht duke u bërë formuluesi i programeve për Evropën Lindore dhe Qendrore. Përveç lidhjes së tij të nevojshme me politikën, besnike e tij e thellë ishte letërsia dhe ai ka qenë një poet dhe shkrimtar që në rini. Ne së bashku treguam një interes për artin dhe udhëtuam nëpër Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Duke qenë për një kohë të gjatë qytetar britanik Antoni mbajti gjallë, nëpërmjet lajmeve dhe komenteve, shpirtin shqiptar duke theksuar që e ardhmja e Shqipërisë duhet të shtrihet me Perëndimin liberal. Në 1977 ai botoi "The Albanians" (Shqiptarët), një histori dhe vlerësim i gjuhës dhe letërsisë së njerëzve me nën titull "Europe’s Forgotten Survivors" (Te mbijetuarit e harruar të Evropës). Me të njëjtin shpirt ai ndihmoi për të inkurajuar shumicën e shqiptarëve në Kosovë duke transmetuar dhe shkruar gjerësisht në shtypin britanik rreth gjendjes së tyre të tmerrshme.

Përpjekjet e palodhura të Antonit në emër të popullit shqiptar u njohën në vitin 1993 nga Presidenti Sali Berisha duke i dhënë Antonit medaljen "Pishtar i Demokracisë". Dhe në të njëjtin vit biri ynë, Philip dhe unë udhëtuam për në Shqipëri për të takuar familjen dhe vendin i cili dërgoi këtë njeri të mrekullueshëm tek ne.

"Liria" (New York)
tetor 1993

 


Copyright © LOGORECI 2000