Logoreci > Anton Logoreci > Andrew Mango

 

ANTON LOGORECI
 

 

MENU:
» Doreen Clements Logoreci
» Medalja " Pishtar i Demokracisë"
» Letra e E. Durham
» Anton Çefa
» Elisabeth Barker
» James Seroka
» Harry Hodgkinson
» Andrew Mango
» Arshi Pipa
» Albulena Stojaku
» Kopertina e librit "Rikthim i Nologus"
 

 

Andrew Mango

 

Anton Logoreci

 

 

Anton Logoreci vdiq më 23 shtator në moshën 80 vjeç dhe i përkiste grupit më të shquar të intelektualëve mërgimtarë gjatë kohës së luftës të cilët ishin baballarët e vërtetë të themelimit të Shërbimit Evropian BBC. Ai u bashkua me sektorin e ri shqiptar në vitin 1940 ku mbeti si pjesë e ndritshme e drejtimit deri sa ky shërbim përfundoi në vitin 1967.

Sektori shqiptar ishte shumë i vogël për të përhapur vetë organizimin e programeve (ky u bashkua me bullgarët) dhe kjo, së bashku me faktin se gjuha shqipe ishte një mister për këdo tjetër në Bush House, do të thoshte se anëtarët e skuadrës shqiptare mbanin më shumë përgjegjësi se sa kolegët e tyre në shërbimet e gjuhëve të tjera. Vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për të mos transmetuar në gjuhën shqipe ishte një goditje e rëndë për një vend të vogël që ishte i etur për informacion, në kushtet e dominimit nga një diktaturë e veçantë brutale komuniste.

I pikëlluar nga fundi i papritur i asaj çka ishte bërë puna e jetës së tij, Logoreci qëndroi si një skenarist për Shërbimin e Evropës Qendrore deri në pension në moshën 64 vjeç. Ai vazhdoi të ndiqte zhvillimet e vendit të tij por fusha e veprimtarisë së tij e cila gjithmonë kishte qenë e gjerë, tani përfshiu gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore. Si një intelektual evropian ai ndjehej i gëzuar në komunitetin Bush House: figura e tij e drejtë dhe e shquar mund të shihet shpesh në grupet e diskutimit që formoheshin në mënyrë spontane në vende dhe korridore të cilat ishin më shumë si një shtëpi se sa vend pune.

Ai nuk jetoi për të parë fundin e ankthit shqiptar por ai pa fillimin e fundit. Ai do të mungojë jo vetëm në Bush House por edhe në ato vende si në darkat e vjeshtës të bashkëpuntorëve tek Regjistri Vjetor ku Bushmenët takojnë njëri tjetrin dhe akademikët bëjnë një pasqyrë të gjendjes së botës.

Simpatia jonë shprehet tek e veja e tij Doreen (të cilën ai e takoi në Bush kur ajo punonte për revistën "London Calling") dhe i biri Philip.

BBC Staff Magazine
16 tetor 1990

 


Copyright © LOGORECI 2000