Logoreci > Anton Logoreci > Albulena Stojaku

 

ANTON LOGORECI
 

 

MENU:
» Doreen Clements Logoreci
» Medalja " Pishtar i Demokracisë"
» Letra e E. Durham
» Anton Çefa
» Elisabeth Barker
» James Seroka
» Harry Hodgkinson
» Andrew Mango
» Arshi Pipa
» Albulena Stojaku
» Kopertina e librit "Rikthim i Nologus"
 

 

Albulena Stojaku

 

Nologus: Një personalitet i harruar

 

Kam mbi tryezë koleksionin e lidhur të revistës simpatike "Illyria" të viteve `30-të. Porsa e çeli në një faqe të bardhë, ka të shkruar me një laps të kuq: Anton Logoreci. Eshtë shkrimi i tij, sikurse dhe kujdesi i tij që revista të na arrijë e lidhur deri më sot. Ky kujdes është fare i shpjegueshëm për një të ri 24-vjeçar që hynte në redaksinë e një reviste tok me intelektualët e tjerë të rinj të asaj kohe si: Branko Merxhani, Asim Jakova, Vangjel Koça, Ernest Koliqi, Odhise Paskali e Ismet Toto. Që në numrin e parë, ai debutoi me tregimin "Zemra si shkëmbinj" që sinjalizoi lindjen e një pende të re në letërsinë tonë: Nologus.

...

Nuk ka shqiptar të mos e ketë dëgjuar çdo mbrëmje zërin e Anton Logorecit nga qendra e madhe transmetuese e BBC-së, që ishte një institucion edukimi politik e demokratik edhe për të. Ai aty nuk punoi si folës i thjeshtë por edhe si komentator, si përgjegjës i sektorit për Shqipërinë e më vonë si përgjegjës i sektorit për tërë Evropën Lindore.

BBC-ja ishte dhe vendi ku ai gjeti bashkëshorten e tij, intelektualen Doreen Clements, nga e cila pati dhe një djalë që i vuri emrin Filip. (Filip ishte emri i njërit prej vëllezërve të tij i cili vdiq më l954, në moshën 30 vjeçare mbasi u sakatos burgjeve komuniste).

Ne sot ende nuk kemi të dhëna të plota mbi veprimtarinë kulturore e artistike të Anton Logorecit. Dimë vetëm se ai botoi në l977 veprën e tij "The Albanias", po ashtu dimë se ka punuar një fjalor të gjuhës shqipe.

Tek "Illyria" Nologus botoi mjaft shkrime, ndër të cilat duhet të veçojmë tri tregimet (apo novelat si quheshin asokohe): "Zemra si shkëmbinj" - "Rrugaçi" dhe "Shpendi". Janë shkrime të mirëfillta letrare, të cilat ndoshta sëbashku me të tjera që mund të hulumtohen, mund të përbëjnë nesër një vëllim më vete.

Në të ardhmen, jo vetëm krijimtaria e tij letrare mbetet për tu studjuar, por e tërë veprimtaria e shumanshme e këtij shqiptari që vdiq në mërgim pa e parë Atdheun për 53 vjet, e duke vazhduar të punojë tërë jetën për Atdheun e tij. Në vdekjen e tij, atë ç‘ka s‘patëm mundësi ta bënim ne në tokën tonë, e bënë njerëzit e qytetëruar të Evropës tok me vëllezërit shqiptarë të mërguar që dërguan delegacione ngado që ishin.

Rilindja Demokratike
23 Tetor l991

 


Copyright © LOGORECI 2000