Logoreci > Allen Ginsberg

 

 

kadish.jpg (4433 bytes) Allen Ginsberg

KADDISH

Pėrktheu: Idlir Azizi

ISBN 99927 - 699 - 2 - 0

 

                                                                         KADDISH

                                                                                                               pėr Naomi Ginsberg, 1894-1956

                                                                                        I

 Sa ēudi qė tė mendoj tashmė, e vdekur, pa kėmisha e pa sy, ndėrsa shėtis nėpėr Grinuiē Villixh kėtė ditė me diell.

 

...Pėrdridhet rreth meje kur dal dhe shėtis rrugėve, vėshtroj pas kurrizit, Sheshi i Shtatė, ndėrtesat e zyrave me dritare nė shpatull tė njėra tjetrės, poshtė retė, tė gjata sa qielli nė njė ēast- dhe qielli sipėr- njė vend i vjetėr kaltėrosh

ose poshtė Sheshit drejt jugut, atje - ndėrsa shkoj drejt Manhatenit nė Ist Sajd- ku ti shėtisje 50 vjet mė parė, vajzė e vogėl- ardhur nga Rusia, duke ngrėnė domatet e para tė helmatisura tė Amerikės- gjithė frikė nė molo-mandej duke luftuar me turmėn nė rrugėn Orkard drejt kujt?- drejt Nju Jorkut-drejt dyqanit tė karameleve, limonatat e para tė bėra vetė nė kėtė shekull, akullore me krem tė rrahur nė dhomėn e pasme mbi dyshemenė kafe me dėrrasa tė mykura. - 

Drejt arsimimit martesės krizave nervore, operacionit, mėsuesisė dhe duke mėsuar tė jesh e ēmendur, nė ėndėrr-

          ēfarė palo jete ėshtė kjo?

 E Paemėr, Njėfytyrėshe, Pėrgjithmonė pas meje, pa fillesa, pa mbarim, Babai nė vdekje. Megjithėse nuk jam atje pėr kėsi Profecish, jam i pamartuar, jam pa himn, jam pa Parajsė, i pakokė nė lumturinė qė mund ta adhuroja prapė.

Ti, Qiell, pas Vdekjes, vetėm Ti i bekuar nė Asgjėnė, as dritė ose terr, Pėrjetėsi e Paditė-

            Merre kėtė, kėtė Psalm, prej meje, qė m’u dogj mes duarve nė njė ditė, merr ca nga Koha ime, tash ofruar Asgjėsė- tė falem Ty- Veē Vdekjes.

            Ky ėshtė fundi, shpagimi nga Egėrsia, rrugėdalja pėr Ēuditėsin, shtėpia e kėrkuar pėr tė Gjithė, shamia e zezė bėrė borė e bardhė nga lotėt- faqe pėrtej Lutjes- Ndryshimi im i fundit dhe i Naomit- ndaj Errėsirės sė pėrkryer tė Zotit- Vdekje, mbaji fantazmat!

                                                                            II

              Ti u drodhe para tij, zor tė tė hipja nė makinė- pėr nė Nju Jork, pikėrisht nė Sheshin Tajms, tė merrnim njė tjetėr linjė- aty ku u lodhėm pėr 2 orė duke luftuar me ēimka tė padukshme dhe sėmundje ēifutėsh- fllad i helmatisur prej Ruzveltit-

            jashtė tė gjeta ty- edhe unė duke tė marrė osh vetėm, me shpresėn se do tė merrte fund nė dhomėn e qetė nė njė shtėpi viktoriane buzė liqenit.

            Udhėtim 3 orė pėrmes tuneleve qė pėrshkonin gjithė industrinė amerikane, Bayone qė pėrgatitej pėr Luftėn II Botėrore, tanket, fushat e gazit, Koka Kolat, bunkerėt e rrumbullakėt e lokomotivat- mes pyjeve me pisha tė Nju Xhersit indianėt - qytete tė qetė- rrugė tė gjata pėrmes fushave ranore me pemė-

            Ura pranė prrojeve pa drerė, xhangallet e fishkura po mbushnin shtatin e lumit- aty poshtė njė topuz ose kockat e Pokahontas- dhe njė milion plaka qė votonin pėr Ruzveltin nėpėr shtėpi tė vogla bojėkafe, rrugėt jashtė autostradės sė Ēmendurisė-

            ndofta njė hut nė pemė, ose ndonjė qyqar duke vėshtruar pėr njė degė tė mbushur me qyqe-

            Gjithė kohėn duke bėrė fjalė- me frikė nga tė huajt nė ndenjėsen dyshe tė rradhės sė parė, gėrrhima pa ēarė kokėn- nė ēfarė udhėtimi po gėrrhin ti tash?

           

            Ika me autobusin tjetėr pėr Nju Jork- mbėshteta kokėn pas nė ndenjėsen e fundit, trumpirė- mė e keqja s’ka ardhur ende? duke e lėnė atė pas, udhėtova nė gjumė tė thellė- Isha vetėm 12 vjeē.

            A mund tė fshihej nė dhomėn e vet e tė dilte buzagaz tė hante mėngjes? Apo do tė kyēte derėn e do tė pėrgjonte pėrmes dritares pėr spiunėt e cepit tė rrugės? Do tė dėgjonte nė vrimė tė ēelėsit pėr gazin e padukshėm hitlerian? A do t’ėndėrronte nė karrike- a tė mė ngacmonte, skaj,- pėrballė pasqyrės, vetėm?

            12 vjeē me autobus natėn pėrmes Nju Xhersit, e kam lėnė Naomin nė Parca nė shtėpinė hije tė Lejkudit- i lėnė tek autobuzi i fatit tim- i zhytur nė ndenjėse- tė gjitha violinat e thyera- zemra me dhimbje mes brinjėve- mendja bosh fare- A do tė ishte e qetė ajo nė qefin?-

            Ose dikur nė shkollėn Normale tė Njuarkut, duke studjuar punėt e Amerikės, veshur me fustan tė zi- dimri nėpėr rrugė, pa drekė- njė qindarkė pėr njė turshi kastraveci- nė shtėpi nė darkė tė kujdesesha pėr Elanorėn nė dhomėn e gjumit-

            Goditja e parė nervore ndodhi mė 1919- ajo u kthye nė shtėpi nga shkolla dhe qėndroi e shtrirė nė errėsirė pėr tri javė- diēka e keqe- kurrė s’e tha ē‘kishte- e vriste ēdo zhurmė- ėndrrat pėr krisjen e Uoll Stritit-

            Pėrpara Depresionit gri- shkoi nė dalje tė Nju Jorkut- e shėruar- Lu e nxorri nė fotografi tė ulur kėmbėkryq nė bar- floku i saj i gjatė i plagosur me lule- me buzėqeshje- luante serenata me mandolinė- tym helmonjės nė kampet verore tė majtistėve dhe unė nė pemėt e sharruara tė foshnjėrisė-

            ose prapė nė mėsim nė shkollė, duke qeshur me idiotė, nxėnėsit e prapambetur- aftėsia e saj ruse- debilė me buzė ėndėrrimtare, sy tė mėdhenj, me kėmbė tė holla&gishtėrinj tė zbehtė, tė shkundur, rakitikė-

            koka tė mėdha pėrkundur mbi Lizėn e Botės sė Ēudirave, tabela e zezė e mbushur me C A T.

            Naomi duke lexuar me durim, ndonjė tregim tė nxjerrė nga ditaret e pėrrallave  komuniste- Pėrralla e Ėmbėlsisė sė Papritur tė Diktatorit- Faljet e Luftėnxitėsve- Puthje Ushtarake-

            Kryet e vdekjeve pėrreth Tryezės sė Gjelbėr- Mbreti&Punėtorėt- Shtėpia botuese Paterson i botonte kėto nė vitet ‘30 derisa ajo u ēmend, ose ata nė fėckė, tė dy bashkė.

            O Paterson! U ktheva shumė vonė atė natė. Luisi ishte shqetėsuar. Si mund tė isha asisoj? - a s’e mendova? S’duhet ta kisha lėnė. Tė ēmendur nė Lejkud. Telefonova doktorin. Mora nė telefon shtėpinė mes pishave. Tepėr vonė.

            U shtriva i rraskapitur, me dashjen ta le botėn (ndofta atė vit i dashuruar pas R- heroi im i shkollės sė mesme, djalkė ēifut qė mandej u bė doktor- dikur njeri i heshtur e nė paqė-

            Unė mė pas shkartisa jetėn pėr tė, kalova nė Manhaten- e ndoqa nė kolegj- U luta nė traget qė t’i ndihte njerėzit nėse kjo lejohej- vajtova, ditėn kur shkela tek Dera e Provimeve-

            tė bėhesha avokat i ndershėm revolucionar- do tė mėsoja qė tė bėhesha- i frymėzuar nga Sako Vanceti, Norman Tomasi, Debsi, Altgeldi, Sendbėrgu, Poe-ja- Librat e vegjėl me ngjyrė Blu. Doja tė bėhesha President ose Senator.

            mjerim budalla- ėndrra tė mėvonėshme, i gjunjėzuar para gjunjėve pėrtokė tė R-sė kur i deklarova dashurinė time tė 1941-it- Ēfarė ėmbėlsie do t’mė ofronte, megjithėse e dėshiroja dhe i dėshpėruar- dashuri e parė- pėrplasje-

            Mė pas arradha vdektare, male tė mbushura me homoseksualitet, Metrohornsi i loqes, Grand Kenioni i vrimės sė bythės- peshė mbi kokėn time zemėrligshtė-

            ndėrkohė shėtisja nėpėr Broduej duke e pėrfytyruar Pafundėsinė si njė top llastiku pa hapėsirė nga pas- e ēfarė ka jashtė?- duke u kthyer nė shtėpi nė sheshin Graham ende melankolia teksa linte rripat jeshilė e vetmitarė nė mes tė rrugės, me ėndrrėn sipas filmave-

            Zilja e telefonit ra nė 2 tė mėngjesit- Urgjenca- ajo duhet tė kish lojtur vidhash- Naomi fshihej poshtė krevateve duke piskatur ēimkat e Musolinit- Ndihmė! Luis! Buba! Fashistėt! Vdekja!- pronarja e frikėsuar- pederasti infermieri plak qė ia kthente me britma-

            Terror, qė zgjoi dhe fqinjėt- zonjat plaka tė katit tė tretė po shėroheshin nga gjysmė tė fiktit- gjithė ato rrecka mes shalėve, ēarēafė tė bardhė, hidhėrim pėr fėmijėt e humbur- burrat bėrė hi, fėmijėt nėnqeshin nė Jeil, ose lyenin flokėt me xhel nėpėr Universitete- apo dridheshin nė Kolegjin Montkler pėr mėsues si Juxhini-

            Kėmba e saj e trashė e ngjitur me gjoksin, duart e lėshuara para si Larg prej Meje, fustan leshi nė kofshėt e saj, palltoja pellushi lėshuar poshtė shtratit- i ngriti barrikadė hekurave me valixhen e udhėtimit.

            Luisi me pizhame mbante nė vesh telefonin, i haraksur- tani? -Kush mund ta dijė?-  unė e kam fajin qė ia dorėzova vetmisė?- ulur nė minderin e dhomės sė errėt, dridhej i gjithi, vriste mendjen-

            Ai u nis me trenin e mėngjesit pėr nė Lejkud. Naomi ende poshtė krevatit- mendoi se ai do t’i sillte policė helmi- Naomi ulėrinte- “Luis, ē‘tė ndodhi atėherė nė zemėr? A tė ka vrarė gjė ekstaza e Naomit?”

            E mori zvarrė, doli nė cep tė murit, taksia, e shtyu brenda me gjithė valixhe, por shoferi i zbriti tek farmacia. Stacioni i autobuzit, dy orė pritje.

            Unė shtrihem gjithė nerva nė apartamentin 4-dhomėsh, krevati i madh nė dhomėn e ndenjes, buzė tavolinės sė Luisit- purtekė- ai u kthye atė natė, vonė, mė rrėfeu ē‘kish ndodhur.

            Naomi nė banakun e recetave duke u mbrojtur nga armiqtė- qeskat e flokėve, kapakėt e librave pėr fėmijė, aspirinat, gypat, gjaku- “Mos m’u afroni!- Vrasės! Zhdukuni!-Betohuni qė nuk do t’mė vrisni”.

            Luisi i tmerruar teksa blinte limonata- me vajzat garipe tė Lejkudit- viktima kokaine- infermiere- shoferė mė orare tė zgjatura- Policė nga zona fshati, trapa- dhe njė prift me ėndrrėn tė rriste derra majė njė shkėmbi tė lartė!

            Duke i marrė erė ajrit- Luisi me gishtin drejt zbrazėtisė?- Konsumatorėt duke vjellė Kokat- ose e zhbironin- Luisi i poshtėruar- Naomi triumfatore- Shpallja e Komplotit. Mbėrrin autobuzi, shoferėt nuk duan t’i marrin deri nė Nju Jork.

            Telefonata me Dr. Uhotzis, “Ka nevojė pėr pushime”, Spitali psikiatrik- Doktorėt e Klinikės Greistoun- “Silleni kėtu zoti Ginsberg”.

            Naomi, Naomi- gjithė djersė, sytė e kėrcyer, trashaluqe, fustani i pa kopsitur nė njėrėn anė- flokėt mbi sy, ēorapet pa llastik nė fund tė kėmbėve- duke ulėritur pėr tranfuzion gjaku- dora e lutjes lart nė ajėr- njė kėpucė nė tė- kėmbėzbathur nė Farmaci-

            Armiqtė aviten- ēfarė helmesh? Kaseta regjistrimi? FBI? Zhdanovi i fshehur pas banakut? Trocki duke pėrzier baktere minjsh nga pas dyqanit? Dajė Semi nė Njuark, qė komploton erėza vdekjeprurėse nė lagjen e zezakėve? Dajė Efraimi, i dehur me vrasje nė

pijetoren e politikanėve, gati pėr nė Hagė? Teze Roza qė po ēante ujrat  nėpėr gjilpėrat e Luftės Civile nė Spanjė?

            derisa ambulanca me qera 35$ erdhi nga Bregu i Kuq---- E morėn pėr krahėsh- e mbėrthyen nė barrelė- me klithma, e helmuar nga pėrfytyrimet, duke vjellė ilaēet nėpėr Xhersi, duke u lutur pėr mėshirė nga Morristauni deri nė zonėn e Eseksit-

            Dhe prapė nė klinikėn Greistoun ku shtriqet pėr tre vjet- kjo ishte ndėrhyrja e fundit, e ēuan sėrish nė Ēmendinė-

            Nė ēfarė qelish!- u futa atje mė vonė, shpesh- gra plaka tė ēvidhosura, gri si retė apo si hiri e si muret- shkalafendeshin mbi dysheme- Karrike- dhe shtrigat e rrudhura shtrembane, shanin- mė pėrgjėroheshin pėr mėshirėn time prej 13-vjeēari-

            “Mė merr nė shtėpi”- Ndonjėherė ika i vetmuar duke kėrkuar Naomin e humbur, qė thithte Tronditje- dhe unė qė i thoja, “Jo, ti je e ēmenduar Mama,- Besoju Doktorėve!”.-

 

            Dhe Juxhini, im vėlla, djali i saj i vogėl, larg, studionte Drejtėsi nė njė dhomė tė mobiluar nė Njuark-

            erdhi nė ēmendinėn Paterson tė nesėrmen- dhe u ul nė kolltukun kėmbėthyer nė dhomėn e pritjes- “Na u desh ta ēonim prapė nė Greistoun”-

            -fytyra e tij e tronditur, aq i ri, pastaj sytė plot lot- mandej i dolėn lotė nėpėr tė gjithė portretin- “Pse vallė?” shkumonte tmerri nėpėr kokalla, sytė tė mbyllur, zėri nė kupė- Fytyra e Juxhinit pėr dhimbje.

            Ai larg, u zhduk tek ndonjė raft nė Bibliotekėn e Njuarkut, shishja e pėrditėshme e qumėshtit nė parvaz tė dhomės pėr 5$ nė javė ndanė zhurmės sė shinave-

            Punonte 8 orė nė ditė pėr 20$ nė javė- gjatė viteve tė Juridikut- rrinte me veten i pafajshėm pranė kurvtoreve tė zezakėve.

            Pa e bėrė asnjėherė, virgjėrori i shkretė- shkruante poezi pėr Ideale dhe letra politike redaktorit tė Pat Iv Njuzit- (tė dy i shkruam, denoncuam Senatorin Borah dhe Izolacionistėt- dhe u ndjemė keq pėr Bashkinė e Patersonit-

            Njėherė u pėrvodha brenda- Kulla vendore e Molokut me kokėn fallike dhe si ndonjė kapuē, Poezi e ēuditėshme gotike qė rrinte lart nė rrugėn Market- kalku i saj nė Hotel de Vil-

            baldakinė, ballkone&portikė me larzim letrash, rrugėdalje drejt sahatit tė madh tė qytetit, hartė e fshehtė, dhoma mbushur me Hauthorn- Borxhi i zi nė Tabelėn e taksave- Rembranti duke pirė duhen nė terr-

            Banga tė pastruara e gojėkyēura nė dhomėn e madhe tė komitetit- Aldermeni? Ndėrtesa e Financės? Moska flokėprerėsja nė komplot- Gangsteri Krap qė shpėrndante urdhėra prej Gjonit- Tė ēmendurit qė ziheshin pėr Zonėn, pėr Zjarrin, pėr Policėt&Metafizikėn e halesė- jemi krejt tė vdekur- jashtė nė stacionin e autobuzit Juxhini e kqyrte fėmijėrinė mbarė e prapė.

            ku evagjelistėt predikonin ēmendurisht pėr tri dekada, me flokėt si tela, tė plasur&tė vėrtetė nė Biblėn e tyre tė shėmtuar- shkruanin me shkumės mbi njė lizėm qytetar Pėrgatitu tė Takosh Zotin Tėnd-

            ose shkruanin Zoti ėshtė Dashuria, pėrmbi betonet e hekurudhės- ulėrinin siē do tė ulėrija dhe unė, Evangjelistėt vetmitarė- vdekje nė Bashki-)

            Po Xhini, riosh,- pas 4 vjetėsh mėsuesi nė kolegjin Montkler- dha mėsim gjysmė viti & ia mbathi tė ēante nė jetė- gjithė frikė ndaj Problemeve tė Disiplinės- studente italiane brune, femra tė egra qė palloheshin, pa ditur anglisht, sonetet s’iu pėlqenin- dhe ai nuk dinte shumė-

vetėm se ishte i humbur-

            kėshtu e theu jetėn mė dysh dhe pagoi pėr Juridikun- lexonte libra tė trashė ngjyrė blu dhe ngiste ashensorin e lashtė 13 milje larg nė Njuark&studionte me zell pėr tė ardhmen

            po vetėm sa gjeti Piskamėn e Naomit nė pragun e tij dėshtak, pėr herėn e fundit, Naomi e vdekur, nė tė vetėm- nė shtėpi- ai ulur nė bythė-

            Pastaj hėngri ca supė pule, Juxhini. Njeriu i Ungjillit vėrtitej idhnak para bashkisė. Dhe kėtė vit Lu ēonte dashuri me mesoburrat e rrethinave- nė fshehtėsi- muzikė nga libri i 1937-ės- Sinqerisht- mezi ēpret bukurinė-

            Spati mė dashuri qė kur piskati Naomi- qysh mė 1923?- tash e humbur nė ēmendinėn e Greistounit- tronditje e re pėr tė- Elektriciteti, duke pasuar mandej me 40 gramė Insulinė.

            Dhe Metrazoli e kish dhjamosur fare.

           

            Kėshtu disa vjet mė pas ajo u kthye nė shtėpi- do tė kishim bėrė shumė gjėra- e prita atė ditė- Nėna ime do tė gatuante edhe njė herė & do tė luante nė pino- do tė kėndonte me mandolinė- Ēorbė Mushkrie & Rrush Stenka & fronti komunsit nė luftė me Finlandėn- dhe Luisi me borxhet nė grykė- dyshonte pėr para tė pista- kapitalizėm i mistershėm

            -dhe shkoi nėpėr hyrjen e gjatė dhe kundroi moblat. Asnjėherė nuk e mbante mend tė gjithėn. Pak amnezi. Shqyrtoi ēentrot- edhe kompleti i kuzhinės ishte shitur-

            tavolina dru Mogani- 20 vjet dashuri- nė thesin e sekserit- ende e kishim pianon- dhe librin e Poe-s- dhe Mandolinėn, megjithėse i mungonte njė tel, cipėpluhur-

            Ajo shkoi nė dhomėn e pasme tė shtrihej nė shtrat e tė fliste me vete, a tė dremiste, tė fshihej- shkova pas saj, tė mos e lija vetėm- u shtriva nė shtrat ndanė saj- grilat ulur, mbrėmje e vonėt, muzg- Luisi nė dhomėn tjetėr nė tavolinė, nė pritje- ndofta ziente lėng pule pėr supėn

            “Mos ki frikė nga unė meqė kam dalė nga spitali psikiatrik sonte- jam nėna jote”-

            Dashuri e gjorė, e humbur- frikė- unė shtrihesha aty- Tashė, “tė dua Naomi”, - i mpirė, nė krah tė saj. Do t’ja kisha plasur tė qarit, ky ishte bashkimi vetmitar pa qetėsi? - Nervoze, dhe u ēua shumė shpejt.

            A ishte ndjerė ndonjėherė e kėnaqur? Dhe- e vetme u ul nė kolltukun e ri pranė dritareve pėrpara, e shtrėnguar- faqen e mbėshteste mbi dorė- sytė i picėrroheshin- nė ēfarė fati atė ditė-

            I qėronte dhėmbėt me thonj, buzėt formonin njė O, dyshim- vagina plakė e rrjepacake e mendimit- syri nuk dallonte mirė anash- ca borxhe tė qelbura tė shkruara mbi mur, tė papaguara- dhe gjinjtė e moshuar tė Njuarkut avitur mė pranė-

            Duhet tė kishte dėgjuar thashetheme radiosh nė pėrēuesit e kokės sė vet, e rregulluar nga 3 tubat e mėdhenj tė lėna nė kurriz nga gangsterėt e amnezisė, nėpėr spitale- i shkaktonin dhimbje mes shpatullave-

            Brenda kokės sė saj- Ruzvelti duhet ta dinte kėtė rast, mė thoshte mua- Po kish frikė ta vriste, se qeveria ua dinte emrat- gjurmim deri tek Hitleri- donte ta linte shtėpinė e Luisit pėrgjithmonė.

 

            Njė natė, ia dha papritur- zhurma e saj nė banjė- sikur po ēvidhoste shpirtin- ēirrej dhe tė vjellat i dilnin nga goja- tė dhjerėt ujė nga diarreja mbrapa- zvarrė kėmbė e duar pėrpara

banjės- shurra i shkiste nėpėr shalė- mbetur e zhgėrryer mbi dyshemenė me pllaka tė lara me copėzat e mėlēisė sė saj- gjysmė njeriu-

            Nė moshėn 40 vjeēe, e fryrė, lakuriqe, e perėnduar, fshihej jashtė derės sė apartamentit pranė Ashensorit thėrriste Policinė, i klithte pėr ndihmė mikeshės sė saj, Rozės-

            Njė herė u vetėmbyll me njė brisk nė dorė dhe jod- mund t’ia ndjeje kollėn me lotė pėrmbi lavaman- Luja ēau mes xhamit tė derės ngjyrė jeshile, e nxorrėm dhe e ēuam nė dhomėn e gjumit.

            Pastaj u qetėsua disa muaj atė dimėr- shėtiste, e vetme pranė ndėrtesave tė Broduejit, lexonte Tė pėrditėshmen Punėtore- Theu krahun, shkau nėpėr rrugėt me akull-

            Nisi planet si t’ia mbathte prej komploteve tė vrasjes kozmike financiare- mė pas ia mbathi pėr nė Bronks tek e motra Elanor. Dhe aty pati sagė mė vete gruaja Naomi nė Nju Jork.

 

            Ose me Elanorin nė Rrethin e Punėtorėve, ku dhe punonte, e shpėrndante zarfa, qė i bėnte vetė- bėnte pazarin pėr Kampbellėt e supat e tyre me domate- kursente paratė qė ia dėrgonte Luisi-

            Mė vonė gjeti njė tė dashur, edhe ai ishte doktor- Dr. Isaku punonte pėr Sindikatėn Kombėtare tė Detarėve- tashmė kukull buēko italiane- vetė ai ishte jetim- po e flakėn tej-

Mizoritė e vjetra-

            Edhe mė e pėrlotur, ulej plluqe nė shtrat apo nė karrike, me kėmishė nate, ėndėrronte pėr veten- “Kam vapė- po trashem shumė- e kisha trupin pėr bukuri para se tė shkoja nė spital- Tė mė kishe parė nė Udbajn”- E gjitha kjo pėrreth korridorit tė NMU-sė, 1943.

            Vėshtronte fotot e foshnjave lakuriqe nėpėr revista- reklama pėr fuqinė e foshnjave, karrota tė shtrydhura qengjash- “Do tė mendoj vetėm gjėra tė mira”.

            E rrotullonte kokėn nėpėr qafė nė dritėn e dritares nė verė, nė hipnotizim, nė kujtesė ėndėrr-pėllumb-

            “E prek faqen, ia preka faqen, ai m’i prek buzėt me duar, mendoj gjėra tė bukura, bebeja ka duar tė bukura”-

            Ose njė lėvizje- Jo-ja e trupit tė saj, pėrēmim- ndonjė mendim pėr Bukenvaldin- ca insulinė i kalon nėpėr trup- rrudhja prej nervit shfaqet Padashje (siē dridhem unė kur shurroj)- ilaēe tė skaduara nė tru tė vogėl- “Jo mos e ēo nėpėr mend. Ai ėshtė hafije”.

            Naomi: “Dhe kur vdesim ne bėhemi qepė, lakėr, karrotė ose kunguj, perime”. Unė vij nga qendra ku dal shėtitje prej shkollės dhe e mbėshtes. Ajo lexon Biblėn, mendon gjėra tė bukura gjithė ditėn.

            “Dje pashė Zotin. Si dukej? Hė, nė pasdite iu ngjita shkallėve- ai ka njė shtėpizė tė lirė nė fshat, si Monroja, nė Nju Jork, kotece pulash nė pyll”. Ishte burrė plak vetmitar me mjekėrr tė bardhė.

            “I gatova darkėn. I bėra njė darkė tė shijėshme- supė thjerrėzash, perime, bukė & gjalpė- qumėsht- u ul nė tavolinė dhe hėngri, ishte i dėshpėruar.

            “I thashė, Shihi gjithė ato vrasje e luftime qė po ndodhin pėrreth, Si e ke punėn? Pse nuk e qep gojėn mė mirė!?

            “Pėrpiqem, tha- Kaq mund tė bėnte, dukej i lodhur. Ka qenė beqar pėr gjithė kėta vjet dhe i pėlqen supa me thjerrėza”.

            Ndėrkohė mė shėrbente mua, pjatė me peshk tė ftohtė- mė griu dhe lakra tė gjalla qė kullonin ujė ēesme- domate tė prishura- ushqim dietik i blerė qysh njė javė mė parė- rrepa tė ziera&karrota me lėng tė hidhur, tė ngrohta- gjithnjė edhe mė, ushqim qensh- S’mund tė haja nga neveria apo ku di unė- Bamirėsia e duarve tė saj qė qelbeshin era Manhaten, ēmenduri, dėshirė pėr tė mė kėnaqur, peshk i ftohtė i paskuqur mirė- ngjyrė gjaku nė halat- Aromat e saj- dhe shpesh cullake nėpėr dhomė, kėshtu qė ktheja kokėn mėnjanė, ose shfletoja ndonjė libėr e s’ia varja.

            Njė herė m’u duk sikur po ma kėrkonte ta bėnim bashkė- flirtonte me veten nė lavaman- shtrirė gjerė e gjatė nė shtratin e madh qė zinte gjithė dhomat, e mbuluar rreth ijeve, flokėt mos o zot, shenjat e operacioneve, pankreasit, plagė barku, abortesh, apendisiti, tenjėzat e qepjeve qė shkonin si zinxhir i trashė teposhtė barkut tė dhjamur- buzė tė pėrvjelura keqas nė mes tė shalėve- Ēfarė, madje dhe era e vrimės sė bythės? Kisha ftohtė- mė vonė u nxeha pak, jo shumė- dukej sikur ia vlente ta provoje- tė njihje Pėrbindėshin e Mitrės Fillestare- Ndofta- nė kėtė mėnyrė. Po a ēante kokė ajo? I duhet njė dashnor.

            Jisborah, v’jistabah, jispoar, v’jisroman, v’jisnaseh, v’jishador, v’jishalleh, v’jishallol, sh’meh d’kudsho, b’rih hu.

            Dhe Luisi qė u rregullua disi nė apartamentet e qelbura tė Patersonit nė lagjen e zezakėve- qė jetonte nė dhoma terri- po gjeti mė vonė njė vajzė dhe u martua, kish rėnė prapė nė dashuri- megjithėse i pėrtharė e i turpėruar- i vrarė nga idealizmi ēmendallak 20 vjeēar i Naomit.

            Njė herė isha kthyer nė shtėpi, pas njė kohe tė gjatė nė Nju Jork, ai vetėm i ulur nė dhomėn e gjumit, ai nė karriken e madhe u kthye tė mė shihte- qante, lotė nė sytė e tij tė kuq poshtė syzave-

            Ngaqė e kishim lėnė- Xhini iku ēuditėrisht nė ushtri- ajo dilte vet me vete nėpėr Nju Jork; gati fėminore nė dhomėn e mobiluar. Kėshtu Luisi eci deri nė qendėr tek posta tė merrte letrat, bėri mėsim nė shkollėn e mesme- qėndroi nė bankėn e poezisė, i pėrhumbur- hėngri dhimbje nė Bikford pėr gjithė kėto vjet- u shuan me vrap.

            Juxhini doli nga ushtria, u kthye i ndryshuar dhe i vetmuar- preu hundėn nė operacion ēifut- pėr vite me rradhė i ndalte femrat pėr njė kafe qė t’i pallonte mirė- Shkoi nė Universitetin e Nju Jorkut, serioz atje, tė mbaronte Juridikun-

            Dhe Xhini jetonte me tė, hante sardele tė vockla, tė lira, ndėrsa ajo ēmendej edhe mė- Ai u dobėsua, ose ndihej i pashpresė, Naomi ulėrinte me pozat e 1920-ės para hėnės, gjysma lakuriqe nė shtratin ngjitur.

            kafshonte thonjtė e studionte- ishte tmerri vet si bir e infermier- Njė vit mė pas mori njė dhomė pranė Universitetit- megjithėse ajo donte tė jetonte me tė bijtė-

            “Dėgjoni lutjen e nėnės, Ju lutem”- Luisi ende i dėrgonte para- Unė isha nė shtėpinė e morrit pėr 8 muaj atė vit- vizionet e mija qė s’pėrmenden nė kėtė vajtim-

            Po pastaj u bė gjysma e ēmendur- Hitleri nė dhomėn e saj, ajo ia pa mustaqet nė lavaman- tashmė e frikur pėr Dr. Isakun, me dyshimin qė dhe ai bėnte pjesė nė komplotin e Njuarkut- shkoi lart nė Bronks qė tė banonte pranė Zemrės reumatike tė Elanorės-

            Dhe Xhaxha Maksi nuk ēohej kurrė para drekės, megjithėse Naomi qysh nė 6 tė mėngjesit pėrgjonte radion pėr spiunė- ose kėrkonte kanatėn e dritares,

            sepse nė turmėn boshe poshtė shkallėve, njė plak zhagitet me thesin tek mbush pakot e plehrave nėpėr pallton e madhe qė i varet nė tokė.

            Edi, motra e Maksit, punonte- 17 vjet si llogaritare pėr Gimbelėt- jetonte nė katin e parė nė apartament, e ndarė nga burri- kėshtu Edi e mori Naomin tek sheshi Roēembau-

            Varrezat Udland matanė rrugės, luginė e gjerė varresh ku Poe dikur- Stacioni i fundit i trenit tė Bronksit- gjithė ata komunistė nė atė zonė.

            Qė u regjistruan pėr mėsime vizatimi natėn nė Shkollėn e Mesme tė Bronksit- ajo shėtiste e vetme nėn vijėn e van Krotlandit nėpėr klasė- pikturonte Naomizma-

            Njerėz tė ulur nė bar nė ndonjė kamp pėr qejf tė kohėve shumė tė mėparėshme- shenjtėr me fytyra tė rrezatuara dhe pantallona tė gjata qė u rrinin keq, qepur nėpėr spitale-

            Nuse pėrballė pjesės Lindore me dhėndėrra shkurtabiqė- s’kapnin dot trenat qė bridhnin pėrmbi ēatitė e apartamentit Babilonas nėpėr Bronks-

            Piktura tė trishta- por ajo kėshtu shprehte veten. Mandolina ishte prishur, tė gjitha telat iu thyen nė kokė, u pėrpoq. Drejt Bukurisė? Apo drejt ndonjė mesazhi tė jetės sė moēme?

            Po nisi tė shkelmonte Elanorėn, dhe Elanora pati shqetėsime zemre- ngjiste shkallėt dhe e pyeste pėr spiunllėkun me orė tė tėra,- Elanora copė-copė. Maksi larg nė zyrė, mbante llogaritė e cigareve deri natėn.

            “Jam grua madhėshtore- jam vėrtet shpirt i bukur- prandaj ata (Hitleri, Gjyshja, Hirsti, Kapitalistėt, Frankoja, Daily News, vitet ‘20, Musolini, i vdekuri i pakallur) duan tė mė mbyllin gojėn- Buba ėshtė kreu i rrjetit tė merimangave-”

            I shkelmonte vajzat, Edin&Elanorėn- E zgjoi Edin nė mes tė natės t’i thoshte je spiune dhe Elanorės je njė kėrmė. Edi punonte gjithė ditėn dhe s’mund ta pėrtypte- Ajo organizonte Sindikatėn- Edhe Elanora nisi tė vdesė, lart nė shtrat.

            Kushėrinjtė mė telefonojnė, ajo po keqėsohet- Isha i vetmi qė kisha mbetur- Morėm trenin bashkė me Juxhinin pėr ta parė, hėngrėm peshk tė prishur-

            “Ime motėr pėshpėrin nė radio- Luisi duhet tė jetė nė apartament- e ėma e mėson ēfarė tė thotė-GĖNJESHTARĖT!- Gatova pėr dy fėmijėt e mi- Kėndova me mandolinė-”     

Mbrėmė mė zgjoi kanarina/ Mbrėmė kur peshonte heshtja/ kėndoi nė dritėhėnėn

e artė/ ēprej kodrės ngrirė si vdekja. Kėndoi.

            E shtyva kundrejt derės dhe bėrtita “MOS I GJUAJ ELANORĖS”! ajo m’u kthye-

Grricje- vdeksh! Me mosbesim qė tė bijtė janė kaq naivė, kaq tė trashė- “Elanora ėshtė hafija mė e fėlliqur! Ajo merr urdhėra!”.

            “-Ska tela nė dhomė!”- Unė po i ēirrem- hendeku i fundit, Juxhini po dėgjon nė shtrat- ē’mund tė bėjė qė t’i shpėtojė kėsaj nėne gjėmė- “Ke kohė mjaft qė s’e ke parė Luisin- Gjyshja ėshtė shumė plakė e s’ecėn dot-”

            Papritur jemi tė gjallė pastaj- madje dhe unė& Xhini&Naomi nė njė dhomė Kuzhineske mitologjike- duke i ulėritur njėri tjetrit nė tė Pėrherėshmen- Unė me uniformėn e shkollės, ajo gjysma e zhveshur.

            Unė qė pėrpiqja kokėn pas tė sajės qė shihte Radio, Shkopa, Hitlera- tranzistori i Haluēinacioneve- prej vėrteti- universi i saj- pa rrugė pėr tė shkuar tjetėrkund- tek e imja- As nė Amerikė, as edhe njė botė-

            Qė pėrfundon si tė gjithė, si van Gogu, si Hanah e ēmendur, tė gjithė njėlloj- deri tek kiameti i fundit- Bubullimė, Hije, Vetėtimė!

            Ta kam parė varrin! O Naomi e ēuditshme! Varri im- i krisur! Shema Y’Israel- Unė jam Svul Avrumi- ti- nė Vdekje?

            Nata jote e fundit nė errėsirėn e Bronksit- mora nė telefon- nga spitali policinė e fshehtė

            qė erdhi, kur ishim tė dy vetėm, duke i britur Elanorės mu rrėzė veshit tim- qė mezi merrte frynė nė shtrat, u bė njė dorė-

            As do t’i harroj, trokitjen nė derė, te zyra jote e spiunėve-- Ligji pėrparon, mbi nderin tim- Pėrjashta depėrton nė dhomė- ti me vrap nė banjė e zhveshur fshiheshe nė protestė kundėr fatit tė mbramė heroik-

            mė shihte nė sy, e tradhėtuar- policėt pėrfundimtarė tė ēmendurisė po mė shpėtonin jetėn- prej shkelmit tėnd ndaj zemrės sė lėnduar tė Elanorės,

            zėri yt pėr Edin e lodhur nga Gimbelėt tek kthehej nė shtėpi tek radioja e thyer- dhe Luisit qė i duhej njė copė divorc, do tė martohet shpejt- Juxhini me ėndrra, fshihej nė rrugėn 125, hidhte nė gjyq zezakė pėr paratė e moblave tė kalbura, merrte nė mbrojtje vajzat zezake-

            Protesta qė nga haleja- The se ishe nė rregull- e veshur me peshqir pambuku, me kėpucė, tė reja atėherė, ēanta jote dhe kapėset e gazetave- jo- ndershmėria jote-

            ndėrsa mė kot i bėje buzėt mė tė vėrteta me buzėkuq, duke vėshtruar nė pasqyrė pėr tė parė nėse Shkallimi isha Unė apo ishte njė veturė e mbushur me policė.

            apo gjyshja qė spiunonte 78 vjeēe- vizioni yt- Ngjitja e saj nėpėr muret e varrezės me ēantėn e pengėmarrėsit politik- ose ēka pe nėpėr muret e Bronksit, me rrobėnate rozė nė mesnatė, duke tretur vėshtrimin mbi turmėn boshe-

            Ah sheshi Roēenbau- Shilarėsi i Fantazmave- apartamenti i fundit nė Bronks pėr hafije- shtėpia e mbrame pėr Elanorėn apo Naomin, kėtu motrat komuniste humbėn revolucionin e tyre-

            “Mirė, mirė- vishe pallton Zonjė- shkojmė- Kemi furgonin poshtė- ti do tė vish me ne nė rajon?”

            Mandej udhėtimi- mbaja dorėn e Naomit, dhe ia mbaja kokėn nė gji, jam mė i gjatė, e putha i thashė se e bėra pėr tė mirė- Elanora sėmurė- edhe Maksi me sėmundje zemre- Ka nevojė pėr-

            Mua- “Pėrse e bėre kėtė?”- ‘Po Zonjė, yt bir duhet tė largohet pas njė ore”- Ambulanca

            erdhi pas disa orėsh- rrėshkiti nė 4 tė mėngjesit tek disa Bellevy nėpėr natėn e mesit tė qytetit- shkoi nė spital pėrgjithmonė. E pashė nė mes tė rrugės- ma bėri  me dorė, lotė nė sy.

 

            Dy vjet, pas njė udhėtimi nė Meksikė- i pėrvuajtur nė rrafshin e apartamentit pranė Brentudit, furēa dhe bari pėrreth shinės sė trenit tė papėrdorur qė tė shpinte drejt e nė shtėpinė e trushkuljes-

            ndėrtesė e re 20 katėshe me tulla- e humbur nė livadhet e gjera tė qytetēmendinės nė Long Ajlėnd- qytetet kaba tė hėnės.

            Ēmendina i shpėrhap krahėt gjigande pėrmbi shteg ndaj njė vrime tė zezė minutash- dera- hyrja pėrmes koqeve-

            Hyra brenda- seē vinte njė erė!- sėrish korridore- lart ashensori- tek njė derė me xham nė Burgun e Grave- tek Naomi- Dy infermiere tė bardha e tė kolme- E lanė tė vinte, Naomi mė vėshtronte- dhe unė shqeva sytė- Kish pėsuar goditje nė tru-

            Tepėr e dobėt, e rrudhur gjer nė kockė- mosha vjen tek Naomi- tashmė e thyer me flokėt e thinjura- mishi i varur nėpėr skelet- fytyra e futur brenda, plakė! e shtrydhur- faqet e mejtura-

            Njėra dorė e mpirė- rėndesa e tė dyzetave&menopauza tė bėra pleh nga njė goditje zemre, tashmė e ēalė- rrudha- njė plagė nė kokė, lobotomia- gėrrmadhė, dora qė pikėlonte poshtė drejt vdekjes-

 

            O grua mbi bar, me fytyrė Rusie, floku yt i gjatė i zi ėshtė kurorėzuar me lule, mandolinėn e ke nė gjunjė-

            Bukuri komuniste, ulu kėtu e martuar nė verė midis luleshqerrave, premtove lumturi tė dorės sė parė-

            nėnė e shenjtė, tashmė i buzėqesh dashurisė tėnde, bota jote ka lindur e re, fėmijėt bredhin lakuriq nė fushėn ku kanė mbirė lule miu,

            ata hanė kokrra nė pemė kumbullash nė fund tė livadhit dhe gjejnė njė ēadėr ku njė zezak flokėbardhė po shpjegon misterin e shimatėsit-

            bijė e bekuar e ardhur nė Amerikė, mezi pres ta dėgjoj prapė zėrin tėnd, duke kujtuar muzikėn e nėnės tėnde, nė Kėngėn e Frontit Natyror-

            O muza e lavdishme qė mė lindi ēprej mitre, e pėrthithi sė pari jetėn mistike& mė mėsoi fjalė e kėngė, nga koka jote me dhimbje mora Vizionin e parė-

            E torturuar dhe e rrahur nė kafkė- Ēfarė haluēinacionesh tė ēmendura ma shkulin mendjen vendit pėr tė gjetur Pėrjetėsinė derisa tė gjej Paqe pėr Ty, O Poezi- dhe pėr gjithė njerėzimin tė kėrkoj Origjinėn

            Vdekjen qė ėshtė nėna e universit!- Tashmė vishe lakuriqėsinė tėnde pėrjetė, lule tė bardha nė flokė, martesa jote e vulosur pėrtej qiellit- s’ka revolucion ta shkatėrrojė atė vajzėri-

            O Garbo e bukur e Karmės sime- tė gjitha fotot e 1920-ės nė Kampin Nicht Gedeiget-it kėtu tė pa ndryshuara- me tė gjithė mėsuesit nga Njuarku- dhe Elanora ishte atėkohė, Maksi nuk e priste fantazmėn e vet- Dhe Luisi ende pa dalė nė pension nga Shkolla e Mesme-

             

             Pas! Ti! Naomi! Kafka me ty! Pavdeksia truphollė dhe revoluacioni po vijnė- grua e thyer shtatvogėl- sytė e brendshėm pluhur e hi tė spitaleve, grija e qelive mbi lėkurė-

            “Mos je spiun?” U ula nė tryezėn e hidhur, sytė mbushur me lotė- “Kush je ti? Luisi tė dėrgoi”- Telat-”

            nė flokėt e saj, kur i mėshonte kokės- “Nuk jam vajzė e keqe- mos mė vrisni!- E dėgjoj tavanin- Rrita dy fėmijė-”

            Dy vjet qė kur mund tė kisha qenė atje- Nisa tė qaj- Ajo mė vėshtronte- infermierja na e theu pak takimin- Shkova tė fshihesha nė banjė, pas mureve tė bardhė tė halesė

            “Tmerri”. Unė me lot- ta shohėsh atė prapė- “Tmerr”- sikur tė ishte e vdekur e tė kalbej gjatė funeralit pėr- “Tmerr!”

            U ktheva, ajo klithi edhe njė herė- e morėn me vete- “Ti nuk je Aleni-” Unė vėshtroja fytyrėn e saj- po ajo mė kaloi anash, pa mė parė-

            Hapėn derėn e qelisė,- ajo hyri pa i kthyer sytė fare, fare e qetė- Unė u pėrhumba- dukej e plakur- buza e varrit- “Krejt TMERRI vetė!”

 

            Njė vit tjetėr, ika nga Nju Jorku- nė Bregun Perėndimor nė Berkli nė njė ēadėr duke ėndėrruar pėr shpirtin e saj- qė gjatė jetės, nė ēfarė trajte ndenji nė atė trup, si pluhur a si grusht? mbaruar pėrtej haresė-

            pranė vdekjes sė vet- me sytė- ishte dashuria ime nė formėn e saj, veta Naomi, nėna ime ende mbi tokė- dėrgoi letrėn e gjatė- dhe shkroi himne pėr tė ēmendurit- vepra e Zotit mėshirėmadh tė Poezisė

            qė e bėn barin e prerė tė mbijė jeshil, ose shkėmbin tė bėhet me bar- ose Diellin tė jetė i vazhdueshėm mbi tokė- Diellin e tė gjithė lulediejve dhe tė gjitha ditėve nė urat e shndritshme me hekur- ēka shndėrrin mbi spitalet e vjetėr- si nė kopėshtin tim-

            Duke u kthyer nga San Franēiskoja njė natė, Orlovski nė dhomėn time- Uhaleni nė karriken e vet paqemadhe- telegram nga Xhini, Naomi vdiq-

            Jashtė e ngula kokėn pėrtokė nėpėr ferrat pranė garazhit- e dija se tani ishte mė mirė-

            mė nė fund- pa mbetur tė shihte mė e vetme nė Tokė- 2 vjet vetmi- askush, nė moshė gati pranė tė 60-ave- grua plakė e kafkave- dikur Naomi flokėgjatė e Biblės-

            ose Ruthi qė qau nė Amerikė- Rebeka e plakur nė Njuark- Davidi qė kujtonte Harpėn e tij, tashmė avokat nė Jeil

            apo Svul Avrumi- Izrael Abrahami- unė- pėr tė kėnduar nė egėrsi drejt Zotit- O Elohim!- kėshtu nė fund- 2 ditė pas vdekjes sė saj mora kėtė letėr

            Profecitė e ēuditėshme nga e para! Shkruante- “Ēelėsi ėshtė nė dritare, ēelėsi ėshtė atje kur rreh dielli nė dritare- Unė e kam ēelėsin- Martohu Alen mos bėj drogė- ēelėsi ėshtė te grilat, nė vendin ku rreh dielli nė dritare.

                                                                       

                                                                                    Tė dua,

                                                                                                nėna jote”

            qė ėshtė Naomi-

 

                                                                   HIMN

 

Nė botėn qė Ai ka krijuar sipas vullnetit tė tij Bekuar Ēmuar

Mrekulluar Vlerėsuar Ekzaltuar Emri i Atij tė Shenjtit tė Bekuarit qė ėshtė Ai!

Nė Shtėpinė nė Njuark i Bekuar ėshtė Ai! Nė ēmendinė i Bekuar ėshtė Ai! Nė shtėpinė e         

Vdekjes i Bekuar ėshtė Ai!

I Bekuar qoftė nė homoseksualitet! I Bekuar qoftė Ai nė Paranojė! I Bekuar qoftė Ai nė           

qytet! I Bekuar qoftė Ai nė Libėr!

I Bekuar qoftė Ai qė banon nė hije! I Bekuar qoftė Ai! I Bekuar qoftė Ai!

E Bekuar qofsh ti Naomi nė lotė! E Bekuar qofsh ti Naomi nė frikė! E Bekuar Bekuar Bekuar   nė sėmundje!

E Bekuar qofsh ti Naomi nė Spitale! E Bekuar qofsh ti Naomi nė vetmi! I Bekuar qoftė triumfi  yt! Tė Bekuar qofshin hekurat e tu! Tė Bekuar qofshin vitet e tua tė fundit nė vetmi!

Bekuar qoftė dėshtimi yt! Qoftė e Bekuar goditja jote nė tru! E Bekuar qoftė mbyllja e syrit      

tėnd!

            Bekuar qoftė mehja e faqeve tė tua! Tė Bekuara qofshin shalėt e tua tė mbledhura njė   

dorė!

Bekuar qofsh Ti Naomi nė Vdekje! E Bekuar qoftė Vdekja! E Bekuar qoftė Vdekja!

I Bekuar qoftė ai qė e drejton krejt dhimbjen drejt Qiellit! I Bekuar qoftė Ai nė fund!

I Bekuar qoftė Ai qė ndėrton Parajsėn nė Errėsirė! I Bekuar i Bekuar Bekuar qoftė Ai! I          

Bekuar qoftė Ai! E Bekuar qoftė Vdekja mbi ne tė Gjithė!

 

                                                                    III

 

Vetėm tė mos kesh harruar fillimin gjatė kohės kur ajo pinte limonata tė lira nė morgėt e

            Njuarkut,

vetėm ta kesh parė atė duke derdhur lotė pėrmbi tavolinat gri nė qelitė e gjata tė universit          

tė saj

vetėm tė kesh njohur idetė e tmerrshme tė Hitlerit nė prag tė derės, telat nė kokėn e saj,            

tre shkopinjtė e gjatė

tė ngulur pėrgjatė kurrizit tė saj, zėrat e tavanit kur me zor piskatnin kėngėt e saj tė shėmtuara e tė herėshme pėr 30 vjet,

vetėm tė kesh parė kėrcimet kohore, shkarjet e kujtesės, pėrplasjen e luftėrave, gjėmimin          

dhe heshtjen e goditjeve tė mėdha elektrike,

vetėm tė kesh parė pikturat e saj me pamje tė papėrpunuara tė tė Munduarėve si mbulonin        

majat e ēative nė Bronks

vėllezėrit e saj tė vdekur nė Rivėrsajd apo nė Rusi, veten fillikat nė Long Ajlėnd duke shkruar    

njė letėr tė fundit- dhe imazhin e saj, nė dritėn e diellit nė dritare

“Ēelėsi ėshtė nė dritėn e diellit nė dritare tek hekurat ēelėsi ėshtė nėn dritėn e diellit,”

vetėm tė kesh ardhur drejt kėsaj nate tė errėt nė shtrat hekuri sajė goditjes nė tru kur ka perėnduar dielli nėpėr Long Ajlėnd

dhe kur Atlantiku i paanė buēet jashtė thirrjes madhore tė Qenies ndaj vetes sė vet pėr tė dalė qė nga Makthi- krijimi i ndarė- me kokėn e vėnė nė njė nėnkresė nė spital sa pėr tė vdekur

-nė njė vėshtrim tė fundėm- e gjithė Toka njė Dritė e zgjatėshme nė pėrherė, nė zezonėn e         

njohur- s’ka lot pėr kėtė vizion-

Porse ēelėsi duhet lėnė pas- nė dritare- ēelėsi nėn dritėn e diellit- pėr tė gjallėt- qė ta marrin

             nė duar atė rriskė drite- dhe ta hapin derėn- dhe tė shohin pas e tė kqyrin si vizėllen Krijimi sė prapthi drejt tė njėjtit varr, madhėsia e universit, madhėsia e trokthit tė orės sė spitalit nėn rruginėn me harqe pėrmbi derėn e bardhė-

 

                                                                        IV

 

O nėnė

ēfarė kam lėnė jashtė

O nėnė

ēfarė kam harruar

O nėnė

lamtumirė

me njė kėpucė tė gjatė tė zezė

lamtumirė

me Partinė Komuniste dhe njė ēorape tė grisur

lamtumirė

me gjashtė qime tė zeza nė lungė tė gjirit

lamtumirė

me fustanin e vjetėr dhe njė mjekėrr tė gjatė e tė zezė rreth vaginės

lamtumirė

me barkun tėnd si qeskė

me frikėn tėnde ndaj Hitlerit

me gojėn tėnde tė tregimeve tė kėqija

me gishtat e tu tė mandolinave tė kalbura

me krahėt e tu tė verandave plot dhjamė tė Patersonit

me barkun tėnd tė grevave dhe oxhakėve

me mjekrėn tėnde prej Trocki dhe luftė tė Spanjės

me zėrin tėnd qė kėndon pėr punėtorėt e kalbėzuar e tė bėrė leckė

me hundėn tėnde prej balade tė keqe me hundėn tėnde me kutėrbimin e kastravecave turshi       tė Njuarkut

me sytė e tu

me sytė e tu tė Rusisė

me sytė e tu tė mungesės sė parave

me sytė e tu tė Kinės sė gėnjeshtėr

me sytė e tu tė teze Elanorės

me sytė e tu tė Indisė sė uritur

me sytė e tu qė shurrojnė nė errėsirė

me sytė e Amerikės gjatė njė rrėzimi

me sytė e tu tė dėshtimit tėnd nė piano

me sytė e kushėrinjve tė tu nė Kaliforni

me sytė e tu tė Ma Reinit i vdekur nė njė ambulancė

me sytė e tu tė Ēekosllovakisė tė sulmuar nga robotėt

me sytė e tu qė shkojnė nė mėsimin e vizatimit natėn nė Bronks

me sytė e tu tė vrastares Nėnėgjyshe qė ti i sheh nė horizont qė nga shkallėt e rrezik zjarrit

me sytė e tu qė rendin lakuriq jashtė apartamentit me ulėrima nėpėr korridor

me sytė e tu tė marra para nga policėt drejt ambulancės

mė sytė e tu tė mbėrthyer nė shtratin e operacionit

me sytė e tu me pankreasin e hequr

me sytė e tu tė operacionit tė apandesitit

me sytė e tu tė abortit

me sytė e tu tė vezorės sė hequr

me sytė e tu tė tronditjes

me sytė e tu tė lobotomisė

me sytė e tu tė divorcit

me sytė e tu tė goditjes nė tru

me sytė e tu e vetme

me sytė e tu

me sytė e tu

me Vdekjen tėnde gjithė Lule

 

                                                V

 

Krrau krrau krrau klithmė nė diellin e bardhė pėrmbi gurret e varreve nė Long Ajlėnd

Zot Zot Zot Naomi poshtė kėtij bari gjysmėjeta ime dhe imja si dhe i saj

krrau krrau syri im u varrostė nė tė njėjtitn Truall ku qėndroj Ėngjėll Zot Zot syri i Madh qė i kundron tė Gjitha dhe lėviz nėpėr njė re tė zezė krrau krrau thirrje e ēuditėshme e Qenieve e flakur lart nė qiell pėrmbi degėzimet e pemėve

Zot Zot O Grimcues i Pėrtejave gjigande zėri im nė njė fushė tė pamatė nė Sheol

Krrau krrau thirrja e Kohės e copėzuar me kėmbė e krahė pėr njė ēast nė univers

Zot Zot njė jehonė nėpėr qiell era pėrmes gjetheve fije fije gjėmimi i kujtesės

krrau krrau nė tė gjithė vitet lindja ime njė ėndėrr krrau krrau Nju Jorku autobuzi kėpuca e         shqyer shkolla e mesme me oborr tė madh krrau krrau tė gjitha Vizionet e Zotit

Zot Zot Zot krrau krrau krrau Zot Zot Zot krrau krrau krrau Zot

 

                                                                        Paris, dhjetor 1957- Nju Jork, 1959